Ata, të cilët janë të lidhur fuqimisht me atë që unë do ta quaja "teoria klasike", do të enden sipas parashikimeve të mia, ndërmjet një besimi që unë jam plotësisht i gabuar dhe i një besimi që unë po nuk po them asgjë të re. I ngelet të tjerëve ta përcaktojnë nëse njëra nga këto apo një alternative e tretë është e drejtë. Pasazhet e mia debatuese synojnë në dhënien e një materiali për një përgjigje dhe, më duhet t'u kërkojë të falur, nëse në rrjedhën e dallimeve rigoroze e të rrepta debati im në vetvete është tepër i brishtë. Unë jam skllav i bindjes që, për shumë vite teoritë, që unë tani sulmoj, kanë edhe pikat e tyre të forta.
Një ekonomi monetare, siç do ta shikojmë, është esencialisht një ekonomi, në të cilën pikëpamjet e ndryshueshme për të ardhmen janë në gjendje ta influencojnë sasinë e punësimit, dhe jo thjesht drejtimin e tij. Por metoda jonë e analizës së sjelljes ekonomike të së tashmes, nën ndikimin e ideve ndryshuese për të ardhmen, është një metodë që varet mbi ndërveprimin e kërkesës dhe ofertës; në këtë mënyrë, e lidhur tërësisht me teorinë fondamentale të vlerës. Kështu, ne jemi të orientuar drejt një teorie më të përgjithshme, e cila ngërthen teorinë klasike me atë me të cilën ne jemi familjarizuar si një rast i veçantë.
Përbërja e këtij libri ka qenë për autorin një betejë e gjatë e arratisjes nga metodat zakonore të mendimit dhe të shprehjes. Idetë që janë shprehur këtu, në mënyrë të palodhur, janë tejet të qarta e të thjeshta. Vështirësia qëndron jo në idetë e reja, por në largimin nga të vjetrat, të cilat ngrenë fole në çdo qoshe të mendjes tonë.
Çmimi:
1000 Lekë