titleToAlt
E vërteta gjendet diku atje jashtë... Por, sa larg do të guxojë të kërcejë Xheku për ta gjetur? Alergjia e Xhekut ndaj dritës së diellit e detyron atë të mos dalë nga hija, e njëkohësisht të jetë i vetmuar dhe nën rrezikun e djegieve të rënda të lëkurës sa herë që përballet me dritën. Kapërcimi i hijeve mbi majat e çative në muzg e bën të ndihet i gjallë dhe i lirë. Por, gjendja e Xhekut papritur është bërë më keq se kurrë dhe vetëm babai i tij shkencëtar, që nuk dihet se ku ndodhet, mund ta shpëtojë. Ndërkohë që Xheku dhe mikesha e tij e re, Beti, nisin të rrëmojnë e hetojnë në të kaluarën e babait të tij për ndonjë gjurmë, as që u shkon nëpër mend se çfarë do të zbulojnë. Kudo shkojnë ndeshen me thashetheme tronditëse e sekrete të errëta. Xheku është trim kur rri mbi çati, por a mund ta gjejë ai guximin që të përballet me të vërtetën?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Nju-Jork, 1903: në qytetin e shanseve të mëdha, ku zbarkojnë dymbëdhjetë mijë të huaj çdo ditë, ku italianët shihen si kriminelë dhe të prapambetur, mbërrijnë prej fshatit Tufo të Minturnos, një provincë e Kazertës, Diamanti dhe Vita, dy fëmijë, dymbëdhjetë e nëntë vjeç. Ai i heshtur, krenar dhe trim. Ajo instiktive, xheloze dhe e aftë të zhvendosë objektet vetëm me shikim. Në një pension të mbrapshtë në Prince Street, në lagjen mjerane të italianëve në periferi të qytetit, i pret Anjeloja, babai i Vitës, bashkë me gruan me të cilën bashkëjeton, Lenën, si dhe Rokoja, Xheremia, Coca-Cola, e mbi të gjitha, Amerika. Mes urisë, peripecive, kërcënimeve të Dorës së Zezë e të një babai të dhunshëm, dy fëmijët të lidhur fort pas njëri-tjetrit nga një pasion i hershëm dhe i parakohshëm, zbulojnë së bashku vdekjen dhe alfabetin, ngasjet, seksin, dashurinë, tradhtinë dhe besnikërinë. Në dhjetë vjet, Diamanti, gjithnjë në pritje të një fati më të mirë, do të punojë si gazetashitës, mbledhës plehrash, çirak në një agjenci funeralesh, ujësjellës në hekurudha, mbajtës veglash në një shoqëri prodhimi filmash me kauboj; Vita do të sajojë lule artificiale, do të bëhet hajdute, rrugaçe, kuzhiniere, e dashura e një banditi, shitëse puthjesh, fjalësh e shtëpish të paqena – të dy fort të bindur se do të gjejnë lumturinë e njohur me ligj, si një e drejtë që u takon sipas Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por ëndrrat e tyre të brishta nuk është e thënë të realizohen, së paku, jo në Nju-Jork dhe jo për të dy së bashku. Dyzet vjet më pas, më 1944, biri amerikan i Vitës shkon në Itali të luftojë në Frontin e Jugut me Ushtrinë Amerikane, pikërisht pranë lumit Guariliano të fshatit Tufo, dhe të kërkojë njeriun që mund të kishte qenë i ati i tij. Aventuresk e mahnitës si roman, por “Vita” nuk është vetëm roman. Dy fëmijët kanë ekzistuar vërtet, ashtu si dhe pensioni dhe personazhet e kësaj historie marramendëse. Shkrimtarja, Melania G. Mazzucco, për ta shkruar ka kërkuar rrënjët e historisë së familjes së saj duke u bazuar në rrëfimet e të atit dhe të xhaxhait të verbër; ka gjetur dokumente dhe të dhëna në gazetat e kohës, në letërkëmbimet private, në arkivat e policisë së Bruklinit, në listat e udhëtarëve të anijeve, në dosjet e Shoqërive Amerikane të Hekurudhave.
Çmimi: 1050 Lekë
titleToAlt
Ç’do të bënit me një milion stërlina? Do të blinit një mijë pica? Do t’i jepnit për bamirësi? Do të luanit Cash Jenga? Kur një çantë e mbushur dengëza me para u bie nga qielli, Damiani dhe Antoni bëhen të pasur papritur. Madje tepër të pasur. Befas djemtë mund të blejnë gjithçka që duan. U kanë rënë në duar miliona - por vetëm shtatëmbëdhjetë ditë për t’i prishur!
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Fillimisht Veronica Roth nisi ta shkruante Divergjenten nga perspektiva e Tobias Itënit, një djalë nga Vetëmohuesit, që përjetonte tensione të forta me të atin dhe që donte të çlirohej nga grupimi i tij. Pas tridhjetë faqesh, ngeci, sepse rrëfimtari nuk i dukej i përshtatshëm për historinë që donte të tregonte. Katër vjet më vonë, iu kthye përsëri kësaj historie, gjeti personazhin e duhur, një vajzë nga Vetëmohuesit, që dëshironte të njihte veten. Por, Tobiasi nuk u zhduk kurrë, ai hyri në histori si Katra, trajneri, shoku, i dashuri i Trisit. Ai ka qenë gjithmonë një personazh që ajo ka dashur ta eksplorojë më tepër, për shkak të mënyrës sesi shfaqej në çdo faqe të librit. Më së shumti është një personazh i fuqishëm për shkak të mënyrës me të cilën i kapërcen kundërshtitë madje, në disa raste, del edhe më i fortë prej tyre.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
NJË ZGJEDHJE MUND TË TA SHNDËRROJË JETËN Në Çikagon e frikshme të Beatris Rajërit, shoqëria është ndarë në pesë grupime të ndryshme, çdonjëri nga të cilët kultivon një virtyt të veçantë: Zemërdëlirët (të ndershmit), Vetëmohuesit (altruistët), Sypatremburit (guximtarët), Miqësorët (paqedashësit) dhe Eruditët (të diturit). Në një ditë të përcaktuar të çdo viti, të gjithë gjashtëmbëdhjetëvjeçarët duhet të zgjedhin grupin të cilit do t'i përkushtohen gjatë gjithë pjesën tjetër të jetës. Për Beatrisin, vendimi luhatej më dysh: ose të qëndronte me familjen, ose të bëhej ajo që donte të ishte; nuk mund t'i kishte të dyja bashkë. Kështu që bëri një zgjedhje, e cila i habiti të gjithë, madje edhe veten e saj. Gjatë stërvitjes së rëndë që pasoi, Beatrisi ia ndërroi emrin vetes në Tris dhe u përpoq të zbulonte se kush ishin shokët e saj të rinj dhe ç'vend zinte në jetën e re që zgjodhi romanca me një djalë herë magjepsës e herë të frikshëm, që e njohu atje. Por Trisi kishte edhe një të fshehtë të madhe, që e mbante larg të gjithëve, sepse e paralajmëruan që ajo mund t'i sillte vdekjen. Ndërkohë që zbulon një konflikt të madh, i cili kërcënon përmbysjen e shoqërisë së përsosur, siç e kishte njohur ajo, mëson njëherësh se kjo e fshehtë mund ta ndihmojë për të shpëtuar njerëzit e dashur... ose për ta shkatërruar përfundimisht. Veronica Roth shfaqet në skenën e letërsisë me librin e parë të serisë DIVERGJENTJA, një vepër fantastike e mbushur me vendime drithëruese, tradhti që të thyejnë zemrën, rrjedhime të paparashikueshme dhe romanca të papritura. VERONICA ROTH është diplomuar në Northwestern University për letërsi krijuese. Kur ishte studente, në vend që të merrej me detyrat e shtëpisë, shpeshherë shkruante pjesë, që më pas do të përbënin librin DIVERGJENTJA. Kjo zgjedhje e shndërroi. Sot ajo është shkrimtare me kohë të plotë. Zonjusha Roth jeton në Çikago. DIVERGJENTJA është romani i saj i parë. NJË ZGJEDHJE NJË ZGJEDHJE VENDOS PËR MIQTË NJË ZGJEDHJE PËRCAKTON BESIMIN NJË ZGJEDHJE PËRCAKTON BESNIKËRINË - PËRGJITHMONË NJË ZGJEDHJE MUND TË TË SHNDËRROJË "Një libër tërheqës, i magjishëm" James Dashner Autori bestseller sipas New York Times-it, librit Vrapuesi i labirintit
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Apofisi është i lashtë sa gjithësia dhe vetëm një armiku i trembet: Rasë. Mund edhe të mos ia dilja mbanë ta riktheja Ranë, por instinkti më thoshte se ishte mundësia e vetme. Dhe, që ta them troç, fakti që të gjithë më thoshin pareshtur se po gaboja - Basti, Horusi, madje edhe Sejdi - ma mbushte edhe më shumë mendjen se isha në rrugë të mbarë. E pranoj, jam kokë më vete unë! Autor i suksesshëm për fëmijë dhe të rritur, është vlerësuar me çmimet më të rëndësishme të gjinisë mystery. Pasi punoi si mësues anglishteje për pesëmbëdhjetë vjet, iu kushtua me kohë të plotë të shkruarit dhe jeton në San Antonio, Teksas, me të shoqen dhe dy fëmijët. Qëkur Zotat e Egjiptit të Lashtë u këshuan në botën modern, Karter Keini dhe e motra, Sejdi, janë në telashe. Si pasardhës të Shtëpisë së jetës, keinët kanë fuqi magjike, por zotat dinakë nuk iu lane kohë që t’I praktikonin ato në shkollën për trajnimin e magjistarëve të rinj, në Bruklin. Ndërkaq, Apofisi, gjarpri gjigant, armiku i tyre, po çlirohet nga forcat e të keqes. Nëse ata nuk arrijnë ta ndalojnë, brenda disa ditësh bota do të zhduket. Me fjalë të tjera, kjo mund të quhet një javë e zakonshme për familjen Kein. Shpresa e vetme për shpëtim është të ringjallin Ranë, zotën më të lashtë dhe më të fuqishme të egjiptianëve. Sipas mitologjisë, Raja, nën kanosjen e Apofisit dhe Isidës, ia lë fronin e zjarrtë Osiridit, dhe bie në një gjumë të përjetshëm. Që të mos zgjohet, e ka ndarë në tri pjesë Librin e Rasë, një papirus antik, që përmban sekretet dhe formulat magjike për ta zgjuar.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
SHOQËRIA E MBËSHTETUR TE GRUPIMET ku besonte dikur Tris Prajëri po shpërbëhet... e thyer nga dhuna dhe betejat për pushtet, e gërryer nga humbjet e tradhtitë. Prandaj, kur i vjen mundësia për të eksploruar botën përtej kufijve që njihte deri atëherë, Trisi ishte gati. Ndoshta përtej gardhit, ajo dhe Tobiasi do të gjenin një jetë më të thjeshtë së bashku, pa gënjeshtrat e ngatërruara, besnikërinë e vështirë dhe kujtimet e dhimbshme. Por realiteti i ri i Trisit është edhe më alarmues se ai që la pas. Zbulimet e dikurshme tani i duken të pakuptimta. Të vërteta të reja e shpërthyese u ndryshojnë zemrën njerëzve që do. Edhe kësaj here, Trisi duhet të luftojë për të kuptuar natyrën e ngatërruar njerëzore - dhe të vetes së saj - ndërkohë që përballet me zgjedhje të pamundura që i vënë në provë guximin, besnikërinë, sakrificën dhe dashurinë. I treguar nga një perspektivë e dyzuar, libri Besnikja i autores më të shitur sipas New York Times-it, Veronika Roth, përmbyll në mënyrë të fuqishme serinë “Divergjentja” duke zbuluar të fshehtat e botës imagjinare që tërhoqi miliona lexues me librat “Divergjentja” dhe “Kryengritësja”.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Suksesi i parë i vërtetë i autorit, qe “Mendimet e kota të një dembelhaneje” dhe mbas tij doli vepra që e bëri të njohur: “Tre veta në një barkë”. Këto vepra nuk u vlerësuan nga kritika, përkundrazi, por lexuesit i përlanë. Libri “Tre veta në një barkë” u botuan në miliona kopje dhe u përkthye madje edhe në rusisht, ndërsa në Gjermani u përdor si tekst shkollor. Zherom Zherom mbahet si një nga shkrimtarët humoristë më të mëdhenj anglezë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Njihu me gjyshen e Benit. Ajo i ngjan shumë gjyshes së librit tënd: Ka flokë të bardhë. Ka dhëmbë të rremë. Mban shami letre të