Ky eshte pa dyshim nje nga romanet me terheqese te Agatha Christie-s, qe te mban me frymen pezull deri ne faqen e fundit, me deshiren per te marre vesh misterin qe fshihet ne historite e familjes Ebernith, ne vdekjen e plakut Riçard dhe ne ate te Kores.
Duke shfletuar librin, lexuesi do te njohe te fshehtat intime te shume te afermve e te trashegimtareve te te ndjerit Riçard Ebernith. Historite intime, pasionet, interesat, meskinitetet, urrejtjet dhe perbuzjet, perzihen me dyshimet e ngjarjeve te krimit...
E gjithe historia intriguese e ketij romani eshte e gershetuar ne menyre dinamike me personalitetin e veçante te Herkul Puarose, detektivit te shquar qe e hasim ne mjaft vepra te tjera te kesaj autore.
Nje roman plot ngjarje qe te mberthejne, i kompletuar me nje peme gjenealogjike, me nje testament te dyshimte dhe nje familje mbushur me vrases te mundshem.
New York Times
Çmimi:
800 Lekë