titleToAlt
Fitues i çmimit të parë "Pulitzer" për një shkrimtare (1921), ky libër përshkruan gjallërisht dramën e një njeriu të përçarë midis pasionit të tij dhe nderit, familjes e presionit shoqëror. Historia përqendrohet rreth jetës së një çifti të sapofejuar të shoqërisë së lartë njujorkeze. Një grua e re dhe e bukur, por e damkosur nga një skandal bashkëshortor, hyn në jetën e tyre. Lumturia e çiftit "të përkryer në sytë e të gjithëve", fillon të lëkundet. Historia është bashkëkohore në kritikën ndaj moralit të rremë dhe strukturës shoqërore të ngurtë tipike të elitave kudo. Titulli ironizon mirësjelljen e qelibartë të shoqërisë së lartë, të krahasuar me intrigat e brendshme të saj.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
"Damka e turpit", është një nga klasikët më të njohur të letërsisë amerikane. I shkruar në vitin 1850 dhe mjeshtërisht i shqipëruar nga Amik Kasoruho, ky roman është një nga historitë romantike më prekëse të të gjitha kohërave. Temat e tij kryesore lidhen me rolin e gruas në familje dhe në shoqëri, me mëkatin dhe kontrastin midis së kaluarës e së ardhmes.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Revolta e Atlasit" është një celebrim i jetës dhe i lumturisë. Individët krijues, qëllimet e pastra dhe racionaliteti arrijnë gëzimin dhe përmbushjen. Parazitët, që vazhdimisht shmangin qëllimshmërinë dhe arsyen, shkatërrohen me të drejtë. Sa herë që qeveritë ndërhyjnë në treg, lexuesit nxitojnë të blejnë "Revoltën e Atlasit". Pse?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Burri do të tërhiqet gjithmonë nga gruaja që reflekton shëmbëlltyrën më të thellë të vetë atij, nga gruaja që do të përjetojë, apo të shtiret se provon, një ndjesi vlerësimi për veten e vet. Burri krenar dhe i sigurt në vlerat e tij do të zgjedhë gruan më fisnike, gruan që admiron, më të fortën, atë që është më e vështirë ta shtjerë në dorë, sepse vetëm kur zotëron një heroinë, mund të ndiejë se ka mbërritur diçka, dhe jo një të përdalë pa tru. Ayn Rand (1905, Shën Pjetërburg -1982, Nju-Jork) ishte një shkrimtare e filozofe amerikane. Ajo është shkrimtarja e parë që ka mbrojtur në mënyrë të flaktë një ideologji të bazuar në lirinë individuale, egoizmin racional, etik dhe kapitalizmin ekstrem "laissez-faire". Librat dhe mendimi i saj kanë qenë shumë ifluencues në kulturën dhe shoqërinë e SHBA-së. Revolta e Atlasit" është një celebrim i jetës dhe i lumturisë.Individët krijues, qëllimet e pastra dhe racionaliteti arrijnë gëzimin dhe përmbushjen. Parazitët, që vazhdimisht shmangin qëllimshmërinë dhe arsyen, shkatërrohen me të drejtë
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Revolta e Atlasit”, me elemente të ndryshme romance, misteri dhe politike, paraqet parullën më të gjerë të bindjeve politike, filozofike dhe liberale të përpunuara nga Ayn Rand-i. Ky është vëllimi i tretë i romanit “Revolta e Atlasit”. E habitur, Denji zbulon një vend sekret, një luginë ku janë fshehur të gjithë njerëzit e aftë që janë zhdukur nga bota në dymbëdhjetë vitet e fundit. Ky vend është krijimi i Xhon Galltit dhe përfaqëson grevën në të cilën janë tërhequr gjenitë e botës që refuzojnë të bien pre e peshkaqenëve pushtetarë. Lugina është një minishtet i pavarur që furnizohet me energji falë motorit të shpikur nga Gallti. Secili nga njerëzit e pranuar aty luan një rol shoqëror të bazuar në aftësitë e tij. Gallti e detyron Denjin të qëndrojë një muaj në luginë, në shtëpinë e tij dhe brenda saj nis një betejë e ashpër midis dashurisë për punën e për hekurudhat dhe ndjenjave të reja për Galltin.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ky libër sjell historinë e Grekëve të treguar në mënyrë tepër origjinale dhe të thjeshtë për fëmijët e moshave 14-18 vjeç.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Libri “Rënia” i autorit Albert Kamy u botua në 1956. Në këtë libër Albert Kamy shprehu arsyet e prishjes përfundimtare me ekzistencializimin e Sartrit. Gjithashtu në këtë vëllim është përfshirë edhe “Fjalimi në Suedi” mbajtur me rastin e marrjes së çmimit Nobel në letërsi.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Francis Scott Fitzgerald ka lindur në Sen Pol të shtetit Minesota dhe u shkollua në Universitetin e Prinstonit. Karrierën e tij letrare e nisi në vitin 1917, vit në të cilin e mobilizuan për të kryer shërbimin ushtarak në Francë. Gjatë intervaleve të kohës së lirë, ai filloi të hedhë në kartë shkrimet e tij të para, të cilat për vetë mënyrën origjinale të trajtimit frojdian të karaktereve të personazheve, mbeten gjithmonë interesante dhe mbresëlënëse. Ky origjinalitet gjenial shfaqet i fuqishëm në romanin që po ju paraqesim. Karaktere të spikatur, thellësi mendimi, dramacitet, dritë e hije, shpresa e deziluzione dhe mbi të gjitha dashuria që synon të bëjë të magjishme jo një natë të vetme, por gjithë jetën, me gjithë mundimet e rraskapitjet e saj.
Çmimi: 890 Lekë
titleToAlt
Kopshti i Edenit” ishte një bestseller kur doli në vitin 1986, edhe pse është libri i fundit i pambaruar i Ernest Heminguejit, me të cilin punoi nga viti 1946 deri sa vdiq në vitin 1961. Libri tregon historinë e një shkrimtari të ri amerikan, David Bourne, gruas së tij Catherine dhe lojën e rrezikshme erotike që ata luajnë kur bien në dashuri me të njëjtën grua. Ngjarjet në libër përshkruajnë pesë muaj të jetës së David Bourne në rivierën franceze. Historia nis gjatë muajit të tyre të mjaltit. Çifti i ri takohet me një grua të re që quhet Marita, me të cilën bien të dy në dashuri. David nis një histori me Maritën, ndërsa marrëdhënia me gruan e tij bëhet gjithmonë e më e largët.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Dy kushërinj kanadezë, Summy Skim dhe Ben Raddle, papritur pretendojnë një trashëgimi në minierat Klondike. Ata përballen me shkatërrime, sëmundje, mot ekstrem etj. Rrugës së kthimit për në Montreal, ata zihen në kurth nga një përmbytje. Ben vuan nga një sëmundje, si dhe ka thyer këmbën, ndaj duhet të shkojë në spital,ku i duhet të qëndrojë për disa muaj. Summy dhe shoqëruesi i tij Bill nisen për gjueti dhe nën një pemë gjejnë një njeri të plagosur. Para se të vdiste, burri u tregon për një vullkan të artë. Pas kësaj, burrat nisen në një udhëtim të gjatë në kërkim të vullkanit.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Linja kryesore e librit “Metamorfoza”, është lufta pa rrugëdalje e individit nga një qenie mistike të pandryshueshme kundër forcave të fshehta anonime të kudondodhura, armiqësore ndaj tij. Kjo situatë bëhet edhe më e qartë para frikës së ekzistencës që buron nga realiteti i përditshëm, tmerrit të panjohur e të mistershëm, para një mekanizmi shtetëror autoritar të pashpirt.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Një libër tërësisht politik, “Djajtë” është një lloj testamenti i jetës në Rusinë perandorake të fundit të shekullit XIX. Me shkëlqimin e revolucionit demokratik në Rusi, nisën të lindin edhe ideologji të ndryshme. Dostojevski i sheh me sy kritik edhe idealistët liberalë, duke i portretizuar idetë e tyre si demoniake, edhe absurditetin e konservatorëve për t’u përballur me pasojat sociale. Libri ka pesë personazhe kryesore ideologjike: Verkhovensky, Shatov, Stavrogin, Stepan Trofimovich dhe Kirilov. Nëpërmjet filozofive të tyre, Dostojevski përshkruan kaosin politik të shekullit XIX. Ngjarjet zhvillohen në një ambient provincial, në fillim në pronën e Stepan Trofimovich Verkhovensky dhe Varvara Stavrogina. Djali i e Stepan është një revolucionar i cili përpiqet të organizojë një aleancë revolucionarësh në zonë. Ai e konsideron Nikolain, djalin e Varvarës, si person kyç në planin e tij, pasi ky i fundit nuk ka simpati për njerëzit në përgjithësi. I frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë e një vrasjeje politike, Dostojevski e shkroi “Djajtë” si një mënyrë për të thënë gjithçka mbi plagën e materializmit që infektoi vendin e tij.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Lënesha është një portretizimi i mrekullueshëm i shoqërisë në qytete të vogla. Rose, gruaja nga ka marrë titullin vepra, i ka kaluar të dyzetat kur nis historia. Ajo është një trashëgimtare e pasur, e cila jeton me xhaxhain e saj në një shtëpi të vjetër. De Valois, gati gjashtëdhjetë vjeç, është një i mbijetuar i regjimit të vjetër. Rivali i tij për të fituar dorën e Rose është M. Du Bousquier, gjithashtu një burrë në moshë. Djaloshi i vetëm në histori është Athanase Granson
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Winx-at janë vajzat guximtare që kanë gjithmonë adhuruese miliona vajza në mbarë botën. Edhe në Shqipëri.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ky libër ka pasur në letërsi një efekt që s’mund të krahasohet. Nga njëra anë ai shfaqet si monument i palexueshëm dhe i errët, diçka vetëm për një elitë intelektuale dhe nga ana tjetër, është shndërruar në një kulturë popullore. Të gjitha përgjithësimet te ky libër janë bajate dhe banale, thua sikur autori është frymëzuar nga stereotipat e vjetra. Tek “Uliksi” gjejmë po ato shqetësime të vjetra njerëzore: familja, përkujdesja, konflikti, beteja apo pushteti, rrëzimi, zija ,vetmia, mashtrimi,të gjitha të paraqitura aq vrullshëm tek Odiseja.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“Dublinasit” një libër që fillon të shkruhet në 1905 nga autori James Joyce, dhe pas shumë peripecive dhe refuzimeve arrihet te botohet në Nju York në 1915. Ky Libër është një përmbledhje me tregime, ndër të cilët do të gjeni: • Motrat • Takim • Arabia • Evelina • Pas garës • Dy kodoshë etj.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, Balzaku e dështon figurën për ikonën. E dështon, përshkrimin mbi fundin e kryeveprës, për ta lënë një kaligramë. Jo për atë çka ajo mbërriti të jetë, më shumë se për të lajmëruar atë që donte të ishte: të shkatërrojë realen për t’i zënë vendin. Për të shpëtuar copën, të pareduktueshmen, monadën, bukurinë. Për t’ia dhënë asaj që është e pashkatërrueshme e cilësinë e vet. Asaj që është …Imazh.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, Makiaveli parashtron disa koncepte themelore të refleksionit të tij teorik në lidhje me të pazgjidhshmen të ndërtuar mes “luftës” dhe “politikës”, mes pushtetit ushtarak dhe pushtetit civil.” Arti i luftës”, mund të përcaktohet si një vepër kalimtare, pra nga literatura politike, aktive dhe qëllimore, në një forme shkrimi më të shkëputur dhe më pesimist.
Çmimi: 300 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania