Per shkak te situates te covid-19, do te jemi mbyllur deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to covid-19 situation, we will be closed until a second announcement.
Thanks for your understanding.

 

 

titleToAlt
Dr. Methju Hilleri po përballet me çastin më të vështirë të jetës. Neurokirurgu brilant ka takuar shumë njerëz të dëshpëruar. Po rasti i radhës nuk është thjesht një pacient që vuan e për të cilin ai ka mbetur shpresa e fundit e shpëtimit. Është Silvia, dashuria e tij e vetme. Tani, martuar me njërin prej burrave më të pasur të botës, ajo ka aftësinë t'i evokojë atij ende të njëjtat ndjenja si shumë kohë më parë në Paris dhe Afrikë. Edhe pse ka kaluar kohë mjaft e gjatë, ai nuk e ka marrë ende veten nga zhdukja e saj e pashpjegueshme në vigjilje të martesës së tyre; mendimet për të e kanë ndjekur nga pas si hije Dr. Hillerin në gjithë këta vjet. Si mjek, ai duhet të përpiqet ta ndihmojë. Si i dashur i braktisur, ai duhet të mundohet ta hedhë pas krahëve të shkuarën e të harrojë. Mirëpo, i kapluar nga dilemat, nuk guxon të mendojë se ç'do të ndodhë, nëse ia del mbanë ta shpëtojë ish-të dashurën e vet nga thonjtë e vdekjes...
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Spanjë, 1492: Inkuizicioni dëbon nga Spanja mijëra hebrenj sefarditë, që gjejnë strehim në Afrikën Veriore dhe në Perandorinë Otomane. Pas një udhëtimi me peripeci të pabesueshme që zgjati për disa vite, Rakelë de Toledo, e arratisur bashkë me familjen për t'i shpëtuar persekutimit fetar arrin më në fund të mbërrijë në Stamboll dhe tek njeriu që dashuron, me të cilin do të ketë një vajzë, Esterin. Shumë e bukur, inteligjente dhe ambicioze, kjo vashë e re bëhet kira (shitëse ambulante, po jo vetëm) e haremit të Stambollit dhe falë miqësisë me Hyrremin, gruan e parë te sulltanit, ia del të kthehet në një prej personazheve më me ndikim e të fuqishëm të Perandorisë Otomane. Po dashuria e saj per Burakun pengohet nga e ëma dhe shtyhet drejt nje fundi fatal e tragjik. Do të arrijë e bukura Ester të shpëtojë veten nga konspiracionet e oborrit dhe nga intrigat politike, apo do të detyrohet të mbytet në fatin e trishtë, që u ka rënë për pjesë të gjitha grave të familjes së saj? Një shekull dashurish, luftërash e intrigash oborri, parë nga sytë e grave më pasionante e të angështuara të familjes de Toledo.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Mei, Kristina, Hida, Xhuniëri, Vida - madje edhe L-ja: të gjitha gra të fiksuara pas Bill Kozit. Pronar i pasur i të famshmit Hotel dhe Shtëpi Pushimi, ky u jep formë dëshirave të tyre për atë, burrë, dashnor, kujdestar dhe mik, dëshira që sundojnë jetët e këtyre grave edhe shumë kohë pas vdekjes së tij. Sidoqoftë, ndërkohë që është o boshllëku, o qendra e historive të tyre, ai vetë drejtohet nga fuqi të fshehta - një e shkuar turbulluese dhe nje grua magjepsëse me emrin Silestiël. Ky zhbirim i guximshëm brenda natyrës së dashurisë dëshirës, zotërimit sublim, frikës - është i pasur në karaktere, skena gjurmëlënëse dhe në një pranim të thellë të së vërtetës se sa e gjallë mund të jetë e shkuara. Romani përbën një pasurim madhor në veprën e një prej mjeshtërve të letërsisë botërore.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Pekola Bridllavi, dymbëdhjetëvjeçare, është heroina me fatin tragjik të Syrit më Blu. E ndjekur nga dhuna e vijueshme psikike e fizike, ëndërron të ndërrojë sytë e saj të zinj me një palë sy të bukur blu. Ëndrra i mbetet pezull nën peshën e dhunës dhe e kthen në një nga ato viktima, të cilat mbeten të rralla në krijimtarinë e madhe botërore. Ka gjëra më të shëmtuara në jetë sesa shëmtia fizike; dhe Pekola e gjorë bëhet peng i tyre. Ajo pështyhet, vihet në lojë, me të tallen dhe, më në fund, e përdhunojnë. Ndaj nuk është e çuditshme që dëshiron të jetë e kundërta e asaj që është, me fjalë të tjera, të jetë fëmijë biond dhe sykaltër. Ky damar veturrejtjeje është pikërisht ajo çka e ruan romanin e Toni Morrisonit të mos degradojë në një skenar të thatë viktimizimi. Syri më Blu është një nga ato arritje universale, që nuk mund të njohin imitim.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Xha Morisi këshillon dhëndrin, Zhermenin, 28 vjeç, mbetur i ve, të martohet përsëri me një të ve të një krahine fqinjë. Po në udhën për ta takuar, Zhermeni humbet në një pyll dhe gjen një lugajë, “Pellgun e Djallit”, ku vendoset për të shtyrë natën, tok me të birin, Pjerin e vogël dhe Marinë, një vajzë të re 16 vjeç, të ëmbël e të bukur, e cila po niset të punojë në një fermë. Ky bie në dashuri me vajzën e re dhe niset të takojë gruan e ve në fshatin Furshë, po nuk e vlerëson këtë kandidate, ngaqë ajo ka tashmë tre pretendentë, të cilët i mban me shpresa më kot e për t’u mburrur. Duke u kthyer të kërkojë të birin, të cilin e ka lënë me Marinë, mëson se kjo e fundit ka ikur befasisht. E gjen dhe e merr nën mbrojtje prej fermerit, ndaj të cilit i ishte dashur të merrte arratinë për t’u shpëtuar sulmeve. Pas kthimit shëndoshë e mirë në shtëpi, që të dy nuk guxojnë t’i flasin njëri-tjetrit për shumë muaj, derisa Zhermeni, i nxitur nga e vjehrra, i del përballë Marisë duke i pohuar dashurinë...
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
ATHINA NUK ESHTE E VETMJA NXENESE E RE NE MALIN OLIMP! Kur një i vdekshëm me emrin Herakli shpërngulet në Akademi, Athina e kupton se me cfarë po përballet. Edhe ajo vetë erdhi atje disa muaj më parë. Herakliut i lypet ndihmë jo vetëm per t’u prshtatur, por edhe për të përmbushur dymbëdhjetë “bëmat”, përndryshe do t’a përjashtojnë nga shkolla! Kur babai i Athinës, drejtori Zeus, i kërkon asaj në fshehtësi që të kujdeset për djalin e ri, ajo detyrohet të gjuajë bisha mitike dhe të pastrojë jashqitje. Do t’i lypset e gjithë mencuria e saj e mbarënjohur që t’ia dalë mbanë.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Aferdita ka shumë më tepër sesa thjesht një fytyrë të bukur! Pas një keqkuptimi të vockël (në fakt, nisja aksidentale e një lufte mund të mos jetë edhe aq e vockël), Afërdita po ngelet në Herologji. Për të ngritur notën, ajo sajon një plan të shkëlqyer, një projekt, që do t’i jape kredite shtesë për t’u bërë mblesi i të vdekshmëve, të cilin e quajti Klubi i Zemrave të Vetmuara. Kjo e shpie në Egjipt, madje ballë për ballë me një konkurrente tv egër: perëndeshën me emrin Isis. Tashmë gara ka nisur për të gjetur shoqen e përshtatshme për djalin e vdekshëm më të mërzitshëm në botë!
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Artemisa së shpejti Do të takojë djalin e përkryer ... Është koha për Lojërat Vjetore Olimpike në Akademinë e Malit Olimp dhe katër vajzat perëndesha nuk janë aspak të lumtura, sidomos Artemisa. Edhe pse ajo është shumë më e aftë në sport se një pjesë e mirë e djemve perëndi, nuk mund të konkurrojë, pasi Lojërat Olimpike janë vetëm për djem. Nuk është e drejtë! Sikur të mos mjaftonte kjo, disa prej konkurruesve janë gjigantë sherrxhinj, ajo është e mëdyshur në lidhje me një djalë të vdekshëm me emrin Aktaeon dhe nuk bie dakord me të vëllanë binjak, Apolonin. A do të mundet Artemisa ta rifitojë besimin e tij dhe, njëkohësisht, të gjejë një mënyrë për të fituar në fushë?
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Mbretëresha e Ligësisë apo e keqkuptuar? Meduza Gorgon pa dyshim që nuk është pjesë e grupit të personave të admiruar. Me gjarpërinj në kokë dhe një personalitet edhe më gjarpëror, askush në Akademinë e Malit Olimp nuk mburrej se ishte shok për kokë me të. Po thellë në zemër, Meduza dëshiron të përshtatet dhe mendon se zgjidhja e tërë problemeve të veta është pavdekësia, diçka që të gjithë shokët e klasës, bashkë me dy motrat e saj, e kanë. Varësja Pavdekësuese premton ta bëjë realitet këtë ëndërr. Po me çfarë çmimi?
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Pandora është gati të hapë një kuti të madhe me telashe! Pandora është një prej pak të vdekshmëve në Akademinë e Malit Olimp dhe natyra e saj më së shumti kureshtare e ka bërë të njohur mes shokëve të klasës. Por ajo nuk mendon se këtu ka ndonjë gjë të keqe, sigurisht! Kur një djalë perëndi me emrin Epimeteu sjell në shkollë një kuti të mistershme e të rrezikshme, Pandora nuk mund të rrijë pa i hedhur një sy brenda, pasi papritur i bie mu në prehër. Çfarë dëmi mund të shkaktonte ajo vallë? Por as që ia pret mendja se duke hapur atë kuti, ka hapur shumë më tepër telashe nga sa pandehte...
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Mund ta thyejë Fama heshtjen në kohë për të shpëtuar botën? Fama mburret me faktin se i di të gjitha thashethemet që qarkullojnë në AMO. Po ndodh që kapet me presh në duar aty ku nuk i takon, ndaj sfidohet të kalojë një ditë të tërë pa bërë thashetheme, duke iu nënshtruar një magjie të veçantë, për të qenë të sigurt! Po, kur një udhëtar pa biletë nënkupton se do të bëjë diçka që mund të kërcënojë jetën në Tokë, Famës i duhet të gjejë një mënyrë për të paralajmëruar drejtorin Zeus. Do të mundet kjo “vajzë e thashethemeve” ta thyejë betimin e vet për të ruajtur heshtjen përpara se të jetë tepër vonë?
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Një Akt i Guximshëm Pasi u etiketua si më e besueshmja në një pyetësor të AMO-së, Persefoni nuk ishte aspak e kënaqur. E besueshme do të thoshte e mërzitshme, sipas mendimit të saj dhe ajo nuk dëshironte të njihej si e tillë! Gjatë një loje mes shoqesh, Persefoni pranon një sfidë që do ta çojë në skenë me Orfeun, një rokstar të vdekshëm, që mund të magjepste pothuaj këdo me pamjen ëndërrimtare dhe zërin akoma më të magjishëm. Por ajo që u nis si një lojë zbavitëse, bën lëmsh mbarë AMO-në dhe Botën e Nëndheshme, duke vënë madje në rrezik edhe shanset e saj me djalin e parapëlqyer...
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Do të mundet Kasandra të provojë se nuk gënjen? Kasandra është e vendosur të ndihmojë njerëzit të ndjekin fatin e tyre, por askush nuk i beson profecitë e saj. Atë, madje, as nuk e lejojnë të shkruajë fatet që mbajnë brenda biskotat e shitura nga Furra e Orakullit e familjes. E vendosur të provojë të kundërtën – dhe t’u japë një mësim të mirë disa moshatarëve të saj – Kasandra dërgon disa parashikime të veçanta në Akademinë e Malit Olimp. Dhe këto bëhen realitet... në disa mënyra krejt të paparashikuara!
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Kjo histori e famshme e Kroninit është një roman shpirt trazues krenarie, lakmie dhe ndëshkimi të tmerrshëm. Kur i ati e detyron Meri Brodin të shkëputet nga shkolla, duke prerë të gjitha kontaktet e saj me të shkuarën dhe të ardhmen, jeta e vajzës mbetet rrethi i ngushtë, i ftohtë, i trishtuar i shtëpisë atërore në një qytet të vogël të Skocisë. Babai i saj koprrac dhe ambicioz tiranizon gruan e vet të druajtur, të mirësjellshme, bijën më të vogël të trembur që studion tej mundësive dhe birin pa burrëri. Katër njerëz mbahen nën darën e pamëshirshme të Brodit... Derisa, si një puhizë nga bota jashtë, që Brodi e përçmonte aq shumë, hyn në skenë një irlandez i ri, tek i cili Meri gjen lirinë e ndaluar dhe që është i vetmi lehtësim për të ëmën dhe motrën e saj... Trazira e një familjeje që nuk funksionon, pjesëtarët e së cilës shkatërrohen dalëngadalë nga ambicia e pazakontë e kreut të saj, Xhejms Brodi. Vlerësuar si libri i humbjes: humbjes së pafajësisë, humbjes së suksesit, humbjes së respektit për veten, humbjes së gjithçkaje të rëndësishme që na formon si njerëz.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“Kjo Anë e Parajsës”, romani i parë i Ficxheraldit, rezultoi një sukses i menjëhershëm, i jashtëzakonshëm, kur u botua për herë të parë në vitin 1920; kjo vepër ndërtoi famën e tij letrare. Ndoshta romani më përcaktues i atij “Brezi të Humbur”, ky rrëfen historinë e Amori Bllejnit, një student i pashëm, i pasur i Prinstonit, i cili përfshihet pa shumë entuziazëm në kulte letrare, aktivitete “liberale” studentore dhe një numër flirtesh boshe me gra të reja. Megjithatë, kur më në fund bie vërtet në dashuri, vajza e refuzon për një tjetër. Pas shërbimit ushtarak në Francë gjatë Luftës së Parë Botërore, Amori kthehet dhe nis një karrierë në industrinë e reklamave. Akoma i ri, po ndërkaq cinik dhe i lodhur nga bota, ai është shembulli i djemve dhe vajzave të viteve njëzet të shekullit të shkuar, një brez që, siç e përshkruan Ficxheraldi, “qe rritur për të zbuluar se gjithë zotat kishin vdekur, gjithë betejat ishin luftuar, gjithë besimet te njeriu ishin tronditur.” “Pothuaj aq e përkryer sa ç’mund të jetë një vepër… Shpirti i lavdishëm i rinisë shkëlqen në këtë rrëfim magjepsës. Amori, egotisti romantik, është në thelb i riu amerikan.” – The New York Times Një shfaqje brilante e premtimit letrar... Proza e Ficxheraldit është e aftë të lartësohet në qiell si një violinë dhe të prekë lexuesit e vet sa me tingujt e mekur e të ngjirur, aq edhe me notat e mprehta... – Craig Raine Botuar kur ai ishte njëzet e tre vjeç, romani i parë i F. Skot Ficxheraldit, Kjo Anë e Parajsës, e lartësoi atë si djalin e artë të Epokës së Xhazit që po agonte. Si kronikë e viteve të rinisë, asnjë vepër tjetër letrare nuk mbetet kaq shprehëse… dhe kaq therëse.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Mite dhe Legjenda
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Me fjalët e Kristianit, përmes mendimeve, reflektimeve dhe ëndrrave të tij, E L James ofron një këndvështrim të ri mbi dashurinë që ka magjepsur miliona lexues në të gjithë botën. Kristian Grei ushtron kontroll mbi gjithçka; bota e tij është e rregullt, e disiplinuar dhe krejtësisht e zbrazët - deri ditën që Anastasia Stilli hyn duke u rrëzuar në zyrën e tij, në një lëmsh gjymtyrësh të derdhura dhe flokësh gështenjë të çrregullt. Ai përpiqet ta harrojë vajzën, mirëpo përfshihet në një furtunë emocionesh që nuk arrin t’i kuptojë dhe nuk mund t’u rezistojë. Ndryshe nga çdo grua që ka njohur më parë, Ana e druajtur dhe e papërvojë duket se sheh tejpërtej tij... përtej gjeniut të biznesit dhe stilit të jetës luksoze... sheh zemrën e akullt dhe të lënduar të Kristianit. A do t’i davaritë bashkimi me Anën tmerret e fëmijërisë që i faniten çdo natë Kristianit? Apo dëshirat e tij të errëta seksuale, fiksimi për të pasur gjithçka nën kontroll dhe vetëpërçmimi që mbush shpirtin e tij do ta largojnë vajzën dhe do të shkatërrojnë shpresën e brishtë që ajo i ofron?
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Milano, verë 1981. Gjendemi në fazën më të vonë dhe më të egër të periudhës së terrorizmit në Itali. Ende pa mbushur dyzet vjeç, Xhakomo Kolnagi është një gjykatës në vijën e frontit. Duke koordinuar një grup të vogël hetuesish, ai prej kohësh po bën hetime rreth veprimtarisë së një bande të re të armatosur, përgjegjëse për vrasjen e një politikani demokristian. Dyshimi dhe shqetësimi e shoqërojnë gjithmonë. Ai është katolik i përkushtuar, po me një besim intim e tragjik. Vjen nga një shtresë e varfër, por është i bindur se suksesi i tij personal përbën provën e të jetuarit në një shoqëri të hapur. Është i martuar e me fëmijë, po marrëdhëniet me familjen janë të largëta e plot vuajtje. Ka dy miq shumë të dashur, me të cilët shkëmben polemika, pëlqen orët e pasigurta, periferitë, futbollin, takimet në pijetore.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Në kufirin kritik të moshës, Bernard dë Moprati rrëfen mbi dashurinë. Atë që ka provuar për të kushërirën Edme, gruan e vetme të jetës, ngrohtësinë që ajo i ka dhuruar dhe provat e vështira, në të cilat e ka vënë përpara sesa ta pranonte për bashkëshort. Libri Historia e Mopratëve është një roman mbi arsimimin dhe edukimin në kuptimin më të plotë të termit, ngaqë djaloshi Moprat, i izoluar për hir të trilleve të fatit mes një soji ujqërish, që janë ungjërit e vet, nuk di as të lexojë. Zhorzh (George) Sandi përfiton nga ky personazh ekzemplar për të na zbuluar aspektet e shumanshme të fjalës njerëzore, së cilës i vë përballë këndshëm qenin trupvogël të Markasit “të lindur memec”, i cili nuk begenis të lehë... Nga rrëfimi i zakonshëm te fjala mbrojtëse, nga premtimi te pohimi, të gjitha llojet e ligjërimeve, tërë mënyrat e komunikimit shfaqen në Historia e Mopratëve. Në këtë roman, veprimi i të cilit vendoset në dy Berrinë e shekullit XVIII – dhe që ka një fabul sa filozofike aq edhe historike – rrëfimi na bën të dalim prej natës feudale, duke na tërhequr, përmes një lakoreje të fortë nëpër luftën për liri të Shteteve të Bashkuara, në trojet e një bote të re më pak të padrejtë. Historia e Mopratëve është një roman optimist dhe thellësisht rusojan.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Athina e mençur kurrë nuk është përshtatur në Shkollën Triton, po kujt do t’ia merrte mendja se kjo ka ndodhur ngaqë është perëndeshë? Vajza e Zeusit për të qënë më të saktë. Prandaj, kur e thërrasin në Akademinë e Malit Olimp, Athina mendon se për të parën here në jetë këtu është vendi i saj. Shkolla në Malin Olimp nuk ndryshon edhe aq nga ajo poshtë në Tokë. Do t’ia dalë Athina të përballojë Meduzën, vajzën më të keqe në histori?
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Persefoni u lodh duke kënaqur këdo! Sikurse e nxit mamaja, Persefoni shpesh nuk ua prish qejfin të tjerëve, në vend që të bëjë atë çka vetë dëshiron. Po, kur takohet me djalin e keq të Akademisë së Malit Olimp, Hadin, më në fund, ndien se ka gjetur dikë, me të cilin të sillet si vetvetja. Ai është i pari person, që vërtet e dëgjon dhe asaj fillon t’i pëlqejë, përpos faktit se vajzat e tjera perëndesha mendojnë se ai ndjell keq. Po, nëse Hadi e bën të ndihet kaq e veçantë, e kaq rehat, atëherë ai ndoshta nuk është edhe aq i keq.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Fillon me mungesë dhe dëshirë. Fillon me gjak dhe frikë. Fillon me një zbulim shtrigash. Një botë shtrigash, demonësh e vampirësh. Një dorëshkrim që ruan sekretet e së shkuarës dhe çelësin e së ardhmes së tyre. Diana dhe Methjui - dashuria e ndaluar në thelb të rrëfimit. Diana Bishopi është e fundmja e Bishopëve, një familjeje magjistarësh të fuqishëm, por ajo e ka mohuar magjinë e vet që nga vdekja e prindërve dhe i është futur rrugës akademike. Shkon në Oksford për të studiuar dorëshkrimet alkimike në Bibliotekën Bodliane. Paqja e saj ndërpritet shpejt, kur njëri prej librave që gjen në bibliotekë rezulton të ketë qenë i humbur prej 150 vitesh dhe kërkohet nga magjistarët, demonët dhe vampirët... aq sa shumë janë gati të vrasin për ta shtënë në dorë. Krijesa e parë që i afrohet Dianës pas këtij zbulimi është Methjui, një vampir tepër i vjetër dhe, si ajo, studiues, i cili duket sikur vetëm dëshiron ta mbrojë historianen e re. Harknesi krijon një rrëfim përthithës që shkon nga Oksfordi në Paris e në Nju Jork, duke depërtuar në familjet dhe historitë e ndërlikuara të Dianës dhe Methjuit.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Historia e një lojtari të pasur të Harvardit dhe e një mjeshtreje të zgjuar të muzikës në Redklif, që nuk kanë asgjë të përbashkët përveç dashurisë dhe kanë mundësinë të ndajnë gjithçka, veç kohës. Kjo është historia e mrekullueshme, tronditëse dhe e sinqertë e Oliver Beretit IV dhe Xhenifer Kavilerit. Me humor dhe thumbues, i trishtueshëm dhe sfilitës, romani i mrekullueshëm i Erik Segalit do t'ju rrëmbejë, do t'ju mbajë dhe do të bëhet juaji përgjithmonë. Mbi 21 milionë kopje të "Histori Dashurie" janë shitur në 33 gjuhë. Ju, sikurse më shumë se 21 milionë të tjerë do të bini në dashuri me librin "Histori Dashurie”. Jo një eksperiencë. Lexuesi që i bashkohet këtij libri do të ndihet më shumë si një personazh i pashkruar i Segalit se sa thjesht lexues, duke e jetuar historinë nga brenda.
Çmimi: 450 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania