titleToAlt
Për një moment të çmendur dhe të magjishëm unë mendova se ai do të më puthte. Pru dhe motra e saj ishin arsimuar gjatë gjithë jetës së tyre në shtëpi nga i ati, një burrë shumë strikt. Kur ai u shtrua papritur në spital, më në fund Pru arriti të fitonte pak liri. Meqënëse ajo shkonte për herë të parë në shkollë, e kishte të vështirë të ambientohej në të. Personi i vetëm me të cilin ajo mund të bisedonte lirshëm ishte mësuesi i vizatimit. Kur vendosi të shkonte dhe të kujdesej për fëmijët e tij, Pru, për t'u kthyer në shtëpi i duhej të bënte dhjetë minuta rrugë në makinë vetëm për vetëm me të. Por ajo nuk e kishte të lehtë t'i shprehte ndjenjat e saj. Një portret mjaft përthithës i një lidhjeje të ndaluar nga shkrimtarja e madhe Jacqueline Wilson.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“E mira dhe e keqja gjenden te njëra-tjetra dhe përzihen në nivel universal: lumturia dhe mjerimi, mençuria dhe marrëzia, virtyti dhe vesi. Asgjë nuk është tërësisht dhe plotësisht më vete.” – këtë ndarje na ndihmon libri që ta bëjmë në jetë..
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"Princi i vogël", vepra e fundit e autorit të njohur francez A.de Saint-Exupéry (1900-1944) botuar më 1943, pra që në gjallje të tij, përbën një tjetër hap të këtij krijuesi serioz për të përpunuar pikëpamjet e tij mbi botën dhe marrëdhëniet ndërmjet njerëzve e për t'ia parashtruar ato vëmendjes së lexuesve. Saint-Exupéry nuk shkruan letërsi për letërsi, art për art, dhe përtej natyrës simbolike e në dukje irreale të "Princit të vogël" ai arrin të prekë tema e çështje jo thjesht konkrete, jo thjesht e rëndomtazi praktike, madje pragmatike, por të tilla, që sjellin thellimin në mendime të lexuesit, që e shtyjnë këtë të fundit të përjetojë ndjesinë e përgjegjësisë së të qenit njeri i qytetëruar. Përmes një stili të thjeshtë deri në nivele fëminore, përtej një tejpashmërie të kristaltë të shtjellimit të subjektit, ne befas ndjejmë fuqinë rrëmbenjëse të një arti çuditërisht të thellë, të një arti që na vë përpara pikëpyetjesh, mprehtësia e të cilave mund ta gjejë shumëkënd të papërgatitur për t'u përgjigjur. Ç'është ky djalë i vogël, që në libër quhet "princ"? Ç'janë këta planete të vegjël, ku jetojnë tipa njerëzish në dukje të çuditshëm, por që çuditërisht na duken aq të njohur, a thua se i kemi takuar diku dikur? Ç'është ky gjarpër shkretëtire, i cili kryen në libër një shërbim aq të veçantë? Ç'janë trëndafilat dhe përse duke i dashur ata ne arrijmë të njohim më mirë veten?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Humoristik për fëmijë
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Errësira kishte mbërritur në qytet. Gjëra të çuditshme po ndodhnin në pisk të natës. Fëmijët, kur binin të flinin, fusnin nën jastëk dhëmbin e rënë për zanën e dhëmbëve, por kur zgjoheshin në mëngjes gjenin... një kërmill të ngordhur... një merimangë të gjallë... qindra gërshërza që dilnin nga poshtë jastëkut. Djalli ishte në punë e sipër. Po kush apo çfarë fshihej pas kësaj? Hapni sytë! Kjo është një histori me tmerre. Plot e përplot me fjalë të shpikura. Autori i famshëm i "Gjyshja Gango" dhe "Qofte miu" sjell për ju një tjetër libër që të kall datën dhe të bën të shqyesh gazit, për Alfin, një djalë me zemër të madhe, por me një frikë edhe më të madhe nga dentistët. David Walliams iu paraqet personazhin e tij më të keq në këtë rrëfenjë drithëruese, që do t'ju bëjë t'ju kërcasin dhëmbët nga frika dhe t'ju shqyhen nofullat prej gazit!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Diskutime për stresin identitetin,marrëdhëniet,familjen e shkollën dhe të ardhmen. Libri është një guidë e shkëlqyer për prindërit,psikologët,mësuesit,për të diskutuar nv grupe të vogla e tv mëdha me fëmijët dhe nxënësit adoleshentë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Nga shushkë në shik...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kur Noah e ftoi në turneun e tij evropin,ajo mezi priste që të rrinte me të dashurin e saj Zot-roku-Stik.Mirëpo,midis ditëve të ngjeshura të Noah ,shokëve të grupit jo dhe aq mikpritës dhe mesazheve kërcënuese të adhuruesve xhelozë ,Peni do të fillojë ta vërë në dyshim nëse i pëlqen vërtet jeta e turneut.Atë e ka këputur malli për familjen,pë shokun e ngushtë,Eliotin... dhe për blogun e saj ,Vajza Online.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Mos u bëni një stereotip.Jini vetvetja e vërtetë dhe e shkëlqyer!
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Adoleshenca, kjo moshë e brishtë, mosha e shpërthimeve, e tekave dhe dëshirave, që herë-herë shpërfaq dhunë të tmerrshme, do shumë punë dhe edukim rrënjësor nga e gjithë shoqëria, do një vëmendje të vazhdueshme e të përditshme nga trinomi: psikolog, mësues, prind. Një prind i përgjegjshëm nuk është i qetë kur fëmija hyn në moshën e adoleshencës, atë e shoqërojnë gjithnjë dilemat: Po e bëj detyrën e prindit mirë? A mos ndoshta jam fajtor për rebelimin e tij? A duhet të jem i ashpër apo i butë? Pse fëmija im ka rënie në mësime? A duhet t’ia pranoj një lidhje dashurie apo të bëj të paditurin? A jam bashkëkohor për të pranuar ecurinë e këtij brezi? A duhet të jem shok, prind i rreptë apo të zgjedh një të mesme të artë?... Një adoleshent, me veprimet e tij shpesh sjell në familje tërmet, nga ata të fuqishmit, që nëse prindërit nuk e marrin situatën menjëherë në dorë, pasojat mund të jenë fatale për të dhe familjen. Përgjigjja e prindërve në këtë rast duhet të jetë: reagim me qetësi, vullnet, durim, konsultë me psikologë, mësues apo njerëzit tuaj më të afërt, të cilët të japin rrugëdalje pa trauma. Nëse një familje përballet me një adoleshent të dhunshëm, zgjidhja më e mirë është ta pranojnë të vërtetën me zë të lartë dhe të mos e mbulojnë thjesht me fraza të tilla, si: “Ti më fut frikën”, “Ti do që unë të kundërveproj”, “Ti do që prindërit e tu të bëhen edhe më të dhunshëm se ti” etj., pasi situata mund të agravohet në dëm të të dy palëve dhe vështirë të gjesh më zgjidhjen e duhur. Jeta e një familjeje kur fëmija i tyre kalon në adoleshencë është shpesh mes stuhisë dhe rrebeshit po aq sa mes diellit dhe reve, sepse kjo moshë priret drejt karakterit negativ dhe pakënaqësisë nga të gjithë dhe gjithçka. Kjo është mosha e zhvillimit hormonal dhe fizik, e rritjes së vrullshme, e krizave dhe e energjisë së paparë, e çudirave, po aq sa e mrekullive të mëdha, e arsyetimit të paqëndrueshëm dhe emocioneve të papërmbajtura. Që hovi i moshës së tyre të mos ju marrë përpara, duhet të vendosni me këmbëngulje disa rregulla dhe piketa, pa rënë pre e ndjenjave që ushqen prindi për fëmijën, sepse kjo është mënyra më e mirë për të ndihmuar adoleshentin në rritje. Të gjithë krenohemi kur fëmija ose nxënësi ynë ka rezultate të shkëlqyera, na nderon gjithnjë, merr çmime të para, ka sjellje të përkryer, bëhet gjeni ose shkëlqen në çdo aspekt të jetës, por a jemi ne të fortë dhe në gjendje të përballojmë drama e ta rikthejmë në rrugë të mbarë një fëmijë në adoleshencë, i cili për shkak të një gabimi të moshës së tij ka braktisur shkollën e ka rënë pre e drogës, duhanit, alkoolit, e një shtatzënie të parakohshme apo dhe më keq, pre e prostitucionit?! Kjo është një nga sfidat e mëdha të shoqërisë, familjes dhe shkollës.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Errësira më kishte shkatërruar dhe më kishte plaçkitur pa pikë mëshire, duke më marrë çdo gjë, edhe familjen, për të më lenë si endacak apo ndoshta si nje kristal i zymtë nga pluhurat e erërave për tu endur nëpër rrugët e shkretëtirës. Dhe atëhere kur mendoja se çdo gjë kishte marrë fund, "krejt rastesisht" rrezet e diellit ndriçues të së dashurës sime Mary më zgjuan, duke ngrohur zemrën time të plagosur e ripërtërirë shpirtin tim nga gjumi në burgun e shoqërisë ku jetojmë. Rrezet e saj filluan të ndriçonin dhe gjithë shkretëtirën, duke u dhënë jetë të dëshpëruarëve, dhe të mbijetuarëve shpresën e rilindjes të një tjetër aurore. Universi vendosi të na falë një yll, për të kurorëzuar lidhjen tonë e jetuar në harmoni e në një dashuri të pafund. Kamë gënjyer çdo femër për ti pushtuar trupin, për banalitetin e arritjes së kënaqësisë fizike, dhe u kërkojë ndjes të gjithave atyre, edhe të dashurës sime, tani kamë ndryshuar për tu bërë gjithmonë e më shumë i mençur i pastër dhe i ditur, i kamë premtuar të dashurës sime dhe kështu do të jet në jetë të jetëve. Eshtë mençuria e një burri që bënë që gruaja e tij të ndihet më e bukura, vetëm atëhere ajo do ti dhurojë atij urtësinë e një njeriu të madh! Ja dedikoj këtë libër të dashurës sime Marit!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Megi i adhuron librat, ashtu si i ati, Moja. Asgjë nuk e bën më të lumtur se të jetojë e qetë në shtëpi, por një ditë, një i huaj troket në derë dhe përsëri, ashtu si dhe herë të tjera në të shkuarën, Moja fillon të paketojë plaçkat. Duhet t'ia mbathin, të fshihen. Por nga çfarë? Nga kush? Shpejt e fshehta do të zbulohet: Moja, zëri i të cilit ka aftësinë e jashtëzakonshme që të përhapë jetë në libra, një natë mizore guxoi të lexonte një libër të vjetër "Zemër si boja" ndërsa një zotëri i lig me zemër të zezë, Bricjapi, u çlirua nga litarët e fjalëve dhe u shfaq në sallon. Po në të njëjtin çast fatal, ndodhi edhe diçka tjetër më e rëndë: gruaja e Mosë u zhduk përgjithmonë mes faqeve të librit. Ndërkaq, Bricjapi i pamëshirshëm kërkon prej Mo Gjuhëzanës që t ia nënshtrojë dhuntinë e tij qëllimeve të veta djallëzore. Megi gjendet e përfshirë në një vorbull ndodhish, gjatë të cilave përfytyrimi shndërrohet në realitet...
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në këtë vëllim janë përmbledhur tregimet, përrallat dhe disa poezi nga më të bukurat e autorit. Ende na merr me vete në Mbretërinë e Dëshirave, ku nëpër shkolla mësohet magjia. Bën humor me këmbënguljen e të vegjëlve, që pyesin për gjithçka. E në fund, bashkë me arushin pastërtor, na bën të përftojmë kuptimin e jetës. Në kaosin e vlerave të epokës sonë, bota fantastike e Endes mund të jetë një dritë e vogël në mes të mjegullës, nëse është e vërtetë, siç thotë vetë autori, se  kur një njeri humbet aftësinë për të fantazuar, humbet edhe vlerat më të thella që janë shumë të rëndësishme për t'i pasur në jetën e përditshme, për të krijuar dhe shpikur. Dhe nëse herë pas here nuk bëjmë një udhëtim nëpër fantazi, në kërkim të vlerave tona, ato do të humbasin përgjithnjë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Për adoleshentët, Françoise Dolto thotë se janë si karavidhja gjatë shndërrimit, pa zhguall, përballë gjithë rreziqeve dhe me nevojën për të qenë një tjetër. Për t'i ndihmuar në përmbushjen e kësaj metamorfoze, e cila është si një lindje e dytë, F. Dolto, e bija, C. Dolto dhe C. Percheminier kanë shkruar këtë libër. Ai së pari iu drejtohet juve, adoleshentëve. Por ky libër është për të gjithë, për ta patur në shtëpi që ta lexojnë fëmijët, prindërit, të rinjtë e të rriturit që të përfitojnë prej tij. Libri "Fjalë për adoleshentët" jep ide për të dalë nga situatat e vështira, flet për gjërat që shpesh janë keqadresuar ose dëmtuar në jetën e përditshme si: miqësia, dashuria, seksualiteti, dhuna, droga, turpi, prindërit dhe adoleshentët. Ai paralajmëron mbi kurthet e moshës dhe jep mbështetje për të bërë zgjedhjet, për të ndërmarrë rreziqet që çojnë drejt përgjegjësive dhe pavarësisë. Ai ndihmon gjithashtu prindërit të shkëputen nga fëmijët e tyre me sa më pak dhimbje dhe më tepër respekt.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Libri përmban këshilla, citate, fakte dhe histori të vërteta nga jeta e vajzave adoleshente. Në të do të mësoni si të ushtroheni nëpërmjet ditarit tuaj dhe aktiviteteve, çfarë të thoni kur ndiheni të mërzitura ose kur ju fyejnë, si dhe strategji që ju bëjnë më të forta. Respekti është një e drejtë e lindur e çdo vajze. Atëherë ç’pret më?
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Fillimisht Veronica Roth nisi ta shkruante Divergjenten nga perspektiva e Tobias Itënit, një djalë nga Vetëmohuesit, që përjetonte tensione të forta me të atin dhe që donte të çlirohej nga grupimi i tij. Pas tridhjetë faqesh, ngeci, sepse rrëfimtari nuk i dukej i përshtatshëm për historinë që donte të tregonte. Katër vjet më vonë, iu kthye përsëri kësaj historie, gjeti personazhin e duhur, një vajzë nga Vetëmohuesit, që dëshironte të njihte veten. Por, Tobiasi nuk u zhduk kurrë, ai hyri në histori si Katra, trajneri, shoku, i dashuri i Trisit. Ai ka qenë gjithmonë një personazh që ajo ka dashur ta eksplorojë më tepër, për shkak të mënyrës sesi shfaqej në çdo faqe të librit. Më së shumti është një personazh i fuqishëm për shkak të mënyrës me të cilën i kapërcen kundërshtitë madje, në disa raste, del edhe më i fortë prej tyre.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Merilin Tërki shkruan një roman. Qysh në fëmijëri, tek ajo, u shfaq tërheqja për takimet romantike dhe zunë vend idetë e dyshes, bashkëpunimit, pakteve,  veprimeve dashurore dhe partneriteteve miqësore. Gjatë kohës që shkruan këtë roman, ajo riviziton fragmente të jetës së vet dhe zhytet në kujtimet e takimeve të saj intime dhe të qarta. Merilini në tri kocka është një road-movie me tri akte: akti i parë i përket periudhës së fëmijërisë, moshës 6-8 vjeçe, pjesa e dytë asaj të rinisë dhe akti i fundit përcaktohet si  këtu dhe tani . Kjo është historia e një eksplorimi dhe devijimi. Cilat janë format e ndryshme në të cilat mishërohet dashuria. Ç'është kjo çmenduri që papritmas i lidh së bashku dy krijesa për një moment të veçantë. Eksplorimi i Merilinit nuk njeh kufij. Ajo kërkon kudo ku e nuhat, duke përfshirë botën e njerëzve, botën e kafshëve dhe botën e bimëve.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Humoristik per femije
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania