Per shkak te situates te covid-19, do te jemi mbyllur deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to covid-19 situation, we will be closed until a second announcement.
Thanks for your understanding.

 

 

titleToAlt
Eoin Colfer ka lindur dhe është rritur në Wexford, në juglindje të Irlandës. Se si ka ndodhur që ai të shndërrohet në biografin zyrtar të Artemis Fowl-it, ende vazhdon të mbetet një mister. Colfer-i vazhdon të këmbëngulë duke thënë se ishin avokatët e Fowl-it ata që ia bënë këtë ofertë. Nga ana tjetër, Artemis Fowl-i betohet se nuk e kishte dëgjuar kurrë më parë të përmendej ky njeri, deri në ditën kur të dy emrat e tyre u shfaqën në kopertinën e biografisë së tij të paautorizuar. Flitet se disa vite më parë ata të dy janë takuar në labirintet e fshehta të Kështjellës së Dublinit. Askush nuk e di me siguri se çfarë ka ndodhur aty, nëntokë, por burime pranë Colfer-it pohojnë se, pasi u kthye nga ai takim, flokët i kishte ngjyrë gri dhe nuk i kishte mbetur asnjë dyshkë në xhepa. Gjithsesi, i pëlqen Artemisit apo jo, biografitë e shkruara nga Colfer-i kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm dhe janë ngjitur në majat e klasifikimeve në të gjithë botën dhe kanë fituar një numër të madh çmimesh. Colfer-i vazhdon të jetojë diku në Irlandë, por nuk pranon të tregojë adresën e tij të saktë, sepse nuk ka asnjë dëshirë të ndeshet përsëri me Artemisin apo truprojën e tij, Kryeshërbëtorin.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një gjeni i dytë, në moshë të re, ka zbuluar ekzistencën e Popullit; ajo është një vajzë e vogël, e cila është e vendosur ta mbërthejë njërin prej ekzemplarëve të tyre dhe më pas ta bëjë objekt të studimeve shkencore. Por nuk bëhet fjalë për një ekzemplar çfarëdo! Zbuluesja e re ka ndër mend të kapë një djall, një pjesëtar të species që i urren njerëzit më shumë se çdo gjallesë tjetër. Vetëm një magji mijëravjeçare e ndan tribunë e djajve nga raca njerëzore… dhe Artemisi nuk duhet të lejojë që kjo magji të shpërbëhet. Nëse dështon, djajtë e përgjakshëm nuk do t’i ndalë më asgjë në përmbushjen e misionit të tyre të vjetër: zhdukjen e çdo qenieje njerëzore nga sipërfaqja e planetit. Fituesi do të jetë vetëm një… dhe këtë herë ai mund të mos quhet Artemis Fowl. Asgjë nuk është e sigurt.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Krijesat e magjepsura të Popullit të Vogël kanë fshirë çdo kujtim të botës së tyre nga mendja e së vetmes qenie njerëzore që i trembeshin: gjeniut kriminal Artemis Fowl. Por tani ata kanë nevojë për ndihmën e tij… dhe sa më shpejt. Xhindja e pabesë, Opal Koboi, po planifikon shkatërrimin e botës. Për ta ndalur atë, duhet çliruar kapitenia magjistricë Shtupë nga akuzat e vrasjes, duhet të organizohet arratisja nga burgu e një xhuxhmaxhuxhi kleptoman, si dhe të fitohet aleanca e një centauri tejet të zgjuar, që nuk ka dijeni për asgjë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kush është Artemis Fowl-i? Një gjeni? Natyrisht, përderisa arrin të luajë me teknologjinë ashtu si të tjerët luajnë me ushtarët e vegjël. Një kriminel? Pa dyshim që po: prejardhja e tij nga një plejadë e vjetër dhe e shquar keqbërësish nuk është e rastësishme. Po Artemisi është mbi të gjitha njeriu që ka planifikuar grabitjen më të guximshme dhe origjinale të shekullit: ai ka mundur të shtjerë në dorë arin, që Populli i Vogël e ruan me këmbëngulje prej shumë mijëvjeçarësh. Një betejë që ngjason me një videogame të cilin vetëm një djalosh dymbëdhjetëvjeçar e me një shkallë inteligjence të barabartë me atë të një gjeniu, i pajisur me gjakftohtësinë e James Bond-it dhe me kurajën e Indiana Jones-it është në gjendje ta çojë përpara … Ky është një tekno-thriller i mahnitshëm dhe ironik, i shkruar me një dozë aspak të papërfillshme magjie të cilën ua ofron lexuesve që janë të gatshëm të ëndërrojnë për të pamundurën.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Këtë herë Artemis Fowli ka sajuar një telash vërtetë të madh! Shpikja e tij e fundit, Kubi, një minikompjuter i ndërtuar duke përdorur teknologjinë e magjepsur të rrëmbyer nga Populli, i cili është në gjendje të gjurmojë vendstrehimin e tyre të nëndheshëm, ka rënë në duart e gabuara: në duart e Xhon Spiros, një miliarder lakmitar, i gatshëm të bëjë gjithçka vetëm e vetëm që të zotërojë botën. Kubi mbrohet nga Kodi i Përjetësisë, që është i pamundur të deshifrohet, të paktën kështu mendohet… por a është e vërtetë kjo gjë? Kështu, për të mos hasur rreziqe të mëtejshme, hyn përsëri në veprim skuadra e pazakontë e përbërë nga Artemisi, gjeniu i ri kriminel, nga oficerja e palodhur karkanxholle Magjistricë Shtupa si dhe nga xhuxhmaxhuxhi i paepur kleptoman Mulkimi i Sterres. Por komandant Rrënja dhe centauri Mëzi kanë vendosur që, për hir të sigurisë së Popullit, duhet të fshihet jo vetëm programi i sofistikuar i Kubit, por edhe kujtimet e shumta e të rrezikshme që gjenden në mendjen e Artemisit…
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në librin e gjashtë, Artemis Fowl-i zbulon se e ëma është duke vdekur për shkak të një sëmundjeje ngjitëse të marrë përmes magjisë. Antidoti i vetëm është një lëng i prodhuar nga truri i një lemuri (lloj majmuni), i zhdukur tetë vite më parë nga vetë Artemisi. Nr.1 arrin të krijojë një derë kohore. Artemisi e detyron Magjistricë Shtupën të shkojë me të për të ndalur Artemisin e 8 viteve më parë. Për fat të keq, gjatë udhëtimit të tij prapa në vite, do të ndeshet me të papritura jo të këndshme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
A është me të vërtetë një gjeni i krimit Artemis Fowl-i? Cinik, i paskrupullt dhe i pajisur me një intelekt superior e të jashtëzakonshëm e megjithatë, me një pikë të dobët: dashurinë për të ëmën, e cila rreket ta dërgojë në shkollë si të ishte një fëmijë i zakonshëm. Por edhe për të atin, i cili është zhdukur në mënyrë të mistershme mes akujve të Arktikut. Pikërisht për të gjetur Fowl Plakun, të burgosur nga mafia ruse, Artemisi kërkon ndihmën e armiqve të tij të përhershëm, magjistricë Shtupës, pjesëtares së policisë karkanxhollike dhe komandantit të saj aspak të sjellshëm, Julius Rrënjës. Por edhe Popullin e kanë mbytur telashet dhe për t’i zgjidhur ato ka nevojë për ndihmën e Artemisit… Një aleancë që do t’i japë jetë një aventure të vrullshme magjike – teknologjike, të cilën e bëjnë edhe më tërheqëse aksioni, ankthi nga e papritura dhe humori i zi: sepse vetëm një aventurë e re e Artemis Fowl-it mund ta kapërcejë të kaluarën.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania