titleToAlt
Udhëtimi në Botën Magjike vazhdon: Magjistari i fuqishëm i Territ, Gelert Grindelvaldi, u kap në Nju Jork, edhe me ndihmën e Njut Skamandërit. Por, besnik ndaj kërcënimeve të veta, Grindelvaldi arrin të arratiset. Ai nis të mbledhë njerëz, pjesa më e madhe e të cilëve nuk i njohin qëllimet e vërtëta të tij: dëshiron t'ua japë pushtetin magjistarëve gjakpastër dhe të nënshtrojë gjithë krijesat jomagjike. Ai që do t'i kundërvihet planit të çmendur të Grindelvaldit, është Albus Urtimori, i gatshëm të gjejë pasues midis ish studentëve të tij. Ai thërret për ndihmë Njutin dhe grupin e tij dhe e bind të jetë krah tij sërish, pavarësisht nga rreziqet. Tashmë frontet janë përcaktuar: dashuria dhe besnikëria do të vihen sërish në provë, pa kursyer miq dhe të afërm, në një botë magjike gjithmonë e më të ndarë. Kafshët Fantastike: Krimet e Grindelvaldit është skenari i dy të i një serie prej pesë filmash të shkruar nga J. K. RowIing-u,autorja e librave bestseller të Harry Potter-it. Ngjarjet ndodhin më 1927, disa muaj pas ngjarjeve te “Kafshët Fantasttke dhe ku mund te gjenden” dhe lëvizin nga Nju Jorku në Londër, në Paris dhe kthehen në Hogouorts. Kjo histori misteri dhe magjie do të zbulojë një kapitulli të ri dhe emocionues të Botës Magjike të J. K. RowIing-ut.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Trupi i saj i puthitur pas timit ishte i ngrohtë. Flokët e saj te mjekra ime ishin të butë e të mëndafshtë. Por unë e urreja." Janë fjalët e Dantes, personazhit kryesor të këtij romani emocionues, nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme. Po mban në duar një foshnjë, për të cilën më parë nuk dinte asgjë dhe që, papritmas, e dashura e dikurshme ia lë në derë! Nëna e Dantes nuk jeton prej kohësh dhe i ati, i kujdesshëm, por i rreptë, nuk është nga ata që lë shteg për t'i ikur përgjegjësisë, kështu që Dante duhet t'i harrojë një herë për një herë, me gjithë dëftesën e tij me katër yje "A", planet e universitetit: shkollimi i lartë, karriera si gazetar, një e ardhme vezulluese fluturon e zhduket. Dante bëhet baba i vetëm, disa javë para ditëlindjes së tij të 18. Sikur të mos mjaftonte kjo, i vëllai, Adami, rrihet për vdekje nga një grup djemsh ... Malorie Blackmani ka krijuar një histori realiste për atë që ndodh në shoqëri tani. Jo një histori të sheqerosur, por thjesht siç ndodh përnjëmend. Ngjarje, me të cilat njerëzit përballen çdo ditë. Prindër adoleshentë të vetëm. Sjellje homofobike ndaj më të dobtëve. E megjithatë, ajo arrin të krijojë një histori plot shpresë, dashuri dhe humor që të bën të qash e të jesh i lumtur, së bashku me personazhet. Romani i ri dramatik i Blackmanit do t'ju shoqërojë në një udhëtim të vështirë të jetës së adoleshentëve sot...
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Armiku ka rrethuar Fairy Oak dhe fuqia e tij dita-ditës bëhet edhe më e fortë. Aleanca e lashtë midis Dritës dhe Territ lëkundet. Megjithatë, një lidhje duket e pazgjidhshme, ajo që bashkon Vaniljen dhe Pervinkën, shtrigat binjake, të njëjta sa edhe të ndryshme, Dritë dhe Terr në vogëlushet e një gjaku. Mbi këtë lidhje, Armiku do të lëshojë sëpatën e vet. A do të jetë në gjendje Pervinka t'i bëjë ballë magjisë së territ? Sepse nga kjo varet shpëtimi i Magjikëve dhe i Jomagjikëve.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Përralla shqiptare maqedonse dhe italjane
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ne 14 tregimet e novelat e kesaj permbledhjeje interesante do te takoni nje emer: detektivin belg Herkul Puaro. Ate e kerkojne te gjithe, per te zgjidhur nje situate, per te zbuluar nje krim, nje vjedhje e keshtu me radhe. Duke lexuar keto histori interesante e intriguese, do te njihni personazhe te shoqerise se larte londineze, borgjeze e mikroborgjeze, ne kryeqytet apo ne province, doktore e kameriere, vajza te bukura e aventuriere te çfaredolloji. Dhe kurdohere eshte ai: i kudondodhuri dhe i shumekerkuari Puaro. Sepse, asnje "rival" nuk e konkurron dot inteligjencen dhe logjiken e tij, per te zgjidhur nje krim. Prandaj te gjithe lexuesit magjepsen nga misteret e hetuesit belg, per kompleksitetin e zgjidhjeve, humorin dhe shkathtesine e mendjes.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Aventurat me interesante te Herkul Puarose, detektivit shtatshkurter belg, me "qelizat gri" te pagabueshme; te mis Marpellit, plakes simpatike e beqare te pasionuar pas historive te krimit; te Parker Pajnit misterioz, njeriut qe eshte ne gjendje te zgjidhe te gjitha problemet, jane perfshire ne kete permbledhje me tregime te shkurtra te Agatha Christie. Edhe ne kete vellim autorja arrin ta beje per vete lexuesin duke e befasuar me origjinalitetin e gjetjeve te saj, dhe me zgjidhjet e situatave, por ne nje nivel te tille qe kurre nuk arrin ta ngaterroje ose ta corientoje ate. Plot dymbedhjete kryevepra te plota qe e ftojne lexuesin ne nje loje te rafinuar te inteligjences, plot te papriturave tejet interesante, te kendshme per lexuesin e te gjitha moshave.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky eshte pa dyshim nje nga romanet me terheqese te Agatha Christie-s, qe te mban me frymen pezull deri ne faqen e fundit, me deshiren per te marre vesh misterin qe fshihet ne historite e familjes Ebernith, ne vdekjen e plakut Riçard dhe ne ate te Kores. Duke shfletuar librin, lexuesi do te njohe te fshehtat intime te shume te afermve e te trashegimtareve te te ndjerit Riçard Ebernith. Historite intime, pasionet, interesat, meskinitetet, urrejtjet dhe perbuzjet, perzihen me dyshimet e ngjarjeve te krimit... E gjithe historia intriguese e ketij romani eshte e gershetuar ne menyre dinamike me personalitetin e veçante te Herkul Puarose, detektivit te shquar qe e hasim ne mjaft vepra te tjera te kesaj autore. Nje roman plot ngjarje qe te mberthejne, i kompletuar me nje peme gjenealogjike, me nje testament te dyshimte dhe nje familje mbushur me vrases te mundshem. New York Times
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Deti është i trazuar dhe në plazh valeviten flamujt. Mikeli i vogël ka vrapuar shumë per t'u kthyer shpejt nga shkolla, por kur hap derën e shtëpise së tij, në stacionin e vogël të Miniera di Mares, gjen të ëmën me një valixhe të hapur. Në duar ajo mban ditarin e Mikelit, një fletore e kuqe me kopertinë të njollosur. Me sytë plot trishtim, i kërkon djalit ta mbajë ajo ditarin duke premtuar t'ia kthejë. Pastaj hipën në trenin që gati po niset. Nëna e tij nuk u kthye më. Kanë kaluar njëzet vjet. Mikeli ende jeton në shtëpinë e vogël brenda në stacionin e trenit. Në trup, uniforma e punonjësit të stacionit që dikur i përkiste të atit në sy një trishtim i thellë. I pëlqen të jetojë vetëm, në shoqërinë e sendeve të humbura që gjen në trenin e vetëm që kalon nga Miniera di Mare. Sepse sendet nuk largohen, i mbajnë premtimet, nuk të braktisin, Derisa një ditë, në të njëjtin tren që kishte marrë nënën, Mikeli rigjen, midis dy sediljeve, ditarin e vet. E ndien se atje e ka lënë e ëma, për të. Por në botë ekziston vetëm një person që mund ta ndihmojë: Elena, një vajzë plot hare dhe dashuri për jetën, e paparashikueshme si vetë jeta, që e shtyn t'i hipë atij treni dhe të shkojë të kërkojë të vërtetën. Dhe, ndoshta, edhe ilaçin për zemrën e tij të humbur. Kjo është historia e një djali që ka harruar ç'do të thotë të të duan. Është historia e një vajze që ka bërë një ujdi me lumturinë, pavarësisht prej dhimbjes që mund të provojë. Është historia e dy shpirtrave që mbushin njëri-ljetrin, për të përballuar jetën, pa u dorëzuar kurrë. Salvatore Basile na dhuron një përrallë plot magji dhe emocion. Një histori e paharrueshme, që do të vizatojë një buzëqeshje në zemrat tona.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Askush nuk mund ta merrte me mend urrejtjen që ndieja për Sefi Hadlejn dhe gjithë Krosët e tjerë. Por mbi të gjitha për Sefi Hadlejn. Çdo gjë zuri fill me të dhe tim villa. E kështu ka për të mbaruar. Kallumi nuk ishte më. Sefi do të paguante deri më një. Shkatërrimi i saj ishte misioni dhe motivi i jetes sime. Ambicia ime e gjithefuqishme dhe e pandalshme. KUR E VËRTETA DHE E DREJTA NUK JANE MË ÇËSHTJE TË BARDHËSH DHE TË ZINJSH... Ku ka pasur dashuri, tani ka urrejtje. Dy familje janë shkatërruar nga shoqëria e ndarë dhe e dhunshme, në të cilën jetojnë. Sefi është një vajzë Kros, me ngjyrë, në një shoqëri të sunduar nga zezakët, që i trajtojnë qerosët, të bardhët, si qytetarë të dorës së dytë. Xhudi është Kros, vëllai i Kallumit, babai i bijës së sapolindur të Sefit. Pikëllimi për Kallumin e ha përbrenda Xhudin, që fajëson Sefin për humbjet e tmerrshme që ka pësuar familja e tij. Dhe është i vendosur ta detyrojë Sefi Hadlejn, edhe një herë, të mbajë njërën anë dhe të shkatërrojë jetën e saj, pikërisht ashtu siç ajo e shkatërroi të tijën. Tani Xhudi jeton në teh të thikës. Votuar si një nga librat më të dashur në Britaninë e Madhe, seria E BARDHA DHE E ZEZA e Malorie Blackmanit është një vepër klasike dhe vërtet moderne për të rinjtë.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Libri ‘’Në lojë me djallin’’ të fut në një bote, ku vërtitesh rreth sfidave marramendëse të varësive, nëpër të cilat jetonte një grup i pandarë shokësh. Në faqet e tij gjen njëherësh dhembshuri, humor e trishtim. Historia e tyre ka prekur thellë, por rimëkëmbja dhe përpjekja për të mbijetuar është një mundësi reale dhe ky libër do t'ju mbushë me shpresë." Joanne Peterson
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
XHUMII ZI Është dimër në Baliko, fshati është i mbuluar me borë dhe Krishtlindja po afrohet. Banorët përballen me acarin që ka mbërthyer luginën dhe Olga i ngroh ata me tregimet e veta. Ka gati një histori të re, që del nga zbrazëtia që ka lënë pylli i rrafshuar me drunj të prerë. Kjo zbrazëti i sjell ndër mend Xhumin, i cili i kujtohet edhe Valdit, qenit të saj besnik. Xhumi i zi ecën duke u zvarritur, i avashtë dhe i qullët, si një kërmill. Kur humbasim dike apo diçka të dashur, Xhumi bëhet i gjallë. Për Xhumin ka shumë tregime, të cilat të bëjnë të rrudhësh hundën e ballin, dhe të gjitha historitë e rrëfyera nga Olga, janë një dhuratë që ajo ua jep atyre që kanë nevojë. Sepse tregimet e saj të ngushëllojnë, të lehtësojnë, të ruajnë dhe sidomos, të bëjnë të qeshësh e të largojnë trishtimin. Pas librit Olga prej letre. Udhëtimi i jashtëzakonshëm, kthehet sërish jeta e fshatit të Balikos me një histori që përmban shumë të tjera brenda, si në lojën e kutive kineze, si në një farmaci të një tjetër kohe plot me sirtarë të hapur per të nxjerrë jashtë ilaçin e duhur për secilin prej nesh.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Vëllimi i katërt i Harri Poterit na ka lënë me zemër të ngrirë: Lordi Fluronvdekje është kthyer. Çfarë do të ndodhë tani që Zotëria i Errët po bëhet sërish i plotfuqishëm? Sa vdekje dhe shkatërrime do të mbjellë, duke u përpjekur të shtrijë pushtetin e tij mbi gjithë botën? Këto janë pyetjet, që e mundojnë Harri Poterin gjatë verës, në shtëpinë e të afërmve të tij babanacë, larg nga bota magjike së cilës i përket. Edhe ai ka ndryshuar. Tashmë pesëmbëdhjetëvjeçar do ta takojmë të përpirë nga zhgënjimi, zemërimi, ankthi dhe rebelimi, tipike për moshën e tij. Në një nga librat më të mirëpritur në historinë e letërsisë, J. K. Rowling nuk resht së na befasuari. Duke endur një tjetër dramë të mrekullueshme, kësaj here arrin t’u japë jetë shqetësimeve të adoleshencës, duke e pasuruar gjithësinë e saj tashmë të mrekullueshme me krijesa dhe personazhe të reja të paharrueshme. Hapni sytë dhe jini të kujdesshëm ndaj marrëzisë së pushtetit dhe atij që e përdor për të luftuar talentin, guximin, fantazinë dhe alternativën, na flet ajo përmes librit të vet të pestë.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
“Unë nuk e kërkoj belanë,- mërmërit Harri prishaqejfas.- Zakonisht është belaja, që vjen e më gjen”. Kështu u thotë Harri Poteri, nxënësi i Shkollës së Magjisë dhe Shtrigërisë në Hoguorts, shokëve të tij. Vërtet jeta e Harrit është në rrezik: një vrasës i rrezikshëm është arratisur nga burgu i frikshëm i Azkabanit dhe po e ndjek pas, i vendosur ta vrasë. Ndoshta kësaj radhe as shkolla magjike dhe as shokët e tij më të ngushtë nuk mund ta ndihmojnë dot. Në një skenë emocionesh të thella, mes hartash të magjepsura dhe Hipogrifësh agresivë, hallash fluturuese dhe librash që kafshojnë, Harri Poteri e çon lexuesin në kapitullin e tretë të aventurave të tij të jashtëzakonshme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Erdhi më në fund edhe edhe në shqip, Harry Potter, autorja e së cilës historinë e tetë e shkroi pas 19 vjetësh. Dhe sigurisht, Ky është i fundit, pasi fantazia e autores është ndalur me kaq në këtë personazh që ka pushtuar zemrat e qindra milionë fëmijëve dhe lexuesve. Kësaj radhe, historia e tetë titullohet Harry Potter dhe fëmija i mallkuar”, ku personazhet dhe ngjarjet nuk vijnë në prozë por si dramë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një histori e bukur dashurie, një mikrokozmos me jetë të rinjsh që kërkojnë të ecin "tre metra mbi qiell”. Një roman i jetës së përditshme, një pikturë dinamike e jetës së adoleshenteve ende të pasigurt në vete....
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Romani i mëparshëm “Tre metra mbi qiell”, ishte mbyllur me një pyetje të Stepit: "A do të kthehem dot më aty, ku jetojnë vetëm të dashuruarit, tre metra mbi qiell?". Pas dy vjetësh në Nju Jork, Stepi kthehet në Romë. A duhet të përpiqet t’i kthehet një historie dashurie që ishte kaq e bukur dhe e rëndësishme? Apo duhet mbyllur përgjithmonë sepse është e pamundur të rigjesh atë magji të vjetër?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Karolina. Një vajzë dhe gjithë bota e saj... marrëdhëniet me prindërit, problemet në shtëpi, eksperiencat e para, ëndrrat e para si vajzë e rritur, paratë që nuk mjaftojnë kurrë. Por ajo është e fortë, gazmore dhe plot fantazi. Pastaj kur je katërmbëdhjetë vjeç, çdo gjë ndryshon me shpejtësi....dhe një ëndërr realizohet!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Aleksi, 37-vjeçar para pak është ndarë nga e dashura pa ndonjë arsye të vërtetë. Rreth tij rrotullohet një botë e ndërlikuar dhe zbavitëse: prindërit, motrat e martuara dhe me fëmijë e pastaj tre shokët. Niki është një vajzë e bukur, e këndshme dhe inteligjente. Por ka një detaj:është 17 vjeç, njëzet vjet më e vogël se Aleksi. Pas takimit të atij mëngjesi asgjë nuk është më si më parë....
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Servantesi e shkroi “Don Kishotin” me qëllimin që të diskreditonte librat e kalorësisë. Vepra e tij ishte revolucionare, e për të diskretituar librat e kalorësisë duhet të diskreditonte Periudhën e Mesjetës dhe të gjitha përrallat e saj. Për këtë qëllim, Servantesi zgjodhi si heronj dy nga tipat më reaksionarë dhe medievalë: Don Kishotin e Mançës, sojliun e fandaksur të katundit dhe laron, sejmenlinë dhe fshatarin e varfër e të paditur Sanço Pançën. Këta të dy marrin përsipër që të ringjallin periudhën e kalorësve, domethënë ta kthejnë Spanjën e botën 300 vjet prapa.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Lordi Fluronvdekje është kthyer. Çfarë do të ndodhë tani që Zotëria i errët po bëhet sërish i fuqishëm? Një mbrëmje vere në Privet Drajv ndodh diçka e çuditshme... Harry Poteri rrezikon të përjashtohet nga shkolla!
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
“Unë hapem kur mbyllem”: një nga enigmat e shumta që Urtimorti, me të cilin Harri Poteri duhet të përballet në librin e shtatë dhe të fundit të serisë. Personazhet që kujtonim se u kishim shkuar deri në thelb, zbulojnë të fshehta të thella.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Një libër nga Odhise Grillo, “Historia e Skënderbeut (versioni për fëmijë dhe të rinj)”, trajton sipas ngjarjeve kronologjike: Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës malazeze Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405, u morr peng nga pushtuesit turq që në moshë të mitur dhe u dërgua në oborrin e sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (icogllanëve) që përgatiste komandantë e nënpunës. Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej. Ai nuk e harroi kurrë Atdheun e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Për mëse 12 vjet (1426-1438) ishte në Shqipëri. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare. Megjithatë Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer përfundimisht në Shqipëri, deri në vitin kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Harri është duke pritur në dhomën e tij një vizitë të drejtorit të shkollës, pa arritur të kuptojë arsyen e kësaj vizite.Çfarë është kaq urgjente sa profesori nuk pret deri sa ai të kthehet në shkollë? Po kushërinjtë e tij, si do ta presin Urtimorin?
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Banorët e Litëll Hengëlltaunit e quanin edhe sot e kësaj dite Shtëpia e Ridëllve, edhe pse kushte kushedi sa vjet që familja nuk banonte aty. Të gjithë hengëlltaunasit mendonin se shtëpia e vjetër ndillte ters. Pesëdhjetë vjet më parë aty kishte ndodhur diçka e çuditshme dhe e llahtarshme...Në turneun e kupës së tri magjistarëve, Harrit i duhet të luftojë kundër dragonjve, kundër kafshëve të ujit dhe më në fund të bie në duart e Fluronvdekjes.
Çmimi: 1250 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania