Blije këtë produkt
1000 Lekë

Letra e harruar ( Botuar nga: Botime Pegi në 2016 )

Autori:  Nina George
Përkthyesi:  Sabina Dhrimo

Në një barkë në brigjet e Senës, gjendet një librari lundruese fare e veçantë,nme emrin “Farmacia Letrare”, një vend kulture, ku librat nuk janë thjeshtnpër lexim. Zhan Perduja, librashitësi i saj, mendon se çdo libër është balsamnpër shpirtin dhe çdokujt që hyn në librarinë e tij, si një shërues i mirë, i jepnlibrin e duhur për çdo vështirësi në jetë. I vetmi njeri që, me sa duket, nuk po gjen shërim përmes letërsisë është ai vetë: prej njëzet e një vjetësh, ainjeton me kujtimin e së dashurës së tij Manonit, e cila ishte zhdukur një ditënkrejt papritur duke i lënë vetëm një letër. Atë letër, Zhani “e harroi” mendashje, sepse ai e kishte dashuruar Manonin me gjithë shpirt, duke lënënveten krejtësisht pas dore e duke iu përkushtuar dashurisë së tyre sublime. Ai nuk pranon ta lexojë letrën, e di që Manoni ka zgjedhur lumturinë nënkrahët e të shoqit dhe për të fillon një jetë pa dashuri, i mbërthyer në njënbotë të trishtë, ku mendon vazhdimisht për të. Por një ditë, falë Katerinës,nletra do të dalë përsëri në skenë, pas 20 vjetësh, e paprekur dhe, më së fundin Zhani zbulon që Manoni ka ikur prej tij jo se nuk e donte më, por për shkakntë një problemi të rëndë shëndetësor. Ky zbulim rastësor e i dhimbshëm për të dashurën e tij, do ta shtyjë të lërë brigjet e Senës dhe të ndërmarrë një lundrim nëpër lumenjtë e Provansës së bukur, një udhëtim i mbushur me ngjyra, aroma e shije të paharrueshme. Me të do të bashkohet Maksi, një shkrimtar i ri e i famshëm në kërkim tëndëshpëruar të frymëzimit, si dhe Salvatore Vitale, një italian ëndërrimtar ensimpatik, i dashuruar pas kuzhinës dhe sekreteve që fsheh ky art. Të gjithë janë në kërkim të recetës vetjake të lumturisë dhe të shërimit të shpirtitnpërmes librave. Një nga librat më të shitur në mbarë botën, i mbushur me aventura dhe ngrohtësi. Është një himn i mrekullueshëm për librat si dhuratë mençurie e shpëtimi, për ndjenjat e humbura e të gjetura sërish, për shpirtrat e trazuar, dhe për shpresën, ajo që do të mbushë shpirtrat e dorëzuar të secilit prej nesh. Një libër që ju drejtohet të dashuruarve, zemrave të thyera, si dhe librarëvensi shëruesit e shpirtit nëpërmjet leximit.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botime Pegi (2016)
  • Botuar në: 2016
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-10: 978-9928-200-47-1
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 396
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 25 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania