Per shkak te situates te covid-19, do te jemi mbyllur deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to covid-19 situation, we will be closed until a second announcement.
Thanks for your understanding.

 

 

titleToAlt
NXËNESI I KLASES SË SHTATË XHORDAN BENKS adhuron të bëjë vizatime mbi jetën e vet. Por në vend që ta dërgonin në një shkolleë artistike qe ai e ëndërrontem, prindërit e tij e futën atë në nje shkollë shumë të famshme, të mirënjohur për mësuesit e saj, ku Xhordani rezultoi te ishte një nga ata pak fëmijë me ngjyrë në të gjithë paralelin e vet. ndërkohe qe ai bën udhëtimin e tij të përditshëm nga apartamenti i vet në kodrinat e uashingtonit te shkolla ditore Akademia rivërdejll, Xhordani shpejt e gjen veten të ngecur mes dy botëve, ku nuk përshtatet dot me asnjërën syresh. shkolla nëntëvjeçare është goxha e vështire, duke lënë mënjanë rregullat e pashkruara dhe pritshmëritë të cilat vijnë nga të qenët nxënesi i porsaardhur. A do të mësoje xhordani se si te përshtatet me kulturën e shkollës së tij të re, ndërkohë që vijon miqësinë me çunat e lagjes së vet dhe të mos tradhtoje vetveten?
Çmimi: 1190 Lekë
titleToAlt
Ç’do të bënit me një milion stërlina? Do të blinit një mijë pica? Do t’i jepnit për bamirësi? Do të luanit Cash Jenga? Kur një çantë e mbushur dengëza me para u bie nga qielli, Damiani dhe Antoni bëhen të pasur papritur. Madje tepër të pasur. Befas djemtë mund të blejnë gjithçka që duan. U kanë rënë në duar miliona - por vetëm shtatëmbëdhjetë ditë për t’i prishur!
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Suksesi i parë i vërtetë i autorit, qe “Mendimet e kota të një dembelhaneje” dhe mbas tij doli vepra që e bëri të njohur: “Tre veta në një barkë”. Këto vepra nuk u vlerësuan nga kritika, përkundrazi, por lexuesit i përlanë. Libri “Tre veta në një barkë” u botuan në miliona kopje dhe u përkthye madje edhe në rusisht, ndërsa në Gjermani u përdor si tekst shkollor. Zherom Zherom mbahet si një nga shkrimtarët humoristë më të mëdhenj anglezë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Njihu me gjyshen e Benit. Ajo i ngjan shumë gjyshes së librit tënd: Ka flokë të bardhë. Ka dhëmbë të rremë. Mban shami letre të përdorura te mënga dhe është hajdute ndërkombëtare bizhuterish! Në këtë libër perlë, Walliams ndërthur komedinë e vërtetë me një mesazh emocional. Të gjithë ata që mendojnë se gjyshet nuk dinë gjë tjetër, veç të vishen me të zeza dhe të luajnë letra, do të gajasen së qeshuri. Jashtëzakonisht dëfryese, histori komike, prekëse dhe ndonjëherë e trishtueshme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një rrëfenjë argëtuese që të bën për të qeshur, origjinale e që të fut në mendime. Kloeja është vajza më e vetmuar në botë. Ndodh të takohet me zotni Qelbashin, endacakun e qytetit. Po, ai vjen ca erë, por është i vetmi njeri që tregohet i mirë me të. Dhe, kur zotni Qelbashit i nevojitet një vend për t'u strehuar, ajo e fsheh te baraka e kopshtit! Kloeja mëson se ka sekrete që të çojnë në fatkeqësi. Dhe, kur flitet për sekrete, për zotni Qelbashin ka shumë më tepër nga ç'nuhat hunda.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania