titleToAlt
Katër mikesha fëmijërie, Mekensi, Parker, Laurela dhe Emalina kanë ndërtuar së bashku një biznes shumë të suksesshëm për planifikimin e dasmave, por, pavarësisht se kanë ndihmuar mijëra çifte për t'i bërë të lumtur, për të organizuar ditën më të madhe të jetës së tyre, të katër mikeshat janë të pafata në dashuri. Fotografja Mekensi Eliot ka kaluar një fëmijëri të vështirë dhe ka një marrëdhënie jo të mirë me nënën e saj, gjë që e bën atë të jetë shumë dyshuese. Por kur ajo takon Karter Mekguajrin, nuk mund ta ndalë veten për të rënë në dashuri, edhe pse ish e dashura e tij është e përgatitur të bëjë të pamundurën për ta mbajtur përkrah saj. Mekensi e kupton shpejt se duhet t'i harrojë "djajtë" e saj të së shkuarës dhe të gjejë dashurinë e vërtetë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Para se të flesh” është historia e një gruaje ekscentrike dhe të mrekullueshme nga familja Blom. Në një sagë që ngacmon me mençuri, mprehtësi dhe stil, Linn Ullmann hulumton truallin e martesës dhe të amësisë me një humor të pamëshirshëm dhe me një vështrim të butë të dobësisë njerëzore. Një roman i jashtëzakonshëm. Ai ka gjithçka prej asaj freskie (të stilit, tonit dhe këndvështrimit) që gjenden në romanet më të mira të përkthyera.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Nga autori me famë botërore Erik Segal vjen një sagë e fuqishme dhe prekëse e pesë anëtarëve të jashtëzakonshëm të klasës së Harvardit të vitit 1958; dhe e grave, me të cilat ndërthuren jetët e tyre. Historia shpërthyese fillon në një kohë pafajësie dhe përfshin një çerek shekulli të stuhishëm, duke kulmuar në ritakimin dramatik të përvjetorit tradicional të njëzetepestë, gjatë të cilit ata përballen me shokët e klasës dhe me bilancin e jetëve të tyre. Gjithnjë në qendër, mes pasionit, qeshjes dhe lavdisë, qëndron Harvardi - simboli i asaj që ata janë e do të jenë. Këta ishin një brez, që bëri rregullat - pastaj i shkeli - i cili me suksesin vezullues, tragjeditë e përzishme dhe ambiciet e shfrenuara tronditi botën.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Një sagë shqiptare që nis në shekullin XVI dhe vjen deri në ditët tona. Gjithçka e treguar nëpërmjet historisë së një familjeje dhe një fshati. Shqiptarët të përshkruar si pjella biblike me të mirat dhe të këqijat e tyre, trimërinë, nderin, urrejtjen, hakmarrjen, mercenarizmin, përçarjen, deri në ndarjen tragjike që solli komunizmi. Historia e një familjeje shqiptare nëpër shekuj, ku të gjithë gjejmë diçka nga vetja jonë dhe nga rrënjët tona të dikurshme. Një sagë e treguar ndryshe.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Një libër i mrekullueshëm, i larmishëm dhe befasues, me një tematikë të shkëlqyer, që të bën të qeshësh. Rushdie vijon të mbetet stilisti ynë më me humor i prozës tregimtare, një shkrimtar me origjinalitet shtangës. Një vepër epike, mahnitëse dhe e rrëmujshme, që herë pas here e bën lexuesin të shqyhet së qeshuri, madje edhe kur ia ngrin gjakun në deje. “Psherëtima e fundit e Arapit” është një rrëfim në formën më të përsosur.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Ai që nuk dinte të dashuronte", është frymëzuar nga jeta e multi-milionerit Howard Hughes. Xhonas Kordi, një cinik me shpirt të trazuar, që trashëgon një perandori financiare dhe kërkon dashurinë e vërtetë. Tri janë gratë e fatit të tij: Rina, një vejushë marramendëse; Xheni, një aktore e rastësishme, që ishte e paracaktuar për filma jetëpakë, si dhe Monika. Nuk është vetëm historia private e një manjati gjenial dhe të guximshëm, por edhe portreti i një shoqërie mitike që vërtitet mes sipërmarrjesh të mëdha e nganjëherë të pista dhe mes gjallërisë tërë ngjyra të studiove kinematografike, ndërkohë që në horizont po shfaqej mjegulla e Perëndimit dhe Lufta e Dytë Botërore.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një miqësi e jashtëzakonshme mes tre çifteve. Muaji i pushimeve të tyre në San Tropez kthehet në një periudhë ndryshimi, kur sekretet e fshehura prej një jete nuk mbahen dot më dhe fillime të reja shfaqen në horizont.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ajo ishte gjyshja e dhembshur, që i këndonte aq bukur këngët në rusisht, që ecte me patina dhe fliste aq pak për të kaluarën e saj. Por kur nënë Dana vdiq, gjithë ç'mbeti prej saj ishte vetëm një pako e lidhur me një spango. Brenda saj kishte një palë puante të vjetra prej sateni, një medaljon ari dhe një tufë letrash të lidhura me fjongo. Aty ishte jeta e saj, që priste të zbulohej prej së mbesës që e donte aq shumë, por që kurrë nuk e kishte njohur në të vërtetë. Ishte fillimi i një historie që priste të shfaqej...
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“Etja për udhëtime”, tregon historinë e Audrey Driscoll e mbetur jetime në moshë të re. Audrey e kalon kohën duke u kujdesur për gjyshin e saj milioner dhe të çuditshëm dhe motrën e saj të vogël Anabelën, dhe duket sikur ka marrë përsipër që të jetë gjithmonë aty për ta. E ngarkuar me përgjegjësi që nuk i përshtaten me moshën dhe e stresuar nga e përditshmja, Audrey e cila është e etur për eksperienca të reja jetësore më në fund vendos të largohet. Kështu ajo largohet, me aparat në dorë, dhe krejt e vetme niset në zbulimin e botës së huaj.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Adriana, të dua. E kuptoj se mund të të duket absurde dhe vetëm prej pak kohësh kam filluar ta ndiej, por kjo është e vërtetë. Nuk kam ndërmend të të ngus, dhe, nëse nuk është çasti më i përshtatshëm, unë jam gati të të pres. Të lutem, mos e kundërshto propozimin tim që në nisje, lërmë një dritare hapur! I shqiptoi këto fjalë si duke psherëtirë; mandej, duke mos arritur ta mbante veten, e puthi. Në momentin e parë, Adriana u përpoq t'i rezistonte, por pak çaste më pas u lëshua në krahët e tij, duke e ndier se edhe ajo, pak e nga pak, po dashurohej. Jo, nuk mundem! Nuk ishte e drejtë! Ishte pa frymë dhe, kur Billi u shkëput, ajo ndiente ankth. I buzëqeshi duke ia bërë sssssss dhe i preku buzët me majën e gishtave. "Tashmë jam i rritur dhe di të përballem me njerëzit. Mos ki frikë se më turbullon nga ana emocionale. Mund të pres deri sa të mbarojë gjithçka me Stivenin.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Xheremia Thërston ka krijuar i vetëm një perandori financiare, duke u bërë një prej njerëzve më të pasur të Amerikës. Kur martohet me Kamilën, një vajzë shumë e re dhe tepër joshëse, ai nuk kërkon vetëm dashurinë, por edhe një grua, me të cilën të ngrejë një dinasti të madhe e të fuqishme. Për të dhe për trashëgimtarët ndërton një pallat princor, i cili shndërrohet në një përmendore të shpresave të humbura dhe ëndrrave të thyera e ku brez pas brezi do të shtrohet shpesh pyetja, nëse lumturia mund të blihet vërtet me para.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Nga dhoma e Kezias nuk vinte as zhurma më e vogël. S'kishte as dhjetë minuta që ishte shtrirë në divan, por ndihej tepër i tensionuar dhe nervoz për të marrë një sy gjumë. Ishte sikur të kishte folur, biseduar, diskutuar ditë të tëra. Frika e tij më e madhe ishte se mos e trembte deri në atë pikë sa ta detyronte të ikte, të bënte ndonjë veprim të gabuar që ta detyronte t'ia përplaste në fytyrë derën e zemrës dhe të shpirtit të saj. Ja pse ishte atje i shtrirë në atë divan dhe u mjaftua vetëm ta puthte në njërën faqe. Kezia nuk ishte prej atyre grave, të cilave mund t'u vërsulesh vrullshëm. Njerëz të tillë humbasin që përpara se të sulmojnë. Por gjatë një nate, ama, ata përshkuan një rrugë shumë të gjatë. Duhej të kënaqej vetëm me kaq.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Si të shkoi dita sot, shpirt? Argëtohej çmendurisht kur e ngacmonte, duke i hedhur batuta, duke e pickuar, duke e marrë hopa, duke e gudulisur në gushë, duke e joshur sa herë që ajo kthehej nga puna. Sa ndryshe ishte kur ndodhej në zyrë, e zënë deri në grykë me punë! Herë pas here, Endrju kalonte andej për ta përshëndetur, por ajo mbante një qëndrim aq serioz dhe të qetë sa gati e kishte trembur! Endrju e puthi në qafë dhe ajo ndjeu të fërgëllonte.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Çfarëdo që të ndodhë mes nesh, do të jetë e drejtë, Daff. Unë e ndiej këtë. Mund të martohesha me ty që tani dhe e di se do të jetë e drejtë për ne, për aq sa na ka mbetur nga jeta. Një gjë e tillë ndodh vetëm një herë në jetë. Dhe nuk dua që të më ikë kjo. Nëse do të kundërshtosh, do të vihëm nga pas deri atëherë sa të bindesh. Sepse unë kam të drejtë dhe e di këtë Fare mirë. Asaj i pëlqente pesha e dorës së tij, ndjesia e prekjes, e kënaqte aroma e tij mashkullore. Ishte një përzierje e fortë e parfumit, qimeve, ajrit të pastër dhe e duhanit. Ai edhe në paraqitje dukej në përputhje me gjithçka: si një burrë i fuqishëm, tërheqës. i cili gjithë jetën e ka kaluar mes pyjeve dhe maleve.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Në thellësitë e ujërave oqeanike u zhduk "Titaniku" i pambytshëm, duke marrë me vete jetët e qindra udhëtarëve. Atë natë të tmerrshme Eduina Uinfilld humbi prindërit dhe të fejuarin. Për shumë vite atë e mundonte një pyetje; pse e ëma kishte parapëlqyer të vdiste së bashku me të shoqin, duke lënë jetimë gjashtë fëmijë. Vetëm kur më në fund vetë Eduinës i lind një dashuri e madhe, e kupton të ëmën dhe e fal.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Lizi dhe Xheku janë një çift i martuar prej vitesh, me pesë fëmijë, që kanë ditur gjithnjë ta ndajnë jetën private nga ajo e punës, shpesh e rënduar, sepse ata janë avokatë për divorcet. Të dy janë të njohur për profesionalizmin dhe ngarkesën e tyre, por shtëpia në Rrugën e Shpresës përfaqëson për të gjithë një ishull lumturie. Derisa një ditë, mëngjesin e Krishtlindjeve, Xheku hidhet një vrap në studio, dhe zhduket përgjithmonë. Në një çast Lizi humbet të shoqin e adhuruar, babain e dashur, bashkëpunëtorin e shkëlqyer. Por ajo është një grua që di të vlerësojë mrekullitë e vogla dhe të besojë te të mëdhatë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ky roman është një vullkan! Një shpërthim i vitalitetit të vrazhdë, i besnikërisë dhe traditës, së mirëllogaritur. Romani është i përshkruar tej e mbanë nga trafiqet e mëdha, vrasjet e kobshme, seksi amerikan dhe dashuria siciliane. Proza e Puzo-s, është krijimtaria më origjinale e literaturës amerikane pas Hemingway-it. Kumbari është një triumf i jashtëzakonshëm... roman që, njëherë e përgjithnjë, me vërtetësinë e tij, na zbulon gjithçka rreth shoqërisë ogurzezë të krimit.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
I pari ishte Kumbari. Më pas vjen Kumbari i Fundit. Tash kemi Omerta-n, suksesi i fundit i një shkrimtari të madh. Bosi plak, Rajmondo Aprile, tanimë i lodhur, vendos të tërhiqet nga skena. Për të mbrojtur fëmijët, të cilët punojnë në profesione të ndershme dhe që nderohen nga mjedisi për të mbajtur njëkohësisht nën mbikëqyrje veprimtaritë, Don Rajmondo, thë-rret nga Sicilia nipin e birësuar, Astorr Viola, i cili kohë më parë kish mësuar gjithçka rreth shkencave bankare. Tërheqja nga skena e armiqve të betuar, i jep mundësinë rivalit, Tomaso Portela të shpërthejë në një luftë c pamëshirshme në qendër të së cilës ndodhen Astorr Viola dhe Aprilët, të cilët u detyruan të ndeshen me një "Cosa Nostra" të re, ku ndershmë-ria dhe Omerta tashmë janë vlera të harruara.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kur gruaja e pushtetshme e presidentit bullgar Devorina Seljanska vendos të japë një banket elitar në Londër, ambasadori bullgar, Varadin Dimitrov, i sapoemëruar në detyrë, falë mbështetjes së saj politike, merr një urdhër të vetëm: Të garantojë pjesëmarrjen e mbretëreshës së Anglisë, Elisabeta II në pritjen e misionit diplomatik bullgar në Londër. Varadini është i rrethuar nga një larmi personazhesh si kuzhinieri Kosta Baniçarov, gra të bukura, mafiozë vrasës, dedektivë të Skotland Jard dhe jo për në fund, përsa i përket rëndësisë, nga studentja e bukur striptiste, Katja, që e shtyn në epshet e tij erotike, ndërsa punon si punonjëse e pastrimit në zyrën e tij, por në të vërtetë punon si princeshë jashtë ambasadës. Një roman që të josh me humorin e hollë dhe të vërtetat për mendjemadhësinë ballkanase, një himn qesharak për budallallëkun e qenies njerëzore.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Dino Lostic i kishte provuar të gjitha në jetë. Ndoshta jo aq sa duhej vërtet, por të paktën lëvizte gjithnjë mes shtëpisë, kafenesë së lagjes dhe loto-sportit. Ai jetonte i qetë me të ëmën, Senën, prej pensionit të saj dhe të vëllait, rënë në luftë, derisa në qytezën Visoko nuk kishte mbërritur ende nga SHBA arkeologu amator dhe kushëriri i tij i parë Amer Trampo. Ai mbi kodrën e Visoçicës, apo më mirë të themi poshtë saj, ky zbuloi as më shumë dhe as më pak, por vetë piramidat. Dhe për më tepër ato piramida ishin boshnjake, parailire, mbetje të kulturës së Atlantidës.Pas zbulimit të piramidave qyteza Visoko befas u gjallërua, të gjithë njerëzit u shushatën edhe më shumë prej agjencive që shpërndarë lajmin për "zbulimin e Luginës së Piramidave boshnjake". Në hijen e piramidës jeta e banorëve të Visokos ndryshoi në mënyrë dramatike; dëshpërimi i gjendjes së pasluftës u zëvendësua me shpresën, e ngjashme me ngazëllimin e atyre minatorëve që erdhën të gërmonin në mënyrë vullnetare në fundjavë, filluan ekskursionet nga e gjithë Bosnja dhe madje edhe picat në qytet filluan të shpërndahen në formën e piramidës.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Libri “Tigri”, është nga librat e rrallë jo vetëm të Tomslav Marijan Bilosnicit. Përballë lexuesit rri një vepër monotematike, nga ato që, duke vëzhguar një objekt të vetëm, tigrin, të yshtin drejt gjykimit të gabuar se ngado që ta kthesh e sado të mahnitesh, dikur do të përballesh me monotoninë e këtij sfinksi. Kësaj ndjesie i bashkëngjitet edhe dijenia vrastare për ekzistencën e poezive të tjera mjeshterore kushtuar kësaj egërsire epike, me sy të ashpër dhe me lëkurë të butë, kësaj qenieje në zhdukje, e cila falë vargjeve të errëta dhe vezulluese të W. Blake, B. Yets, R. Tagore, R. Emerson, E. Pound, J. L. Borges-it, sot jeton më shumë si krijese poetike, se sa se si krijesë natyrore. Në mënyrë paradoksale duket se numri i kopjeve të librave poetikë kushtuar tigrit do e kalojë përherë numrin e tigrave të mbetur ende gjallë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një roman madhështor kushtuar jetës së një personazhi real që është kthyer në legjendë, konteshës Erzsebet Bathory, të cilën e murosën të gjallë në kullën e një kështjelle, të akuzuar për vrasjen e dhjetëra vajzave dhe grave që kishin punuar tek ajo si shërbyese. A ishte ajo vallë vërtet një shtrigë, një e çmendur, një vrasëse e pamëshirshme, siç e akuzuan? Apo e vërteta është ndryshe? A mos vallë Erzsebet Bathory në të vërtetë s'qe veç një grua që, e ndarë mes urrejtjes e pasionit, s'pranoi aspak t'i nënshtrohej kokulur fatit të vet?
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania