titleToAlt
Ajo ecte, kurse ai i ndiqte hapat e saj si një lugat i tërhequr pas vitalitetit të atyre që kanë shpirt. E kishte ndjekur gjersa ajo ishte ndarë nga shoqja e saj. Pastaj, i nxitur nga një epsh kafshëror, nuk dinte se ç'kishte bërë. E kishte kapur nga pas dhe ia kishte zënë gojën me forcë. Flokët e saj të dendur e pengonin, sikur donin ta mbronin zonjën e tyre me çdo kusht. Ajo përpëlitej si një peshk i nxjerrë nga uji, por ai kishte marrë fuqinë e një demoni. Kishte përplasur disa herë kokën e saj pas tokës, gjersa ajo nuk kishte ndjerë më. Për një çast kishte pasur përshtypjen se ajo kishte vdekur, por jo. Gjoksi i ngrihej ritmikisht nga frymëmarrja. Gjoksi i saj i mahnitshëm. Dëshira! Vetëm ajo dëshira instinktive e kishte shtyrë në atë veprim kafshëror. E kishte përdhunuar, por ajo nuk kishte lëvizur. Kishte ndenjur e topitur, pa bërë zë! Si e vdekur! Ashtu kishte përjetuar përvojën e saj të parë. Askush në Sarandë nuk e dinte se nata e parë e një gruaje që ishte më e bukura dhe më e dëshirueshmja nga të gjithë burrat, kishte kaluar në një errësirë të plotë dhe pa asnjë lloj ndjeshmërie. Pasi kishte mbaruar, ai kishte mbetur aty si një budalla, nga frika se mos ndoshta dikush tjetër do të shkonte aty dhe do ta prekte, do t'ia ledhatonte flokët, fytyrën, gjoksin. Kur ajo kishte hapur sytë më vonë, ai i kishte hedhur një vështrim lutës, sikur donte të merrte falje prej tyre.Nata e gjeti Nestin në udhëtim. Po largohej gjithmonë e më larg nga Medea. Ajo s'mund të lëvizte më, por do të ishte një far për anijet e botës së përtejme. Nesti kishte mbështetur kokën pas xhamit. Sytë i rëndonin, por gjumi nuk e merrte. E vranë se ishte e bukur! mendoi me vete për të qindtën herë, pastaj mbylli sytë. Sikur të arrinte të flinte! Pa atë! Pa Medean!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Po flitet shumë për letërsinë e angazhuar, atë letërsi që të bën të mendosh, të kuptosh dhe të reagosh. Pikërisht në këtë drejtim rrjedh romani i ri i Brunilda Zllamit. Jetë grash të zakonshme, nga ato që hasim çdo ditë. Në karrierë apo shtëpiake, në metropol apo në zona rurale, të pavarura apo të dërrmuara nga pesha e zakoneve mesjetare, ato janë në kërkim të lumturisë, të asaj lumturie që ka formën e vet tejet personale. Të ngërthyera në martesa të venitura, të privuara nga ëndrrat, të drobitura nga muret që sa vijnë e ngushtohen rreth tyre, të tjetërsuara nga mjedisi që iu ka caktuar rregulla që duhet të ndjekin. Gra që kërkojnë dashurinë dhe gra që s'e kanë njohur kurrë atë, gra që duan karrierën dhe gra që s'janë shkolluar kurrë, gra që duan respekt dhe gra që dhunohen çdo ditë.Pra, çfarë është lumturia vallë? Nëse është një koncept ideal ku ndihemi të përmbushura, cila është optika që na lejon ta shikojmë dhe a duhet të ndjekim të njëjtën rrugë për ta arritur? Nuk jam engjëll , sigurisht nuk është një roman që tregon rrugën drejt lumturisë, por evokon dëshirën, guximin, pasionin, forcën që gjendet brenda çdo gruaje. Tek e fundit, një grua është njeri, nuk ka nevojë për etiketa. Ajo s'është statujë, s'është demon dhe kur dikush ia cënon atë që ka të çmuar, sigurisht që nuk është as engjëll.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Një temë therëse siç është prostitucioni, përshkon dhimbshëm faqet e këtij romani të shkrimtares Brunilda Zllami, e cila ka ditur gjithnjë të godasë në shenjë në qëmtimin e realiteteve prekëse, tipike shqiptare dhe historish njerëzish të zakonshëm. Dashuria, kompromisi dhe intriga janë linjat ku përqendrohet libri dhe si gjithmonë fundi të lë pa gojë.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Lakmia e pangopur, korrupsioni, mashtrimi janë disa nga fenomenet që shpërfaqen brenda këtij libri. Dëshira për të triumfuar, etja për pushtet, grykësia e pafre. Po cili është çmimi i lakmisë? Kjo është pyetja, përgjigjja e së cilës mund të gjendet në këtë libër...
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Një zhdukje e bujshme e një gruaje të njohur për bukurinë e saj të hatashme, zgjon kuriozitetin e një qyteti të tërë duke shtruar një mori pyetjesh: Është vrarë nga i shoqi, është larguar jashtë shtetit apo ka ndonjë mister që fshihet poshtë kësaj ngjarjeje? Në të vërtetë romani ka pikën e vet më të fortë skalitjen e profileve psikologjike të personazheve, të cilët çdokush i has fare thjesht në jetën e përditshme.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Një trishtim i madh ndihet brenda faqeve të këtij libri. Trishtim që buron nga jetë të paplotësuara, ëndrra të copëtuara, rini të këputur...Dhe nëse mund të ceket një ekuilibër i cekët? – kjo është një nga pyetjet që parashtron për zgjidhje shkrimtarja Brunilda Zllami.E burgosur e dashurisë së një njeriu që e kishte pranë prej aq shumë vitesh, sa i dukej sikur kishte zënë rrënjë në qenien e saj.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Në këtë roman trajtohet jeta e njerëzve të lodhur nga përditshmëria. Personazhi kryesor, Mikeli, një gazetar deri diku idealist dhe i ndershëm, gjendet përpara shumë vështirësive në jetën profesionale dhe atë vetjake. Jeta e tij, e Gretës, e Anës dhe shumë personazheve të tjerë ndërthuren me fije të padukshme dhe secili prej tyre kërkon diçka tjetër. "Një tjetër" nuk është thjesht një grua tjetër, nuk është thjesht një tjetër realitet, një tjetër jetë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Enea nuk dinte më ç'të mendonte, madje i dukej se nuk e ndjente më veten aty. Ishte mes dy kohëve, duke u endur herë tek njëra dhe herë tek tjetra, por tani e ndjente se duhet të zgjidhte të tashmen. E shkuara ishte tepër larg për t'u rikthyer. Kishin kaluar shumë vite që kur kishin qenë shoqe. Mes tyre kishin bërë vend dashuria dhe urrejtja. Po tani ç'ndjenin për njëra-tjetrën? Dashuri, apo urrejtje?
Çmimi: 750 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania