titleToAlt
'E gjelbër smeraldi" është vëllimi i tretë i trilogjisë së gurëve të çmuar: ai vjen pas "E kuqe rubini" dhe "Blu safiri". Tashmë, Guendolina duhet të përmbushë fatin e saj, por askush nuk munc t'i thotë se çfarë duhet të bëjë. Qysh kur ka mësuar se ajo vetë është Rubini, anëtarja e fundit e Rrethit të të Dymbëdhjetëve që udhëtojnë në kohë, bashkë me Gideonin kanë kryer udhëtime të shumta në të shkuarën. Ata lidhen me anëtarë të humbur të Rrethit, me qëllim që t'u marrin kampionët e gjakut për t'i shtënë në kronograf, duke plotësuar kësisoj Rrethin dhe duke bërë të mundur realizimin e profecisë së fshehtë. Ajo dyshon se themeluesi i Rrethit, Konti i Sent Zhermenit, po thur një plan djallëzor, por askush nuk i zë besë fialës së saj. Nga ana tjetër, dëshpërimisht e dashuruar me Gideonin, Guendolina pandeh se ai po e shfrytëzon për qëllime të tjera të këqija. "E gjelbër smeraldi" është përfundimi i jashtëzakonshëm e kësaj trilogjie, që nis aty ku janë ndërprerë ngjarjet e "Blu safirit", duke arritur maja të reja intrigash dhe romantizmi, ndërsa Guendolina më së fundi, zbulon sekretet e shoqërisë së udhëtimit në kohë dhe mëson fatin e saj. “Kur më puth ti, Guendolina Sheferd, e humbas kontaktin me tokën. Nuk e di se si e bën apo ku e ke mësuar. Nëse e ke parë në ndonjë film, atëherë duhet ta shikojmë patjetër bashkë. Kur më puth ti, nuk dua asgjë më shumë, sesa të të ndiej e të të mbaj në krahët e mi. Ta hajë dreqi, jam dashuruar kaq keq me ty, saqë ndihem sikur dikush, diku brenda meje, ka derdhur një bidon me benzinë dhe i ka vënë flakën!”
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Shkëputur nga libri: "Marr celularin, çelësat e shtëpisë dhe portofolin, i fus të gjitha në çantën time të preferuar të shpinës, vendos syzet e diellit në kokë dhe në fund mbyll derën e verandës. Një shëtitje në qytet është gjëja e duhur për të shijuar një Summerfeeling. Ndoshta do të ulem diku të ha një akuilore ose do të ulem në park poshtë një peme. Do të ëndërroj paksa duke menduar për Fiiipin..."
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania