titleToAlt
Në parkun publik dhe të qetë të Forshallës, në Finlandë, dikush ka mbytur një grua, ia ka nxjerrë sytë dhe i ka skalitur germën A në bark. Detektivi Lindmark merr në pyetje dhe arreston të fejuarin e viktimës, i cili e pranon vrasjen nën presion. Por pas ca kohësh, gjenden dy kufoma të tjera. Janë mbytur, janë lakuriq, pa sy dhe me një germë të skalitur në bark: nënshkrimi i frikshëm i një vrasësi serial. Pranë njërës prej viktimave është gjetur një kryq: mos ndoshta vrasësi është një fetar fanatik? Njëri nga të dy burrat ishte homoseksual: mos ndoshta vrasësi është një manjak seksual? Dhe pastaj: fakti që dy nga viktimat kishin shkruar biografinë e vet, mos ndoshta është një e dhënë e mundshme, që duhet ndjekur? I vendosur në Skandinavinë e ftohtë, ky triller mizor dhe i pamëshirshëm i ofron lexuesit një perspektivë brengosëse mbi natyrën njerëzore, një histori që të lë pa frymë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ndërkohë që Siatëlli kërcënohet nga një seri vrasjesh të mistershme dhe një vampire e pamëshirshme vazhdon të kërkojë hakmarrje, Bela gjendet sërish e rrezikuar. Mes gjithë kësaj, asaj i duhet të zgjedhë mes dashurisë së saj për Eduardin dhe miqësisë me Xhekobin, duke e ditur që vendimi i saj ka mundësi të rindezë betejën e përjetshme mes vampirëve dhe njerëzve-ujq. Ndërkohë që dita e diplomimit po afrohet me të shpejtë, Bela duhet të marrë edhe një vendim tjetër: jetën a vdekjen. Lexuesit të mbërthyer nga “Muzgu” dhe “Hëna e re”, do ta përpijnë menjëherë edhe “Eklipsin”, librin e tretë, të shumëpritur të sagës gozhduese të dashurisë së vampirëve, nga Stephenie Meyer.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Romë, 1139. I trazuar, një burrë ngriti sytë drejt kupës qiellore. Duke ndjekur shenjat e paralajmëruara nga paraardhësit, mbërriti në Qytetin e Përjetshëm për të qenë i pranishëm gjatë shfaqjes së eklipsit, ku rreshtimi i yjeve do të jetë i papërsëritshëm. Në orën e caktuar, hëna pak nga pak u tret në errësirë dhe feksën 112 yje. Ishte shenja që priste: do të ketë edhe 112 papë, pastaj, mbi rrënojat e Kishës, do të lindë një botë e re. Romë, 2000. E çmeritur, një vajzë e re arkeologe ia nguli sytë qiellit. Pak orë më parë, Vatikani urdhëroi ndërprerjen e tërë gërmimeve në katakombet e Shën Kalistos, dhe karriera e saj akademike mori tatëpjetën. Dhe tani, ajo dergjet në asfalt, në një pellg gjaku. Gjithsesi, në çastin kur mësymësi i nguli kamën në gjoks, Elizabetës i ra në sy një hollësi rrëqethëse. Një imtësi, që s'do t'i shlyhej kurrsesi nga kujtesa.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Kush nuk e ka menduar të paktën një herë, që të vrasë të shoqin, le të ngrejë dorë. Një shaka apo një shfrim dufi mes shoqesh, sigurisht. Po çfarë do të bënit sikur mbrëmjen e të kushedisesatit përvjetor të martesës do të zbulonit që ai ju tradhton? Por ka edhe më pasi t'ju ketë kandisur edhe për një muaj mjalti të dytë romantik, dendet me Viagra si i zijosur dhe i ndërron dashnoret si mbreti gratë? Duket si një makth marrafrymës, por pikërisht kështu i ndodhi Xhes Xhardinës, zonjë shtëpie për ta pirë në kupë dhe një nënë shembullore, që sakrifikoi gjithçka për t'u martuar me David Stadlendsin. Burrë ideal, kirurg me emër dhe i përkushtuar në bëmat më fisnike humanitare, që i vë brirët me t'iu dhanë rasti! Për fat, në krah i gjenden shoqet më të mira. Hana, galeriste arti shik, e martuar për interes, me mendjen top se dëshira e partnerit për të mos pasur fëmijë përputhet me të sajën, dhe Kejsi, mësuese me fëmijë dhe burrin veteriner, e zhgënjyer dhe e cingërisur nga mjedisi ku punon dhe çka është më e rëndësishme, nga orgazma e humbur. Jeta e Xhesit do të tronditë edhe të tyren duke nxjerrë në sipërfaqe ëndrrat dhe dëshirat e struktura thellë përbrenda. Derisa tradhtive të Davidit do t'iu shtohen edhe zbulime fort të hidhura dhe Xhesi do të paditet për vrasjen e tij. Por ta ketë kryer në të vërtetë, vallë? Gra, nëse keni një burrë, përpiquni të mos e vrisni, durimi është virtyt i bashkëshorteve, por nëse jeni ende në kohë dhe askush s'iu ka paralajmëruar për efektet anësore të martesës, atëherë lexoni këtë libër, para se të jetë shumë vonë!
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Pas vdekjes së nënës, Karteri u detyrua t'i shkojë pas anembanë botës të atit, Juliusit (egjiptolog), dhe të jetojë i ndarë nga motra Sejdi. Familja Kein mund të kalojë së bashku vetëm dy ditë në vit, dhe në një prej këtyre ditëve Juliusi vendos t'i çojë fëmijët në Muzeun Britanik. Por diçka nuk shkoi mbarë. Juliusi thirri një figurë misterioze. Sa çel e mbyll sytë, ndodhi një shpërthim i fuqishem dhe burri u zhduk. Karteri dhe Sejdi u gjendën përpara një të vërtete të beftë dhe tronditëse: zotat e Egjiptit të Lashtë po zgjohen dhe më i keqi ndër të gjithë, Seti, bluan në mendje një plan të frikshëm kaosi dhe shkatërrimi të mbarë planetit. Për të shpëtuar të atin, vëlla e motër nisin një udhëtim të ethshëm midis Londrës, Kajros, Parisit dhe Shteteve të Bashkuara, që do t'i çojë drejt të vërtetës rreth familjes së tyre dhe lidhjeve të saj me Shtëpinë e Jetës, një shoqëri e fshehtë që nga koha e faraonëve. Përherë e më shumë të çmeritur, përherë e më shumë të përfshirë, përherë e më shumë të zhytur në rrezik, do të zbulojnë që shpesh dukja të gënjen....
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Ky roman e ka zanafillën në dhjetor të vitit 782 në një abaci në ishullin Vektis (Angli), kur Oktavusi i vogël, që murgjit e strehuan për bamirësi, merr një pergamenë dhe nis të shkruajë një varg pambarim emrash të shoqëruara përbri me numra. Një listë enigmatike dhe trazuese. Ky roman zë fill në l2 shkurt 1947, në Londër, ku Uinston Çërçilli mori një vendim që do t'i rëndojë në ndërgjegje deri në fund të jetës. Një vendim që të kall datën por i nevojshëm. Ky roman zë fill në 10 korrik 1947, në Uashington, kur Herri Trumani, presidenti i bombës së parë atomike, zbuloi një të fshehtë që, nëse merrte dhenë, do të mbillte panik në mbarë botën. Një sekret i largët dhe njëherësh fare i prekshëm. Ky roman zë fill në 21 maj 2009, në Nju Jork, kur bankieri i ri David Suisher merr një kartolinë me një qivur dhe datën e asaj dite. Pak kohë më pas, gjen vdekjen. Dhe e njëjta gjë u ndodh edhe pesë personave të tjerë. Një fat mizor dhe i paparashikueshëm.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Libri i Shpirtrave është thjesht një libër antik, por ruan brenda një sekret. Një sekret i shkruar me gjak në vitin 1297 nga shkrues të panumërt flokëkuq e sygjelbër, ndoshta të bekuar nga hiri hyjnor, ndoshta lajmëtarë të djallit. Sekret, që shfaqet rishtas më 1334-ën, në një letër të shkruar nga një abat i rrëgjuar nga mosha për t'i bërë ballë peshës së atij misteri. Sekret, që në rrjedhën e shekullit XVI, ndriçoi udhën e një teologu, ëndrrat e një vizionari dhe fjalët e një gjeniu. Është thjesht një libër antik, por që rrezikon të ndezë një katrahurë të padëgjuar. Sepse ai libër duhet të prehet në Bibliotekën e të Vdekurve, ajo mori e pamatë vëllimesh ku gjenden datat e lindjes dhe vdekjes të të gjithë njerëzve që kanë jetuar prej shekullit VIII e tutje. Dhe, pasi ndenji i varrosur nën pluhurin e historisë për më se shtatëqind vjet, tani ka dalë në dritë dhe është shndërruar në një obsesion për Uill Piperin, i vendosur ta zhdukë dhembjen që Biblioteka ka shkaktuar në jetën e tij; për Henri Spensin, që ia ka kushtuar jetën zgjidhjes së enigmës dhe që tashmë i ka ditët të numëruara; për Malkolm Frazierin, kreun e sigurisë së Bibliotekës, më i vendosur se kurrë, qoftë edhe duke vrarë, që bota të mos e marrë vesh të vërtetën. Një obsesion që sjell, në mënyrë të pashmangshme, të tjera dhembje, të tjera enigma, tjetër gjakderdhje.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
“Gerdën nuk e do askush” ose historia e zhdukjes në det të babait të dy vajzave adoleshente, Gerdës dhe Sivit. Origjinaliteti i këtij libri qëndron në faktin se Gerda është një antiheroinë, shpesh e urryeshme dhe kokëfortë, që nuk ia përton fjalën e keqe, po aq sa dajakun çdokujt që e mërzit. Ajo është e vetme në botë, e vetme me dhimbjen e saj, e brengosur menjëherë pas vdekjes së babait të adhuruar. Ka një xhelozi keqdashëse dhe një mike të vetme, Kajsën, fqinjën e saj. Gjithçka ndërlikohet kur zbarkon Maja, një krijesë e sofistikuar që vjen nga kryeqyteti dhe që shumë shpejt do fillojë të flasë majtas-djathtas për dy vajzat dhe do ndryshojë fillin e miqësive. Ky roman na mëson se pas një vdekjeje jeta vazhdon, sidomos jeta me njerëzit e tjerë. Ai prek temat e miqësisë, xhelozisë, tradhtisë, që te fëmijët përjetohen me shumë emocion. I ndjeshëm, shpesh i trishtuar, por me humor dhe ironi, “Gerdën nuk e do askush”, është një roman tërheqës dhe rrëmbyes që i jep fund fashitjes, si në kuptim të drejtpërdrejtë ashtu edhe në kuptim të figurshëm, së shtrëngatës që zë vend mes këtyre faqeve. Pra, zbulimi i të vërtetës rreth zhdukjes së babait dhe i brengës në zemrën e Gerdës.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Kur Izabela Suan transferohet në qytetin e zymtë Forks, ku takon Eduard Kullenin misterioz dhe tërheqës, jeta e saj merr një kthesë drithëruese dhe të frikshme. Me lëkurën e tij të porcelantë, sytë e artë, zërin hipnotizues dhe me dhunti të mbinatyrshme, Eduardi është njëherazi i papërballueshëm dhe i papërshkueshëm. Deri më tani ai ia ka dalë mbanë për ta fshehur identitetin e tij të vërtetë, por Bela është e vendosur që ta zbulojë të fshehtën e tij të errët. Belës nuk ia rrok mendja se sa shumë është afruar me të, se gjithnjë e më shumë po e vendos veten, dhe ata që e rrethojnë, në rrezik. Dhe, se mund të jetë tepër vonë për t'u kthyer pas. Thellësisht tërheqës dhe me suspensë të jashtëzakonshme, “Muzgu” do gjejë lexues që do gozhdohen deri në faqen e fundit.
Çmimi: 1250 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania