titleToAlt
Vetëm kujtesa më ndihmon që ta nis këtë histori nga fillimi, pikërisht aty ku gazetat shkruan për një vajzë të gjetur pa gojë, megjithëse pa shenja dhune fizike, në gërmadhat e një shtëpie të prishur Brenda një nate. Me sa duket, ka qenë një kohë ku ngjarjet vjetroheshin shpejt, sepse, më pas, kjo histori më doli nga mendja. Vetëm kur e takova vetë vajzën, arrita të kuptoja se mendjet e njerëzve kishin vluar nga pyetjet e ngritura për këtë histori: ja ku del përsëri kujtesa që i lidh ngjarjet. Vetëm duke i besuar asaj (kujtesës), marr përsipër ta përcjell këtë histori, e cila fillon aty te imazhi i njeriut që i bie në dorë një ar kërkues.nPër gazetat, vajza qe lajmi i parë.nSe çfarë qe ajo përkëtë histori, mbetet të zbulohet.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
 E zeza dhe e kuqja është një rrëfim vërshues për historinë dhe aktualitetin që ende nuk është bërë histori, për  Shqipërinë e brendshme dhe  Shqipërinë e jashtme , për të zezën dhe të kuqen nga të dy anët, për kufirin që i ndan dhe absurdin në mes. Janë përfshirë njëqind vjet  Shqipëri të matanshme , tri gjenerata që e pësojnë nga një atdhe që është fat dhe mallkim një kohësisht. Karaktere dhe heronjtë paharrueshëm, realitet sureal, jetë njerëzore që rri pezull mbi të gjithë kufijtë ndarës, të jetës dhe të vdekjes, të qenies dhe mos qenies.nNjë roman plot aromë letërsie, i shkruar me dorë te rëndë, tekst me sfidë nautoriale ndaj rregullave që ngurosin stilin dhe me pasuri të shprehjes deri në pamundësitë e gjuhës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Pse duhet blerë antologjia e çmuar  Me vete kam gjithnjë një Evë Pse duhet pasur në bibliotekën personale Pse duhet lexuar vazhdimisht Çfarë mund të bëjë ky poet për ju nShumë, shumë. Mundet edhet t iu ndryshojë jetën. nNëse poezia është një akt hyjnor, keni lexuar librin e një shenjtori: Shën Skënderi i Korçës. Në altarin e perëndive të artit për dashurinë Ai është patjetër përçori, shenjti kryesor, ikonës së të cilit i janë drejtuar e do t i drejtohen të dashuruarit dhe gjithë ata që banojnë në trevën e ndjenjave. nGjenigjithçka në këto fletë, që nga tiparet fillestare të një vegimi të brishtë në rrëzë të Moravës, deri tek shkrirja e plotë me të përhershmen, ku vetëm disa vargje vlejnë sa dhjetë  atynë !nVargu i tij është serum për shpirtra në agoni, ku edhe ai vetë është kryq dhe i kryqëzuar, kutisi lexues je pjesë e asaj lëngate, ku të duket se ato fjalë i ke shkruar ti, ku je edhe qielli, edhe toka, edhe loti, edhe e qeshura e shpërthyer prej syve të këtij fëmije të marrëzisë.nBrenda tënjëjtës poezi Shën Rusi është edhe klithmë e mprehtë dhe përqafim i heshtur. Tek ai dashuria është totale, mbi tokësor edhe e nëndheshme: ajo eshtë dashuri për jetën dhe vdekjen; është hingëlllima e një kali që krijon ylberët, është fjetja në një shtrat me motrën e diellit, atje ku tradhtonin si të ishin Eseninë, ku të vdekurit shkojnë me natën për të fjetur, duke e lënë jashtë porte, si për t i thënë që u duhet si uji të gjallëve. Për t u kthyer sa më shpejt atje, në botën-Korçë të lindur nga puthjet.nPse duhet lexuar patjetër ky libër Sepse pa të, të gjithë ju do të jeni më të varfër në ndjenja, më të paaftë për të dashuruar.nSepse këto janë vargje të shkruara edhe për ata që nuk kanë studiuar kurrë teknika e truke të artit të fjalës. Sepse janë të kapshme, me dukje të thjeshta; por është një thjeshtësi e kërkuar, e studiuar dhe njëkohësisht spontane; një thjeshtësi që i jep peshë magjike edhe fjalës më të rëndomtë, asnjë here banale dhe e përsëritur, që kthehet në shkollë të artit të poetimit. Sepse tek ky shenjt i poezisë dashurore e rëndësishme është jo vetëm ajo që do të thotë, por edhe si do ta shprehë, që të mos e lodhë lexuesin, të mos e detyrojë t i flake vargjet në një qoshe. Aq e punuar e peshuar dhe e ekuilibruar është kjo kapshmëri e poezisë, saqë çdo fjalë duket sikur ekziston vetë mbrenda vargut të tij. Një varg i kristaltë, ku, nëse heqe dhe një rrokje të vetme, gjithçka copëtohet në mijëra thërmija.nËshtë e tepërt t iu bëj një listë banale të botimeve të këtij poeti: Ai është ngjizur në shtratin e Muzave, në ditën e festës së tyre madhore. Është e kotë t iu theksoj se ku ka lindur, atdheu i tij është zjarri i të puthurës. Veç është e domosdoshme t iu kujtoj se, kur shumëkujt mund edhe t i jetë zbehur boja e emirt në gjendjen civile, kur t i jetë sheshuar varri prej errozionit të harresës, Ai  Shën Skënder Rusi i Korçës  do të jetë në limfën e jetëve të ardhshme, si një dehje e këndshme, soundtrack i dashurive të përditshme. Shpend Sollaku Noé
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
 Romani "Nomeja e largët" i Faik Ballancës më pëlqeu. Asnjë nga akuzat që i bën redaksia nuk qëndrojnë. Ky është romani i tij i parë dhe çuditem se si ka mundur të realizojë një strukturë kompozicionale të tillë, sa të vështirë aq edhe moderne. nISMAIL KADAREnn Letërsia e Faikut është e thjeshtë dhe e çiltër. E mençur dhe fjalë kursyer. E mbushur me dashuri. E mbushur me dhimbje. Duke luajtur në fushën më të rrezikshme për suksesin, siç është jeta e përditshme pa maja, Faiku tregon se është shkrimtar i kualiteteve të larta.  nVATH KORESHInn Mundësia (e Faik Ballancës) për të hetuar tinguj dhe ngjyra dramatiko-poetike te gjërat që i kemi pranë dhe përherë para syve. Është shkrimtar me afinitet të theksuar për të befasuar, pra sipas filozofisë  veza e Kolombit . n ALI ALIUnn Faik Ballanca i qëndroi besnik vetes, sepse e dinte se shkrimtari nuk ka një vdekje, se shkrimtari ka edhe një vdekje të dytë, më të tmerrshme se e para, vdekjen e pasvdekjes.  nNASI LERAnn Nëpërmjet një përzgjedhjeje të përcaktuar saktë e qartë të materialit jetësor, nga dy periudha kohore të ndryshme dhe ndërthurjes së tyre në mënyrë origjinale, Faik Ballanca ia ka arritur të realizojë me sukses një kohezion ideor mes së shkuarës e të tashmes. nSPIRO GJONInn Faiku ishte nga ata njerëz që punonte me një përkushtim prekës për përsosjen absolute të mendjes dhe të shpirtit të vet. HELENA KADARE
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Krijues që nuk i shkon secilës ditë. Ai kërkon një gjendje shpirtërore të veçantë. Dhe kjo për arsyen e thjeshtë se ti e njeh atë qysh nga rinia e hershme, e ke bërë në shkollë, ke dëgjuar për të në emisionet e kulturës në TV etj., shkurt, nuk ke asnjë kureshtje për të, kështu që leximi i tij ose, më saktë, rileximi i tij përbën vetvetiu një  akt të zgjedhur . Në të vërtetë, fjalët  lexim ose  rilexim në këtë rast ngjajnë të pasakta. Shfletimi i librit të tij më tepër se lexim është një përsiatje, madje gjatë kohës së leximit do të ishte e natyrshme që më shumë se i hapur, libri të qëndronte i mbyllur. Por dihet se për një gjë të tillë duhet një gjendje e veçantë shpirtërore, e cila nuk krijohet lehtë dhe në çdo kohë. Dhe në qoftë se ti e kupton se dita nuk është e përshtatshme, atëherë është mirë ta vësh përsëri në raft librin dhe të presësh një ditë tjetër.nKëto janë disa shënime për Eskilin të hedhura në kohë të ndryshme. Prej mendimeve që zgjojnë, mund të gjykohet se sa të përshtatshme ose jo kanë qenë ditët kur ato janë shkruar.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
 Ky roman i gjatë e i dendur, një  bestseller në gjuhën amëtare të autorit, norvegjisht, ofron një përmbledhje historike të filozofisë së vendosur në një mister filozofik të maskuar si libër fëmijësh  por vetëm adoleshentë të komplikuar do të ishin pak të interesuar. Sofi Amundsen po mbush 15 vjeçe, kur ajo merr një letër nga njëfarë Alberto Knox, një filozof i cili merr përsipër ta edukojë atë me mjeshtërinë e vet. Pjesë në të cilat ne lexojmë tekstin e mësime vetë Knox për Sofinë rreth para sokratikëve, Platonit dhe Shën Augustinit... nPublishers Weeklynnn Filozofia mund të na mësojë diçka mbi artin e jetës. Shpesh, ne nuk kemi kohë për të shpjeguar as një buzëqeshje të mistershme. Por, në këtë mënyrë, ne u largohemi edhe burimeve të pastra të lumturisë. Dhe lumturia mund të jetë diçka po aq e thjeshtë sa edhe zbulimi, që qielli është i kaltër, ose që zogjtë fluturojnë trumba-trumba. nJostein Gaardernnn Pas leximit të këtij libri të mrekullueshëm dëshiron që ai të jetë i detyrueshëm në të gjitha shkollat. nDeutsches AllgemeinesnSonntagsblattn  Bota e Sofies është libri më i mrekullueshëm që prej shumë vitesh. Në këtë mënyrë, mendimi dhe meditimi të jep një kënaqësi të madhe. nDie Weltwochennn Një libër i madh që mund të kapet me majat e gishtave dhe mund të mbylletnvetëm me admirim dhe etuziazëm. Një arritje e shkëlqyerë për fjalë, si dhe në kuptimin figurativ. nDie Zeitnnn Doni të dini më shumë për Historinë e Filozofisë, por nuk ju pëlqen të studioninKjo duhet të jetë zgjidhja për ju!!!nNë  Bota e Sofies ju do të gjeni një roman interesant, i ndërthurur pothuajse pa shenja dallimi me Historinë e Filozofisë. Është e mundur diçka e tillë Për Jostein Gaarder po. Ky mësues i mëparshëm filozofie, ka arritur sukses me këtë libër, i cili ka tërhequr edhe ata që zakonisht nuk janë të interesuar në Filozofi dhe, gjithashtu, në njëfare mënyre, të bëhet pjesë e bibliografisë të shumë kurseve studimi të filozofisë.nUnë ia rekomandoj këtë libër gjithkujt që është mjaft kurioz dhe dëshiron ta lexojë atë. Nuk kërkon shumë përpjekje: ju do tëmësoni pa qenë të ndërgjegjshëm që ju do të bëni një gjë të tillë. Për sa i përket moshës së lexuesit, mendoj se  Bota e Sofies mund të lexohet lehtësisht nga adoleshentët, por do të jetë apelues për të rrituri të cilët shijojnë leximin e një libri të mirë.nPërfundimisht, unë besoj se këtë libër ia vlen ta blesh, ta lexosh e ta mbash. Nuk është i përkryer, megjithëse unë mendoj që subjekti i romanit mund të ishte më i mirë. Sidoqoftë, nuk ka shumë gjëra të përkryera në këtë botë dhe fatkeqësisht ajo përfshin librat. Kështu, këshilla ime është: lexojeni atë!! Ju do ta shijoni së tepërmi leximin e tij dhe ju do të pëlqenin dryshimin e perspektivës që  Bota e Sofies do t ju sjellë. Belen Alcat
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Dhjetëvjeçarëve me Jaguarin e babait, aventura mizore e një veterinereje dhe hakmarrja e saj e hapur dhe e ashpër, sekreti i babait të një familjeje& nNë dymbëdhjetë tregime të mahnitshëm e tërheqës, Anna Gavalda - një shkrimtare zbulim, e ngjitur në majat e klasifikimeve franceze  përvijon në linja të shkurtra e të sakta, histori njerëzore, të cilat i bashkon një xixëllimë shprese, apo pritja për përmbushjen e një dëshire. Historitë e marra nga e përditshmja, me personazhe që shkojnë nga ushtari i ri me leje, tek një rockstar i djegur, nga një shkrimtare e re, tek një çift monoton pasanikësh të rinj, eksplorojnë një çast të jetës, kur diçka, në mënyrë të pashmangshme fillon të rrëshqasë në një drejtim të panjohur. nDuke regjistruar me mjeshtëri humnerat e shpirtit dhe emocionet më të fshehta, duke zbuluar atë detaj që vlen më shumë se një mijë fjalë, Anna Gavalda di të japë tonin e duhur, edhe falë ironisë së saj shkatërruese. nMe një qasje të shpenguar, me stil të lehtë e të drejtpërdrejtë, ajo i ofron lexuesit një kaleidoskop situatash, një numër variacionesh, mbi temën e nevojës për dashuri dhe asaj të vetmisë bashkëkohore.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Nëse unë do të kasha pranuar të isha dashuria jote, Arsenio, do të të duhej të më njihje ashtu siç jam, me të gjitha verbinat e territ, me të gjitha historitë, që i përkasin këtij mishi, kësaj lëkure, kësaj strukture të mallkuar truri. Kush, Arsenio, kush do të dëshironte të kishte punë me historitë që i tërheqi zharg pas vetes dhe që do të vazhdoj t'i tërheqi deri në gurin e varrit Po... tashmë kemi arritur në këtë pikë, i dashuri im. Tashmë je mitét-a-tét, i dashur gur... Dhe ja, unë po të pyes, pardon, a do të doje të kishe punë, i dashur, me një kurm femëror që gumëzhin nga historitë e burrave të fortë me dhe pa kostume Nga duart e tyre epsharake, që më kanë vërtitur fugë në për biblioteka, hotele, redaksi Që më kanë pare si tabele qitjeje për seks Nuk e besoj dhe s'do ta besoj!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Dy pjesë të këtij triptiku  Koha e shkrimeve dhe  Koha e dashurisë , të shkruara në vitet tetëdhjetë në Shqipëri, u botuan në përmbledhjet  Koha e shkrimeve dhe  Ëndërr mashtruese .nNovela e dytë  Koha e parasë , u shkrua në vitet 1996-1997 në Paris dhe Tiranë, dhe u botua për herë të parë në Veprën e plotë të  Fayard -it, në dy gjuhë, shqip dhe frëngjisht.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ndërsa diktatura mbahet ende në fuqi në vendin e tij të Lindjes europiane, personazhi kryesor, një kineast pak a shumë i dështuar, gëzon kohë pas kohe privilegjin që të dërgohet me shërbim në Paris. Sa herë që kthehet nga qyteti-dritë i Parisit, atij i duhet të japë llogari para miqve të tij të mbetur në rrathët e ferrit.nKjo metaforë danteske nuk është pa vend, kur bëhet fjalë për brendinë e veprës, por pikësëpari edhe për fatin e saj: paraqitur në version gjysmë të koduar në vitet 1984-1986, dorëshkrimi u depozitua në një kuti bankare në Paris, sipas një urdhri dhënë botuesit për ta botuar menjëherë në rast  aksidenti që mund t i ndodhte shkrimtarit. Në njëfarë mënyre, vepra kishte kapërcyer kufirin e ferrit në vend të autorit të saj. Por romani nuk kufizohet në ndryshimet lidhur me këtë argument. Në Perëndim, tregimtari zbulon në mënyrë graduale se nuk i përket, në të vërtetë, botës së të gjallëve, se është  i ngrirë nga vdekja, mbretëria e së cilës shtrihet në Lindje. Koha e shkurtër dhe kushtet e qëndrimit, ankthi i kthimit nuk i japin ngrohjen e shpresuar: atij i duhet të niset për t u mbyllur në vendin e tij, për t u futur në arkivolin e tij, si personazhet e baladave të lashta (kujtojmë Konstandinin dhe motrën e tij Doruntinën, rreth të cilëve kjo temë bëhet gjithnjë e më e pranishme gjatë gjithë faqeve të librit).
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Romani fillon me një pamje të dhunshme: Një burrë gjendet i varur kokë poshtë në një kënd lojërash të një lagjeje të rrënuar të një metropoli gjerman. Është Abel Nema, një fenomen gjuhësor që di dhjetë gjuhë, por që rrallë e dëgjon t i përdorë ato në bisedat e përditshme. E përditshmja e këtij të riu nga Ballkani, i cili është arratisur prej vendit të tij për shkak të luftës, është e vetmuar, megjithë aftësitë e tij të jashtëzakonshme dhe gatishmërisë së shumë njerëzve për ta ndihmuar. Ai përpiqet disa here të zërë vend nëbotën e re, punon si përkthyes, si mësues, shëtit vendin dhe shtetet fqinjë, e prapë se prapë mbetet jashtë saj. Kapitull pas kapitulli zbulohen copëza nga jeta e tij dhe nevojitet durimi i një arkeologu për të krijuar prej këtij mozaiku ndodhish, personazhesh, fjalish të paplota apo fjalësh një tablo. E megjithatë tabloja mbetet e pjesshme:  Të tërën e njeh vetëm Zoti , thotë dikur Abel Nema.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Romani  Lëkura e daulles është botuar së pari me këtë titull në vitin 1967, në revistën  Nëntori . Një vit më pas ka dalë si libër më vete nën titullin  Dasma . Më pas, pas shkurtimeve të ndjeshme, është ribotuar më 1981 me titullin e kahershëm  Lëkura e daulles .nZanafilla e romanit ka qenë novela  Dasma e çuditshme , me subjekt prishjen groteske të një dasme, si hakmarrje ndaj nuses, prej të dashurit të fyer. nNdonëse i shpërfillur prej autorit, romani është përkthyer në disa vende perëndimore nga botues të majtë, përpara  Gjeneralit të ushtrisë së vdekur . Një radio-dramatizim i veprës, me titullin  Dasma dhe fantazma , është bërë prej BBC-së së Londrës më 1969.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
 Dosja H. u botua së pari në revistën  Nëntori më 1981. Ndonëse doli nga shtypi në kohën e acarimeve të mëdha në Kosovë dhe trajtonte çështje që lidheshin me autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan, vepra pati një pritje të ftohtë dhe doli si libër më vete vetëm pas rënies së komunizmit. nn Në këtë roman, ndoshta më shumë se në të gjithë të tjerët, shkrimtari tregon lidhjet e tij shpirtërore me grekët e lashtë. Ai ka lindur tridhjetë kilometra larg Greqisë dhe peizazhi i vendit të tij i kujton aty-këtu mitet greke: rrënojat e teatrit të kështjellës e deri te lumenjtë që, siç thuhej, çonin në ferr& Por më shumë se për grekët në tërësinë e tyre,  Dosja H. është një nderim për më të shquarin e tyre, Homerin,  të verbrin e madh , ashtu sikurse të tjera romane, si  Koncert në fund të stinës dhe  Dimri i vetmisë së madhe janë një dëshmi e admirimit për një tjetër mjeshtër, Shekspirin. ÉRIC FAYE
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kjo vepër, dëshmia e parë dhe tepër e rrallë e masakrës serbe në Prishtinë në pranverë të vitit 1981, u shkrua fill pas saj në vitet 1981-1983. Ndër të tjera ajo pati si qëllim njohjen e publikut shqiptar, dhe sidomos atij botëror, me terrorin e ushtruar në Kosovë. Për fat të keq, pavarësisht nga ky synim, vepra u prit fare ftohtë nga Shqipëria zyrtare, gjë që shpjegon botimin e saj tepër të vonë, më 1986, në përmbledhjen e tregimeve  Koha e shkrimeve . Vepra nuk u botua asnjëherë si libër më vete.nPërkthimi i saj më pas, në shumë vende të Europës, hodhi dritë mbi të vërtetën e tragjedisë së Kosovës.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
 Nëntori i një kryeqyteti u shkrua dhe u botua në vitin 1974. Ngjarjet e romanit, të përqendruara rreth ndërtesës së Radiostacionit të kryeqytetit shqiptar në ditët e çlirimit të tij, nëntor i vitit 1944, janë të ndërthurura me atmosferën e hakmarrjes ndaj klasës së përmbysur.nNë vitin 1989, kur shtëpia botuese gjermano-perëndimore  Neuer Malik Verlag shfaqi dëshirën për përkthimin gjermanisht të veprës, autori, duke përfituar nga njohja me përkthyesin Robert Shvarc dhe në mirëbesim të tij, i paraqiti një dorëshkrim të retushuar, të cilin nuk kishte pasur mundësinë ta botonte. Botimi në gjermanisht u bë sipas versionit të retushuar.nTeksti i botimit të tanishëm të romanit nuk ka asnjë ndryshim nga versioni i përkthyer dhe i botuar në gjermanisht.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në qendër të librit  Ura me tri harqe gjendet një baladë, dhe ishte më e urtë të përqendrohej vëmendja mbi ndërtimin e ngrehinës e shfaqjen e njëkohshme të legjendës. Për t ia arritur këtij qëllimi, Ismail Kadareja zgjedh tonin e kronikës dhe vë në punë një rrëfimtar të veçantë, murgun Gjon. Nën zhgunin e tij është fshehur një personazh i vërtetë, ekleziastiku Gjon Buzuku, që, në vitin 1555, shkroi librin e parë në gjuhën shqipe,  Mesharin . Ismail Kadare, murgun Gjon, që me këtë analogji bëhet simbol i  shqiptarisë , e bën të jetojë dy shekuj para Buzukut. Jemi rreth vitit 1378. Perandoria osmane i shtrëngon në mengenenë e vet principatat shqip-tare. Kadareja është frymëzuar nga procesverbalet e ndodhive ushtarake dhe të vrasjeve për t i dhënë mbështetje historike tekstit të vet. Por atij i shërben si bazë veçanërisht legjenda e kështjellës së Rozafës, qerthulluar rreth idesë së flijimit të bërë me qëllim përfitimi. Që ura të qëndrojë më këmbë, del se është e domosdoshme që një njeri të murohet në këmbë të saj. Në të vërtetë, një firmë, ajo e mjeshtërve të urës, e shfrytëzon besëtytninë e njerëzve dhe besimin e tyre te legjenda për t ia arritur synimeve të saj në luftën kundër shemrës së vet,  Lundra dhe trape , armike e egër e idesë së urës. Kadareja, me anë të shtjellimit të fabulës, e ka vënë theksin mbi një nga themelet e sistemit stalinian: ftesa për flijim.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Deri në 1960, E. Hemingueji nuk ishte i pranishëm në qarkullimin e botës letrare shqiptare. Sipas vlerësimeve të kritikës sovjetike në vitet 1950, siç e thotë një enciklopedi sovjetike e asaj kohe, vepra e Heminguejit paraqiste fatet e  brezit të humbur , të gjymtuar nga Lufta e Parë Botërore dhe përshkohej nga pesimizmi i thellë, nga parandjenja e mortjes së shoqërisë borgjeze. Vetë tregimi  Plaku dhe deti na përshkruaka vetëm luftën e njeriut me natyrën. Me një nxirosje të tillë, ky autor edhe në Shqipërinë e kohës nuk mund të hynte. Mirëpo më 1961, ai vdiq. Ndodhi një përmbysje, të cilën Kadareja e ka thënë me këto fjalë: Eskili  ishte shkrimtari i parë që kishte përshkruar  mërzinë e luftës , aq e njohur në fillim të viteve  60, sidomos pas shpërthimit të famës së Heminguejit, ndikimi i të cilit kishte qenë i ndjeshëm për të gjithë ne, shkrimtarët e rinj të kohës. (Dialog me Alain Bosquet). Në hapësirën lindore, që ishte bërë  revizioniste , ky autor amerikan ishte bërë i pranueshëm, domethënë mund të hynte edhe në Shqipëri. Por Kadareja na e ka kujtuar, se në vitet 1961-1965, edhe te ne pati një  periudhë liberale në kulturë , madje në një nga librat e fundit (Kohë barbare, 2000) ka përmendur se  deri më 1962-64, hera-herës dilte në pah pak liri, e më paspuhiza regëtitëse e ajrit të freskët ushua... Rrethanat për ta pasur autorin amerikan shqip, ishin bërë të pëlqyeshme, ose, siç e thonë sot, ky ishte konteksti i kohës. Megjithatë Kadareja pati një rrethanë mjaft vetjake, por tepër kureshtare për ne sot, që të merrej me këtë tregim. Siç na e shkoqit te Ftesë në studio,  Më 1961, fill pas kthimit nga Moska, kisha nisur të mësoja frëngjisht dhe anglisht, në mënyrën më të çrregullt dhe më antipedagogjike që mund të mendohej. Një javë merresha me njërën gjuhë e një javë me tjetrën. Për anglishten përdorja  Plakun dhe detin të Heminguejit, kurse për frëngjishten një antologji poetike. Duket si një rastësi, por që na bind se përkthyesi e ka bluajtur çdo fjalë të origjinalit anglisht me mundimin e fillestarit, e që do të thotë se është një përkthim mirëfilltas besnik. Në atë kohë, Kadareja po merrej me romanin e tij të parë të suksesshëm, me Gjeneralin e ushtrisë së vdekur (1962), pasi kishte botuar tre vëllime me poezi (Lirika 1953, Ëndërrimet 1957, Shekulli im 1961, dhe një pjesë të atij romani, që do të dilte shumë më vonë me titullin Qyteti pa reklama).nDuke e rishikuar veten pas disa dhjetëvjeçarësh, Kadareja nuk e ndjen se ka pasur ndonjë tërheqje të veçantë pas stilit artistik të Heminguejit. Përsëri te Dialog me Alain Bosquet ka shtuar më tej:  Ndonëse e pëlqeja Heminguejin, i cili siç e thashë pak më parë, në fillim të viteve 1960 po tiranizonte me ndikimin e tij gjithë Lindjen komuniste, arrita të ndjej se ai nuk e kishte peshën dhe hijen e të mëdhenjve.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Inatçori është shpesh here bezdi, madje herë  here edhe për vetë inatçorin. Sa here që më kapte "kunja" për të përkthyer këtë novelë të shkurtër, nuk mundja dot kurrë të arrija një përkthim të denjë të formulës së famshme tashmë: "I would prefer not to!", frazë që përbën bazën, thelbin dhe vetë "sebepin" e novelës.nNjë mik me preference institucionale më pat vënë një ditë në kandar me një lider partiak (revolucionar, të themi), lidhur me sasinë e rëndësisë përkatëse. Ai ma mënjanoi atëherë rëndësinë, por pikërisht pas asaj dite unë u tërhoqa, jo më i nxehur, drejt përkthimit të novelës, që e kasha braktisur disa herë.nLexuesi i interesuar do të gjejë nëpër libra të tjerë interpretimet e filozofëve lidhur me këtë frazë refuzimi. Refuzimi i Bartëlbitështë i drejtpërdrejtë, kategorik... por dhe i brishtë, i qetë, i tërhequr. Pikërisht këto të fundit sjellin vështirësinë e madhe të përkthimit të saktë të këtij refuzimi.nSi tëjapësh shkurt e qartë një refuzim, por që bëhet me brishtësinë më të madhe, pa dhunë, pa kryeneçësi Që formula në fjalë të përkthehej: - Do tëpreferoja që jo! ose  Unë do parapëlqeja të mos e bëja! Më dukej fort artificiale. M'u duk shumë e zorshme për përditshmërinë tonë, qoftë edhe në rrethana zyrtare që një shqiptar të artikulonte me sqimë të tepruar kot një frazë refuzimi.nAtëherë mendova të hidhem me mend në "terren": domethenë nisa të përfytyroj të njëjtën situate në Shqipëri. Fillova të përfytyroj se si mund të refuzonin urdhrin e shefave disa zyrtarë të vegjël e tëbrishtë, Zhuli Z. i Ministrisë së Jashtme, apo Ahmet S. i Ministrisësë Transportit, të cilët i kasha hasur në punë në Tiranë.nPërkthimi që fillon me "Nuk" hiqej mënjanë si mundësi. Kjo do tëishte normale, sepse mohorja në gjuhën tone bëhet pikërisht me "nuk" në fillim: Nuk më pëlqen! Nuk dua ta bëj! Nuk ma do mendja! Nuk do të ma kishte ënda etj. etj.nProblemi ishte se si të ruhej struktura e origjinalit: që refuzimi i Bartëlbit, në anglisht, vjen me një fjali afirmative (dëftore) gjithsesi: I would prefer not to! Që fjalë për fjalë do të jepte: - Unë do parapëlqeja që jo! ose  Unë do të kasha preferuar që jo!nAtëherë variantet që shënova anash ishin të llojit: - Besoj se nuk dua!, - Preferoj më mirë jo!, - Parapëlqej mos ta bëj! etj.; sepse kërkoja me ngulm të mbahej ideja e refuzimit kategorik, por me përunjësi e brishtësi. Vështirësia këtu lidhej me faktin që Melville  i nuk përdor aspak folje indikatore "bëj" apo "dua" pas foljes "prefer"; refuzimi i personazhit të tij duket i mjaftueshëm në vetvete, sui generis, dhe pa ndërfutur veprime apo sqarime shtesë.nVështirësia tjetër më dilte kur mendoja se si duhej të jepja refuzimin në kushtore: - Do të pëlqeja që jo  Do të doja të mos  Do preferoja të mos e bëja!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Fillimisht Veronica Roth nisi ta shkruante Divergjenten nga perspektiva e Tobias Itënit, një djalë nga Vetëmohuesit, që përjetonte tensione të forta me të atin dhe që donte të çlirohej nga grupimi i tij. Pas tridhjetë faqesh, ngeci, sepse rrëfimtari nuk i dukej i përshtatshëm për historinë që donte të tregonte. Katër vjet më vonë, iu kthye përsëri kësaj historie, gjeti personazhin e duhur, një vajzë nga Vetëmohuesit, që dëshironte të njihte veten. Por, Tobiasi nuk u zhduk kurrë, ai hyri në histori si Katra, trajneri, shoku, i dashuri i Trisit. Ai ka qenë gjithmonë një personazh që ajo ka dashur ta eksplorojë më tepër, për shkak të mënyrës sesi shfaqej në çdo faqe të librit. Më së shumti është një personazh i fuqishëm për shkak të mënyrës me të cilën i kapërcen kundërshtitë madje, në disa raste, del edhe më i fortë prej tyre.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Shumë kohë më parë, në një epokë të harruar, një ngjarje e mbinatyrshme u tjetërsoi ekuilibrin stinëve. Në një vend ku beharet zgjasin dekada dhe dimrat sa një jetë, telashet kanë filluar të vlojnë. I ftohti po kthehet dhe, në djerrinat e ngrira përtej Fushnajës Dimërake, fuqitë e liga e të mbinatyrshme po mblidhen pas Kufindarësit që ruan mbretërinë. Në qendër të konfliktit janë Starkët e Fushnajës Dimërake, një familje e sertë dhe e pabindur, ashtu si toka ku kanë lindur. Prej një toke dimri mizor, drejt një mbretërie të largët verore, që jeton në luks e bollëk, lind një histori lordësh e lejdish, shqytarësh e magjistarësh, vrasësish e kopilësh, që thuren bashkë në një epokë oguresh të zymta.nMes komplotesh dhe kundërkomplotesh, tragjedish dhe tradhtish, fitoresh e tmerri, fati i Starkëve, i aleatëve dhe i armiqve të tyre rri varur në një fill të rrezikshëm ekuilibrash, teksa secili përpiqet të fitojë luftën më vdekjeprurëse: gjuetinë e fronit.
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Merilin Tërki shkruan një roman. Qysh në fëmijëri, tek ajo, u shfaq tërheqja për takimet romantike dhe zunë vend idetë e dyshes, bashkëpunimit, pakteve,  veprimeve dashurore dhe partneriteteve miqësore. Gjatë kohës që shkruan këtë roman, ajo riviziton fragmente të jetës së vet dhe zhytet në kujtimet e takimeve të saj intime dhe të qarta. Merilini në tri kocka është një road-movie me tri akte: akti i parë i përket periudhës së fëmijërisë, moshës 6-8 vjeçe, pjesa e dytë asaj të rinisë dhe akti i fundit përcaktohet si  këtu dhe tani . Kjo është historia e një eksplorimi dhe devijimi. Cilat janë format e ndryshme në të cilat mishërohet dashuria. Ç'është kjo çmenduri që papritmas i lidh së bashku dy krijesa për një moment të veçantë. Eksplorimi i Merilinit nuk njeh kufij. Ajo kërkon kudo ku e nuhat, duke përfshirë botën e njerëzve, botën e kafshëve dhe botën e bimëve.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
I hidhur dhe dramatik, por edhe grotesk e komik, ironik dhe pasionant, ky roman rrëfen marrëdhënien e një babai me djalin e tij me aftësi të kufizuara. Teksa i prin udhën nëpër grackat e jetës të birit, nga lindja në adoleshencë, babai mëson nga djali artin e të jetuarit jo për të qenë  normal , por vetëm vetvetja. Rreth dy protagonistëve vërtitet një dorë personazhesh që mishërojnë reagimet e ndryshme karshi handikapit: mospërgatitjen dhe cinizmin, ndrojtjen dhe marrëzinë, por edhe dashurinë e pakufishme dhe solidaritetin altruist. Kjo ndodh ngaqë fëmijët me aftësi të kufizuara  lindin dy herë: të parën të papërgatitur për botën, të dytën duke iu besuar inteligjencës dhe dashurisë së të tjerëve . Duke hequr dorë nga të gjitha tundimet patetike apo vetëngushëlluese, Giuseppe Pontiggia na dhuron një roman novator, plot jetë dhe emocione, që është në gjendje të përballojë me qartësi një temë që ka të bëjë me gjendjen e njeriut.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Xhulian Treslovi, një profesionist i rëndomtë dhe ish-drejtues emisionesh në BBC dhe Sem Flinkeri, një filozof, shkrimtar dhe personalitet i njohur hebre, janë shokë të vjetër shkolle. Pavarësisht marrëdhënies së acaruar dhe jetëve shumë të ndryshme, kurrë nuk i kanë humbur kontaktet me njëri-tjetrin apo me ish-mësuesin e tyre, Lajbor Sevcikun. Një natë, kur po darkonin së bashku në apartamentin e Lajborit  dy hebrejtë e ve dhe Treslovi i pamartuar  tre burrat kaluan orë të këndshme duke sjellë ndërmend kohën para se të përjetonin dashuritë e humbjet, para se t i vlerësonin gjërat aq shumë sa të kishin frikë nga humbja e tyre. Por kur po kthehej në shtëpi, Treslovin e sulmuan dhe e grabitën para vitrinës së një dyqani violinash. Treslovit iu mbush mendja se kishte rënë padrejtësisht viktimë e një krimi antisemit. Pas kësaj ngjarjeje, e tërë qenia e tij ndryshoi deri në thelbin më të thellë.
Çmimi: 900 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania