titleToAlt
Napoleon Bonaparti, figurë universale e gjenialitetit njerëzor, dështoi në themelimin e një dinastie, por përcaktoi politikën moderne. Me qeverinë e tij ai i tregoi botës se një vend mund të jetojë në mënyrë të qëndrueshme edhe nën një tjetër ligj, veç atij të monarkisë absolute dhe privilegjeve të trashëgueshme e kishtare. Në Francë, Kodi ynë Civil dhe shumë nga institucionet tona, që prej krijimit të tyre nga Napoleoni janë reformuar pak ose aspak dhe janë zbatuar e përshtatur në mbarë botën. Të sjellim fatin e jashtëzakonshëm të atij që Klauzeviç e quante "Zot i luftës", në dimensionin e jetës së një njeriu të zakonshëm, është sfida e këtij libri. Bonaparti u bind shumë shpejt se fati i tij ishte përcaktuar; kjo biografi na tregon rastësitë e jetës së tij. Pak nga pak, ai u flijua për shtetin francez, derisa sakrifikoi lirinë e përditshmërisë tij. Duke shkruan romanin e Bonapartit, Paskal Fotrie ia rikthen atij humanizmin.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Historia vendimtare e Amazon.com, një prej kompanive më të suksesshme në botë, dhe e themeluesit të saj të jashtëzakonshëm e ambicioz, Jeff Bezos. Amazon.com filloi duke shpërndarë libra përmes postës. Por themeluesi i saj vizionar, Jeff Bezos, nuk donte të mbetej një librashitës. Ai synonte që Amazon të bëhej dyqani ku shitej gjithçka, përmes ofrimit të zgjedhjeve të panumërta dhe lehtësive tërheqëse, me çmime shumë të ulëta. Për ta bërë këtë, ai krijoi një kulturë ambicieje dhe fshehtësie të pamëshirshme që nuk është zbuluar kurrë, deri në momentin e tanishëm. Brad Stone pati mundësinë të takonte punonjës e ish-punonjës të Amazon dhe familjarë të Bezos-it, duke u dhënë kështu lexuesve rrëfimin e parë të thelluar nga sytë e një vëzhguesi, të jetesës brenda kompanisë. Krahasuar me novatorët e tjerë elitarë në teknologji si Jobs-i, Gates-i dhe Zucker berg-u, Bezos-i është i rezervuar. Megjithatë, ai dallohet për ndjekjen e palodhshme të tregjeve të reja, duke e çuar kompaninë Amazon drejt sipërmarrjeve me risk si Kindle dhe cloud, dhe duke e transformuar shitjen me pakicë ashtu siç Henry Ford revolucionarizoi prodhimin industrial. Të shesësh gjithçka do të jetë biografia zbuluese dhe vendimtare e kompanisë që vendosi njërin nga bastet e parë të mëdhenj për internetin, e që ndryshoi përgjithmonë mënyrën se si blejmë dhe lexojmë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
"Ky ka qenë libri më i rëndësishëm në jetën time." -GAMAL ABDEL NASSER Mustafa Qemal Ataturk, diktatori i madh turk, është një figurë me rëndësi të madhe për botën moderne. Ai bëri në Turqi atë që, në të vërtetë, Nasser-i dhe "burrat e fortë" u përpoqën të bëjnë në vendet e tyre. Ai ishte modeli dhe ideali i tyre. Përveç rëndësisë së madhe historike, ky libër, i botuar për herë të parë në vitin 1933, është gjithashtu një studim magjepsës i një figure jashtëzakonisht komplekse dhe kontradiktore, brenda së cilës vetëdisiplina e hekurt dhe aftësia për vetëbraktisje, qëndronin krah për krah duke përforcuar kësisoj njëra-tjetrën.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Princ Leka do të vazhdojë me krenari dhe përgjegjësi të lartë rrugën e gjyshit dhe të babës së vet, Mbretit Leka I... Gjithmonë e kam përfytyruar të rritur, mes shqiptarëve në Atdhe, duke punuar për të gjithë Kombin Shqiptar."
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Ky libërth i autorit Perlat Çaushi nxit fuqimisht që organizma si Akademia e Shkencave, apo ndoshta edhe një kolegjium i gjerë historianësh, të marrin nje inisiativë dhe t'ia heqin publikisht nofkën e poliagjentit një personazhi historik si Mehmet Shehu. Shqetësimi im nuk është për Mehmet Shehun. Eshtë për nivelin e mjeruar të shoqërisë shqiptare, e mallkuar të jetë e përçarë!” -Pëllumb Kulla
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"Arkipeshkvia e Shkodrës bën të ditur: Në këtë ditë vdiq i madhi Mahmud Pasha i Shkodrës (Regjistri i vdekjeve, fq. 153, data 3 tetor 1796, Shkodër)" Dhe padyshim ai do të quhet i tillë përjetësisht! "Duke dëshmuar për rolin e Ali pashë Tepelenës për bashkimin kombëtar dhe formimin e shtetit të pavarur shqiptar, për konsolidimin e procesit të formimit të shqiptarëve si komb, por edhe si nxites për lëvrimin e gjuhës shqipe, mund të shtyhet disa dekada më thellë në histori caku i fillimeve të nacionalizmit shqiptar, që lindi dhe vazhdon të jetë specifik, demokratik përtej feve dhe europianist." (F. Meksi) Naum Bredhi Veqilharxhi vuri gurin e parë në Rilindjen Kombëtare Shqiptare që do të përfshinte të gjithë shqiptaret pa dallim feje. Populli shqiptar e pranoi porosinë e Naumit. Al ka tashmë një frymëmarrje të lirë dhe të lehtësuar, dhe shqiptarët që i gëzohen gjeografisë së plotë të shtrirjes së tyre të mohuar, artikulojnë aspiratat e veta për zhvillim nga shteti amë e pertej kudo ku për gjuhën shqipe u derdh gjaku i arbërit e zunë vend themelet e alfabetit simbol (F. Meksi) Ne parathënien e librit "Mashkulli i bletës" (Rumani, 1847) Vangjel Zhapa ka shkruar "Ne zoterinj jemi shqiptarë dhe vendi tonë ka fituar prej kohësh me luftë disa privilege legale nga Porta e Larte otomane".
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Një gjë më habit: autori nuk vuan nga ndonjë kompleks (i mosmirënjohjes apo i fatit të vet). Në këto kujtime, ai është i gjerë, zemërbardhë, i urtë dhe pasionant i drojtun.”- Visar Zhiti
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
“Një njeri që e mban vazhdimisht dorëheqjen në xhep, s’mund të jetë ndryshe, veç njeri i ndershëm dhe atdhetar i pathyeshëm. Jeta e Mirash Ivanajit ishte e lidhur me idealet dhe jo me kolltukun apo interesat vetiake...” Dr. Lazër Radi
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Realiteti që kemi jetuar dhe vuajtur me Xhovanin (Falkone) dhe Paolon (Borselino), tregon që ndryshe nga sa përsëritet nëpër ceremonitë zyrtare, kjo e keqe - mafie nuk është tërësisht vetëm jashtë nesh, është edhe ndër ne". Sa sipër do të thotë që vrasësit dhe bashkëpunëtorët e tyre nuk kanë vetëm fytyrën e shëmtuar dhe të pamëshirëshme të atyre që në skenën e krimeve kanë spërkatur duart me gjak, por edhe jo pak të tjerëve me shumë fytyra. Një takem njerëzish me jaka të bardha që kanë frekuentuar të njëjtat shkolla tona dhe që mbushin sallonet më të mira: kryeministra, ministra, parlamentarë kombëtar e rajonal, presidentë të rajonit të Siçilisë, krerë të shërbimeve sekrete e të policisë, magjistratë të lartë, avokatë që kullosin në parcela të arta, personazhe në majën e ekonomisë e të financës e shumë të tjerë. Edhe pse janë evidentuar përgjegjësi penale të vërtetuara nga vendimet përfundimtare që kanë kushtuar lotë e gjak, ato janë anashkaluar nga retorika publike boshe dhe nga një sistem mediatik që, përveç pak rasteve, ka ndriçuar e dhënë dritë të gjallë vetëm fytyrës së planetit - mafie, një botë e vrasjeve, kërcënimeve, xhvatjeve, trafikut dhe e drogës.” Nga parathenia e Roberto Skarpinatos Në këtë libër, diskutimet, intervistat, fjalët e Xhovani Falkones (1939- 1992) dhe Paolo Borselinos (1940-1992) dy shërbetorë të Shtetit. Një homazh detyrues dhe një kthim i domosdoshëm në burimet, domethenë në atë që kanë thënë dhe shkruar, tanimë që duket se po dalin në dritë të vërtetat për të cilat të dy kanë sakrifikuar jetën. "Rreziku i vërtetë është plogështia morale. Papajtueshmëria kushton shumë mundim". Piero Kalamandrei
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
NJË HISTORI E VËRTETË Ish-pjesëtari i grupit mafioz të drejtuar nga Xhon Goti dhe i familjes Gambino, Xhon Alite, rrëfen historinë e jetës së tij në një mënyrë tejet origjinale, me shpresën për të zbuluar misteret e mafies dhe për të frymëzuar këdo që t'i qëndrojë sa më larg botës së krimit. Ai numëron orë të zeza pa fund, por ia doli t'u mbijetonte atyre falë shpirtit këmbëngulës, mendjes së kthjellët dhe qëllimit qe i vuri vetes. Si çdo gjë tjetër në jetë, Alite është ngjitur në majë me një vendosmëri të patundur dhe me këmbëngulje. Një bursë në bejsboll ishte e vetmja mënyrë për t'u arratisur nga lagja e varfër ku jetonte, por ëndrra për t'u bërë profesionist u thye në mes nga një dëmtim në krah. Xhon Alite u detyrua të kthehej në shtëpi, në të vetmen jetë që njihte. Asokohe, të jetoje në rrugët e Nju Jorkut, do të thoshte vetëm një gjë: të mësoje të mbijetoje. AI ISHTE AMBICIOZ AI ISHTE EKSTREMIST AI ISHTE TRIM POR, MBI TË GJITHA, AI ISHTE BESNIK
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
... Kronika dhe fantazia, shoqërorja dhe vetjakja, politika dhe dashuria, gëzimi dhe zhgënjimi, tronditësja dhe e rëndomta, shtëpia dhe qyteti... gjithçka gërshetohet në mënyrë organike dhe harmonike në romanin "Eksod". Heroi kryesor i romanit është intelektuali që ndjek hap pas hapi ngjarjet, nga të cilat gëzohet dhe trishtohet, mbi të cilat mediton dhe mban qëndrim kritik. Nuk u jep kurrë "çek të bardhë" as ngjarjes dhe as shokëve dhe miqve, qofshin këta edhe me bindje politike si të tijat. Transformimi, kalimi nga njëra parti në tjetrën, përpjekja e paskrupullt për protagonizëm politik, paaftësia e shtetit demokratik, rritja e papunësisë, korrupsioni dhe kriminaliteti që marrin udhë, ca rrethana familjare, dëshira dhe ëndrra vetjake, e shtyjnë drejt rrugës që pati shmangur për shumë kohë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Pas suksesit ndërkombëtar me librin "Princesha: më shumë lot", Jean Sasson dhe Princesha Sulltana i rikthehen bashkëpunimit duke i sjellë lexuesit sekretet e ndërmarra nga vetë Princesha dhe rrethi i miqve të saj, për të shpëtuar jetë grash që vazhdojnë të viktimizohen çdo ditë, të skllavërohen dhe abuzohen brutalisht, fizikisht e psikologjikisht. Në këtë libër janë rrëfyer sekretet e Dr. Meenas, e cila i ndihmon gratë e abuzuara që të rehabilitohen dhe të luftojnë pa frikë për të drejtat e tyre, sekretet e mamasë së braktisur të motrave binjake të cilat shpëtohen nga vetë Princesha, sekretet e jetëve të cilat jetojnë brenda mureve të pallatit mbretëror, si dhe të viktimave të tjera të pafajshme - gra nga Pakistani, Siria, Libia dhe ato që jetojnë në kampet e refugjatëve në Turqi - të cilat vuajnë pasojat e tmerrshme të luftës në rajon, me Jemenin e shkrumbuar dhe terrorin e shtetit islamik. “Princesha: më shumë sekrete." do të tërheqë edhe më shumë lexues të cilët kanë kureshtje për të mësuar më shumë për jetën e familjes Mbretërore Saudi, për luftën e Princeshës Sulltana dhe të mikeshave të saj për të drejtat e grave në Lindjen e Mesme, si dhe për të zbuluar një “botë" mbi të cilën, shpesh kemi informacione të gabuara.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Thuhet se "pyetja nxjerr pyetjen",e kështu intervista ia del të shndërrohet në një bisedë normale si ndodh zakonisht midis dy të njohurish apo miqsh të vjetër. Mjeshtëria për të vjelë sa më shumë informacion nga personazhi që ke përballë meriton vlerësim maksimal, pasi ky është edhe qëllimi përfundimtar i një interviste. Secili prej nesh ruan kujtimet e veta me shumë fanatizëm brenda nje "kasaforte", çelësin e së cilës e mbajmë po me aq fanatizëm. Këtë vështirësi të gjetjes së këtij çelësi magjik do të thosha gazetarja, gruaja, qytetarja e intelektualja Eni, ia ka dalë mrekullisht me sukses.” Prof. Dr. Nevila Nika “Përballja me të shkuarën komuniste është një ndër sfidat e rëndësishme të shoqërisë shqiptare. Kanë kaluar 28 vjet prej kohës kur u rrëzua komunizmi në Shqipëri, por ende nuk kemi një proces të përballjes me të shkuarën, ende nuk ka një proces të mirëfilltë të dekomunistizimit të shoqërisë sonë. Duket sikur ka një tendencë për t'i fshehur krimet e komunizmit, së paku duke heshtur për çfarë ka ndodhur në 45 vjet diktaturë. Ka pasur përpjekje në media për të zbardhur pjesë të rëndësishme të asaj periudhe të errët, por është bërë ende shumë pak deri tani.” Eni Vasili
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
"Diplomat me pahir" është një vepër në të cilën jo vetëm pasqyrohet politika e jashtme dhe historia diplomatike e Turqisë, por sillet edhe një këndvështrim i ri për Luftën e Dytë Botërore. Botimi i parë i këtij libri ngjalli interes dhe pati jehonë brenda dhe jashtë vendit, duke u përkthyer në disa gjuhë të botës, me në krye rusishten, Libri me kujtime "Diplomat me pahir" lexohet me kureshtje dhe hedh dritë në periudhën kur Jakup Kadri Karaosmanolluja ka shërbyer si diplomat në vende të ndryshme të botës, mes tyre edhe në Shqipëri. Në këtë vepër shfaqet qartë mjeshtëria e Jakup Kadri Karaosmanollusë për pastërtinë dhe pasurinë gjuhësore.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Pjesë nga libri: “Ç'do bësh, nuk e di a e pyeta kështu, me fjalë a shenja. Ai tha se paradite kishte qenë në Komitetin Qendror, te Foto Çami. Pse te Fotua, e pyeta unë, kulturën dhe letërsinë sikur i mbulon Ramizi. Ia kanë kaluar Fotos, tha ai, por mua m'u duk se kish zgjedhur vetë të mos shkonte te Ramizi.” “Nuk e di se në ç'zyrë e në ç'titullar është ankuar Dritëro Agolli, as ç'i ka thënë, po merret lehtë me mend jo vetëm prej meje, po dhe të rjerëve që dinë jetën time: atë që ka kritikuar Enver Hoxha vetë, që e hoqëm nga "Drita" dhe ju e merrni në "Zëri i popullit" e të tjera.”
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
AI ISHTE GJENIU MË KRIJUES NË HISTORI. ÇFARË SEKRETESH MUND TË NA MËSOJË? Autori i librave bestseller mbi Steve Jobs, Albert Einstein dhe Benjamin Franklin, përmes kësaj biografie të re dhe emocionuese, na sjell në jetë Leonardo da Vinci-n. Duke marrë prej mijëra faqeve nga blloqet e shënimeve të Leonardo-s dhe përmes zbulimeve të reja për jetën dhe punën e tij, Walter Isaacson thur një narrativë e cila lidh artin me shkencën e tij. Ai tregon se si gjenialiteti i Leonardo-s bazohej mbi aftësi të cilat ne mund t'i përmirësojmë te vetja jonë, si për shembull kureshtja e zjarrtë, vëzhgimi i vëmendshëm, dhe një imagjinatë kaq lozonjare, saqë flirtonte me fantazinë. Kreativiteti i tij, njësoj si inovatorëve të tjerë të mëdhenj, vinte nga qëndrimi në udhëkryqin midis shkencave humane dhe teknologjisë. Ai rropi lëkurën nga fytyrat e kufomave, vizatoi muskujt që lëvizin buzët, dhe më pas pikturoi buzëqeshjen më të paharrueshme të historisë, atë të Mona Lisa-s. Ai zbuloi matematikën e optikës, tregoi se si rrezet e dritës bien mbi kornenë e syrit, dhe prodhoi iluzione të ndryshimit të perspektivës në Darka e fundit. Isaacson gjithashtu përshkruan se si entuziazmi që e shoqëroi Leonardo-n gjatë gjithë jetës për vënien në skenë të shfaqjeve teatrale, karakterizoi pikturat dhe shpikjet e tij. Aftësia e tij për të kombinuar artin dhe shkencën, kthyer në ikonë nga vizatimi i tij, i cili mund të jetë vetë ai brenda një rrethi dhe një katrori, mbetet receta e qëndrueshme për novacion. Jeta e tij duhet të na kujtojë rëndësinë e mbrujtjes te vetja jonë dhe te fëmijët tanë, jo vetëm njohuritë që marrim, por edhe gatishmërinë për t'i vënë në pikëpyetje - të jemi imagjinues dhe, ashtu si rebelët e talentuar të çdo epoke, të mendojmë ndryshe. "Të lexosh këtë biografi madhështore të Leonardo da Vinci-t, është të ndërmarrësh një udhëtim përmes jetës dhe veprave të një prej qenieve më të jashtëzakonshme njerezore të të gjithë kohërave. Në shoqërine e udhërrëfyesit më përfshirës, me të informuar dhe më mendjemprehtë. Walter Isaacson është njëkohësisht një studiues i vërtetë dhe një shkrimtar magjepsës. Dhe çfare mesimesh të vlefshme do të gjeni në këto faqe". — DAVID McCULLOUGH
Çmimi: 3000 Lekë
titleToAlt
Autori i këtij libri, mbështetur në një pasuri të madhe dokumentesh arkivore dhe një bibliografi të gjerë, tregon përpjekjet e Heroit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që krahas luftës tepër të vështirë kundër invazorit osman, të punojë për të realizuar idenë e ndërtimit të një shteti të bashkuar shqiptar. Skënderbeu dha sinjalin e kryengritjes shqiptare në vitin 1443, në kohën kur Huniadi i Hungarisë po u mbyllte osmanëve rrugën drejt Europës Qendrore, dhe Heroi shqiptar, i ndërgjegjshëm për rolin e jashtëzakonshëm gjeopolitik që fitonte Shqipëria, vendosi të ngrinte një digë të dytë në brigjet lindore të Adriatikut, që u mbyllte osmanëve rrugën drejt Italisë dhe Europës. Në këtë mënyrë, ai i jepte luftës për liri dhe për shtet të përqendruar të shqiptarëve, një dimension mbareuropian. Si asnjëherë, epopeja e lavdishme e Kastriotit dhe e popullit të tij u bë kryeshqetësimi i kancelarive europiane. Siç do të shprehej edhe Senati i Venedikut, "fundi i Shqipërisë do të thoshte fundi i Italisë dhe i mbarë botës së krishterë". Për këtë mision të tij, si barrierë e Europës përkundrejt vërshimit osman, ishte më se i ndërgjegjshëm vetë Skënderbeu, i cili pikërisht për këtë arsye, i lejonte vetes, siç u shpreh vetë ai në një rast, "ta ngrinte fort zërin" përpara përfaqësuesve të shteteve më të fuqishme të kohës, që, ndryshe nga ai, u vidheshin detyrimeve të luftës së përbashkët.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Vepra e III-të e Fan Stilian Noli përfshin dy krijimtari të tij: “Historia e Skënderbeut, kryezotit të Arbërisë (1405-1468)” dhe “Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-1468)”
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kërkimi i njëmendtë, pavarësisht se pjesët e kësaj njësie mendimi lëvizin në sinorë të ndryshëm kulture dhe nëpër një truall të veçantë realiteti historik, prirej të gjente përbërësit bashkues të njëra-tjetrës, që të gjitha së bashku u derdhën në lumin e madh të shpirtit dhe psikikës së kombit i cili vërshoi vrullshëm me gjithë erudicionin dhe fuqinë e vet mendore, pikërisht në ato vite të mëdha të historisë sonë. Kjo më bëri të synoja jo vetëm një histori të ngjarjeve, por edhe një histori të kulturës dhe mendimi, të qytetërimit shqiptar. Mund të duket sikur shpesh herë horizonti i kulturës dhe i mendimit zëvendësojnë njër-tjetrin, por e gjitha kjo ka qenë e qëllimtë. Çabej pat shkruar se çdo lëvizje mendore që të konkretizohet, më parë krijon frymën dhe artmosferën e vet. Duke dashur të jem sa më i vëmendshëm në shpalosjen e kësaj frymë dhe atmosfere kulturore që kristalizoi në kohë të ndryshme mendimin shqiptar, herë pas here në libër do të ketë ndërkallje të këtyre horizonteve, por gjithmonë nën funksion të nxjerjes në pah të realitetit krijues të vetë mendimit.   Një shenjë e parë e madhe e truallit pjellor nga ku nisi të lëvrohej mendimi shqiptar, që në kapërcyell të viteve '900, ishte krijimi jo vetëm i modelit të një kulture, por edhe mundësisë për zhvillimin e saj. Bashkë me përpjekjet për shtetin shqiptar, një vepër historike-filozofike "Shqipëria, ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet", përtej të qenit një platformë ideologjike e Rilindjes, do të bëhet edhe modeli për një tjetër realitet e kulturë. Ndërsa motivi përfundimtar që i la shqiptarët të vendosnin për alfabetin e përbashkët sipas parimit një tingull-një shkronjë, do t'u shërbente atyre si një mundësi reale për ta zhvilluar këtë kulturë. Fatkeqësia qe se ky model dhe kjo mundësi do të shoqëroheshin organikisht me një kontrast të dukshëm midis nivelit sipërisht të dallueshëm të mendimtarëve tanë dhe atij të "pamjaftueshëm" të podiumit të cilit ata i drejtoheshin.
Çmimi: 1500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania