titleToAlt
Sikundër nënkuptohet dhe nga titulli, Garcia Marquez ka shkruar një roman për dashurinë, Për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashurinë rinore, dashurinë bashkëshortore, dashurinë romantike, dashurinë e mishit, dashurinë madje edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër , ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta ruajnë thellë në zemër si diçka të shtrenjtë dhe do ta kujtojnë sa të kenë jetë në këtë botë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Romani "Narcisi dhe Gojarti", me nëntitull "Histori e një miqësie", është një prej veprave më të suksesshme të shkrimtarit të shquar Herman Hese. Qysh kur u botua për herë të parë, në vitin 1930, ajo u vlerësua nga kritika si një vepër në vazhdën e traditës së romanit edukativ gjerman. Historinë e miqësisë midis Narcisit të talentuar, erudit e asket, dhe Gojartit, një artist endacak e gjenial, autori e vendos në mesjetën legjendare të katolicizmit manastiror, e cila është një prej epokave historike më të parapëlqyera në krijimtarinë e tij letrare. Narcisi e ndien se prirja e mikut të tij nuk është jeta prej murgu, dhe e ndihmon që ai të zgjedhë rrugën e vet. Dhe kështu nis për Gojartin jeta endacake, nisin aventurat e tij dashurore. Tomas Mani, duke vlerësuar lart këtë vepër të Herman Heses, thotë: "... një libër i mrekullueshëm, me një mprehtësi të rrallë poetike, me një përzierje elementesh të romantizmit gjerman e të psikologjisë moderne, madje edhe të psikanalizës frojdiste, një roman krejt i veçantë për sa i takon çiltërsisë dhe përmbajtjes interesa nte." Nisur nga ngjarjet mjaft tërheqëse dhe nga bukuria mahnitëse gjuhësore, kritika letrare e cilëson këtë roman si një vepër të madhërishme, plot dashuri e vuajtje, plot lumturi e fatkeqësi, si një libër që mbetet gjithmonë aktual dhe që të shoqëron përherë në rrugën e gjatë e të vështirë të jetës.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Pekola Bridllavi, dymbëdhjetëvjeçare, është heroina me fatin tragjik të Syrit më Blu. E ndjekur nga dhuna e vijueshme psikike e fizike, ëndërron të ndërrojë sytë e saj të zinj me një palë sy të bukur blu. Ëndrra i mbetet pezull nën peshën e dhunës dhe e kthen në një nga ato viktima, të cilat mbeten të rralla në krijimtarinë e madhe botërore. Ka gjëra më të shëmtuara në jetë sesa shëmtia fizike; dhe Pekola e gjorë bëhet peng i tyre. Ajo pështyhet, vihet në lojë, me të tallen dhe, më në fund, e përdhunojnë. Ndaj nuk është e çuditshme që dëshiron të jetë e kundërta e asaj që është, me fjalë të tjera, të jetë fëmijë biond dhe sykaltër. Ky damar veturrejtjeje është pikërisht ajo çka e ruan romanin e Toni Morrisonit të mos degradojë në një skenar të thatë viktimizimi. Syri më Blu është një nga ato arritje universale, që nuk mund të njohin imitim.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Shtërgjet përbëhet nga një mozaik karakteresh që janë në lëvizje të pandërprerë. Duket se bota moderne lëviz në mënyrë të çoroditur dhe se kaosi është i gjithëpranishëm, jo vetëm ngaqë është copëtuar itinerari i lëvizjes, por edhe ngaqë vetë subjekti i lëvizjes është copëtuar. Kështu, në këtë libër pleksen lëvizje gjithfarëshe njerëzish të njohur a të panjohur, personazhesh historike a të trilluara, njerëzish a mumiesh, trupash të shëndetshëm a trupash të gjymtuar, trupash të plotë a pjesësh të tyre.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Një grup i zgjedhur miniaturistësh të oborrit të' Sulltan Muratit të III-të, janë ngarkuar të përgarisin librin, që i plotpushtetshmi i Lindjes do t'ia bëjë dhuratë një të plotpushtetshmi në Perëndim. Libri duhet të shprehë fuqinë e perandorisë dhe aftësinë e miniaturës orientale për ta dhënë atë. Gjithçka është e fshehtë, por në punën e drejtuar nga Enishte Efendi, ka diçka ndryshe nga e zakonshmja e miniaturës së kohës. Ajo po kërkon të ndryshojë, të marrë detaje të reja, të panjohura dhe t'i përqaset elementëve perëndimorë të pikturimit, veçanërisht atyre të Rilindjes italiane. Të dyja format e artit janë të arrira, të dyja janë të përkryera. Cilën do të zgjedhin palët? Presioni, edhe pse i fshehur, duket i madh. Është koha e një fondamentalizmi të dhunshëm. Sakaq fillon saga e kundërshtisë së heshtur; miniaturistët vriten njëri pas tjetrit, dhe të tjerë pas tyre janë të kërcënuar. Simbolet e mbajnë dramën në pezulli deri në fund, bashkë me një linjë dashurie mes Zezit dhe Shekures, personazhit më fin të romanit, e cila mban peshën në bartjen e këtyre simboleve në rrëfim. «Unë jam e kuqja» është një thriller mjeshtëror letrar dhe një meditim i gjatë për dashurinë dhe devotshmërinë aitistike.
Çmimi: 1700 Lekë
titleToAlt
Shkrimtari i shquar italian Luigi Pirandeilo (Çmim Nobël për letërsinë në vitin 1934), u bë shumë shpejt i dëgjuar në mbarë botën për tregimet, novelat dhe dramat e tij, të shkruara me një stil karakteristik, me një gjuhë sa të pasur dhe të çuditshme, që mbajnë vulën e individualitetit të tij artistik origjinal. Krijimet e tij përshkohen nga dramaciteti, intriga dhe forca e arsyes, nga shakaja dhe humori, te të cilat lexohen dashuria e shkrimtarit për jetën dhe njerëzit. Ato të habisin me vërtetësinë e lakuriqtë në paraqitjen e jetës, ashtu siç e sheh ai me syrin dhe zemrën e një artisti të madh. Siç ka deklaruar në mënyrë eksplicite vetë Pirandeloja, ai dëshiron të jetë një shkrimtar jo "i fjalëve", por "i gjërave". Ky vëllim përmban disa nga novelat dhe tregimet më tërheqëse të këtij autori, te të cilat lexuesi ynë do të gjejë forcën e fjalës artistike dhe humanizmin e shkrimtarit.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër përfshihen tregimet: + Qypi + Jeta lakuriq + Në shenjë + Shpirt ndrituri + Tre mendimet e gungaçes + Zoti i vjetër + Në heshtje + Tersllëku i Pitagorës + E vdekura dhe e gjalla + Mendohu Xhakomino! + Rini + Lumturi + Kandelora + Në hotel vdiq dikush + Kërcim i hareshëm + Drita e shtëpisë tjetër
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania