titleToAlt
Pasi t'i kesh kuptuar emocionet e përgjithshme njerëzore në një rol si tek Ofelia, ku ti e di se kur dhe nga se dhe pse vjen zemerata ose mbrojtja, vuajta hareja apo pëshpërima, si ta kërkoje rasti, kur gjithcka eshte e qarte, ti nis të kërkosh një kualitet themelor: Lirinë për të shprehur emocionet. Lirinë e pafund, absolute dhe ne clirim terésor, kjo liri është edhe thelbi i karakterizimit të emocioneve njeherësh. Kur struktura e brendshme e rolit tënd është studiuar e ndërtuar siç duhet, kur ti e zotëron shfaqjen e saj të jashtme, kur Shorenja e mendimeve të karakterit është në akord perfekt me mënyrën e të menduarit të autorit, ji e vëmendshme për të parë gjatë provave se kur dhe ku emocionet rriten e përndizen me vështirësi. Kerko arsyet.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Hybrisi është nocion i përdorur shpesh në mendimin grek që shkon paralel e në mënyrë të pandashme me Dhiqi-n (Dikh), vajzën e Themisit që na tregon drejtësinë. Po ashtu, edhe me Nemesis, hyjni e hakmarrjes dhe ndëshkimit të perëndive, hakmarrjes që ndodhet në natyrën e çdo qenieje. Nemesis është ndëshkimi ndaj njeriut që iu dorëzua hybrisit për të rivendosur ekuilibrin dhe rregullin në botë. Hybrisi dhe Nemesisi, binomë në tragjeditë greke. Tek autorët modernë, nga më të rëndësishmit që kanë trajtuar hybrisin është Albert Camus, Martin Heidinger, Hanah Harendt.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Libri Jetët e Artistëve i Xhorxhio Vazarit përfaqëson veprën më të madhe dhe më të rëndësishme të epokës rreth artit të Rilindjes italiane. Përmbledhjet e Vazarit rreth këtyre jetëshkrimeve gëlojnë nga faktet, vlerësimet dhe anekdotat argëtuese rreth jetës së disa qindra artistësh, duke shkuar nga figurat më të mëdha (Xhioto, Mazaçio, Leonardo, Rafaelo, Mikelanxhelo), deri tek ato të artistëve që sot njihen vetëm nga specialistët. Kjo vepër, e lexuar përgjatë shekujve, si një sfond për të kuptuar artin e madh të kësaj periudhe, përmban gjithashtu një teori jashtëzakonisht influencuese rreth zhvillimi të artit të Rilindjes. Vazari i shihte fillesat e shekullit XIII dhe XIV, të përfaqësuara nga Çimabue dhe Xhioto, si fëmijërinë e artit, e pasuar nga një energji rinore, e cila do të merrte trajtë në vepra të atilla si ato të Donatelos, Bruneleskit, Gibertit dhe Mazaçios, dhe më pas në periudhën e pjekurisë së përsosmërisë, e sunduar nga figurat titaneske të Leonardos, Rafaelos dhe Mikelanxhelos.
Çmimi: 3000 Lekë
titleToAlt
Nepotik (Antologjia Urbane) është një ekspozitë në xhepin tënd e cila përmban një përzgjedhje punësh nga artistë vendas dhe të huaj. Synimi i saj ështe botimi i Punëve individuale ose kolektive në numra të njëpasnjëshme (periodike). Nr. 1 është pasardhes i "Zanafillës" (publikim i pavarur), që ndjek në rend kronologjik ciklin e jetës së Radioblog Tirana në katër vitet e fundit. Antologjia Urbane është një gërshetim i botës fizike dhe asaj dixhitale që përdor ArtZine si medium shprehës.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në 29 prill 1519, pra, 500 vjet më parë Leonardo da Vinçi bëri testamentin tek noteri francez mbretëror Guillaume Boreau. Në 2 maj 1519 Leonardo vdes. Më 12 gusht varroset në Kishën San Fiorentino në Amboise të Francës. Me trashëgimin e tij epokal për shekujt, përveç pikturave, dritareve dhe shënimeve ai la edhe Traktatin e "Diskutimit të piktorit me poetin, të muzikantit me skulptorin". Në vitin 1999 unë botova librin tim substancial "Kështu foli Mona Liza". Ky libër i reflekton idetë kryesore të Traktatit të Leonardo da Vinçit. Në të vërtetë që në 1992, unë e botova në shqip këtë Traktat të përkthyer nga frëngjishtja në revistën "Sot", nr. 7-8, 1992, fage 114-123. Më pas lexova librin e famshëm studimor të Paul Valery-së pikërisht për Leonardo da Vinçin. Në këtë 500 vjetor po e botoj Traktatin si dhe përsiatjet estetike të Valery-së!
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
AI ISHTE GJENIU MË KRIJUES NË HISTORI. ÇFARË SEKRETESH MUND TË NA MËSOJË? Autori i librave bestseller mbi Steve Jobs, Albert Einstein dhe Benjamin Franklin, përmes kësaj biografie të re dhe emocionuese, na sjell në jetë Leonardo da Vinci-n. Duke marrë prej mijëra faqeve nga blloqet e shënimeve të Leonardo-s dhe përmes zbulimeve të reja për jetën dhe punën e tij, Walter Isaacson thur një narrativë e cila lidh artin me shkencën e tij. Ai tregon se si gjenialiteti i Leonardo-s bazohej mbi aftësi të cilat ne mund t'i përmirësojmë te vetja jonë, si për shembull kureshtja e zjarrtë, vëzhgimi i vëmendshëm, dhe një imagjinatë kaq lozonjare, saqë flirtonte me fantazinë. Kreativiteti i tij, njësoj si inovatorëve të tjerë të mëdhenj, vinte nga qëndrimi në udhëkryqin midis shkencave humane dhe teknologjisë. Ai rropi lëkurën nga fytyrat e kufomave, vizatoi muskujt që lëvizin buzët, dhe më pas pikturoi buzëqeshjen më të paharrueshme të historisë, atë të Mona Lisa-s. Ai zbuloi matematikën e optikës, tregoi se si rrezet e dritës bien mbi kornenë e syrit, dhe prodhoi iluzione të ndryshimit të perspektivës në Darka e fundit. Isaacson gjithashtu përshkruan se si entuziazmi që e shoqëroi Leonardo-n gjatë gjithë jetës për vënien në skenë të shfaqjeve teatrale, karakterizoi pikturat dhe shpikjet e tij. Aftësia e tij për të kombinuar artin dhe shkencën, kthyer në ikonë nga vizatimi i tij, i cili mund të jetë vetë ai brenda një rrethi dhe një katrori, mbetet receta e qëndrueshme për novacion. Jeta e tij duhet të na kujtojë rëndësinë e mbrujtjes te vetja jonë dhe te fëmijët tanë, jo vetëm njohuritë që marrim, por edhe gatishmërinë për t'i vënë në pikëpyetje - të jemi imagjinues dhe, ashtu si rebelët e talentuar të çdo epoke, të mendojmë ndryshe. "Të lexosh këtë biografi madhështore të Leonardo da Vinci-t, është të ndërmarrësh një udhëtim përmes jetës dhe veprave të një prej qenieve më të jashtëzakonshme njerezore të të gjithë kohërave. Në shoqërine e udhërrëfyesit më përfshirës, me të informuar dhe më mendjemprehtë. Walter Isaacson është njëkohësisht një studiues i vërtetë dhe një shkrimtar magjepsës. Dhe çfare mesimesh të vlefshme do të gjeni në këto faqe". — DAVID McCULLOUGH
Çmimi: 3000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në rrugëtimin tim profesional 25-vjeçar, si gazetare kulture radiotelevizive kam takuar dhe intervistuar qindra individë me kontribute cilësore në shoqërinë shqiptare... jo vetëm kaq! Më pasuruan e ridimensionuan, më krijuan mundësinë të jem Në arrati me shpirtra që nuk shuhen. Ky libër hap serinë e librave të tjerë të këtij zhanri.
Çmimi: 600 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania