titleToAlt
'E gjelbër smeraldi" është vëllimi i tretë i trilogjisë së gurëve të çmuar: ai vjen pas "E kuqe rubini" dhe "Blu safiri". Tashmë, Guendolina duhet të përmbushë fatin e saj, por askush nuk munc t'i thotë se çfarë duhet të bëjë. Qysh kur ka mësuar se ajo vetë është Rubini, anëtarja e fundit e Rrethit të të Dymbëdhjetëve që udhëtojnë në kohë, bashkë me Gideonin kanë kryer udhëtime të shumta në të shkuarën. Ata lidhen me anëtarë të humbur të Rrethit, me qëllim që t'u marrin kampionët e gjakut për t'i shtënë në kronograf, duke plotësuar kësisoj Rrethin dhe duke bërë të mundur realizimin e profecisë së fshehtë. Ajo dyshon se themeluesi i Rrethit, Konti i Sent Zhermenit, po thur një plan djallëzor, por askush nuk i zë besë fialës së saj. Nga ana tjetër, dëshpërimisht e dashuruar me Gideonin, Guendolina pandeh se ai po e shfrytëzon për qëllime të tjera të këqija. "E gjelbër smeraldi" është përfundimi i jashtëzakonshëm e kësaj trilogjie, që nis aty ku janë ndërprerë ngjarjet e "Blu safirit", duke arritur maja të reja intrigash dhe romantizmi, ndërsa Guendolina më së fundi, zbulon sekretet e shoqërisë së udhëtimit në kohë dhe mëson fatin e saj. “Kur më puth ti, Guendolina Sheferd, e humbas kontaktin me tokën. Nuk e di se si e bën apo ku e ke mësuar. Nëse e ke parë në ndonjë film, atëherë duhet ta shikojmë patjetër bashkë. Kur më puth ti, nuk dua asgjë më shumë, sesa të të ndiej e të të mbaj në krahët e mi. Ta hajë dreqi, jam dashuruar kaq keq me ty, saqë ndihem sikur dikush, diku brenda meje, ka derdhur një bidon me benzinë dhe i ka vënë flakën!”
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një debutim mahnitës, ku një fëmijë misterioz u mëson dy të panjohurve se si të dashurojnë dhe të kenë përsëri besim tek të tjerët dhe te vetja. Pas humbjes së nënës dhe një beteje të vështirë me tumorin e gjirit, e vendosur të vërtetojë se peripecitë ku e përplasi jeta nuk e thyen dot, Xhoana Tilli i kthehet përditshmërisë derisa rutinën e jetës së saj të veçuar, e trazon shfaqja e beftë e një vajze këmbëzbathur e me trupin të mbuluar me të nxira. Vogëlushja e quan veten Ursa dhe pretendon se ka ardhur nga yjet, për të dëshmuar pesë mrekulli. E shqetësuar dhe me gjysmë zemre, Xhoi e lejon të qëndrojë, derisa... të zbulojë të shkuarën e saj. Si është e mundur që ajo vogëlushe lexon veprat e Shekspirit dhe i kupton ato më së miri? Përse në praninë e saj ndodhin gjëra pozitive? Teksa verës i vjen fundi dhe Ursa është në prag të dëshmisë së mrekullisë së pestë, afrohet edhe rreziku i së kaluarës së saj. Kur më në fund ai rrezik troket në derë, të gjitha sekretet e tyre më të dhimbshme datin në dritë, ndërsa fatet do t'u lihen në dorë yjeve.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Kurrë nuk më shkonte mendja se unë, një adoleshente, do të isha personalitet aq i rëndësishëm në atë planet. Më prisnin me padurim. Masat për të më mbrojtur i kishin marrë po ata, një princ alien. Kundërshtari i tim eti që kish qënë i pari i Mbretërisë së Bardhë, më kish transferuar në tokë sapo kisha lindur. Ai i kishte dhënë besën babit tim para se të lindja për arsye që të më mbronte nga mamaja ime. Prapaskena dhe intriga midis mbretërive të ndryshme dhe më në fund asgjesimi i mbretit më të keq të planetit X, i cili kishte vrarë babain tim. Shoku im i fëmijërisë, Egi, ishte Princi Alien të cilin e kisha njohur pranë këndit të lojrave në tokë. Tashmë Ai ishte aleati im si princeshë e Mbretërisë së Bardhë por edhe si Zot i Qiellit, në planetin ku isha lindur...
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Udhëtimi për në plantetin ku më prisnin nuk ishte i lehtë. Një jetë e panjohur për mua por edhe me shumë të papritura. Atje nuk jetonin njerëz por qenie që herë merrnin pamjen e njerëzve tokësorë herë qenie të padukshme, magjistar, dragonjë, fantazma, zota të qiellit, të tokës, të detrave, të dragonjve, të magjistarve etj. Një rrugë që, për mua kalonte nëpër të panjohura por që shoqëruesi im një kryemagjistar më mbronte, më këshillonte, më drejtonte por edhe më provokonte për t'ma bërë rrugën sa më të lehtë që të arrija në destinacionin e duhur. Nëse prisja me padurim të takoja nënën time Mbretëreshë nuke prisja që ftohtësia dhe armiqësia e saj të ishte më e keqja e mundshme...
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Ajo çfarë kam dashur nuk është aspak ajo që kam tani. Por jo çdo dëshirë plotësohet në këtë botë. Sidomos për një vajze adoleshente dhe jetime, si unë, që nisi një udhëtim, për në planetin tjetër, për të gjetur prindërit e saj. Nuk ka qenë aspak e lehte të udhëtosh në një rrugë për të cilën as që ke dëgjuar me parë. Ndonëse Tomi s'është gjë tjetër veçse një magjistar, ai ka qenë një ndihmë e madhe për mua, derisa...rruga ime ndryshoi. U nisa drejt makthit tim të madh. Ndonëse nuk kisha parë asnjëherë një Alien nuk më shkonte në mendje që edhe vetë isha një e tillë...
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Lordi Fluronvdekje është kthyer. Çfarë do të ndodhë tani që Zotëria i errët po bëhet sërish i fuqishëm? Një mbrëmje vere në Privet Drajv ndodh diçka e çuditshme... Harry Poteri rrezikon të përjashtohet nga shkolla!
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Harri është duke pritur në dhomën e tij një vizitë të drejtorit të shkollës, pa arritur të kuptojë arsyen e kësaj vizite.Çfarë është kaq urgjente sa profesori nuk pret deri sa ai të kthehet në shkollë? Po kushërinjtë e tij, si do ta presin Urtimorin?
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Por kur dashuroje vrasësin tënd, atëherë nuk kishe rrugëdalje. Si mund të vrapoje, si mund të luftoje, kur një veprim i tillë do ta lëndonte atë person të dashur? Nëse jeta jote ishte gjithçka mund t'i falje njeriut të dashur, si mund të mos ia falje? Po sikur ai të ishte një njeri që e doje me të vërtetë? Të biesh kokë e këmbë në dashuri me një vampir, është njëherazi edhe fantazi edhe makth, ndërthur me realitetin tejet të rrezikshëm të Bela Suanit. E tërhequr në një drejtim nga pasioni çmendurak për Eduardin, dhe në një tjetër nga lidhja e thellë me njeriun-ujk, Xhekob Bllekun, ajo ka duruar një vit të trazuar joshjeje, humbjeje dhe grindjeje për të arritur në pikën përfundimtare të kthesës. Zgjedhja e saj e afërt për t'u bashkuar me botën e errët por joshese të të pavdekshmëve ose për të vijuar një jetë krejt njerëzore është kthyer në fijen tek e cila varet fati i dy klaneve. Tanimë që bela e ka marrë vendimin e vet, një zinxhir befasues me ngjarje të padëgjuara do të copëtohet duke sjellë pasoja potencialisht shkatërruese dhe të pazbulueshme. Kur fijet e copëtuara të jetës së Belës - fillimisht të ekspozuara te Muzgu, pastaj të hapërdara dhe të shqyera te “Hëna e re” dhe “Eklipsi” - duken gati për t'u lidhur dhe thurur me njëra-tjetrën, a mund të shkatërrohen përgjithmonë? Përfundimi mahnitës dhe marrafrymës i Sagës së Muzgut, “Agimi”, hedh dritë mbi të fshehtat dhe misteret e kësaj epike magjepsëse dhe romantike, që ka mbërthyer miliona lexues.
Çmimi: 1500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania