titleToAlt
Tes de Suza nuk është një jetime e zakonshme. Kur një pasanik i panjohur shfaqet në Strehën Ekërbi për të Humbur dhe të Braktisur. me pretendimin se ishte i afërmi saj, Tesi niset për një jetë të re me të. Nuk merr me vete asgjë më shumë se tarantulën e saj, Violetën dhe një pajisje të çuditshme, me të cilën e kishin lënë që foshnje. Po në vend që t'i japë përgjigje për të kaluarën e mistershme të Tesit, shpejt behet e qartë se interesi i kujdestarit të saj për të është pjesë e një plani të tmerrshëm. Këtu vihet në lojë fati i më shumë se një bote dhe i takon Tesit ta ndalë atë burrë...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kush dëshiron të jetojë për mrekulli në një shtëpi, të veshë rroba të bukura e të pastra, t’ia kalojë mirë e bukur e të shkojë për çdo ditë në shkollë? Ndoshta të gjithë, përveç djaloshit Hakëlberi Fin. Haku sillet poshtë e lart dhe në qejf të vet gjatë rrjedhës së Misisipit. Bashkë me të është edhe Xhimi, skllavi zezak që bredh me të duke shijuar jetën e lirë. Por jeta nuk është kaq e thjeshtë për dy miqtë e pandarë. Përveç aventurave dhe ndodhive qesharake e të pabesueshme, jeta u fal atyre dhe plot telashe. Janë gjithashtu edhe 300 dollarë që presin për cilindo që kap Xhimin e gjorë…
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
“Haidi” u publikua për herë të parë në vitin 1880. Është një rrëfim kasik për fëmijërinë dhe miqësinë dhe ka frymëzuar gjenerata të tëra fëmijësh në të gjithë botën.Haidi është një vajzë të cilën e ka rritur tetoja e saj, Dete, pas vdekjes së prindërve të saj. Dete e dërgon Haidin te gjyshi i saj, i cili prej vitesh jeton gati i izoluar. Në fillim ai nuk e pëlqen mbërritjen e vajzës, por me kalimin e kohës vajza e vogël arrin të hyjë në zemrën e plakut.Tre vjet më vonë, Dete do që ta marrë Haidin në Frankfurt, që të shoqërojë zonjushën invalide, Klara. Haidi kalon një vit me Klarën, por gjendja e saj shëndetësore rëndohet gjithmonë e më shumë. Për këtë arsye, mjeku i Klarës sugjeron që Haidi të kthehet në shtëpi te gjyshi i saj.Haidi dhe Klara i shkruajnë shpesh njëra-tjetrës. Doktori i rekomandon edhe Klarës që të shkojë në mal te Haidi. Klara kalon një verë të mrekullueshme me Haidin dhe bëhet më e fortë, madje ajo arrin të ngrihet në këmbë duke i mrekulluar të gjithë.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Djemtë adoleshentë - ata duket se zhduken në një botë tjetër, ku mezi komunikojnë dhe ku makinat e shpejta, alkooli dhe droga janë tundime konstante. A do të mbijetojnë për t'u bërë burra të mirë? Si mund t'i kuptojnë prindërit dhe shkolla e t'i ndihmojnë ta kapërcejnë këtë fazë të vështirë dhe të rrezikshme? Celia Lashlie ka disa nga përgjigjet. Pas shumë vitesh pune në shërbimin e burgut, ajo e di se çfarë ndodh kur djemtë bëjnë zgjedhjet e gabuara. Ajo e di, gjithashtu, çdo të thotë të jesh prind - ka rritur e vetme një djalë dhe ka pasur frikë për mbijetesën etij. Në këtë libër zbavitës, të çiltër, joabsurd, studiuesja dhe komentuesja sociale Celia Lashlie zbulon çfarë ndodh në botën e djemve, një botë krejt e ndryshme nga ajo e vajzave. Me qartësi dhe mendjemprehtësi ajo u ofron prindërve - sidomos nënave - këshilla praktike dhe inkurajuese për t'i rritur djemtë që të bëhen burra të mirë, të dashur, elokuentë.
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania