titleToAlt
Romani Kontrabandisti është një copëz nga historia e Shqipërisë së viteve të regjimit komunist. Një sërë faktesh nga operacioni që përbënte ndoshta një nga veprimtaritë më të dyshimta dhe heretike për  teorinë dhe praktikën e socializmit shkencor të Shqipërisë komuniste, për të cilin kanë pasur dijeni një numër mjaft i vogël njerëzish në majë të piramidës së Sigurimit të Shtetit.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Arti i vrasjes - Berlin, 1865. Qyteti rënkon nën peshën e vapës dhe qytetarët ndjekin me kërshëri rastin e fundit kriminal: thuhet se profesori Boto Golc paska vrarë në mënyrë barbare një prostitutë të rastit. Të gjitha provat flasin kundër dijetarit të shquar, ndaj ai do të dalë përpara gjyqit. Procesin do ta ndjekë nga afër Jul Benthajmi, një student i ri në Drejtësi, i cili punon edhe si skicues i vendkrimeve dhe gjyqeve. Shumë shpejt kuptohet se asgjë nuk është aq e qartë sa mendonte në fillim prokuroria, dhe vrasësi i hamendësuar po e tërheq për hunde drejtësinë prusiane. Juli sa vjen e bindet se profesori gjenial po ndjek një strategji të mirëmenduar, në fund të së cilës mund të shohim kapitullimin e sistemit gjyqësor prusian...
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ngjarjet që trajtohen në këtë vëllim me tregime bazohen tërësisht në aktualitetin shqiptar, në shtjellat ku është përfshirë shoqëria jonë në tranzicion. Boshti tematik i të gjitha rrëfimeve është emigracioni, por çdo tregim përbën në vetvete një copëz të dramës që përjeton individi-emigrant, duke krijuar kështu një mozaik fatesh e karakteresh të ndryshme, që i japin gjallëri dhe e bëjnë më të larmishëm tekstin në fjalë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Më 23 shtator 1939, Vlladisllav Shpilmani, një pianist i ri nga Varshava, po luante në piano teksa jashtë shpërthenin predhat. Ishte emisioni i fundit muzikor i drejtpërdrejtë nga Varshava: atë pasdite, një bombë gjermane shkatërroi radiostacionin dhe Radioja Polake ndërpreu transmetimin. Lufta e futi qytetin në tmerrin e pushtimit nazist, grumbullimin e hebrenjve, fillimin e bastisjeve. Gjithë familja e muzikantit dhe shumë prej miqve të tij mbetën të vrarë, por ai mbijetoi mrekullisht mes gërmadhave të Varshavës. Pianisti është sa dëshmi e ngadhënjimit këmbëngulës të jetës së një njeriu përballë vdekjes, aq edhe e forcës njerëzore për t u ngritur nga hiri. Në fund, një oficer gjerman i shpëtoi jetën Shpilmanit, pasi ky luajti Nokturnin në do diezis minor të Shopenit, në një piano të gjetur mes rrënojash. nMe të mbaruar lufta, Shpilmani shkroi këto kujtime nga Holokausti që përjetoi. I ndaluar nga autoritetet komuniste, libri u botua në Poloni vetëm në vitin 2000, kurse në Perëndim një vit më parë. Doli në dritë emri i oficerit të forcave të Vermahtit, kapitenit Vilm Hosenfeld. Ai vdiq në një kamp të burgosurish në Rusi pas lufte, dhe mirësia e tij kundrejt shumë hebrenjve dhe polakëve mbeti e pashpërblyer. Kapiteni la pas ditarin e vet të luftës, në të cilin rrëfen zhgënjimin e thellë nga barbarizmi i nacionalsocializmit. Pjesë të ditarit u botuan për herë të parë në këtë libër, krahas kujtimeve të Shpilmanit. nLibri Pianisti është një dëshmi e fuqisë së muzikës, e vullnetit për të jetuar dhe kurajës për t i bërë ballë së keqes.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kërcënime dhe vrasje, hakmarrje dhe pushtet, tradhti dhe para. Këto të shoqërojnë përgjatë gjithë rrjedhës së romanit  Trafikantët . Ngjarjet e këtij libri i përkasin periudhës së tranzicionit shqiptar, por duke mos i shkëputur fijet as me të shkuarën komuniste. Ish-sigurimsat kontrollojnë biznese, parti politike dhe struktura policore; trafikantë qeniesh njerëzore e lëndësh narkotike bëjnë karrierë në politikë, ndërsa mediat e kapura nga krimi i organizuar janë vënë në shërbim të strukturave partiake. Një roman aktual, me një varg ngjarjesh të ndërlikuara e me kthesa të papritura, që zbulojnë e zbërthejnë marrëdhënien e botës së krimit me rendin shoqëror, shtetëror dhe politik.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Z - Orgjia e pushtetit është një roman-dokumentar tronditës për vrasjen e politikanit të shquar grek Grigori Lambraki - personazhi  Z në vepër. Vrasja nga forca paraushtarake të inkurajuara nga shteti ndodhi më 22 maj 1963, gjatë një mitingu për paqen. Disa nga përfaqësuesit e organeve shtetërore në roman paraqiten me emra të tillë, si: Përbindëshi, Vampiri, Tigri, duke simbolizuar një realitet-xhungël të Greqisë së asaj kohe, kur kishte një luftë të ashpër politike mes së Djathtës dhe së Majtës. Vrasja e Z-së në atë kohë tronditi Greqinë dhe pati një ndikim në ngjarjet që rrodhën më pas, dhe vetëm pak vite më vonë në Greqi u vendos diktatura e kolonelëve (1967). Përmes rrëfimit të vrasjes së deputetit të së Majtës Demokratike Greke, dëshmohet egërsia e pushtetit të asaj kohe në Greqi, deri në nivele të larta, për të luftuar kundërshtarët politikë. Vrasja e deputetit ishte e inskenuar, ashtu sikurse u bënë përpjekje të mëdha nga ana e pushtetit edhe për të manipuluar gjyqin për këtë ngjarje të bujshme.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Për herë të parë në shqip, pjesa e dytë e mbetur e romanit "Frymë të vdekura" - njërit prej librave më të mrekullueshëm të letërsisë botërore, që për një shekull e gjysmë vazhdon të mahnitë lexuesit e të gjitha moshave.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Çka e përbën risinë dhe suksesin e romanit Po aktual dhe të denjë për t u rilexuar Ç duhet të dimë, që të arrijmë ta kuptojmë Nga  Uliksi i Xhejms Xhojsit tek  Ujku i stepës i Herman Heses, duke kaluar  Në rrugë të Xhek Keruakut, libri  50 ROMANET E PASHMANGSHME TË SHEKULLIT XX paraqet një vështrim tërësor të romaneve më të shquara të shekullit të fundit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në çdo faqe të librit, jeta ballafaqohet e përplaset me vdekjen, vlerat materiale me ato shpirtërore, e prekshmja me të paprekshmen, drita me errësirën, lënda me frymën. Asnjëra nuk fiton mbi tjetrën, pasi letërsia asnjëherë nuk jep zgjidhje; ajo vetëm kallëzon. Libri hedh dritë mbi dukuritë që trazojnë jetën e njeriut në çdo vend dhe në çdo kohë, gjë që e marrin përsipër ta bëjnë personazhet me veprimet, dialogët dhe monologët e tyre  këta, në ndryshim nga karakteret e romanit të ngurtë, nuk janë të njëtrajtshëm nga fillimi në fund.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Një roman i shkruar me një stil të veçantë, ku fragmentet e rrëfimit krijojnë një mozaik të tërë dhimbjesh. Rrëfime ngjethëse për jetë njerëzish të fundosur në Mesdhe apo Atlantik, për varkëtarë (ose më mirë: tregtarë të dëshpëruarish) të pashpirt, që vetëm duan të mbushin xhepat duke sakrifikuar jetë njerëzore.nPas shumë rravgimesh nëpër metropole, e pastaj nëpër qoshkat dhe çerdhet e krimit e të jetës së shthurur, ja ku përmbysen shpresat dhe ëndrrat e bukura të fillimit. Pas rënies jo fort të ngadaltë, disa kthehen sërish në vendin e tyre, disa të tjerë i pret fundi i tmerrshëm...
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
 Babai në shi është roman-elegji për parajsën e humbur të dashurisë familjare, për zhgënjimet dramatike të individit e të shoqërisë sonë përballë një morali të ri dhe një mënyre të re jetese. Pësimet dhe përsiatjet e Agimit - humbja e së dashurës dhe e fëmijës së tyre, prishja e strehës prindërore, përplasjet midis vëllezërve dhe grindjet e tyre të ashpra me babanë e verbër - zbulojnë jo vetëm një tablo tronditëse nga jeta e shoqërisë shqiptare sot, por dhe perspektivën e zymtë të një bote pa shpirt, pa dritë, pa mirënjohje e kujdes për ata njerëz që na sollën deri këtu.
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
 Balzaku dhe Rrobaqepësja e Vogël kineze tregon pikërisht historinë e dy të rinjve që jetojnë në një fshat tejet të skamur mes maleve, të cilët një ditë se nga gjejnë një libër të Balzakut, që i kishte shpëtuar furisë së Gardistëve të Kuq (gjatë tërbimit të tyre antiintelektualist, militantët maoistë digjnin  letërsinë borgjeze ). Pikërisht rreth letërsisë gjysmëklandestine të Balzakut  dhe më pas rreth njohjes së parë me letërsinë të vajzës së rrobaqepësit të fshatit  vërtitet dhe shtjellohet ngjarja. nRomani tregon forcën e humanizmit të dhimbshëm kinez, që ishte i pranishëm edhe kur luftohej për të shpëtuar kokën dhe njerëzit përjetonin tragjeditë historike që shkaktonte marrëzia e udhëheqësve.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Vibeka, një grua e re e divorcuar, jeton me djalin e saj nëntevjecar në një zonë të largët të veçuar të Norvegjisë. E zënë peng mes dimrit të gjatë, rutines së përditshme dhe monotonisë nga jeta e mbyllur, një natë ajo vendos ta thyejë vetminë në shoqerinë e një punonjësi Lunaparku, i ardhur në qytezë nga një vend tjetër. Por një pakujdesi e vogel prej nëne të lodhur, pafajësisht, do ta vërë në dilemë dashurinë e saj më të madhe në jetë, atë per të birin, Junin, pikërisht në pervjetorin e ditëlindjes së tij. Ftohtesia jashtë duket se i derdh ftohtesi edhe marrëdhenies së saj me të. Cili prej të dyve e do më shumë tjetrin? Lexuesi e ka të veshtirë të gjejë perfundime, ai mbetet i skllaveruar nga intriga e këtij libri.Dashuri, është një dramë e rendë fatale. Një histori tej fantazisë së zakonshme prej shkrimtareje, veçanërisht të një shkrimtareje si Hanne Orstavik që i levron këto ngërçe psikologjike të një prej marrëdhenieve me esenciale nënë-fëmije.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
 Dhurata e Hanës na tregon se si duhet t i gëzohemi jetës me gjithë pasuritë, dhembjen, misterin dhe mrekullinë e saj. nMe nota lirike, prekëse e njëkohësisht të paharrueshme, autorja ndalet të na thotë se si ia ndryshoi jetën vajza e saj trevjeçare, Hana; si ajo i dha kurajë në luftën kundër tumorit. Si një histori e veçantë, e treguar në mënyrë të jashtëzakonshme, ky libër do të ngushëllojë çdokënd që është hidhëruar nga humbja e një të afërmi; gjithashtu, do t i ripërtërijë besimin në forcën e dashurisë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ky roman tregon se si luhet fati i një familjeje përgjatë verës së tre viteve, në një interval kohor dhjetëvjeçar dhe në të njëjtin plazh: në brigjet e La Manshit. Nga njëra anë është Suzana - mamaja dhe gruaja e shtëpisë - e cila vendos t i japë fund jetës në  strehën e ëmbël . Nga ana tjetër është i shoqi, një burrë i shkatërruar nga vitet e gjata të mjerimit, si dhe vëllai i tij, Remoja, me jetën e tij të mistershme. Mbi të gjitha janë tre fëmijët - Lili, Vinsenti dhe Martini - të cilët do të tregojnë për jetën e tyre njëri pas tjetrit, duke u përpjekur t i zbërthejnë të vërtetat nëpërmjet heshtjes së tyre të ndjerë dhe prekëse, por edhe përmes pikëpyetjeve të mëdha. nRomani është një sagë shpirtërore, tronditës dhe larg pathosit e sentimentalizmave, ku përcaktohen me saktësi kufijtë e dhimbjeve, lëndimeve, humbjeve e shthurjes, por edhe të nevojës së parezistueshme për të jetuar dhe për të dashuruar.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Romani përshkruan një situatë psikologjike, që qëndron në kufijtë mes çmendurisë dhe normalitetit. nDuket sikur disa tema të mëdha, tepër therëse e megjithatë të përditshme, të dashura për kujtesën e çdo lexuesi, për ndërgjegjen e trazuar të çdo të riu, për përvojën e çdo njeriu, rimerren edhe një herë si për të mos e lënë më shpirtin të qetë, sepse koha e trazimeve nuk ka mbaruar ende dhe nuk ka për të mbaruar asnjëherë.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Disa ditë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ushtari gjerman Hans Shnitcler, që kishte dezertuar falë dokumenteve të rreme, kthehet në qytetin e tij të bombarduar. Ai ka veshur pallton e një shoku të vdekur, të cilën përpiqet t ia kthejë vejushës së tij, pa e ditur që në pallto ndodhet edhe një amanet. Shpejt Hansi mplekset në një intrigë të rrezikshme në lidhje me amanetin. Ndërkohë, ai fillon një romancë dashurie me një grua tjetër të dëshpëruar. Që të dy janë në kërkim të identitetit dhe një të ardhmeje në qytetin e rrënuar...Në roman Bëli rreh të tregojë për ekzistencën e njeriut në orën zero.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Natën vonë, duke rrëmuar në bibliotekën e të atit, një vajzë gjen rastësisht një libër të lashtë me ca germa të zverdhura të kobshme, Shënimi në të është tronditës:  Pasardhësit tim të dashur të pafat . nKy zbulim e bën vajzën të kridhet në një botë që s e kishte përfytyruar kurrë - një qorrsokak ku sekretet e së shkuarës së të atit dhe fatit misterioz të së ëmës lidhen me një mynxyrë të fshehur në thellësitë e historisë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Haxhi Murati një nga perlat më të bukura të Leon Tolstojit, ka mbetur romani më i panjohur i tij. Për një kohë të gjatë paradoksi mbeti i pashpjeguar. U desh të shpërthente lufta e egër midis Rusisë dhe Çeçenisë që vëmendja botërore të binte më në fund, mbi perlën e mbuluar nga pluhuri. n Haxhi Murati tregon pikërisht një luftë midis rusëve dhe çeçenëve. Një luftëtë ndodhur 150 vjet më parë. Zanafillën e një krimi që ende vazhdon.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
 Kamarja e Turpit ka qenë botuar për herë të parë më 1978, si pjesë përbërëse e librit  Ura me tri harqe , me titullin  Pashallëqet e mëdha .nRomani që ka në qendër fatin e Ali Tepelenës, pashait rebel shqiptar, që u ngrit kundër sulltanit dhe shtetit osman, është konsideruar nga kritika botërore si një nga veprat më tragjike të Kadaresë, ku përshkruhet terrori shtetëror. Ashtu si për  Muzgun e perëndive të stepës , shtypi shqiptar i kohës ka mbajtur heshtje të plotë për të.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Tek  Një vdekje shumë e ëmbël , Simone de Beauvoir, perms një këndvështrimi psikanalitik, ndan me lexuesin vet analizën e qenies së saj. Duke këqyrur thellë marrëdhënien e vet me nënën, ajo flet për ndikimin që kjo ka pasur në zhvillimin dhe formimin e vajzës-gruas-intelektuales që ngriti krye kundër përulësisë të së ëmës, kundër gruas që jetënua kishte kushtuar kryesisht të tjerëve, gruas që nuk kishte ndërtuar një vete, gruas së cilës ndikimi i skemave, normave, standardeve dhe pritshmërive të kohës i diktoi marrëdhëniet me të bijat, gruas që, pavarësisht dashurisë për to, thyerja e rregullave nga e bija e madhe e vendos në pole të ndryshme. Me gjithë rebelimet kundër së ëmës, autorja pranon me shumë mençuri rolin e nënës në hedhjen e rrënjëve të personalitetit të saj.nHendeku mes nënës dhe së bijës, i krijuar që në rininë e hershme, i përqaset një rryme të re psikanalize, në të cilën theksi vihet tek marrëdhënia nënë-vajzë dhe tek ndikimi i pa- shmangshëm i kësaj marrëdhënieje në personalitetin dhe në formimin e gruas së ardhshme. Kjo rrymë e re psikanalize duket sikur e zhvesh tërësisht figurën e babait nga mëkatet e rritjes së vajzave. Në këtë libër, autorja, me vetëdije ose jo, kumton se marrëdhënia me nënën është më e rëndësishme se ajo me babanë. Kjo shfaqet tejet e lexueshme në gjendjet e saj emocionale: vdekja e të atit e kishte tronditur, por emocionet paten qenë brenda kufij vetë kontrollit të saj, ndonëse e kishte dashur dhe adhuruar të atin për llojin e vet. Kurse vdekja e së ëmës e përplas në hone të panjohura dhimbjesh.nGjithsesi, marrëdhëniet mes fëmijëve dhe prindërve nuk varen nga sasia e dashurisë, por nga mënyra sesi ajo jepet dhe nga ndikimi i saj në formimin e fëmijëve. Simone de Beauvoir, midis rreshtave, ndoshta edhe pa zë, e falënderon të ëmën për rolin e jashtëzakonshëm (edhe pse ndonjëherë të pa qëllimshëm) që ka luajtur në formimin e saj.nNëpërmjet dhimbjes që sjell humbja, autorja reagon me humanizëm ndaj vdekjes të së ëmës duke ndërtuar një filozofi të sajën mbi vdekjen. Një filozofi që mbështetet në arsyetime të forta racionale, në thellësi ndjenjash dhe tek shpirti i lirë.nArti, filozofia dhe thellësia e mendimit të Simone de Beauvoir-it tek  Një vdekje shumë e ëmbël vijnë krejt natyrshëm në shqipe. Të krijohet përshtypja se autorja e kashkruar veprën e saj origjinale në gjuhën shqipe dhe kjo ndodh falë mjeshtërisë së përkthyesit Edmond Tupja.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Orestia 2016
Në fund të skenës, pallati i Atridëve. Ky është shënimi që duhej të hapte  Orestian , veprën monumentale, të vetmen që kam bërritur e plotë gjer tek ne nga rroposja eskiliane. Shënimi mund të ketë qenë i autorit apo i ndonjë vënë si në skenë të mëvonshëm, kjo s ka rëndësi. Përpara nesh është pallati me tri porta, në çdo njërën prej të cilave do të zhvillohen ngjarje nga më tragjiket që mund të për fytyrojë mendja njerëzore. Nëpër njërën portë do të hyjë duke shkelur mbi qilimin e purpurt mbreti Agamemnon, për të mos dalë më kurrë që andej. Në të njëjtën portë ose në tjetrën do të dalë mbretëresha Klitemnestra me sëpatën e përgjakur, duke u përpjekur të përligjë krimin që porsa ka kryer. Nëpër njërën nga ato porta do të hyjë më pas biri i tyre, Oresti, për të dalë dhe ai, këtë herë me shpatën mëmë vrasëse në njërën dorë dhe në tjetrën me pëlhurën-rrjetë me njolla gjaku të thara, me ndihmën e së cilës nëna e tij ka prerë të atin. Dhe, ashtu si edhe të tjerët, edhe ai do të përligjë përpara botës vrasjen e tij, por ndërkaq do të mbërrijnë erinitë për t ia errësuar gjykimin e për ta kthyer të folurën e tij në një përçart.nPor të gjithë këta s janë veçse  bij e nipër krimesh të vjetra , që prej vitesh kanë gëluar brenda këtij pallati. Muret e tij kanë parë e dëgjuar gjëra të llahtarshme, prej të cilave ne shikojmë vetë maktet e fundit. Vrasje midis vëllezërish përpushtet, gosti makabre, ku të ftuarit i shërbehen si gjellë gjymtyrët e fëmijëve të vet, net makthi të ndërgjegjeve të vrara, mallkime, ankthe dhe parandjenja krimesh të ardhme. Të gjitha këto i mësojmë dale nga dalë nga kori, përpara të cilit shpalosen unazat e fundit të këtij vargori të rëndë. Siç dihet, motivin e kësaj gjëme Eskili e ka nxjerrë nga epet e vjetra gojore, ku flitet për mallkimin që rëndonte mbi pallatin e Pelopidëve (ose Atridëve), ku gjakmarrja fisnore, e gërshetuar me luftën për pushtet, vazhdonte të pillte vrasje pas vrasjesh. Ideja e Eskilit se krimi lind krimin është e nënvizuar në këtë vepër më qartë se kudo. Por trilogjia është e mbushur me motive të tjera të mëdha për luftën dhe përpaqen, për fatkeqësinë që pëson jo vetëm viktima e mundur, por edhe dhunuesi fitimtar, për shpagimin e çdo te primi, për flijimin në emër të ambicies, për marrëdhëniet njeri-shtet, ndërgjegje-nënndërgjegje, detyrë-pasion etj. Ide antitiranike e përshkojnë trilogjinë nga kreu në fund. Herë-herë, lajmi i një vrasjeje në pallat lidhet me shqetësimin se mos po shpallet një tirani e re. Kështu, për shembull, në çastin kur merret vesh mbytja e Agamemnonit, për nga shpeshtia e të folurit dhe e trazimit të brendshëm koriantik i ngjet një grumbulli gazetarësh të sotëm në portat e një ndërtese presidenciale, ku por sa ka ndodhur një grusht shteti.nNjë nga motivet kryesore të veprës është problemi i parësisë së gjakut atëror ose mëmësor. E thjeshtë, në pamjen e parë, kjo ka qenë një nga çështjet themelore, mbi të cilat janë ngritur të gjitha kodet juridike të vjetra e të reja, çështje që ka shkaktuar drama të panumërta mbi rruzullin tokësor.nNë trilogjinë  Orestia pyetja shtrohet saktë dhe prerë: nga rrjedh fisi: nga nëna apo nga babai Hyjnitë e vjetra, erinitë, janë për nënën; të rinjtë, Apoloni e Atena, për atin. E ngel si thotë se kjo është një jehonë e largët e luftës mijë vjeçare midis matriarkatit që po humbte dhe patriarkatit që po fitonte. Por motivi ishte, megjithatë, tepër i vjetër për ta joshur Eskilin, në qoftë se nuk do t i shërbente si bërthamë për ta pasuruar me ide më të reja, si ato që përmendëm më lart, e gjer te motive fare të freskë ta të jetës së vrullshme bashkëkohore, siç ështja e Aeropagut, gjyqit të athinasve, për fuqizimin ose shfuqizimin e të cilit ata ishin në atë kohë në grindje, për aleancën Athinë-Argos etj.nProblemi i  së drejtës , që e përshkon si kryefilltërë krijimtarinë e Eskilit, këtu trajtohet gjerësisht prej tij, si një përplasje gjëmëtare midis të drejtës së vjetër, asaj të erinive e të vetëgjyqësisë gjakmarrëse, që po humbet, dhe një  të drejte të re, asaj të mekanizmit shtetëror.nPor, si çdo vepër e madhe artistike,  Orestia del nga çdo skemë të gjykuari. Dramë e krimit dhe e gjakmarrjes, e anktheve dhe e luftës për pushtet, e ndeshjes dhe e rrëzimit të ligjeve, e ëndrravetë turbullta dhe e parandjenjave, ajo ka të tilla përmasa që me një vrundull të saj anësor është e aftë të përfshijë, për shembull, tërë historinë e luftës së Trojës, madje, në shtrirje kohore dhe hapësinore më të gjerë se ç e gjejmë tek  Iliada dhe tek  Odisea .
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ai është dashur letërsia botës Ndoshta nuk do të kishim të drejtë ta bënim këtë pyetje, që të kujton animatorët e dobët të TV-së, kur përpiqen të gjallërojnë një bisedë shterpë, sikur pyetja të mos ishte bërë, ndërkaq, mijëra vjet më parë. Dihet që ka pasur dy lobe të kundërt: pro dhe kundër letërsisë. nLetërsia, pra, ka lindur bashkë me një mohim, me një pengesë. Sado që në pamjen e parë të duket si e habitshme, po të mendohemi pak, do të vijmë në përfundimin se ky negacion i shkon letërsisë, madje, fare natyrshëm. Nega-cioni dhe letërsia janë të së njëjtës racë. Shkurt, më shumë se nga engjëlli, letërsia duket si e prirë nga djalli. nLe ta shikojmë në mënyrë fare të thjeshtë gjithçka. Letërsia, domethënë poemat e para orale, kanë, zakonisht, për subjekt kthimin nga një udhëtim i gjatë, rrëfimin për ato ç kanë ndodhur atje larg, në kufi të shtetit, të shkretëtirës ose të vdekjes.nUdhëtarët e parë që ktheheshin nga larg ishin, praktikisht, dhe shkrimtarët e parë. Duke ecur drejt vendit të tyre, në vetminë e rrugës, truri i tyre përpunonte ngjarjet, në mënyrë që gjatë rrëfimit ato të ishin sa më interesante për dëgjuesit. Kështu, në udhë dilnin dialogët, përtër-iheshin ngjarjet, dendësoheshin ngjyrat, theksohej diçka e diçka tjetër fshihej...
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
 Haxhi Murati një nga perlat më të bukura të Leon Tolstojit, ka mbetur romani më i panjohur i tij. Për një kohë të gjatë paradoksi mbeti i pashpjeguar. U desh të shpërthente lufta e egër midis Rusisë dhe Çeçenisë që vëmendja botërore të binte më në fund, mbi perlën e mbuluar nga pluhuri. n Haxhi Murati tregon pikërisht një luftë midis rusëve dhe çeçenëve. Një luftëtë ndodhur 150 vjet më parë. Zanafillën e një krimi që ende vazhdon.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania