titleToAlt
Jo, nuk mund të hyni dy herë në ujërat e të njëjtit lumë. Kjo është e pamundur. Mos u kapni fort pas diçkaje, kështu do të krijoni ferrin për veten tuaj. Kapja pas diçkaje është një ferr, kurse vetëdija që nuk fiksohet pas diçkaje, është parajsë. Me ndryshimin e gjendjes emocionale edhe vetëdija ndryshon, s'ka pse të jemi të pakënaqur, s'kemi pse të ankohemi, e tillë është jeta. Ju mund të luftoni, të përpiqeni sa të doni, por këtë nuk mund ta ndryshoni.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Vijne shumë, për te brendshmet përjetime pyesin, Nëse memeci ha karamele- Cila gojë do ta përshkruajë këtë shije? Gjuhën e memecit e kupton vetem memeci, Si i urti gezimin e tij. Atë vetëm i urti e sheh. Jo nga fjalët e shkruara, por përmes përjetimit: Kur nusja të pret krahëhapur të gjithë tëftnarit zhduken. Atë që mund ta shikosh, nuk mund ta tregosh; Ajo që thuhet, nuk mund të dëgjohet; Atë që mund ta degjosh, nuk bën ta shpjegosh. Pse janë atëherë gjuha, sytë, veshët? Ajo që eshtë plot, bëhet e zbrazët;Ajo që është e zbrazët, mbushet. Bosh, plot- asgjë nuk mund të jetë themeli. Ky është, pra, përjetimi. Ç'mrekulli! Kqtë askush nuk ka mundur ta tregojë. Tregojë- e megjithatë ky është sekret. As Knrani, as Vedat nuk munden ta shprehnin këtë. Nëse do ta tregoj unë - cili do të degjojë ateherë?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Dashuria nuk përcaktohet nga sasia, po nga cilësia. Dashuria rritet kur ju e ndani me dikë/ dhe vdes kur e mbani në vetvete. Nëse jeni dorështrënguar në dashuri -ajo do të shuhet. Harxhojeni veten tuaj. S'ka rendesi kujt ia jepni dashurine tuaj - ky mendim e varfëron mendjen. "Do t'ua fal dashurinë njerëzve me cilësi të caktuara", -thotë koprraci. Ju nuk e kuptoni se brenda jush ka shumë dashuri, një re e tërë, për të cilen s'ka rëndësi vendi ku do të derdhet: mbi gurë, kopshte, oqean.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Pastrimi është një meditim më i thellë se përgatitja. Njeriu do ta kishte të lehtë të përgatitej, por pastrimi presupozon një zhytje më të thellë në meditim, zhytje të plotë, që të transformohet gjithcka e padenjë tek njeriu. Të gjitha ndjenjat si urrejtja, zilia, makutëria kanë energji. Kur këto ndjenja zhduken, energjia e çliruar ju jepet në formë të pastër. Kurse ndjenjat e padenja me të vërtetë mund të zhduken. Makutëria shndërrohet në mëshirë e bujari, urrejtja - në dashuri. Të gjitha të metat shndërrohen në një kopsht të lulëzuar.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Nuk ka rëndesi se çfarë mendojnë për mua të tjerët. E rëndësishme është mendimi im për veten. Por për ne është bërë e zakonshme ta përceptojmë veten tonë me sytë e njerëzve që na rrethojnë dhe harrojmë se ekziston një mënyrë e drejtë dhe e hapur e perceptimit të vetvetes. Dhe ka vetem një mënyrë të tillë të vërtetë e drejtpërdrejte perceptimi. Kështu ne fillimisht krijojmë figura të rreme dhe vëmë maska për të gënjyer njerëzit e tjerë, dhe më pas formojmë mendimin tonë për veten tonë në varësi të mënyrës se si na shikojnë njerëzit e tjerë përreth
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Njeriu lind skllav. Ne jemi skllevër të vetvetes. Ne vijmë në jetë si robër të lidhur me zinxhirët e dëshirave tona dhe këta zinxhirë të padukshëm janë shumë të fortë. Ne jemi skllevër që kur lindim. Kjo është diçka e dhënë nga natyra, pra njeriu që në fillim zbulon se është skllav, kurse liria duhet të fitohet me luftë atë e fiton vetëm ai që priret drejt saj dhe që lufton për të. Për lirinë duhet të paguash, se asgjë e vlefshme nuk të jepet f alas dhe kjo skllavëri e lindur nuk duhet kuptuar si fatkeqësi. Ajo bëhet fatkeqësi vetëm kur ti nuk arrin ta fitosh lirinë. Të lindësh skllav është një gjë normale, por të vdesësh skllav është gjë e keqe. Në qoftë se ti nuk e gjen lirinë e brendshme, atëherë ty nuk të kënaq asgjë në jetë dhe çdo gjë te ngjason e pakuptueshme. Robi i dëshirave të veta i ngjan zogut të mbyllur në kafaz.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në vizionin e Oshos, Zarathustra është, si të thuash, një njeri i përparuar dhe i shquar: njeri, i cili mund të qeshë e të derdhë lot njësoj si secili prej nesh, i cili mund të përjetojë tmerrin dhe teprinë e ndjenjave, krenarinë dhe vetëmohimin, dobësinë dhe fuqinë. Ai flet me ne fare haptas, duke ia lënë plotësisht gjykimit tonë, të jemi dakord apo jo, ta mbështesim atë apo të ecim në rrugën tonë. Dhe çdo gjë që na ka mësuar ai, na e ka mësuar si mik, duke çarë përmes të gjitha hyrjeve dhe daljeve drejt rrugës së të vërtetës, duke parë me vëmendje të përqendruar çdo hap dhe kthesë. Kështu që çdo bisedë e Oshos bëhet mësim për një temë të veçantë, kurse çdo temë është një hap në thellësi të udhëtimit. Kështu lindi "Perëndia që mund të vallëzojë" - njeriu që bëhet Perëndi, njeriu që guxoi të hiqte të gjitha prangat e virtyteve të rreme e të vlerave, i cili merr guximin të vallëzojë në pafajësinë tokësore dhe nga gëzimi i tepërt, duke kënduar "të shenjtën" po të vetë jetës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Mbaje mend, dashuria ka lindur bashkë me ty; ajo është cilësia juaj e lindur. Gjithçka që duhet është t'i japësh asaj udhë, ta lejosh të rrjedhë, të krijosh për të rrugë ku të kalojë, ta lejosh të ndodhë. Ne të gjithë e bllokojmë atë, e përmbajmë. Ne jemi aq të kursyer në dashuri nga shkaku i thjeshtë se na kanë mësuar të jemi të kursyer. Në ekonomi ndodh që duke i dhënë paratë, i humbisni ato. Kjo lloj ekonomie, kjo aritmetikë është futur thellë në mishin dhe në gjakun tonë. Kjo është e drejtë në botën e jashtme - dhe këtu nuk ka asgjë të keqe; por në drejtim të udhëtimit të brendshëm kjo nuk është e drejtë. Këtu vepron një matematikë krejt tjetër; sa më shumë jepni, aq më shumë keni; sa më pak jepni, aq më pak keni. Nëse, përgjithësisht, nuk jepni, ju do të humbisni cilësitë tuaja natyrore. Ato bëhen inerte, të mbyllura, ato ikin në ilegalitet. Pa gjetur dot shprehjen e tyre, ato do të vyshken dhe vdesin.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Nuk e di ç'do të ndodhë nesër, unë ia dorëzoj veten ekzistencës! Nuk e ngarkoj veten me asgjë. Më mjafton dita e sotme. Kur të vijë dita tjetër, ajo do të sjellë problemet e sfidat e veta, atëherë do të filloj të mendoj. Gjithmonë kam jetuar kështu: pa vendime paraprake, pa u mbërthyer pas së ardhmes, pa i premtuar askujt (duke përfshirë dhe veten) të bëj diçka në çastin e ardhshëm. Dhe një ecuri e tillë më ka lejuar të marrë dhuratën më të shtrenjtë në jetë, fillova të hamionizohem me ekzistencën. Mua më gëzon mosnjohja e drejtimit të lëvizjes sime. Unë kurrë s'mendoj as për ditët e shkuara, as për ato të ardhshmet. Mua më mbetet vetëm një çast i shkurtër, e tashmja. Asgjë tjetër s'më shqetëson e s'më ngarkon -jam i pastër dhe i lirë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Mendja është thjesht një kompjuter. Ju mund ta programoni, ta riprogramoni, mund të fshini prej saj programe të caktuara, mund të bëni me të ç'të doni; mendja është thjesht një mekanizëm. Ajo nuk është qenia juaj, nuk është thelbi, nuk është esenca juaj. Për sa kohë dikush nuk ka arritur thelbin e tij, ai endet dhe e shpenzon jetën më kot, ai thjesht vegjeton, nuk ka as thellësi dhe as kulm përjetimesh.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Njeriu mund të jetojë pafundësisht pa kthjellim - ja ku qëndron rreziku. Ndërkohë, në çdo moment, mund të bëhet i kthjelluar. E gjithë puna është - në ç'drejtim lëvizni. Duke iu afruar qendrës së shpërthimit, ju, çdo çast, i afroheni gjithnjë e më shumë kthjellimit. Gjithçka varet nga shpejtësia juaj. Nëse ju keni një nivel të lartë zgjuarsie, kthjellimi mund të ndodhë në këtë moment. Atëherë juve s'do t'ju duhet të prisni asnjë sekondë më tepër. Ju keni dy mundësi: ose tani, ose kurrë. Është e mundur dhe njëra, edhe tjetra. Privilegji i njeriut qëndron në lirinë e zgjedhjes.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Mos iu shmangni dashurisë. Kaloni përmes të gjithave, pa marrë parasysh tërë dhembjen. Dashuria të shkakton dhembje, por nëse jeni i dashuruar, atëherë dashuria nuk do të thotë asgjë për ju. Në të vërtetë, e gjithë kjo dhembje ju forcon në shumë. Ndonjëherë keni me të vërtetë dhembje, në mënyrë të pabesueshme keni dhembje, por të gjitha ato plagë janë të nevojshme që t'ju përforcojnë, t'ju sfidojnë, t'ju bëjnë më të vetëdijshëm. Te gjitha këto situata të rrezikshme janë të nevojshme që t'ju bëjnë më vigjilent. Dashuria përgatit terrenin, kurse terreni i dashurisë mund të rritet deri te fara e meditimit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në librin "Unë jam pragu". Bhagwan Shree Rajneesh shpjegon se si një mjeshtër i ndriçuar i shekullit XX-një Buda, një Krisht, një Lao Cë - vepron me dishepujt e tij, duke i transformuar nëpërmjet metodash të përjetshme si urtia e Bhagwan Shree-së dhe të reja si poezia e gjuhës së tij. Në bisedat që përfshihen në këtë vëllim, ligjëruara nga Mjeshtri në pranverën e vitit 1971, në të vërtetë nuk janë përshkruar vetëm teknikat e ezoterike nëpërmjet të cilave dishepujt mund të përparojnë, por edhe metoda verbale e Mjeshtrit, falë së cilës vetë fjalët përdoren për të shtyrë secilin përtej mendjes, përtej intelektit. "Vetëm nëse bindeni se gjithë sa them është racionale", shpjegon ai "unë mund të filloj të veproj me irracionalen. Ky është fillimi i vërtetë; por më duhet të mbërrij në zemrën tuaj, e do më duhet të kaloj nëpër udhë të shkrurtra intelektuale". "Ju uroj", shkruan në parathënie e librit, dishepulli i tij Ma Satya Bati, "që fjalët e tij t’ju nxitin të hidhni valle, ashtu siç kanë nxitur të hedhin valle me mijëra dishepuj. Uroj që fjalët e tij t'ju provokojnë, t'ju cytin, t’ju pështjellojnë. Atëherë mund t’i flakni tej. E vetëm atëherë do mund të zërë fill jeta e vërtetë”.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në veprën e tij “Pushteti, politika, ndryshimet” mendimtari indian Osho shprehet “Revolucioni është i suksesshëm kur ai zhvillohet në mënyrë të pavullnetshme."
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Osho u bën thirrje lexuesve që jetën e tyre ta vështrojnë në një këndveshtrim te ri, të clirohen nga arsyetimet dhe paragjykimet stereotipe, të cilat e gozhdojnë njeriun, e pengojnë të shijojë plotësisht kënaqësitë e jetës. “Unë nuk jam kundër Zotit,- thotë OSHO, -atë e kërkova gjithandej dhe ja se cfarë zbulova: ai nuk gjendet askund. E kerkova brenda, jashte dhe bera gjithcka munda. Zoti nuk ekziston. Ky është një konstatim i thjeshtë i nje fakti, pa zemeratë dhe pa armiqësi. C’mund të bëj, kur ai nuk ekziston? Une nuk jam fajtor”.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Përzgjedhja varet vetëm nga ne; t’i bashkohemi valles së jetës, apo rrugëtimit të vdekatarëve. Shoqëria përfaqëson rrugëtimin e vdekatarëve. Trupa, kudo trupa, rreth e qark vetëm trupa, që përpunojnë njeri-tjetrin. Përzgjedhja varet vetëm nga ne. Mos harroni se nëse e vlerësoni jetën, nuk duhet t’i lejoni vdekjes të strehohet brenda jush, nuk duhet të lejoni frikën të gjejë strehë, të ngulitet tek ju. Dhe gjithashtu mos harroni se për keto gjëra nuk duhet të pranoni kurrë të bini në ujdi duke bërë lëshime, pasi për këtë nuk ka asnjë nevojë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ne fakt ti e ke pergjigjen, pasi ajo ekziston ne trajten e fares, po pikerisht keshtu lindin pyetjt. Ato pyetje, ne te vertete, synojne te kerkojne pergjigjet qe qendrojne brenda teje. Pjese nga "Ti je bota": "Ti je bota". Ky eshte nje prej pohimeve te Krishnamurtit, qe te fusin ne pershtjellim. Ne mendojme se ne Toke nuk ka askend tjeter perveç teje, qe mund te jete ne gjendje te na ndihmoje qe ta kuptojme kete,prandaj te kerkojme te na e shtjellosh.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Te pranosh grishjen e madhe nenkupton qe te analizosh drejtpersedrejti dhe ne menyre te pa paragjykuar dhe ta jetosh jeten ne çdo moment duke ja hapur zemren qenies duke zbuluar zotin brenda vetvetes... Si te gjejme vetveten dhe te mesohemi te degjojme zerin e zemres? Si te mos dalim nga udha e drejte? Si te dashurojme qe vete dashuria te jete nje lulezim i vertete dhe si te meditojme me qellim qe meditimi te shnderrohet ne nje rritje te vetvetes shpirterore? Cfare eshte jeta dhe cili eshte kuptimi i saj? Kur jeta mbretet pas-çfare ndodh me pas? Dhe a ekziston valle zoti ne te vertete? Thelle bindshem dhe ne menyre krejtesisht te gjalle OSHO u pergjigjet ketyre pyetjeve te cilat trazojne shpirtin e çdo njeriu.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Osho i fton lexuesit ta shohin jetën nga një këndveshtrim i ri, të clirohen nga të menduarit dhe paragjykimet stereotipe, të cilat e prangosin njeriun dhe e pengojne njeriun dhe e pengojne qe ta shijojë jeten deri ne fund. Ky libër modest, por ndërkaq serioz, i frymëzuar nga idetë radikale të mistikut modern Osho për vetë njohjen dhe kërkimet shpirtërore, që prek anë të ndryshme të jetës së përditshme përfaqëson ne vetevete një puhizë të fresket shpirtërore, e cila ripërtërin ndërgjegjen dhe lind dëshiren për t’u bërë më i mirë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Po e keqja eshte se nenvetedija eshte me fuqishme, nente here me e fuqishme se mendimi i vetedijshem. Prandaj, kur keto gjera ndodhen ne nenvetedije, ato behen nente here me te fuqishme se me pare. Ato mund shfaqen ndryshe, por mund te gjejne rruge tjeter per te dale. Prandaj menimi pozitiv eshte nje metode shume e dobet qe nuk ka kuptim te thelle; perveç kesaj, ai ju jep perfytyrim te pasakte per veten.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Nëse ekziston një krijues,edhe ti nuk je gjë tjetër vecse një kompjuter. Krijuesi ka futur te ti një informacion të vecantë, të ka programuar dhe ti vepron në bazë të gjithë kësaj. Nëse je një shenjt, nuk është merita jote, por e programit; nëse je mëkatar, nuk duhet të ndihesh keq dhe fajtor; kjo varet nga programi. Nëse ekziston Zoti që ka krijuar boten, asgjë tjetër pervec tij nuk është përgjegjës. Dhe kundrejt kujt mund të ishte pergjegjës Zoti? Nuk ka asnjë mbi të. Ti nuk je përgjegjës sepse Ai te ka krijuar, Ai nuk mund të jete përgjegjës sepse nuk ka asnjeri, para se cilit Ai mund të jetë përgjegjës.
Çmimi: 1100 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania