titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çdo monedhë është një copëz historie. Ajo rrëfen të thënat e të pathënat e shumë ngjarjeve. Në një sipërfaqe fare të vogël gdhenden numra, fytyra, tablo, germa, fjalë, lutje e simbole që flasin shumë për një periudhë, një vend apo një personalitet. Pasqyrimi i gruas në monedhën kombëtare tregon shumë mbi rolin dhe cilësitë e saj; brishtësinë dhe forcën, mjerimin dhe sfidën, drojën dhe emancipimin, e ndonëse më rrallë triumfin e gruas në shoqërinë shqiptare. Në këtë këndvështrim, libri synon të shpalosë të gjitha dimensionet e gruas së pasqyruar në monedhën kombëtare duke u përqendruar nga periudha e pavarësisë, deri në ditët e sotme. Gjithashtu, libri përshkruan zhvillimet politiko-ekonomike e kulturore të kohës, bashkë me përpjekjet për krijimin dhe evoluimin e bankës qendrore. Këto zhvillime gjetën pasqyrim në emetimet, prerjet, vendin e shtypjes, simbolikën dhe mesazhet ilustruese të monedhave dhe kartëmonedhave. Every coin or banknote relays a piece of history. They narrate the told and untold stories of many events. On a very limited space, numbers, portraits, landscapes, letters, words, prayers and symbols are depicted, revealing a lot about a given era, a country or a personality. The featuring of vvomen on the national currency reveals a lot about her role and qualities; fragility and force, misery and challenge, timidness and emancipation, yet little is presented about the triumph of the woman in the Albanian society. From this perspective, the book aims to unfold all the dimensions of the woman reflected in the national currency, focusing on the period from Albania's independence to modern days. The book describes political, economic and cultural developments and the evolution of the central bank. These developments were reflected in the issues, denominations, place of print, design symbolic meaning and the illustrating messages of the national currency.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Ky libër ofron një analizë të hollësishme të procesit gjyqësor ndaj ish-udhëheqësit serb Sllobodan Millosheviq në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ). Me vdekjen e parakohshme të Millosheviqit në mars 2006, procesi gjyqësor ndaj tij mbeti i papërfunduar. Megjithëse objektivat tradicionalë të së drejtës penale, si ndëshkimi, drejtësia për viktimat dhe parandalimi, nuk u arritën, arkivi rreth procesit gjyqësor ndaj Millosheviqit është një burim i rëndësishëm historik për hulumtuesit e fushave të ndryshme. Ky libër nxjerr në dritë të dhëna nga koleksioni i provave shkresore dhe në procesverbale, që përbëjnë dokumentacionin e procesit gjyqësor — burime që do të ishte gati e pamundur të shfrytëzoheshin pa dorën udhëzuese të një personi të brendshëm — për t'u mundësuar lexuesve të gjurmojnë fijet e morisë së përshkrimeve historike. Përse ishin aq të larta pritshmëritë për procesin gjyqësor ndaj Millosheviqit? Përse fundi i parakohshëm i ketij procesi solli zhgënjim aq të gjerë? Çfarë shpresonin viktimat dhe publiku nga vendimi ose aktgjykimi? A dëshironin ata ta shihnin Millosheviqin të shpallur fajtor e të dënuar me burgim afatgjatë? A do t'i jepte teksti i aktgjykimit të mundshëm përgjigje pyetjes se përse kishin ndodhur krimet çnjerëzore në masë dhe me nxitjen e kujt? A është "e drejta për të ditur" po aq e rëndësishme për viktimat, sa dhe dënimi i autorëve të pretenduar? Dhe, më e rëndësishmja, a mundet dokumentacioni i procesit gjyqësor të papërfunduar të realizojë ndonjërën prej këtyre pritshmërive? Ky libër u jep përgjigje këtyre pyetjeve.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
"Shkrimtari më i madh i shekullit të njëzetë". Philip French, Observer "Një shkrimtar që mbetet kaq fort bashkëkohor edhe sot... Orwell tha të vërtetën". Christopher Hitchens "Ai pa përmes çdo gjëje, sepse ai mund të shihte edhe nga vetja. Shumë shkrimtarë dhe gazetarë janë përpjekur të imitojnë qartësinë e tij të veçantë, por nuk kanë arritur të zotërojnë diçka të krahasueshme me autoritetin e tij moral". Peter Ackroyd, TheTimes. "Syri i pafajshëm i Orwellit ishte shpesh perceptues dhe shkatërrimtar... një njeri që pa në botën e tij me habi dhe e shkroi saktësisht atë që pa në një prozë të mrekullueshme". John Mortimer "Heroi im". Tom Stoppard “Çdokush që dëshiron të kuptojë shekullin e njezetë do të duhet të lexojë Orwellin". The New York Review of Books.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Në libër hidhet sadopak dritëpër disa nga episodet më interesante të SSH pas viteve '80-të, ngjarjet e pluralizmit shqiptar, shkaqet politike që ndikuan në shpejtimin e ndryshimeve historike, nxitjen dhe organizimet nga shërbimet sekrete të huaja, rrethi vicioz që u krijua nga politika shqiptare, skenarët që përgatiteshin kundër Shqipërisë dhe momente të tjera që lexuesit do t'i interesonin. Gjithashtu, do të jepen me ngjyra sa më realiste edhe protagonistët e këtyre ndryshimeve, edhe politikanët që qenë aktorë të këtyre ndryshimeve politike, ekuilibrin, hutimin apo hipokrizinë e Ramiz Alisë si dhe për dy liderët e politikës pluraliste shqiptare Sali Berisha dhe Fatos Nano e të tjerë që i shaluan pas.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një "vështrim provokues" për Zotin në zemër të tri religjioneve të mëdha monoteiste, nga koha e Abrahamit e deri më sot. Çfarë apo kush është Zoti? A ekziston vërtet Ai dhe, nëse po, pse? Çfarë sjell ekzistenca ose mosekzistenca e Tij për qenien njerëzore? Një histori e Zotit nga Karen Armstrong-u, një figurë e padiskutueshme në studimin e religjioneve, kryesisht në religjionin e krahasuar, shqyrton imazhet e njohura të Zotit, siç paraqiten në Bibël (Dhiatën e Vjetër dhe Dhiatën e Re) dhe në Kuran. Si e kanë formuar dhe si e kanë ndryshuar tri religjionet mbizotëruese monoteiste - Judaizmi, Krishterimi dhe Islami - kuptimin e Zotit? Si kanë ndikuar këto religjione te njëra-tjetra? Përmes analizës së ekuilibruar të teksteve të shenjta dhe historike, si dhe përdorimit të gjerë të artit dhe të artefakteve antike do të ndjekim rrugën e gjatë drejt kuptimit që kemi sot për Zotin. Ky udhëtim - si dhe destinacioni i tij - na tregon për njerëzimin dhe për kërkesën e tij të vazhdueshme për të gjetur kuptim dhe qetësi. Nga filozofia klasike dhe misticizmi mesjetar te Reformacioni, Iluminizmi dhe epoka moderne e skepticizmit, Karen Armstrong-u thuajse si me magji distilon historinë intelektuale të monoteizmit në një libër tejet të lexueshëm, i paracaktuar të zërë vend në mesin e veprave klasike.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Asnjeri s'e zgjedh vendin dhe kohën ku dhe kur vjen në univers. Për pak çaste, si mizat e natës rreth flakës së një kandili kozmik, do të bashkudhëtojmë me të tjerë njerëz, me prindërit, me motrat dhe vëllezërit, me fëmijët, me miqtë dhe armiqtë tanë. Bashkudhëtarë do të kemi edhe forma të tjera jete, që nga bakteret te majmunët. Do të kemi shkëmbinj, aurora, hëna, meteorë, planetë, yje, kuarqe, fotone, vrima të zeza, supernova, kërmij, telefonë celularë dhe një hapësirë të zbrazët pa anë e eak. Ky karvan është i shumëllojshëm, shumëngjyrësh, kakofon dhe i mistershëm. Edhe pse herët a vonë ne njerëzit do të shkëputemi prej tij, karvani do të shkojë përpara. Në të ardhmen e largët, do të vijë koha që edhe bashkudhëtarët tanë, njëri pas tjetrit, t'i shkëputen karvanit laraman që do të venitet ë do të tretet sërish në oqeanin e energjisë që e polli. Çfarë është gjithë kjo turmë e çuditshme me të cilën udhëtqjmë? Cili është vendi që na takon në këtë karvan? Prej nga është nisur dhe ku po shkon? Si do t'i vijë fundi? Sot ne njerëzit jemi në gjendje ta rrëfejmë historinë e karvanit më mirë se kurrë më parë. Mund të përshkruajmë me saktësi të admirueshme jo vetëm çfarë regëtin atje përtej, miliarda vjet dritë larg Tokës, por edhe çfarë ka qenë miliarda vjet më parë. Tani jemi në gjendje ta bëjmë këtë, sepse kemi në dorë shumë më tepër copëza të mozaikut të dijes që na ndihmojnë të kuptojmë më mirë si duket tabloja e plotë. Kjo arritje mbresëlënëse është shënuar vetëm kohët e fundit.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
“Sa më shumë e lemë pas Luftën e Dytë Botërore dhe fundin e saj në orën zero... aq më shumë duhet të bëhemi të ndërgjegjshëm, se sa e rëndësishme është Evropa e bashkuar, se sa i rëndësishëm është partneriteti transatlantik me SHBA dhe Kanadanë, për të gjithë ne dhe botën mbarë... ... A mos kemi harruar se paqja dhe liria - dhe ky është leksioni vendimtar i historisë - nuk janë thjesht të vetëkuptueshme? ... Ne na duhet Evropa, sepse Evropa është një çështje e luftës dhe e paqes. Evropa e baballarëve themelues është pa alternativë. Të gjithë neve, jo vetëm në Evropë, na duhet Evropa!” – Helmut Kohl
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Më 17 qershor 1999, një autokolonë makinash larashe, të shoqëruara me disa civilë të armatosur me kallashnikovë, hyri brenda bazës ushtarake të Tetovës në Maqedoni. Baza ishte vënë në dispozicion të trupave gjermane që pak ditë më parë kishin hyrë në Kosovë dhe qenë vendosur në Prizren. Një helikopter ushtarak, me fundin e hapur dhe me një mitraloz të rëndë montuar në të, priste me helikat e ndezura. Hashim Thaçi, lideri politik i UÇK - së, Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, do të udhëtonte drejt saj. Helikopteri fluturoi plot 45 minuta. I ulur mbi një ndenjëse të hekurt, në krah të Arbër Xhaferrit që udhëtonte me të, Hashim Thaçi nuk ia ndante sytë dritares. Kishin kaluar 2 vjet nga dita kur ai dhe disa të tjerë, braktisën përfundimisht Zvicrën për të luftuar në Kosovë. Ngjarjet kishin lëvizur shpejt dhe tani, nën të, shtrihej një tokë e lirë. Ashtu siç e kishin ëndërruar për afro 100 vjet, breza të tërë. Stërgjyshi, gjyshi apo babai i tij. Shumë prej atyre që e kishin nisur atë betejë, nuk jetonin më. Toka që ata e deshën aq shumë, i kishte marrë në thellësitë e saj, si dëshmi e një kohe që po kthente mbrapsht historinë 100 vjeçare të atij trualli...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Epoka e armëve autonome ka mbërritur. Sot për sot, në të gjithë botën janë të paktën tridhjetë shtete që kanë armë, të cilat mund ta kërkojnë dhe shkatërrojnë objektivin armik në mënyrë të pavarur. Paul Scharre, një nga ekspertët kryesorë për luftën e gjeneratës së ardhshme, i përshkruan këto sisteme armatimi me teknologji të shkallës së lartë me një gjuhë të kuptueshme për këdo, duke nisur që nga droni "Harpy" i Izraelit e deri tek anija robotike amerikane "Gjahtari i Detit", e destinuar për të gjurmuar nëndetëset. Në këtë libër, autori nuk lë pa analizuar edhe çështjet etike e ligjore që kanë të bëjnë me përdorimin e këtyre armëve. "Një libër i shkruar me zgjuarsi, ku tregohet se çfarë do të ndodhë me luftërat e ardhshme" (Bruce Schneier), Ushtria e askujt ngërthen historinë ushtarake, politikën globale dhe shkencën e fjalës së fundit për të nxjerrë në pah pasojat që mund të shkaktojë përdorimi i këtyre armëve, nëse lihen të lira të marrin në mënyrë të pavarur vendime për jetën ose vdekjen. Duke qenë dikur vetë ushtar, Scharre na tregon me fakte se ne duhet të përqafojmë atë teknologji, e cila do të mund ta bënte luftën më precize dhe më humane. Por, kur vjen puna për të zgjedhur midis jetës dhe vdekjes, atëherë zemra e njeriut është e pazëvendësueshme. "Një nga librat më interesantë që kam lexuar ndonjëherë mbi çështjet ushtarake." -THOMASE RICK, NEW YORK TIMES, PËRSHTYPJE PËR LIBRIN. "Një libër që duhet lexuar nga kushdo që interesohet për Inteligjencën Artificiale dhe luftën e së ardhmes." -TASK&PURPOSE "Një parashikim i kthjellët dhe i besueshëm mbi automatizimin e fushës së betejës, i cili shumë shpejt do të karakterizojë konfliktet e ardhshme ushtarake". -SCIENCE
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në një botë të pushtuar nga informacione kaotike, kthjelltësia është forca e vërtetë. Por, si mund t'i shohim gjërat në një plan më të gjerë pa na e rrëmbyer shikimin vogëlsirat? Një nga mënyrat do të ishte kthimi i syve tek e shkuara, panorama e madhe e vërtetë e gjithë species njerëzore. Kjo novelë e parë me ilustrime e titulluar "Sapiens: lindja e njerëzimit" na rrëfen se si një majmun i madh Ape, tërësisht primitiv, u shndërrua në sunduesin e gjithë planetit Tokë, ia doli të ndante atomin, të fluturonte deri në Hënë e të manipulonte kodin gjenetik të jetës. Të udhëhequr nga Juval Noah Harari e nën shoqërinë e personazheve, si Bill Prehistoriku, Doktor Fantazia dhe Inspektori Lopez, ju ftojmë të ndërmerrni këtë udhëtim drejt skutave më të errëta të historisë. Kjo seri novelash është një ritregim thuajse i ri dhe tej mase argëtues i historisë së njerëzimit që ju tashmë njihni nga faqet e shumë lexuara të librit "Sapiens: një histori e shkurtër e njerëzimit", libër që numëron plot 16 milionë kopje të shitura dhe përkthime në 60 gjuhë të botës. Përplot me nota të fisme humori dhe larmishmëri personazhesh, për të thithur vëmendjen e atyre jo fort të pasionuarve pas shkencës dhe historisë. Nëse edhe ti je kureshtar të dish se përse të gjithë jemi robër të botës së të vdekurve, atëherë, ky padyshim është libri i duhur për ty.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
"Si ndodhi që një princ gjerman, nga Rini, të vinte e të ulej në fronin mbretëror të Shqipërisë, siç na dëshmon viti 1914? Kjo ishte pyetja që solli dhe fillimin e ngjizjes së idese për të shkruar këtë liber. Për t'ïu përgjigjur asaj, ne dërguam Karl Rihterin si korrespondent të një gazete vjeneze në një udhëtim në kohë dhe e lamë atë të vëzhgonte në Shqipëri rrethanat dhe problemet e gjashtë muajve të mbretërisë. Gjatë aventurës së tij shqiptare ai takon edhe baroneshën pasionante, Ameli fon Godin, britaniken kurajoze, Miss Durham, sikurse dhe baronin turbullues Nopça, të tre njohës shumë të mirë të rrethanave politike në vendin e vogël buzë Adriatikut. Për ta bërë edhe më interesant misionin e tij, ai kryen edhe një intervistë me Kajzerin Gjerman, Vilhelm Il në ishullin e Korfuzit ku na zbulohet me këtë rast edhe qëndrimi gjerman për çështjen shqiptare". Aventura personale e Karlit përzihet me atë politike të Princ Vidit si Mbret i Shqipërisë. Nuk mungojnë aty as takimet dhe rrëfimet e personazheve të rëndësishëm shqiptarë të kohës si Ekrem Bej Vlora, e Dervish Hima. Tradhtia, intrigat e diplomateve të kohës si dhe mbërritja papritur e oshëtimave të Luftës së Parë Botërore, i ofruan këtij eksperimenti një fund më të butë."
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Në Dahau kudo të vdekur, të varur të helmuar me gaz, të djegur në krematore, të pushkatuar. Një epidemi tifoje i shtonte të vdekurit, prej të mbijetuarve. Unë kam asistuar në ekzekutimin e ushtarëve gjermanë, të arrestuar, sapo kishin mbërritur amerikanët. Aty në Dahau, nga një rastësi fatlume, unë kam gjetur Robert Antelmin, i cili pat qenë arrestuar në qershor 1944 me të tjerë shokë të lëvizjes tonë dhe më pas u internua. Ai ishte i sëmurë kaq keq, sa që tashmë atë e kishin hedhur në qerren e të vdekurve. Kur ne po i ngrinim trupat, ai duke më parë kalimthi, belbëzoi ngathët mbiemrin tim, e më pas emrin. Kolegu që ishte me mua, e dëgjoi dhe më tërhoqi vëmendjen duke më thënë:"Më duket se juve po ju thërret."
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Por, në rastin e të varfërve, ishte e pamundur t'u fusje gjë në kokë. Ata vazhdonin të silleshin me të njëjtën shkujdesje, të qaheshin e ankoheshin pa fund kur sëmureshin, por të vepronin me papërgjegjshmëri të çmendur në lidhje me veten dhe të tregoheshin kokëkrisur dhe kokëfortë kur ishin mirë. Kur mund të gjenin punë, bënin çdo gjë, punët më të rrezikshme dhe më të mundshme për t'u infektuar; dhe po t'u flisje, përgjigja e tyre ishte, - E kam lënë në dorë të Zotit; po më zuri, atëherë do kujdeset Ai dhe ky ishte fati im, - dhe gjëra të tilla. Ose, - Përse, çfarë duhet të bëj? Mos duhet të vdes urie? Më mirë të më zërë murtaja se të vdes urie. Nuk kam punë, çfarë të bëj? Ose duhet të bëj këtë punë, ose të lyp.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
“Historia është dëshmia e së kaluarës, Drita e së vërtetës, Jeta e kujtesës, Mësuese e jetës, Lajmëtare e kohëve antike”- Cicerone
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“O Dardanë shumë të vuajtur, toka ku së pari lindën stërgjyshërit tuaj, po ajo tokë e pasur do t’iu presë tani që po ktheheni...” -Virgjili
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Galeria e portreteve të Arbërve dhe Shqiptarëve në shekujt XV - XIX në librin "Në emër të Noes" të Fatos Baxhakut është e madhe sa Deti Mesdhe dhe fama e tyre në kronikat e kohës. Këtu keni vetëm disa: "Një Kaptinë më lart bëmë fjalë për bëmat, ato të vërtetat e Mami Arnautit. Mirëpo nga të gjitha prej tyre vetëm robëria e Miguel de Cervantes do të mbetet gjatë në kujtesën kolektive të Krishtërimit. Cervantes në 1605 do të botojë Don Kishotin e Mançës, një ndër librat më të lexuar në botë, edhe sot e kësaj dite. Mami Arnaut ia la në dorëzim skllevërit e tij të shtrenjtë spanjollë mikut të tij, grekut Dali Mami. Që nga kjo ditë e tutje arbëri nuk ka më asnjë lidhje me këtë histori. Cervantes u lirua nga murgjit e Urdhërit të Trinisë së Shenjtë përkundrejt një shpërblimi të majmë në tetor të 1580. Çerek shekulli më vonë doli në dritë legjendari "Don Kishoti i Mançës"." "Murat Arnauti mbahet mend në historinë detare të atyre anëve për një arritje vërtet të guximshme në lundrim. Ai ishte ndër të paktët kusarë të Algjerit që lundroi në Oqeanin Atlantik me galera të gatitura vetëm për ujërat mesdhetare. Në ishullin e Lanzarot-it ai sulmon me egërsi portet Teguise dhe Arrecife. Ngjarja alarmoi Spanjën. Nën komandën e fisnikut Martin de Padilla një flotë e madhe bllokoi Gjibraltarin. Murati u strehua gjatë te miqtë e tij marokenë, deri sa një natë me stuhi, kur askush nuk e priste, u përvodh, arriti të çajë bllokadën pa u dëmtuar aspak dhe lundroi lirshëm drejt Algjerit." "Alush Ati Pasha-Këlliçi, armik, mik e bashkëpunëtor i shumë arbërve dhe protagonist i historisë së tyre, mbylli sytë afër 80 vjeç në 1587 në Stamboll. Jeta e tij e pazakontë u mbyll me një ëndërr të parealizuar: donte të hapte i pari Kanalin e Suezit, madje thonë se punimet u bënë gati për t'u nisur. Disa kronikanë janë të bindur se, nëse sulltani do t'i financonte punimet me të ardhurat nga Egjypti, kusari i vjetër kalabrez do ia kishte dalë mbanë të arrinte atë që Ferdinand de Lesseps kreu vetëm afër 280 vjet më pas." -Fatos Baxhaku
Çmimi: 900 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania