Blije këtë produkt
500 Lekë

Libër i Kaltër ( Botuar nga: Muzgu në 2019 )


Mark Simoni: Valentina e ka vokacion egzistencial poezinë. Asaj i vjen si një jehonë e vetëdijes dhe ndërgjegjes së brendshme, dhe aty, në laboratorin e saj krijues, frymëzimi kthehet menjëherë në artin e vargut. Pikërisht kjo gjendje është garanti më i sigurtë i një letërsie të bukur, fine, elegante, delikate, si vetë fryma, ashtu siç është njëkohësisht dhe një furtunë revolte, zjarmi gjendjesh, zë i lartë qielli. Ky libër ka dinjitetin e vet që të rri me krenari në rreshtin e librave të mirë, me subjekte, imazhe, tema sa interesante aq dhe të veçanta. Simon Vrusho: Kur po lexoja E-maili-in e Valit për librin e saj të fundit me poezi, syri, në vend që ta lexonte si titull togfjalëshin "Libri i katërt", e lexoi "Libri i kaltër". Dhe ky titull, si një mirazh ofronte kaltërsi, kthjelltësi, një parandjenjë që shpalosej bashkë me leximin e poezive, ku shpaloset jeta, përjetime poetike, përjetime ritmike ku pulson fjala, detaji, metafora, paralelizmi dhe, siç dihet, ku ka pulsim, ka jetë... Naunka Lengu: Një vellim I ri poetik. Një sukses ri për poeten Valentina Aliaj Skënderaj, me librin e saj të kater me poezi. Jeta për poeten ështe vetëm dashuri, për çdo gje të bukur, e të brishtë. Ajo e përjeton me ndjeshmëri e finesë femërore, çdo gjë të bukur dhe fisnike për nënën, fëmijet dhe babanë që jeton me të, në kujtime të ëmbla.

Çmimi: 500 Lekë
Blije këtë produkt
500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Muzgu (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 276 26 1
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 160
  • Përmasat e librit: 137 x 208 x 14 mm

Njihu me Autorin

Valentina (Aliaj) Skënderaj -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania