titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij. Temë kryesore e këtij romani është fati i njeriut në familje dhe në shoqërinë ku jeton. Vetë autori ka thënë, se: ideja e "Komedisë njerëzore" më erdhi nga një krahasim midis njerëzimit dhe kafshërisë. Balzac-u, nëpërmjet vëllimit dhe ritmit të shkrimeve, nëpërmjet konceptimit të gjerë dhe mbarëshoqëror të veprës së tij, arriti që t'i sigurojë vetes admirimin e lexuesve.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Tek M.L. Stedman bie në sy mrekullisht një dhunti të veçantë, prekja magjike që vetëm kryeveprat e shkrimtarëve të mëdhenj e zotërojnë: është krijuar një histori ku të gjithë mund të gjejnë veten.” Book Pages Today “Janus Roku, ishulli i lakmuar i romanit të M.L.Stedman "Dritë midis oqeaneve", është një mjedis i mrekullueshëm për ta vendosur historinë: një univers i ndarë, me kohët dhe ritmin e vet. Larg shoqërisë dhe rregullave. Dhe këtu, të rrethuar nga oqeanet e pamasë, emocionet, dashuria, familja marrin këndvështrime të ndryshme.” New York Times “Në jetë ka çaste kur dashuria dhe faji takohen, por është mbresëlënëse kur kjo ndodh në marrëdhënie me të qenit nënë. Vetmia e Tomit dhe Izabelës ka një jehonë universale. E si të mos mendosh se vetmia e tyre është e ngjashme me atë që jetojmë në ditët tona?” La Republica
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Eva, personazhi kryesor, nëpërmjet rrëfenjave arratiset në kujtime të treguara apo të pa treguara më parë, duke sjellë episode të jetës së saj me Fredin, që tashmë e ka humbur dhe natyrshëm përcjell ndjesi malli, dhimbjeje, humbjeje... përhumbjeje..., ringritjeje..., force..., gëzimi e suksesi. Rrëfenjat e Evës ndërthuren me historinë e shkurtër të dashurisë së brishtë të dy të rinjve që do t'i quaj «AI» dhe «AJO», histori që daton në vitet '60, një dashuri e «ndaluar» për kohën që la gjurmë në jetët e tyre për të jetuar të tjera jetë. Shpirti i të dashurve tanë që është strehuar nëpër yje, që na qëndron si engjëll mbrojtës, dashuritë tona të bukura të mbetura peng i kohës, sot na japin forcë e pozitivitet për ta jetuar plotësisht jetën, me kurajë e gëzim...
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
”Magjia këtu është te lojtarët dhe jo te shkopi, tek aftësia e jashtëzakonshme e Rowell për të ndërtuar marrëdhënie të ndërlikuara, gjallëruese, ngacmuese dhe triumfuese.” -Booklist, starred review “Një roman i prirur për sukses, dhe historia e një shkrimtareje që gjen zërin e saj... prekëse dhe krejtësisht reale.” -Publishers Weekly, starred review “Një baladë e këndshme, e përzemërt, e paracaktuar për madhështi.” -New York Journal of Books
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Vepra të autorëve më të njohur në botë përsa i përket tregimeve të shkurtra janë sjellë në shqip të përkthyera nga Roland Gjoza. Antologjia përfshinë zëra të njohur si: Guy de Maupassant, Doris Lessing, Graham Greene, Isaac Babel, Prosper Marimee, Ernes Hemingway, Grace Paley, Paula Fox, Yukio Mishima etj.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në vëllimin e dytë të "Vëllezërve Karamazov" shpalosen karaktere të rinj, tipa të dyshimtë, kemi gjak dhe hakmarrje, endje të filozofisë së hollë, paralele të gjithanshme, kërkime e zhbirime të rëndësishme, shpalosje të energjisë së grumbulluar, siç ndodh shpërthimi i furtunës pas bunacës. Bunaca ishte romani i parë, vëllimi 1. Filozofia e përvetësuar hidhet në veprim. Ndaj dhe vëllimi 2 është nga faqja e parë deri në fund, ku shpaloset një furtunë e vërtetë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Jackie Collins sjell të gjallë në këtë libër botën e egër dhe seksi të të qenit yll kinematografie. Romanet e saj, tejet fenomenalë në suksesin e tyre, e kanë bërë atë po aq të famshme sa edhe ata që tundin e shkundin botën mbarë, pushtetmbajtësit dhe superyjet, për të cilët ajo shkruan si njohëse e brendshme. Me më shumë se 200 milionë kopje të librave të shitur në më shumë se 40 vende, Jackie Collins eshtë një nga shkrimtarët në majat e lavdisë për libra të shitur. Në një seri librash bestseller sensacionalë, ajo ka shpërthyer tej kapakun e jetës dhe dashuriçkave në Hollivud. Gjithçka është e vërtetë, thotë ajo. Unë shkruaj për njerëzit e vërtetë të maskuar. Nëse ka ndonjë gjë tjetër për të shtuar, është vetëm fakti se po të zbresin personazhet e mi nga piedestali - ajo çka do të shihni do të jetë mjaft më e çuditshme. Në botën e letërsisë ka pasur shumë imitues, por vetëm Jackie Collins mund t'ju tregojë me vërtetësi se çfarë ndodh në të vërtetë në korsinë më të shpejtë të autostradës. Nga dhomat e gjumit në Beverli Hills në një fermë ndanë rrugës së Hollivudit. Nga mbrëmjet e koncertet plot me gurë të shndritshëm e deri në limuzinat e stërgjata dhe vilat e pushtetmbajtësve - kronikat e Jackie Collins pasqyrojnë vetëm të vërtetën.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Vepra e katërt e Kolanës me veprat e plota të Çehovit përfshin: Një nga të tre, Belaja, E dala huq, Mashtrues pa dashje, Shpifja, Shkrepesja suedeze, Nata e krishtlindjes, 7500, Komediani, Hakmarrja e femrës, Në gjueti, Oh! Gra, gra!, Perpetuum mobile, Leximi, Trifoni, Njeriu krenar, U grind me gruan, Kirurgia, Kultura e përgjithshme, Provimi i ngritjes në detyrë, Lotët që s'i pa bota, Në varrezë, Lumturia e grave, Dasma e kuzhiniores, Muri, Në dhe të huaj, Kaposhi i detit, Porosi për ata që duan të martohen, Ninocka, Qeni i shtrenjtë, Martesat pas 10-15 vjeteve, Pleqëri, Pasqyra, Propozimi, I jashtezakonshmi, Shshsht, Mullis, Oratori, Jubileu, Vanjka, Ishte ajo, Fundi i mirë, Sirena, Zinoçka, Doktori, Hakmarrësi, Mesimet e shtrenjta, Kriza, Këpucari dhe qoftëlargu, Hajdutët, Gusevi, Tregimi i nje të panjohuri, Studenti, Ne karro, Mes miqsh Njeriu në kallëf, Rast nga praktika, Në përrua, Peshkopi, Letra.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Vepra e tretë e Kolanës me veprat e plota të Çehovit përfshin: Kosa e gjelber (Një roman i vogël), Takimi u bë, por, Lulet e vonuara, Budallai, Vëllaçkoja, Një natyre misterioze, Dinaku, Kuvendimi, Hajduti, Fjalë, fjalë dhe vetëm fjalë, Vjehrra avokate, Provimi i greqishtes së vjetër, Maçoku, Si u lidha me martesë, Një herë në vit, Djalka i lig, Paja, E bija e albionit, Skllavi ne lirim, Tutori, E çoi në vend porosinë, Përshpirtja, Pjese nga ditari i një lëneshe, Në det, Mysafiri, Gënjeshtarët, Kryefamiljari, Hapi serioz, Koristja, Rara avis, Fatkeqësia e tjetrit, Bashkëshorti, Fatkeqesia, Çorapi rozë, Vogëlsi jete, Hetuesi, E puthura, Drama, Telashi, Pa titull, Dua gjumë, Bukuroshet, Ditëlindja, Një histori e mërzitshme, Historia e një ndermarrjeje tregtare, Pavioni nr. 6, Ariadna, Pecenjegu, Në folenë prindërore.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Vepra e dytë e Kolanës me veprat e plota të Çehovit përfshin: Ai dhe ajo, Dy skandale, Idili! Ah e uh!, Pasqyra shpërfytyruese, Gëzimi, Rrëfimi, Mënyra e vetme, Hipnotizuesi, Ikja, Gruaja pa paragjykime, Falënderuesi, Qullacja, Martesa me prike, Midhjet, Pema e vitit të ri, Qejfprishuri, Bëzhdila, Njëri më i mire se tjetri, I pashpresi, Jeta është e mrekullueshme, Gjahtari i çifligarit, Parathënie e domosdoshme, Zonjat, I njohuri, Ilumturi, Në vile, Nga mërzia, Tmerret, Farmacistja, Të tepërtit, Fshehti, Kazaku, Takimi, Basti, Dueli, Frika, Vrasja, Shtepla me pullazine, Pas krishtlindjes, Muzhikët, Shpirtka, Prishje drejtpeshimesh
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Vepra e parë e Kolanës me veprat e plota të Çehovit përfshin: Në ndjeksh dy lepuj, nuk kap asnjërin, Babushi, Gjithçka mori fund, Një histori e ndyrë, Zonja, Malli i gjallë, Dy njerëz brenda në një, Në gozhdë, Këshilla, Shampanja, Lypsari, Një histori e ndyrë, Kashtanka, Rast nga praktika gjyqësore, Vdekja e nëpunësit, I trashi dhe i holli, Kameleoni, Maska, Kapteri Prishibejev, Uniforma e kapitenit, Bashkëbisedimi njeriut me qenin, Heqja e gradës, Sorsa, Mbiemer kali, Fëmijët, Pikëllimi, Anjuta, Shakaja, Agafia, Ujku, Torturat e Vitit të Ri, Stepa, Pilivricka, Pas teatrit, Fragmenti, Komshinjtë, Mësuesi i letërsisë, Bashkëshortja, Jeta ime, Zonja me kone.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në Sudan, dhjetëvjeçarë të tërë keqqeverisjeje nga Kedivi egjiptian, çuan në kryengritjen e egër dhe në luftën e shenjtë të udhëhequr nga Mahdiu karizmatik ose "I Shumëprituri". Britanikët detyrohen të ndërhyjnë për të mbrojtur interesat e tyre dhe qindra bashkpatriotë të mbetur atje. Mes qindra të tjerësh, tregtari dhe biznesmeni Rajder Kartnej ka mbetur i bllokuar në kryeqytet, Hartum. Aty ai takohet me kapitenin Pinrod Ballantajn të kompanisë së 10-të të Husarëve si dhe konsullin britanik Hejvid Bendruk së bashku me tri vajzat e tij të bukura. Mes rënies së përflakur e të përgjakshme të Hartumit, ku u vra dhe gjenerali Çarls Xhorxh Gordon dhe britanikët u tërhoqën, këta tre burra të fortë luftojnë për të mbijetuar. I pasur me hollësi historike drithëruese dhe i mbushur me fuqi të papërsëritshme rrëfimi, "Triumbfi i Diellit" është më e mira e mjeshtërisë së Wilbur Smithit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani autobiografik “Letër El Grekos” është një hisiori intriguese e cila i drejtohet piktorit të madh me origjinë kretase si një blatim ndaj grekut të madh, si një raport që i kushtohet atij, që i drejtoliet atij dhe vetëm atij. Eshtë gjithashtu një testament, një mesazh i fundit, shpiegim i gjenezës së veprave të mëdha me domethënte filozofike, morale dhe fetare. Gjuha e përkryer, udhëtimet e pafundme, dashuria e mrekullueshme dhe jeta si nje peng, ja cilat e ngacmojnë njeriun në çdo hap që hedh...
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Përsëri Afrika, me skenarët e saj të një bukurie madhështore, qëndron si sfond i këtij romani të paharrueshëm. Manfred De la Rei dhe Shasa Kortnej lënë mënjanë urrejtjen atavike që i ndan për t'u bashkuar në luftën kundër apartheid-it. Por lufta përhapet e pamëshirshme dhe në konflikt shpërthejnë urrejtja dhe vrulli, kudo ndizen "flakët e zemërimit”…
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Është viti 1913 dhe ish-oficeri Leon Kortni, që tashmë është bërë gjahtar profesionist, ndodhet në Afrikën Lindore Britanike duke shoqëruar njerëz të pasur e të fuqishëm nga Evropa dhe Amerika në safari përreth territorit ku jetojnë fiset masai. Një nga klientët e tij është konti gjerman Oto fon Merbah, një industrialist i fuqishëm, që ka një firmë të prodhimit të avionëvce dhe makinave të luftës për llogari të ushtrisë së Kajzerit. Por Leoni nuk e kishte menduar se mund të binte në dashuri me Evën, të dashurën enigmatike e shumë të bukur të kontit. Para se të shpërthente Lufta e Parë Botërore, Leoni rekrutohet nga xhaxhai i tij, Penrod Ballantajni, komandant i forcave britanike në Afrikën Lindore, që të mbledhë informacionc nga Fon Merbah. Leoni vihet në dijeni të një komploti kundër Britanisë, ku janë përfshirë edhe të mbijetuarit boerë të Afrikës së Jugut, koloni britanike. Vetëm kur Eva dhe Oto fon Merbahu kthehen në Afrikë Leoni zbulon se çfarë fshihet pas komplotit.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Po afron festa e dashurisë... Alfea është në rrëmujë, madje dhe zemrat e Winx-ve! Përgatitjet e shkujdesura i përziejnë dashuritë e vjetra e të reja ndërsa të gjithë i kërcënon hakmarrja e errët dhe e helmatisur. Zbulo fundin misterioz dhe luaj në veprimtaritë që bejnë beniaminët e tua të përhershme!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Kopshti i Edenit” ishte një bestseller kur doli në vitin 1986, edhe pse është libri i fundit i pambaruar i Ernest Heminguejit, me të cilin punoi nga viti 1946 deri sa vdiq në vitin 1961. Libri tregon historinë e një shkrimtari të ri amerikan, David Bourne, gruas së tij Catherine dhe lojën e rrezikshme erotike që ata luajnë kur bien në dashuri me të njëjtën grua. Ngjarjet në libër përshkruajnë pesë muaj të jetës së David Bourne në rivierën franceze. Historia nis gjatë muajit të tyre të mjaltit. Çifti i ri takohet me një grua të re që quhet Marita, me të cilën bien të dy në dashuri. David nis një histori me Maritën, ndërsa marrëdhënia me gruan e tij bëhet gjithmonë e më e largët.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një transformim magjik zhvillohet në ketë roman të shkëlqyer të Danielle Steel: të huajt bëhen shokë dhome, shokët e dhomës bëhen shokë dhe shokët bëhen familje në një shtëpi të fundshekullit të shkuar në Manhatan West Village. Tubacionet rridhnin kudo, mobiljet shpëtuan nga shitja në garazh. Çdo centimetër katror po restaurohej me përkushtim duke rimarrë shkëlqimin fiilestar, edhe pse një marrëdhënie po bëhej copë e çikë. Tani, Françeska Thajer, e sapo ndarë nga i dashuri avokat, Tod, ndihet vërtet e dëshpëruar. Pronare e nje galerie arti që mezi mbahej dhe papritur paguese e vetme e një kredie për shtëpine e saj në Greenivich Village, Franceska bën llogaritë dhe pastaj të paimagjinuesh-men: ajo nxjerr një lajmërim dhënieje me qera. Shpejt, shtëpia e saj shndërrohet në një botë të re. Fillimisht vjen Eilin, një simpatik i sapoardhur nga Los Angeles, që tani është një mësues në Nevv York. Pastaj është edhe Kris, një baba i ri që rropatet mes një ish-gruaje problematike dhe sfidës për të qenë baba i mirë për të birin 7-vjeçar, të cilin e viziton çdo fundjavë.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Eni Ferguson ishte një arkitekte e re e shkëlqyer në Manhatan. E bukur, e talentuar, me një punë të mirë, apartament të ri dhe të dashur, dukej sikur e kishte botën në pëllëmbë të dorës… derisa një zile telefoni ndryshoi rrjedhën e jetës së saj përgjithmonë. Brenda natës ajo u bë nëna e tre fëmijëve jetimë të motrës së saj, duke mbajtur kështu një pretim për të cilin nuk u pendua kurrë, edhe pse do të thoshte të hiqte dorë nga jeta e saj. Tani, në moshën 42-vjeçare e më e pavarur se kurrë, me një karrierë të kënaqshme dhe me një familje që është e shenjtë për të, Eni ndihet mirë me të qenit pa partner. Me nipërit e saj tashmë të rritur, Eni përballet me sfida të reja. Më e madhja nga mbesat, 28- vjeçarja Liza, një editore e palodhur për “Vogue”, nuk ka lejuar kurrë asnjë burrë t’i afrohet aq shumë sa të ketë mundësi ta lëndojë. Ted, 24-vjeçar, një student i shkëlqyer i juridikut, është përfshirë në një marrëdhënie me një grua më të madhe në moshë dhe me fëmijë. Dhe më e vogla, Keti 21-vjeçare, është studente arti dhe një vajzë paksa rebele, që është gati të bëjë një zgjedhje që do t’i hapë një botë krejt të re, për të cilën nuk është përgatitur. Dhe atëherë kur nuk pritej, një takim i rastësishëm do të ndryshojë jetën e Enit në mënyrën më të paparashikueshme.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Me bukurinë e saj mahnitëse, talentin e shkëlqyer, dhe tërheqjen pothuajse magjike, e papërmbajtshmja Katherine Tempest e ka botën në këmbët e saj. Rritja e saj artistike nga një aktore e panjohur në legjendë Hollyëood-i erdhi si pasojë e vendosmërisë për të patur sukses. Katherine në mënyrë të parevokueshme ndryshon jetën e miqtë e saj më të afërt: Të dy burrave që e duan atë dhe gruas që ka besim tek ajo në mënyrë të verbër. Ajo nuk shikon kurre mbrapa deri sa ajo ka nevojë për një gjë vetëm ata mund t’ia japin dhe kjo gjë është falja.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Një jetë e zënë, një garë konstante kundër kohës, një punë si një avokate e cila nuk të jep armëpushim: kjo është jeta e Abit. Po në qoftë se një ditë, papritmas, ajo detyrohet të ndalojë? Nga një incident i parëndësishëm, ndërsa është duke vrapuar, godet kokën e saj dhe kur ajo zgjohet , ndodhet në spital. Por sa kohë ka kështu? Abi nuk e di, nuk mund ta di, sepse truri i saj nuk është në gjendje për t’i fiksuar më kujtimet. Çrregullimi mund të jetë jetëshkurtër, ose ndoshta Abi mund të harroj çdo gjë që jeton në vend. Kjo perspektivë e tmerron atë, por nuk do të dorëzohet. Po në qoftë se kjo është një mundësi për të revolucionarizuar jetën e saj? Që të filloj të kujdeset për atë që ajo e ka neglizhuar gjithmonë? Dhe kështu ajo fillon të hartojë një listë të dëshirave: afrohet me familjen, rizbulon gjëra që deri atëherë i ka injoruar, kapërcen frikën e saj të udhëtojë dhe vendos për të shkuar në Nju Jork, ku motra e saj sapo ka lindur një vajzë. Ajo do të jetë në këtë qytet të bukur ,ku do të kalojë momente të papritura të lumturisë dhe dashuria do të trokasë në derën e saj përsëri ... Tani Abi ka gjetur diçka të vlefshme, kështu që është e gatshme për të luftuar me të gjithë forcën e saj. Sepse nga jeta e saj nuk është më e gatshme të humbi asnjë kujtim, qoftë edhe më të parëndësishmin....
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Violet Ambrose, përballet me dy çështje kryesore: Jay Heaton dhe aftësinë e saj sekrete. Ndërsa gjashtëmbëdhjetë-vjeçarja ndihet konfuze në lidhje me ndjenjat e reja për shokun e saj më të mirë që nga fëmijëria, ajo gjithashtu është e shqetësuar nga "fuqia" e saj, me të cilët mund të perceptojë trupat e vdekur, jo të gjithë të vdekurit por ata të cilët janë vrarë. Që kur ishte vajzë e vogël, ajo ndiente gjurmët që të vdekurit linin pas në këtë botë ... dhe shenja që i lidhnin me vrasësit e tyre.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania