titleToAlt
Një anije ndodhet në afërsi të brigjeve greke.Në bord ndodhet një grua, është Helena e Trojës e rikthyer në atdhe nga Menelau, pas shkatërrimit të qytetit krenar.Zëri i saj rrëfen një të vërtetë të ndryshme nga ajo që njohin të gjithë. Ajo flet për një krijesë të etur për dashuri, të mbushur me pasion dhe sensualitet, por të shtrënguar t’i bindet ligjit të të atit-mbret dhe tyë martohet me një burrë që nuk e kishte zgjedhur dhe as dëshiruar. Një vendim fatal prej nga do të lindin kobe dhe tragjedi, sepse Helena do ta kërkojë në krahët e të tjerëve atë që i është mohuar. Duke humbur gjithçka, dhe duke përfunduar e damkosur si “bushtër”, fatprerë dhe tradhëtare.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
I joshur nga një episod i jetës së të famshmit, Xhiakomo Kazanova, i dashurisë së tij të pashpresë ndaj gruas që e “lëndoi” në rininë e tij, para se të bëhej ai që u bë, Artur Japin, ndërton një libër të mrekullueshëm, plot histori, jetë dhe emocion. Ftohtësia klinike e rrënqethëse me të cilën Luçia, e dashura e Kazanovës, rrëfen është tronditëse. Ky roman është një rrëfim intrigues mbi dashurinë sublime e të pafat dhe një kontribut i ri në njohjen e një njeriu kureshtues, si Kazanova.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani tregon historinë e Humbert Humbertit, një mesoburri, kritiku letrar. Pas martesës së tij të dështuar, niset në kërkim të një vendi ku mund të shkruajë i qetë, diku në një qytezë në New England. Duke kërkuar për një dhomë në shtëpinë e zonjës Hejz, sytë e tij ndeshin të bijën e saj Dolorezën, një 12-vjeçare të rritur para kohe, pas të cilës ai lë mendjen. Për të ndenjur afër nimfëzes së tij ai pranon të rrijë në dhomën e ofruar madje më vonë martohet me zonjën Hejz, e cila zbulon nga shënimet e ditarit të shoqit, që ai është dhe lakmitari i së bijës. Ngjarjet do të precipitojnë dhe ai e gjen veten si njerku dhe dashnori i vajzës së re Lolitës, status ky që do ta çojë në një spirale ngjarjesh dhe emocionesh. “Lolita” është një kryevepër mbi erotizmin dhe tiraninë e sentimentit.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në rrethinat e Tokios, Okada, një burrë në moshë të re, është duke kërkuar macen e humbur të së shoqes. Ai jeton në “botën e ngushtë” të jetës së tij: gatuan, kujdeset për shtëpinë dhe merret më gjëra të së përditshmes të një njeriu pa ambicie. Por jeta e tij ndryshon nga një telefonatë e rastësishme e një gruaje. Shpejt ai do ta gjejë veten duke kërkuar edhe të shoqen. Okada bie nënjë shtjellë historish që përballin Japoninë e dikurshme me të sotmen, dhe ai vetë kthehet në qendrën e një misteri që nuk do ta durojë dot.
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Hanah, një grua e re nga Jeruzalemi, nis rrëfimin e saj mbi jetën e trazuar dhe martesën e saj të dështuar. Kjo grua, e cilësuar si “Madamë Bovaria moderne izraelite”, është studente e letërsisë hebraike dhe një ditë, rastësisht, njeh një gjeolog të ri, Majkëll Gonen, me të cilin njëherësh me martesën ndërton dhe largësinë shpirtërore. Kjo rrëfenjë tërësisht femërore e Amos Oz, ndiqet nga një vetërrëfim i mençur, therës, i përditshëm, i Hanan dhe hyn deri në mendimet më të fshehura dhe në emocionet më të thella të protagonistes, aty ku Majkëlli “i saj”, nuk mund të hyjë dot.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Dy jetë të ndryshme si punëtore fabrike, dy fate të ndryshme grash: Brigita dhe Paula, po në të njëjtin vend dhe në të njëjtën atmosferë. Personazhet në këtë roman nuk janë njerëz, por sende pa jetë, mobilie. Ky rrëfim është më shumë sesa satirë, falë shqisës së gjashtë që kjo autore e “pandreqshme” ka. Sarkazma e autores e bën rrëfimin një tregim të mirëfilltë dokumentar. Ajo zhbirilon në botën e tyre të brendshme, në mjedisin fshatar përreth dhe në rrëmujën që i’u dikton tradita.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Është verë në Stamboll. Kufoma e një të riu të vrarë, është gjetur në një liqen aty afër. Ajri është i rënduar, ndërkohë që Behija, një vajzë e re, përgatitet të hyjë në një prej universiteve më të famshëm të Stambollit. E zemëruar, e shëndoshë, e provokuar nga prindërit e saj dhe e përçmuar nga i vëllai, Tufani, i cili është i traumatizuar pas shëbimit si komando ushtarake, Behija është në kërkim të ndonjë shpëtimi për të dalë nga dëshpërimi i saj. Dy javë para fillimit të shkollës, ajo prezantohet me Handanin, një vajzë e dashur, e bukur, njohja me të cilën e ndiyshon Behi-jen tërësisht. Të përfshira te njëra-tjetra, të dyja vajzat nisin një marrëdhënie shumë intensive, edhe pse janë nga dy mjedise të ndryshme, me ëndrra dhe ambicje po aq të ndryshme mes tyre. Por dashuria e tyre provokon zemërim dhe mosbesim tek ata që i rrethojnë, duke i shtyrë ato të dyja të largohen në rrugë të ndryshme nga Stambolli. Kur u botua në vitin 2002, "Dy vajza", e lëkundi themelin e kulturës turke, duke u bërë, padyshim një ndër librat më të rëndësishëm të botuar vitet e fundit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Personazhi i kësaj historie, një i ri tridhjetëyjeçar, i paguar shumë mirë, por pa një jetë dashurore të vetën, është në limonti. Ai tymos katër paketa cigare në ditë dhe shkruan historira të çuditshme kafshësh në kohën e lirë. I kënaqur me atë çka e rrethon, detyrohet të shoqërohet gjatë një shërbimi pune në provincë, me njëfarë Rafael Tiserandi, një djalë tejet i shëmtuar dhe plot komplekse. Prej këtu nis odiseja plot intrigë e ballafaqimit të dy moshave të ndryshme që ata kanë, dhe rrëfyesi ynë, shpeshherë nëpër udhë-time, ndonjëherë pranë automatëve të kafesë, nis e këqyr me vëmendje lëvizjet njerëzore, jetën e përditshmen vanitoze, duke e zgjeruar fushën e vëzhgimeve të tij, gjë që ia asgjëson iluzionet kolegut të tij dhe e ndih-mon në hartimin e një teorie të plotë mbi liberalizmin ekonomik dhe atë seksual. "Zgjerimi i fushës së luftës", megjithëse qe romani i parë i Michel Houellebecq, në kohën e botimit të tij u radhit ndër librat fenomenalë në Francë dhe e bëri vetë autorin menjëherë zëdhënësin e gjeneratës së tij. I lirë prej peshës së historisë, Houellebecq ka formuar një zë sarkastik dhe të thukët, që e ka mbërthyer paq thelbin e kohës sonë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Parathënia: “Letërsia shqipe është një letërsi evropiane, e megjithatë, ajo është zhvilluar relativisht e veçuar nga kultura mbizotëruese evropiane. Shqiptarët, të cilët rrjedhin nga fiset nomade vendëse të Ballkanit Jugperëndimor, dhe që janë mësuar të jetojnë në një terren malor nga më të thepisurit në të gjithë gadishullin, i konsoliduan vendbanimet e veta larg udhëkryqeve më të rrahura të qytetërimit evropian. Kultura e tyre ka qenë dhe mbetet një kulturë krejt e ndryshme dhe unike evropiane, ndërsa letërsia e tyre e shkruar edhe sot pasqyron shumë prej karakteristikave të saj të veçanta. Madje ky është një prej faktorëve që e bën letërsinë shqiptare kaq të mahnitshme. Për fat të keq, për letrat shqipe është shkruar shumë pak, sigurisht, me përjashtim të veprave të botuara në vetë gjuhën shqipe. Në nivel ndërkombëtar, tema e letërsisë shqipe ende mbetet përgjithësisht e patrajtuar. Kjo lënie pas dore vjen kryesisht nga mungesa e specialistëve ndërkombëtarë me njohuri të shëndosha të gjuhës letrare shqipe dhe jo për shkak të ndonjë mungese të vetë krijimtarisë letrare. Vëllimi "Letërsia shqipe: një histori e shkurtër", orvatet të mbushë këtë zbrazëti, duke bërë një përshkrim të përmbledhur të zhvillimit të të shkruarit krijues në gjuhën shqipe. Ai përqendrohet tek autorët dhe rrymat më kryesore të letërsisë shqipe, që prej teksteve më të hershme në shekujt e trembëdhjetë, pesëmbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë, deri tek fillimi i mijëvjeçarit të ri, dhe është shkruar duke pasur parasysh një lexues të zakonshëm, që mund të mos ketë shumë njohuri në këtë fushë. Si i tillë, libri mund të jetë i dobishëm si udhëzues për të gjithë ata, fushat e interesit të të cilëve përfshijnë kulturat ballkanike, letërsinë e krahasuar dhe historinë e kulturës evropiane në përgjithësi. Letërsia shqipe u zhvillua relativisht vonë dhe rritja, madje edhe vetë ekzistenca e saj, është rrezikuar në shumë periudha. Libri i parë i botuar në gjuhën shqipe, sipas të dhënave që kemi, u shkrua në vitin 1555. Por pavarësisht nga ai dhe nga vepra të tjera të hershme, për letërsi kombëtare në Shqipëri mund të flitet me plot gojën vetëm nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë e më tej. Bima e brishtë e letërsisë shqiptare u rrit në një tokë shkëmbore. Ajo herë mbinte e lulëzonte, dhe herë shkulej nga dheu prej rrjedhës brutale të historisë politike të Ballkanit. Letërsia e hershme e Shqipërisë së krishterë humbi nën flamujt e islamizmit, kur vendi u bë me dhunë pjesë e Perandorisë Otomane. Letërsia e Shqipërisë myslimane, shumë pak e njohur edhe sot, u tha e u vyshk në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, kur shqiptarët i kthyen shpinën Portës së Lartë dhe deshën të krijojnë një shtet të pavarur evropian. Fillesat e shëndosha të letërsisë moderne në vitet 1930 u shfarosën pa mëshirë nga udhëheqësit stalinistë, që morën pushtetin në vitin 1944 dhe e mbajtën deri në vitin 1990. Dhe së fundi, me të rënë diktatura, letërsia shqiptare e realizmit socialist, krijesë e regjimit komunist, u bë e vjetruar dhe e padëshirueshme. Për periudha të tëra historike, për shqiptarët ka qenë e ndaluar me ligj që të shkruanin dhe botonin në gjuhën e tyre. Librat dhe shkollimi në shqip ishin të ndaluar në të gjithë Shqipërinë pothuaj deri në fund të sundimit otoman në vitin 1912, dhe një ndalim i ngjashëm, herë zyrtar dhe herë jozyrtar, ka qenë në fuqi edhe në Kosovë nën sundimin serb, deri në vitet 1960. Megjithatë, kjo bimë e brishtë e kësaj toke të ashpër legjendare ka prodhuar disa lule të mahnitshme, shumë prej të cilave e meritojnë vëmendjen e botës së jashtme. Pas një mungese të gjatë, gjashtë deri në shtatë milion shqiptarët e Ballkanit po rifitojnë tani vendin e tyre në Evropë dhe kultura e tyre në lulëzim meriton më shumë njohje e vlerësim. Do të shpresoja që ky libër të japë shtysën e nevojshme për këtë. Nuk më mbetet tjetër veç t'u shpreh mirënjohjen time shumë njerëzve dhe institucioneve që më kanë ndihmuar në përgatitjen e këtij libri. Falënderime të posaçme i takojnë Janice Mathie-Heck nga Kalgari (Kanada) për rishikimin e versionit përfundimtar të dorëshkrimit.”-Robert Elsie
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
A është ky Atdheu që meritojmë? Një grup kukullash, që një çast të caktuar vendosin të dalin në jetën reale, mëtojnë gjatë nëpër Tiranën e ditëve tona, t'i gjejnë përgjigje pyetjeve që i mundojnë, ato dhe qytetarët e vendit të tyre. A do të munden ato ta krijojnë dhe ruajnë identitetin nëpër këtë Atdhe të munduar nga politika, nga historia dhe kaosi i tranzicionit të gjatë shqiptar??
Çmimi: 1350 Lekë
titleToAlt
“Unë jam një njeri si të tjerët, unë jam një njeri si ju", kështu thotë për veten, duke rrëfyer historinë e tij rrëqethëse oficeri SS, Max Aue, pjesëmarrës në togat lëvizëse në Frontin Lindor, të ngarkuar për të vrarë hebrenj, partizanë dhe çfarëdo qenieje të padëshirueshme. Kjo histori, e rrëfyer me një ftohtësi mahnitëse permes syve të ekzekutuesit e me një fuqi të jashtëzakonshme zbuluese në skutat më të errëta të historisë evropiane, është një vëzhgim i detajuar mjeshtëror mbi Holokaustin dhe Nazizmin. Jonathan Littell bën një rrëfim të gjatë dhe kronologjik, që shkon në kufijtë e realizmit dhe surrealizmit.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Ky roman i jashtëzakonshëm elegjiak, e ngriti Murakamin në krye të skenës letrare dhe tregoi se është mjeshtër i manipulimit të zhanreve letrare, është i zoti të luajë me telat e zemrës, po aq lehtë sa kënga e Beatlesve “Pylli norvegjez”. Ky roman tregon historinë e Toru, një student i urtë e serioz në Tokio që i është kushtuar Naokos një vajze tepër melankolike dhe e bukur, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre para disa vitesh. Toru fillon me jetën e universitetit, kurse Naoko tërhiqet gjithnjë e më shumë në botën e saj të brendshme. Toru e gjen veten duke ju kërkuar ndihmë njerëzve përreth dhe tërhiqet nga një vajzë e re me një pavarësi të paepur dhe pa paragjykime seksuale. Ky libër është një përzierje madhore e muzikës, emocioneve dhe erosit, që kanë dominuar udhëtimin romantik të një studenti të dashuruar.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Harieta dhe David Lovat duan të njëjtat gjëra: besnikëri, dashuri, jetë familjare dhe mbi të gjitha, një shtëpi të përhershme. Jashtë çdo mode të viteve 60, ata vendosin me kokëfortësi të martohen dhe të hedhin themelet e parajsës së tyre në një shtëpi të madhe të stilit Viktorian. Në fillim, gjithçka është idilike. Fëmijët mbushin jetën e tyre si edhe turma e të afërmve të mbledhur rreth tryezës së kuzhinës për Krishtlindje dhe Pashkë, që shijojnë pa u ngopur ngrohtësinë e shtëpisë së Lovatëve. Është pikërisht shtatzënia e pestë çka i bën gjërat të marrin për keq. I vogli fillon t'i lëvizë Harietës në bark tepër herët dhe me shumë forcë. Pas një lindjeje të vështirë, ai zhvillohet shpejt dhe rritet shumë më tepër se foshnjat e zakonshme; ai është antipatik dhe motrat e vëllezërit nuk e pëlqejnë fare. Madhosh dhe i shëmtuar, i dhunshëm dhe i pa-kontroll, vogëlushi Ben, "plot pakënaqësira të ftohta", qan në gjoksin e Harrietës. Prania e tij e huaj prish pa pikë mëshire ëndrrën për një familje të lumtur. Frika e Harietës rritet ndërkohë që ajo përpiqet ta dojë dhe të kujdeset për këtë fëmijë, duke u përballur me një nën-kontinent të errët të natyrës njerëzore, e paaftë për ta përballuar atë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Kate Brown, po përballet për herë të parë në njëzet vjet me idenë e të qenit vetëm. Fëmijët e saj janë rritur, burri i saj, një neurolog i suksesshëm, do të punojë për disa muaj në një spital amerikan larg saj. E ndikuar prej tij, për të filluar një punë, ajo e gjen veten duke punuar si përkthyese për një konferencë ndërkombëtare mbi ushqimin, duke u shndërruar në një nënën zëvendësuese për të gjithë delegatët. Më pas fluturon për në Turqi për një tjetër konferencë, e më pas në Spanjë, ku nis një marrëdhënie dashurore me një burrë më të ri. Por asgjë që ajo bëri, nuk ngjan me atë çka kishte pritur dhe kjo verë e eksplorimit, lirisë dhe vetë-zbulimit, gjatë së cilës ajo i refuzon stereotipet e feminitetit, ashtu si rrobat e saj konvencionale nuk i përshtaten më, ajo çfarë Kate zbulon në këtë kohë krize e shkreton dhe e shokon kur vendoset ballë për ballë me veten e saj të vërtetë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Libri me tregime i autores Virginia Woolf i titulluar “Njolla në mur” përmban 24 tregime interesante, të rrëfyera ne mënyrë brilante. Tek ky libër do të gjeni tregimet: Dora jonë, Njolla në mur, Kopshtet mbretërore, Sende të ngurta, Një roman i pashkruar, Shtëpi e magjepsur, E hënë a e martë, Kuarteti i harqeve, Blu dhe jeshile, Në kopshtije, Zonja Dallouej në Bond Strit, Kolegj femrash parë prej jashtë, Fustani i ri, Çaste të qenies: “Gjilpërat me kokë të Slejtërit nuk kanë majë”, Gruaja në pasqyrë, Gjuetia, Dukesha dhe argjendari, Lapini dhe Lapinova, Njeriu që donte sojin e vet, Prozhektori, Bashkë dhe ndaraz, Një përmbledhje dhe Trashëgimia.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Dy vjet para vdekjes së tij, babai im më dha një valixhe të vogël tëmbushur plot me shkrimet e tij, shkrimet me dore dhe fletoret." Orhan Pamuk mbajti një fjalim të quajtur "Baulja e babait tim", kur mori Çmimin Nobel në Letërsi në dhjetor të vitit 2006. Ky fjalim emocional i cili përcjell në mënyrë të sinqertë përpjekjet shpirtërore tridhjetë e dy vjeçare të Pamukt për të shkruar, pati një ndikim të thellë, në mbarë botën. Kjo është një vepër unike, librër personal për atë që të shkruarit është, si të bëhesh shkrimtar, jeta dhe të shkruarit, durimi i shkrimtarit dhe sekretet e artit të romanit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ngjarjet e romanit “Muzeu i pafajësisë”, zhvillohen në verën e vitit 1975. Kemali, një djalë i ri i shtresës së lartë të Stambollit, është gati për t’u fejuar me Sibelin, një vajzë aristokrate, të shkolluar në Perëndim. Por një kthesë e beftë e fatit do ta kthejë Kemalin në “robin” e një dashurie me një shitëse të thjeshtë, kushërirën e tij, Fysunin. E gjithë bota e tij përmbyset dhe Kemali, do të ecë mes përpjekjesh, vuajtjesh dhe ëndërrimesh në spiralen e dashurisë së tij të afërt e të parrokshme.
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Poeti i njohur turk Ka, i cili prej vitesh jeton si emigrant në Gjermani, kthehet në atdhe. Ai mbërrin në qytetin kufitar Kars, ku dimrat janë të acartë. Ka, kryqëzohet nëpër rrugët e qytetit, që për shaka të borës së madhe izolohet për disa ditë nga pjesa tjetër e botës. Ai hyn nëpër çajtore, bare, shitore e vende ku do të takojë njerëz të shumtë, ndër to edhe një ish-oficer që do t’ia ndryshojë fatin vetë qytetit. Ka, bie pre e situate të rënda dhe peng i gënjeshtrave dhe thashethemeve, por gjatë qëndrimit të tij në hotelin “Karpllas”, ai e ndjen se mund të gjejë lumturinë në këtë humbëtirë.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Një student i inxhinierisë, Osmani i shtyrë nga leximi i një libri “të çuditshëm”, ndërmerr një udhëtim stacionar nëpër qytete, qyteza e fshatra të njohura apo të humbura të Turqisë. Në fund të kësaj udhe, djaloshi ynë rrëfimtar, do të bjerë shpejt pre e pasionit ndaj një vajze, Xhananit, e cila e fut në shtjellën rrugëtuese të këtij libri, e të dy bashkë vazhdojnë kërkimin e asaj “Jete të re”, për ku i frymëzon libri.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani është i errët, ose me dritë të kursyer, por si në disa piktura të Rembrandit, drita është përdorur për të vënë në spikamë detaje, aspekte apo karaktere të neglizhuara nga shumica e artistëve bashkëkohës. BESNIK MUSTAFAJ, shkrimtar Autori nuk ndjek asnjë model, vepra ndërtohet më tepër si revoltë ndaj modeleve të mëparshme, duke rikuperuar rrëfimin, si dhe duke krijuar një tip të ri fiksioni, në të cilin ndërhyn fuqishëm autofiksioni. Rishfaqet kështusoj ironia epike, parabola, parafraza, makabrja, satirikja, grotesku. DR. LUAN TOPÇIU, kritik Forca e përshkrimit psikoanahtik na zhyt në një ekzistencë të mbyllur, ku fantazmat marrin formë, falë fuqisë së fjalëve, në bukurinë e errët të një shkrimi tronditës. MARIE-ROSE GENAUD, Studiuese e letërsisë, Zvicër Proza e diplomatit Arbër Ahmetaj është e ashpër, kërcëlli-tëse dhe e ftohtë. S'ka shenja diplomacie në prozën e tij. MARIUS DOBRESKU, përkthyes, Rumani Stili i tij s'përmban asnjë kërkim të sforcuar stilistik, ai ka naivitetin sublim të një arti të madh. BESA MYFTIU, shkrimtare Vepra e Arbër Ahmetajt, ka fytyrën e një krijimi origjinal, me gjetje të reja strukturore, diktuar prej një vargu shqetësismesh, të cilat ai i përjeton me një intensitet të veçantë. PROF.DR. FLORESHA DADO, kritike
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Mësuesi bernian i latinishtes, Raimund Gregori, ngrihet befas në mes të mësimit dhe del nga klasa. I tronditur nga ndjenja e befasishme e kohës që ikën, ai lë pas jetën e tij të rehatshme dhe ulet në trenin e natës për në Lisbonë. Ky roman është një epos shumëzërash i një udhëtimi, por jo vetëm nëpër Europë, por dhe nëpër mendimet e ndjesitë tona. Një libër,poetizimi dhe trilli sensual i të cilit, të emocionon njësoj siç thellësia e mendimit të tij.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Aleksandër Portnoi, është ulur dhe po rrëfehet përballë psikoanalistit të tij, për çfarë ka ngjarë me seksin, epshin, obsesionin, joshjen, lojërat dhe vuajtjet e tij seksuale. Në të vërtetë, rrëfimi i tij është një monolog i gjatë i një djaloshi të varur plotësisht nga seksi. “Ankimi i Portnoit” është romani më popullor i Philip Rothit dhe u rendit ndër 100 romanet më të mirë të shekullit XX. Ai cilësohet si emblematik për kohën që u botua dhe si libri komik më i pamëshirshëm rreth seksit i shkruar deri tani.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Autori Paul Erdman, një nga shkrimtarët kryesorë të biznesit dhe financave në Shtetet e Bashkuara në librin e tij “Paniku” u jep mundësinë lexuesve mësimin e koncepteve të ndërlikuara ekonomike dhe i mbërthen lexuesit si mjeshtër i intrigës financiare me stilin e tij të shkëlqyer të të shkruarit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Libri “Rënia” i autorit Albert Kamy u botua në 1956. Në këtë libër Albert Kamy shprehu arsyet e prishjes përfundimtare me ekzistencializimin e Sartrit. Gjithashtu në këtë vëllim është përfshirë edhe “Fjalimi në Suedi” mbajtur me rastin e marrjes së çmimit Nobel në letërsi.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania