titleToAlt
Laura, vogëlushja pesëvjeçare, ka lindur në një nga kampet e internimit te Stalinit në Siberi. Ajo dhe prindërit e saj janë duke u kthyer per në Letoni, një vend që Laura e njeh vetem nga përshkrimet e mrekullueshme gjatë kohës kur ishin në Gulag. lmazhi që ajo ka krijuar mbi Letoninë nga tregimet e prinderve dhe asaj se çfarë sheh në të vërtetë kur mbrrin në këtë vend, nuk kanë asgjë të perbashkët. Pavarësish zhgënjimit befasues rreth Letonisë së "ëndrrave", të imagjinuar nga rrëfimet, ajo 'eshtë e detyruar ta pranojë këtë realitet dramatik. Pak para se të vdiste, gjyshi i kishte lënë Laurës amanet një unazë, të cilen duhet të ia dorëzojë "kur të kthehet", Reinisit [xhaxhai i saj], të zhdukur pa gjurmë në kampet e internimit ne Siberi. Ajo është e motivuar që ta përmbushë këtë premtim. Ky libër me nota të shumta autobiografike, që është shkruar ne një gjubë të pasur, tregon historine e një vajze që zhvendoset mes botëve, me shpresën për të gjetur një atdhe që ajo mund ta quajë shtëpi. Veprat e Mara Zalites nuk i takojnë vetëm kulturës Letoneze. Ato konsiderohen si pasuri e të gjithë lexuesve nepër botë... sepse ajo denoncon tmerret dhe krimet e regjimit totalitar, duke permbushur nëpërmjet rrëfimit, edhe misionin e saj social.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një libër nga Odhise Grillo, “Historia e Skënderbeut (versioni për fëmijë dhe të rinj)”, trajton sipas ngjarjeve kronologjike: Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës malazeze Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405, u morr peng nga pushtuesit turq që në moshë të mitur dhe u dërgua në oborrin e sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (icogllanëve) që përgatiste komandantë e nënpunës. Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej. Ai nuk e harroi kurrë Atdheun e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Për mëse 12 vjet (1426-1438) ishte në Shqipëri. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare. Megjithatë Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer përfundimisht në Shqipëri, deri në vitin kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.
Çmimi: 300 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania