titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Njohuritë e fituara në procesin e veprimtarisë aktive përvetësohen shumë më lehtë e në mënyrë më të qëndrueshme, sesa gjatë të mësuarit traditional. Për nxënësit e klasës së tretë një veprimtari e tillë, para së gjithash është loja, ndaj dhe libri ynë "PUSHIMET VERORE" është mbështetur në parimin MESOJMË PËRMES LOJËS DHE ARGËTIMIT! Testet, detyrat, ushtrimet, fjalëkryqet, rebuset, enigmat, lojërat argëtuese, diktimet aritmetike të këtij botimi janë pikërisht vendi ku mësimi ndërthuret me argëtimin. Materiali mësimor që zhvillohet në klasën e tretë është përpunuar në 4 teste për secilën nga lëndët kryesore: gjuhë shqipe, matematikë, diruri natyre, (gjithsej 16 teste, 2 për çdo javë gjatë dy muajve të pushimeve: korrik, gusht), si dhe në 15 lojëra argëtuese. Testet, detyrat, lojërat nuk jepen në formën e tekstit të zhveshur, por kryesisht me zgjedhje alternativash, me qëllimin që nxënësi t'i zgjidhë i pavarur ose me ndihmën minimale të të rriturve. Synimi i autorëve ka qenë që libri "PUSHIMET VERORE" të bëhet një udhëtim tërheqës në botën e dijeve të nxënësve, një ndihmës i pazëvendësueshëm për kontrollin dhe përsëritjen e njohurive të fituara gjatë vitit shkollor, të nxitë tek ata etjen për dije e t'i ndihmojë për rrirjen e qëndrueshmërisë së përvetësimit të programit të klasës përkatëse. Libri është i dobishëm edhe gjatë vitit shkollor. Ai mund të përdoret për punë kolektive dhe individuale në shtëpi e në klasë. Do të jemi mirënjohës, nëse këtë libër ua rekomandoni shokëve apo shoqeve tuaja! PUSHIME TË MBARA!
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Një manual i shkëlqyer i shoqëruar me një CD dhe qindra skema që të ndihmojnë për të fituar ndaj kundërshtarit në fushën e shahut. Ky libër është pjesë e kurrikulës në shkollë ku loja e shahut, jo vetëm nxit inteligjencën por rrit edhe vëmendjen dhe forcon karakterin e nxënësve, studentëve, të mësuesve dhe të gjithë atyre që bëhen pjesë e sfidës në fushën me 64 katërorë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është pjesë e programit që iu udhëheq drejt profesionalizimit të sigurtë në mësimdhënie dhe mësimnxënësi, për të mësuar brezin e ri me lojën e mrekullueshme të shahut e cila ka tipare të theksuara edukuese dhe shprehje të edukimit qytetar.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“Ky libër u vjen në ndihmë, kryesisht nxënësve që kërkojnë përgatitje të lartë për edukimin qytetar, nëpërmjet procesit mësimor edukativ në shkollë, ku do të gërshetohet edhe shahu, si një element edukues. Me nevojën e studimit të lëndëve shoqërore dhe të edukatës qytetare, të përpunuara në mënyre të përshtatshme për nxënësit e shkollës 9-vjeçare, lidhet dhe shahu si pjesë integrale kryesore. Në molekulën e këtij procesi ndodhet një atom i domosdoshëm, tepër thelbësor, që ecën më ngadalë se edukimi në rrjedhën e kohës. Kjo është shpikja e madhe e lojës së shahut. Mendoj gjithashtu që loja e shahut është sport dhe shkencë për mendjet njerëzore, por nuk mohoj dot artin që shpaloset prej mijëra vjetëve me magjinë pushtuese, që transmeton në mbarë globin tek përdoruesit që qëndrojnë me orë të tëra pa folur, të ngurtësuar në mendime të thella mbi skakierë. Në këtë kërkim studimor do të mundohem të shpalos idenë që shahu është një tipar themelor, një shprehje në edukimin qytetar, hera - herës me elemente të ngjashëm dhe të përbashkët, me teknika të përdorimit për rritjen e efikasitetit të bashkëjetesës dhe ndërthurjes, oponencës, për edukimin sa më të mirë e të shpejtë. Shpesh flasim për përfitimet e shahut, pa e patur të qartë ndikimin e tij në drejtim të inteligjencës vizuale, dhe asaj të akumuluar në kohë. Procesi i edukimit gjatë stërvitjes dhe lojërave të zhvilluara imponon respekt për rivalët e tu, mjafton shtrëngimi i duarve pas një takimi. Besoj se me të dhënat dhe analizat, kërkimet modeste të paraqitura në këtë studim do të gjeni disa orientues për ballafaqimin midis shahut dhe edukimit, por jo të mjaftueshëm për një tabllo gjithëpërfshirëse.”- Autori.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të gjeni ushtrime, problema, dhe teste. Libër në ndihmë të mësuesve dhe nxënësve.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Mustafa Qemal Ataturku i shkon për shtat modelit të njeriut të fortë të Ballkanit si në dukje ashtu edhe në përmbajtje. Ataturku u lind në Ballkan, bëri emër në ato vise përgjatë Luftës së Parë Botërore dhe kur erdhi në pushtet politika e tij e jashtme u përqëndrua kryesisht mbi Ballkanin, madje shkoi deri aty sa u bashkua me Antantën ballkanike në vitin 1931. Sigurisht që ai kishte shumë gjëra të përbashkëta me trashëgiminë dhe historinë e rajonit, për rrjedhojë u ballafaqua me shumë prej problemeve që pllakosën bashkëkohësit e tij ballkanikë. ...Disa prej burrave të fortë të Ballkanit të periudhës mes dy luftrave i kufizonin reformat e tyre për modernizimin thjesht duke përshtatur materializmin dhe teknologjinë Perëndimore. Ataturku kërkonte ndryshime sa më të gjera e të thella duke shpresuar kësisoj të institucionalizonte modernitetin, gjë që Ahmadi e përkufizon si pranim të idealeve Perëndimore... ...Personazhi i Qemal Ataturkut dhe roli i tij si ushtarak e burrë shteti pranohen dhe festohen pothuajse universalisht çdo vit. Ndërkohë që portretet e burrave të tjerë të fortë të periudhës midis dy luftrave janë zhdukur pa lënë gjurmë prej kohësh, imazhi i Ataturkut - shtatoret dhe portretet -por edhe ndikimi i tij janë ende të prekshëm në Turqinë e shekullit të njëzet e një.”-Bernd J. Fischer.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Klasa e gjashtë nuk di asgjë për atë që kishte ndodhur. Suzana kupton se mësuesi i ri është vërtet i çuditshëm. Po ajo vetëm se mendon kështu deri në momentin kur e pa me sytë e sajë teksa ai rrjepë lëkurën e fytyrës. Zoti Smith, në të vërtet është një alien! Në fillim askush nuk e beson Suzanën, përveç Piterit, i zgjuari i klasës. Kur Piteri dhe Suzana zbulojnë planet e tmerrshme të mësuesit të tyre për shokët e klasës, u duhet të veprojnë shpejt. Vetëm ata mund të hiqnin qafe atë vizitor jashtëtokësor dhe të shpëtojnë klasën nga një fat më të keq se testet e matematikës! Një libër interesant që e bënë fëmijën pasionant dhe të dashuruar pas leximit. Kush e fillon për ta lexuar nuk mund të shkëputet pa e përfunduar.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Aleksandër Volta shpiku shumë gjëra, e mbi të gjitha baterinë. Zbulimi që bëri, i hapi rrugën mjaft risive teknologjike që bëjnë pjesë në botën e sotme. Në këtë libër, vetë Volta na tregon për jetën e tij midis automatëve dhe makinave elektrike, në Europën e viteve 700. Na tregon dhe për miqësinë me një tjetër personazh të jashtëzakonshëm, Napoleonin.
Çmimi: 390 Lekë
titleToAlt
Mendeli është babai i madh i gjenetikës. Zbuloi ligjet bazë tëjetës, pasojat e të cilëve kanë si kufi vetëm imagjinatën tonë. Por Mendeli e dashuronte natyrën dhe sot, do të ishte me anën e atyre që e mbrojnë.
Çmimi: 390 Lekë
titleToAlt
Nga libri i autores Kathryn Jackson, i zgjedhur për mësuesit e prindërit, për të ndihmuar fëmijët e klasës së parë e të dytë në shpjegimin e lëndës “Edukatë shoqërore”. Libri ka vlera edukative dhe është pasuruar me shpjegime didaktike dhe fjalor.
Çmimi: 400 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania