Blije këtë produkt
700 Lekë

Letra dashurie të burrave të mëdhenj ( Botuar nga: Dudaj në 2012 )

Autori:  Elona Varfi

Franz Kafka për Milena Jesenskan: "Një natë më parë ëndërrova për ju. Çfarë ndodhi me hollësi, mezi e kujtoj, por gjithçka di, është se po shkriheshim te njëri - tjetri. Unë isha ju, kurse ju ishit unë. Së fundmi, ju morët flakë. Por, përsëri, transformimi fizik filloi dhe shkoi aq larg, sa ju nuk ishit më aty. Në vendin tuaj, në zjarr isha unë dhe po përpiqesha ta shuaja atë me pallto." Napoleon Bonaparte për Josephine de Beauharnais: "Shpirti im dhemb dhe nuk do të ketë qetësi për të dashurin tuaj. Është një vuajtje e bukur që më zgjojnë ndjenjat e thella për ty. Me ç'mënyrë e ke mahnitur gjithë qenien time dhe ke bërë që ajo të përqendrohet e tëra te ju? Të jetoj për Josephinen, kjo është historia e jetës sime. Sa kohë do të kalojë deri sa ju t'i lexoni këto fjalë, këtë shprehje të dobët të një shpirti rob, ku ju jeni mbretëreshë?" Ludwig Van Bethoven së dashurës së tij të pavdekshme: "Edhe pse ende në shtrat, mendimet e mia shkojnë te ju, e dashura ime e pavdekshme! Herë me gëzim, herë me trishtim, pres të mësoj, nëse fati do të na dëgjojë. Unë mund ta jetoj jetën plotësisht vetëm bashkë me ju ose aspak. Ooh, vazhdo të më duash! Kurrë mos e gjykoni me dyshim zemrën besnike të të dashurit tuaj! Përgjithmonë i yti! Përgjithmonë e imja! Përgjithmonë e jona!"

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dudaj (2012)
  • Botuar në: 2012
  • ISBN-13: 978-99943-0-249-9
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 136
  • Përmasat e librit: 127 x 193 x 13 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania