Buy this product
1200 Lekë

Letra Milenës ( Published by: in 2020 )

Author:  Franz Kafka
Translator:  Urim Nerguti

Në përmbledhjen e letrave që ia ka dërguar Milena Jesenskës, Franz Kafka zbulon veten më shumë se në cilëndo vepër të tij. Letrat në thelb fillojnë si një korrespondencë pune, por shumë shpejt kalojnë në "letra dashurie" pasionante. Milena Jesenska, një grua e talentuar dhe karizmatike njëzet e tri vjeçe, përkthyese e Kafkës në gjuhën çeke, ishte në gjendje ta njihte gjeniun e ndërlikuar dhe karakterin kompleks të shkrimtarit. Për Kafkën tridhjetë e gjashtë vjeç, Milena ishte "një zjarr i gjallë siç nuk kam parë kurrë ndonjëherë", siç i shkruante botuesit të vet, Max Brod-it. Kafka, pa dyshim që do të kishte dëshiruar që një shpirt i përkushtuar e i devotshëm t'i digjte këto letra, të cilat na e tregojnë atë në tërë intimitetin e pasionit të vet. Dhe ne s'mund t'i jemi tjetër veç mirënjohës Milenës që i ka ruajtur ato për ne.

Price: 1200 Lekë
Buy this product
1200 Lekë

Product Details

  • Published in: 2020
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978 9951 721 90 5
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 308
  • Book dimensions: 134 x 205 x 28 mm

More About the Author

Franz Kafka -

Franz Kafka (i lindur më 3 korrik, 1883 në Pragë të Austro-Hungarisë, sot Republika Çeke; vdiq më 3 qershor, 1924 në Vjenë të Austrisë) ishte një nga shkrimtarët e historive të shkurtra, dhe romancierët më të mëdhenj të gjuhës gjermane të shekullit XX, trupi i shkrimit i të cilit ishte i vetëm ...

More about the author
All rights reserved. © 2015 Library Albania