Pas takimeve të panumërta dhe jetëdhënëse me Shemsiun e Tabrizit, Rumi, ky mistik i madh i shekullit XIII, poet dhe pararendës i valles së dervishëve fluturues, hoqi dorë nga shumë parime të fesë zyrtare, duke këmbengulur se vetëm tretja e plotë vetjake në energjitë e madhërishme të Zotit të Lum mund të sjellë kënaqësinë që shpirti e kërkon me kaq ngulm. Më pas, vetvetiu, Rumi filloi të fliste gjuhën e poezisë. Ndërkohë, ndjekësit e tij, me dyzet e katër mijë vargjet që nxori nga goja, përpiluan njëzet e tri vëllime, nën titullin e përbashkët "Divani".
Çmimi:
950 Lekë