përdorura te mënga dhe është hajdute ndërkombëtare bizhuterish! Në këtë libër perlë, Walliams ndërthur komedinë e vërtetë me një mesazh emocional. Të gjithë ata që mendojnë se gjyshet nuk dinë gjë tjetër, veç të vishen me të zeza dhe të luajnë letra, do të gajasen së qeshuri. Jashtëzakonisht dëfryese, histori komike, prekëse dhe ndonjëherë e trishtueshme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një rrëfenjë argëtuese që të bën për të qeshur, origjinale e që të fut në mendime. Kloeja është vajza më e vetmuar në botë. Ndodh të takohet me zotni Qelbashin, endacakun e qytetit. Po, ai vjen ca erë, por është i vetmi njeri që tregohet i mirë me të. Dhe, kur zotni Qelbashit i nevojitet një vend për t'u strehuar, ajo e fsheh te baraka e kopshtit! Kloeja mëson se ka sekrete që të çojnë në fatkeqësi. Dhe, kur flitet për sekrete, për zotni Qelbashin ka shumë më tepër nga ç'nuhat hunda.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“Eldest”, libri i dytë i autorit Christofer Paolini është vazhdimi i historisë së Eragon dhe aventurave të tij. Një libër që konsiderohet një nga sukseset më të mëdha editoriale të dekadës së fundit, i përkthyer në të gjithë gjuhët e botës, një ndër romanet e letërsisë fantastike më të lexuar gjatë viteve të fundit.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Eragon së bashku me dragoin e tij, Safirën, sapo ia kanë dalë mbanë të shpëtojnë shtetin e rebelëve nga shkatërrimi prej forcave të mbretit Galbatriks, sundimtarit mizor së Perandorisë. Tani Eragonit i duhet të shkojë në Elesmera, në vendin e elfëve, ku duhet të vazhdojë stërvitjen e tij me artin e magjisë dhe të mjeshtërisë së përdorimit të shpatës. Kështu nis një udhëtim me aventura, ku ka zënë pritë në çdo kthesë kaosi dhe tradhtia. Ndërkohë, kushëriri i tij, Roani ka nisur një betejë të re, e cila i sjell Eragonit një rrezik të ri më të madh.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Pas vdekjes së nënës, Karteri u detyrua t'i shkojë pas anembanë botës të atit, Juliusit (egjiptolog), dhe të jetojë i ndarë nga motra Sejdi. Familja Kein mund të kalojë së bashku vetëm dy ditë në vit, dhe në një prej këtyre ditëve Juliusi vendos t'i çojë fëmijët në Muzeun Britanik. Por diçka nuk shkoi mbarë. Juliusi thirri një figurë misterioze. Sa çel e mbyll sytë, ndodhi një shpërthim i fuqishem dhe burri u zhduk. Karteri dhe Sejdi u gjendën përpara një të vërtete të beftë dhe tronditëse: zotat e Egjiptit të Lashtë po zgjohen dhe më i keqi ndër të gjithë, Seti, bluan në mendje një plan të frikshëm kaosi dhe shkatërrimi të mbarë planetit. Për të shpëtuar të atin, vëlla e motër nisin një udhëtim të ethshëm midis Londrës, Kajros, Parisit dhe Shteteve të Bashkuara, që do t'i çojë drejt të vërtetës rreth familjes së tyre dhe lidhjeve të saj me Shtëpinë e Jetës, një shoqëri e fshehtë që nga koha e faraonëve. Përherë e më shumë të çmeritur, përherë e më shumë të përfshirë, përherë e më shumë të zhytur në rrezik, do të zbulojnë që shpesh dukja të gënjen....
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Ajo do të dukej e çuditshme edhe në fytyrën e një vajze njëmbëdhjetëvjeçare, kurse Sara Kru ishte vetëm shtatë vjeçe. Puna është se Sara nuk ngjante me fëmijët e tjerë. Ajo gjithnjë mendonte dhe ëndërronte për diçka të pazakontë dhe gjithmonë, për sa kohë e mbante mend veten, interesohej për të rriturit dhe jetën e tyre. Asaj i dukej sikur Jetonte në këtë botë prej shumë, shumë vjetësh.
Çmimi: 500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania