Blije këtë produkt
800 Lekë

Lexim bashkëkohor i klasikëve të sociologjisë ( Botuar nga: UETPRESS në 2018 )


Në këtë libër janë pasqyruar disa refleksione mbi pikëpamjet kryesore të disa prej themeluesve, lëvruesve dhe protagonistëve bashkëkohorë të sociologjisë. Të paraprira nga një përshkrim i shkurtër i objektit të sociologjisë, si edhe i teorive sociologjike bashkëkohore. Këta autorë, të cilët ne i quajmë me të drejtë klasikë të sociologjisë, ndoshta mund të mos përbëjnë detyrimisht përfaqësuesit kryesorë të mendimit sociologjik. As pikëpamjet mbi të cilat janë ndërtuar refleksionet tona, mund të mos jenë me përpikmëri pikëpamjet e tyre më përfaqësuese. Kriteri mbi të cilin ramë dakord para se të fillonim të shkruanim këtë libër, ishte përzgjedhja e teorive apo ideve të disa prej përfaqësuesve të mendimit sociologjik, të cilat mund të kenë një tingëllim sadopak aktual. Një pjesë e autorëve të përzgjedhur, sidomos ata bashkëkohorë, vijnë me kontributet e tyre nga shkenca simotra të sociologjisë, kryesisht nga shkencat politike. Kemi vendosur t'i përfshijmë në këtë botim, duke u nisur nga fakti se vepra e tyre i ka kapërcyer kufijtë e shkencës së tyre dhe analizat të cilave u referohemi kanë jo vetëm një tingëllim aktual, por edhe sociologjik.

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: UETPRESS (2018)
  • Botuar në: 2018
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-236-59-3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 262
  • Përmasat e librit: 165 x 235 x 20 mm

Njihu me Autorin

Kosta Barjaba -

Joniada Barjaba -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania