titleToAlt
Kujtuat se tmerri i Autobusit të drithërimave mbaroi kur shpikësi i tij, shkrimtari-vampir P. Onoval, vdiq? Jeni gabuar: ja ku mbërrin Edi Gj., Gjeniu i Kompjuterit që ringjall vampirin përmes një rituali makabër. Por Onovali i ringjallur mund të veprojë vetëm në internet, në realitetin virtual, të prodhuar nga kompjuteri... Veç nëse ai arrin të thithë tre djem dhe një vajzë, atëherë ruhuni... ai mund të kthehet në botën tonë. Kjo gjë u ndodh Riçardit Berrit , Lidias dhe Shakirit që kapen nga Edi dhe jetojnë si protagonistë të tmerruar në aventurat virtuale (që janë po aq të vërteta sa jeta) dhe rrezikojnë të bëhen përgjithmonë skllevërit e Onovalit...
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Pas vdekjes së nënës, Karteri u detyrua t'i shkojë pas anembanë botës të atit, Juliusit (egjiptolog), dhe të jetojë i ndarë nga motra Sejdi. Familja Kein mund të kalojë së bashku vetëm dy ditë në vit, dhe në një prej këtyre ditëve Juliusi vendos t'i çojë fëmijët në Muzeun Britanik. Por diçka nuk shkoi mbarë. Juliusi thirri një figurë misterioze. Sa çel e mbyll sytë, ndodhi një shpërthim i fuqishem dhe burri u zhduk. Karteri dhe Sejdi u gjendën përpara një të vërtete të beftë dhe tronditëse: zotat e Egjiptit të Lashtë po zgjohen dhe më i keqi ndër të gjithë, Seti, bluan në mendje një plan të frikshëm kaosi dhe shkatërrimi të mbarë planetit. Për të shpëtuar të atin, vëlla e motër nisin një udhëtim të ethshëm midis Londrës, Kajros, Parisit dhe Shteteve të Bashkuara, që do t'i çojë drejt të vërtetës rreth familjes së tyre dhe lidhjeve të saj me Shtëpinë e Jetës, një shoqëri e fshehtë që nga koha e faraonëve. Përherë e më shumë të çmeritur, përherë e më shumë të përfshirë, përherë e më shumë të zhytur në rrezik, do të zbulojnë që shpesh dukja të gënjen....
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Violet Ambrose, përballet me dy çështje kryesore: Jay Heaton dhe aftësinë e saj sekrete. Ndërsa gjashtëmbëdhjetë-vjeçarja ndihet konfuze në lidhje me ndjenjat e reja për shokun e saj më të mirë që nga fëmijëria, ajo gjithashtu është e shqetësuar nga "fuqia" e saj, me të cilët mund të perceptojë trupat e vdekur, jo të gjithë të vdekurit por ata të cilët janë vrarë. Që kur ishte vajzë e vogël, ajo ndiente gjurmët që të vdekurit linin pas në këtë botë ... dhe shenja që i lidhnin me vrasësit e tyre.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania