“Në librin: " Matematika 1, teste dhe prova vleresimi ", që kam përgatitur për nxënësit e klasës së parë, bazuar në programin e MAS -2015, kam synuar të jap sa më thjesht njohuritë e domosdoshme që çojnë në zhvillimin e kompetencës, që nxënësit jo vetëm të kenë njohuri të caktuara në matematikë, por të dinë si t'i aktivizojnë ato në momentin e duhur, madje edhe në situatë të vështirë. Libri përveç projektimit të njohurive, veprimtarive dhe ushtrimeve, ka edhe procesin e vlerësimit, si mundësi për t'u vlerësuar nga mësuesi, ose për t'u vetëkontrolluar e vlerësuar me ndihmën e prindërve. Duke qënë se dhjetra vite, si: profesor, autor dhe hartues i programit të matematikës, kam qënë në kontakt të ngushtë me nxënësit, prindërit dhe mësuesit e ciklit fillor, ndjej domosdoshmëri dhënien e ndihmesës sime në fushën e matematikës, në këtë çast ndryshimesh në shkollën tonë.”-Prof. Kujtim Dedej
Çmimi:
400 Lekë