titleToAlt
Shkrimtari i shquar italian Luigi Pirandeilo (Çmim Nobël për letërsinë në vitin 1934), u bë shumë shpejt i dëgjuar në mbarë botën për tregimet, novelat dhe dramat e tij, të shkruara me një stil karakteristik, me një gjuhë sa të pasur dhe të çuditshme, që mbajnë vulën e individualitetit të tij artistik origjinal. Krijimet e tij përshkohen nga dramaciteti, intriga dhe forca e arsyes, nga shakaja dhe humori, te të cilat lexohen dashuria e shkrimtarit për jetën dhe njerëzit. Ato të habisin me vërtetësinë e lakuriqtë në paraqitjen e jetës, ashtu siç e sheh ai me syrin dhe zemrën e një artisti të madh. Siç ka deklaruar në mënyrë eksplicite vetë Pirandeloja, ai dëshiron të jetë një shkrimtar jo "i fjalëve", por "i gjërave". Ky vëllim përmban disa nga novelat dhe tregimet më tërheqëse të këtij autori, te të cilat lexuesi ynë do të gjejë forcën e fjalës artistike dhe humanizmin e shkrimtarit.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
“ … ne shqipëtarët, jemi si ai udhëtari që ec me hejbe në krahë : njërën ,torbën më të rëndë , që ja dërrmon shpinën , e mban mbas kurrizit . Tjetrën , e mban përpara vetes . Te ajo më e rënda , që nuk e sheh ka vu palë-palë hallet e veta .Te torba më e lehtë , që nuk e ka atë peshë krahasuar me të pasmen, ka fut ngushtë e ngushtë hallet e botës.Tërë ditën i del punë me torbën më të lehtë me hallet e botës ,ndërsa me atë që ja thyen kurrizin , pra me hallet e veta , që nuk i sheh , nuk ka sesi të merret , sepse kujton , duke qenë se nuk i sheh, nuk i takojnë atij . “
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Të shkruara gjatë kohës kur Hemingueji ishte në kulmin e fuqisë së tij krijuese, në tregimet e "Fitimtari nuk merr asgjë" shkëlqen vula e talentit të tij të veçantë. Gjuetarë, gra, pleq të mençur, luftëtarë, gra të dashuruara, gra të braktisura: aty mund të gjendet gjithçka, aty jeton gjithkush, dashuron e përballet me realitetin e pashmangshëm të vdekjes. Karakteret, dialogët, mjediset, bota e brendshme mund të kenë ardhur vetëm nga imagjinata e Heminguejit. Qoftë e parë si hyrje e veprës së tij, qoftë si një vështrim i përgjithshëm mbi temat që zhvilloi gjerësisht dhe fuqishëm në romanet e veta, bëhet fjalë për një koleksion të mahnitshëm e të suksesshëm.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ankthi, frika dhe përpjekjet për afirmimin e unit paraqiten përmes një vizatimi realist të jetës së personazheve origjinale të pesë novelave. Autori vjen para lexuesit si filozof dhe si shkrimtar i fortë. Në pesë novelat e përfshira në këtë vëllim, mjeshtri francez i ekzistencializmit shpalos në mënyrë të shkëlqyer forcën e tij të rrëlimit, gërshetuar me vëzhgimin psikologjik. Karakteret dhe situatat e Sartrit pasqyrojnë konlliktet, kompleksitetet, neurozat dhe sensualitetin e shekullit të njëzetë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Për lexuesin e tij të ri e të vjetër, kjo përmbledhje vjen si një sprovë e rrallë e shkrimit, ku tregimi më i hershëm do të qëndrojë krah për krah me atë më të fundit. Si në shfletimin e një albumi, ku i njëjti portret është njëkohësisht identik, por dhe i ndryshëm gjatë rrjedhës së kohës, diçka e përhershme ngulmon të shfaqet në secilin tregim apo novelë. Një vetëdije e kthjedhët, një solemnitet i thellë, i pandryshueshëm kalon mes datash, vendesh dhe epokash të largëta mes tyre, për të pohuar sovranitetin e Letërsisë në jetën e brendshme të një shkrimtari. Kjo përmbledhje, e titulluar "Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit" i ngjan një ftese të veçantë, të tjetërllojshme do të thoshte vetë autori, për të soditur brenda një dhome thesari disa prej vezullimeve të tij të çmueshme.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania