Narnia... atje ku zgjohet një dragua... ku yjet çapiten mbi tokë... ku gjithçka mund të ndodhë. Një mbret dhe bashkudhëtarët e tij nisin një lundrim që do t'i çojë përtej tokave të njohura. Teksa lundrojnë gjithnjë e më larg cakut të njohur deri tani të ujërave, ata zbulojnë se kërkimi i tyre është më shumë nga ç'kanë perfytyruar dhe se fundi i botës është veçse fillimi...
- Po Eustaku, nuk do të kthehet më kurrë këtu? - e pyeti Lusi. - Bija imë, - iu përgjigj Asllani, - vërtet duhet ta dish këtë? Eja, se do të hap portën e qiellit. Atëherë, brenda një çasti, u hoq muri i kaltër (sikur griset një perde) dhe një dritë tmerrësisht e bardhë u duk nga prapa qiellit, pastaj ata ndjenë prekjen e krifes së Asllanit dhe puthjen e Luanit mbi ballë e më pas e panë veten në dhomën e gjumit, nga ana e prapme, në shtëpinë e teze Albertës, në Kembrixh.
Çmimi:
600 Lekë