titleToAlt
Një burrë, dy gra dhe një vogëlush, të bindur se kanë prekur fundin, takojnë një personazh misterioz që u dhuron shtatë ditë për të zbuluar se si do të ishte bota pa ta. Dhe, nëse është e mundur, t'i bëjë të dashurohen përsëri pas jetës. Bota është një vend kapitës, ku ndihesh i lodhur thjesht edhe duke jetuar, se nuk arrin të duash mjaftueshëm, nuk jep mjaftueshëm, e as nuk ke mjaftueshëm. Emilia, ish atletja olimpike, Areta, policja me karakter të çeliktë, dhe Danieli, djali i vogël i famshëm i reklamave, kanë gjithsekush nga një arsye për t'u dëshpëruar. Ndërsa Napoleoni, një profesionist i suksesshëm, nuk ka asnjë, por ja që ai është më i vendosuri nga të gjithë për t'i dhënë fund jetës. Një çast para se ta kryejnë atë akt të pakthyeshëm, një i panjohur i nxit të lidhin me të një marrëveshje: do t'u tregojë se çfarë do të ndodhë pasi ata të mos jenë më, çfarë lënë pas e çfarë humbin dhe cili do të jetë reagimi i të afërmve e miqve. Për një javë rresht, ata të katër do ta vëzhgojnë veten nga jashtë dhe do të zbulojnë gjënë më të vyer që kanë në brendi, do të bëhen një grup dhe do të realizojnë dëshirat nga të cilat tanimë kanë hequr dorë, e më tej do të rikthehen. Në atë pikë do t'u duhet të marrin një vendim. Dhe për dikë, dita e fundit e jetës mund të shndërrohet në të parën e një jete të re.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Aurelia" është novela e fundit e shkruar nga Gerard de Nerval dhe është një përjetim i ëndrrave, i fiksimeve dhe i marrëzisë. Është rrëfimi i pasionit trazues të Nervalit ndaj një aktoreje dhe pasoja e mëtejme e çmendurisë që e përfshiu. Kjo novelë ishte e parapëlqyera e artistit Joseph Cornell. Nervali u përkrah nga Prusti dhe Andre Bretoni. Si njëri prej "bohemianëve" të vetëshpallur origjinal, Nervali qe mjaft i njohur pasi i kish bërë paradë nëpër kopshtet e Pallatit Mbretëror një karavidheje mbi një fjongo të kaltër. "Nervali zotëronte gjer në thellësi një ndjesi që na dukej se na përkiste" - Andre Breton
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Silvia është shkruajtur në periudhën e fundit të jetës së Gerard de Nerval, dhe qe ndër librat e adhuruar të Proustit, Gracq dhe Eco. Novela rrëfen për dashurinë e personazhit kundrejt tre grave (Silvia, Adriana dhe Aurelia) të cilat i dëshiron të tre pa mundur të zgjedhë, e ndaj në fund i humbet të trea. Historia nis kur një paragraf gazeta e zhyt në kujtimet e rinisë personazhin dhe njëkohësisht rrëfyesin e historisë. Perspektiva duket sikur zhvendoset mbrapa dhe midis të kaluarës e të tashmes, kështu që lexuesi asnjëherë nuk mund të jetë i qartë nëse zëri i personazhit është një ngjarje e së kaluarës që i përkasin kujtesës së tij, apo të së tashmes që janë duke i ndodhur. “Silvia” cilësohet si një himn për dashurinë e paarritshme dhe përshkruhet ngan jë stil i kthjellët dhe lirik. ”Leximi i Silvës më lë të pështjelluar. Më vonë mësova se me Prustin kish ngjarë e njëjta gjë” – Umberto Eco
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ngjarjet e romanit "Kremlini prej sheqeri" rrëfehen në Rusinë e vitit 2028. Ky roman përbëhet prej 15 kapitujsh, rrëfimesh, skenash dhe miniaturash, të gjitha të ndryshme për nga forma dhe personazhet, por me një temë e cila rimerret dhe përcillet nëpër tekst që prej titullit: një kopjim i saktë në trajtë i Kremlinit të bardhë si bora, bashkë me kullat dhe portat, i bërë i gjithi prej sheqeri - dhurata e sundimtarit të Rusisë në Pragun e Krishtlindjes. Me mijëra prej këtyre kremlinësh u shpërndahen në Sheshin e Kuq fëmijëve fatlumë, por njëri syresh bie edhe në duart e disidentëve të cilët kënaqen me Kremlinin prej sheqeri në një prej mbledhjeve të tyre të fshehta. E kështu, ky objekt i çmuar i sundimit bie edhe në dorën e një lypësi, të një shërbyesi civil në burgun e Ljubjankës, specialiteti i së cilit janë torturat, në dorën e një xhuxhi nga trupa e gjykatësve në Kremlin e gjer te gratë e një bordelloje. Nëpërmjet kësaj udhe që bën një Kremlin prej sheqeri, Sorokin na rrëfen një Rusi totalitare, me varfërinë dhe absurdin e një sistemi që gjithnjë i qëndron mbi krye qytetërimeve, cilatdo qofshin ato. "Kremlini prej sheqeri" është një enigmë e formuar prej gurësh shumëngjyrësh mozaiku, të cilët, të gjithë bashkë, formojnë portretin e një shoqërie totalitare. Ndërsa Sorokini zhvendoset nga një rrëfim te një tjetër, ai e shpie lexuesin te rrugicat dhe qoshet më të errëta të jetës ruse, duke krijuar kësisoj një lloj enciklopedie metafizike të shpirtit të Rusisë.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
"Me lumin midis" është një histori dashurie e vendosur në periudhën koloniale, njëfarë Romeo dhe Zhuljeta afrikane, ku rrëfehet dashuria midis dy të rinjve të fiseve kundërshtare Gikuju të kreshtave, si dhe përpjekja e tyre për të shuar mërinë e lashtë midis fiseve të tyre. Romani rrëfen Kenian parakoloniale dhe atë koloniale, ardhjen e "një populli të veshur me flutura" të cilët ishin britanikët, sjelljen e kulturës së tyre, fetare dhe administrative. Ndërkohë, popullsia jeton ende me zakonet e vjetra që janë shtylla e mbijetesës së tyre, të forcës, besimit dhe pastërtisë. Përplasja midis dy fiseve është gjithashtu ballafaqimi me kolonizatorët, po aq sa dhe vendimi për t'iu nënshtruar atyre apo të qëndruarit të paepur në besimin e lashtë që i ka udhëhequr.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Romani "Të pamëkatët", është fryt i një pjekurie të avancuar dhe Sofroniou arrin të ndërthurë teknika dhe tema të ndryshme të letërsisë postmoderne me forma dhe motive të krijimit artistik tradicional, që bashkohen në një të tërë. Jashtëzakonisht i aftë në të dyja traditat, autori di si t'i përdorë ato mrekullisht.” -Yiorgos Pinakoulas, gazeta "Bookpress" “Sofronis Sofronioun, pa e tepruar, do ta konsideroja "shkrimtarin qipriot më të rëndësishëm të brezit të tij". Ai është një autor i ri që ka shkruar romanin më të mirë që kam lexuar viteve të fundit, një roman që fillon në një mënyrë të qetë, përpara se t'ju mbërthejë fuqishëm krejt pa kuptuar. Kur të mbaroni leximin, do të pyesni veten: përse nuk ka intervista me të dhe përse emri i tij nuk është me germa të mëdha në shtypin qipriot dhe grek? Në romanin "Të pamëkatët", ai kthen sërish në jetë Qipron e fillimshekullit të 20-të si edhe Nju Jorkun e së njëjtës kohë, duke qene i pranishëm në ngjarje dhe histori të nxjerra nga vëzhgime të thelluara.” Tasos Brekoulakis, LIFO
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Ky portret prekës dhe turbullues i një fiksimi të çmendur mund të jetë shkruar në Turqinë e viteve 1970, ku rregullat shoqërore pas Ataturkut po evoluonin ende, po mbetet po aq me vend ndërsa vendi lufton të ruajë ato ideale demokratike mbi të cilat rilindi Republika." - Booklist "... teksa Zeberxheti del gjithnjë e më shumë nga binarët, ne tërhiqemi në botën e tij të brendshme të errët, ndërsa fillojmë të kuptojmë pasigurinë e periudhës post-otomane në Turqi. Lexuesit e sofistikuar do ta kuptojnë përse Atëllgani quhet babai i modernizimit turk." - Library Journal "Heronjtë e mi janë Ahmet Hamdi Tanpënar, Ouz Ataj dhe Jusuf Atëllgan. U bëra romancier duke ndjekur gjurmët e tyre... E dua Jusuf Atëllganin; ai arrin të mbetet autentik, ndonëse përfiton nga veprat e Foknërit dhe traditat perëndimore." - Orhan Pamuk
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
E shkuara; Kuini nuk e kishte imagjinuar kurrë se do ta gjente dashurinë e jetës përpara derës së të fejuarit të saj. Një vit pas ndarjes nga partnerët respektivë, Kuini dhe Grahami kanë një lidhje të përsosur, që duket sikur jua ka sjellë fati në derë. E tashmja: Shtatë vjet më pas, lidhja e përsosur kërcënohet nga papërsosmëritë e tyre; kujtimet, gabimet dhe ëndrrat që thurën ndër vite, po i shkatërrojnë. E vetmja që mund ta shpëtojë atë martesë, është pikërisht ajo që i çoi në pikën pa kthim. I mbushur me emocione të forta, përballje në çift, nga ato që i kalojnë të gjithë, por pakkush guxon t'i tregojë, romani "Gjithçka perfekte tek ti" pati sukses të menjëhershëm në tregun botëror. Një histori shumë prekëse, që na kujton se fuqia e pashtershme e dashurisë është rruga e vetme.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Me romanin Valeria, Stridsbergu ka vërtetuar që është një prej autoreve më të mira të letërsisë bashkëkohore nordike." Aftenposten "... një nga librat më antikonformistë që kam lexuar dhe nga më të bukurit... Kur mbaron së lexuari romanin, ndihesh e magjepsur jo vetëm nga Valeria, por edhe nga dashuria e autores për të, nga bujaria e saj që i lejon një figure me gjasë patetike të bëhet heroike, një engjëll mbrojtës." Katy Waldman, The New Yorker "Novator dhe stimulues... Ndërsa Stridsbergu plotëson portretin e Valerisë copëz pas copëze, tabloja e përgjithshme ndryshon në mënyrë provokuese. Ky roman tregon se sa pak mund t'i kuptojmë të tjerët, aq sa edhe jetën e Valerisë." Publishers Weekly
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Kudo që hidhte sytë, shihte veç ujë. Nuk ia kishte idenë se ku ishte. I vetëm lundronte në detin pa anë e pa fund. E shqetësonte mendimi se mos ndoshta nuk do të mund të gjente asnjë anije pas tri ditësh, por përsëri i jepte vetes shpresë. Çfarë do të ndodhë me Aleksandron dhe udhëtimin që i ndryshoi jetën?
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
"Duke u endur" është përmbledhja e dytë e tregimeve të Lu Xun-it, pas vëllimit "Thirrje nën armë" (botuar nga DITURIA, 2019). Vëllimi u botua në fund të vitit 1925 dhe përfshin 11 tregime të shkruara midis viteve 1924 dhe 1925. LuXun-i i pasqyroi pikëpamjet e tij për realitetin në këto tregime në një mënyrë që, aso kohe, ishte një risi për letërsinë kineze, duke ndihmuar lexuesit të shqyrtojnë mundësi të reja në lidhje me natyrën e vërtetë të realitetit përreth. Disa tregime merren me mënyrën e jetesës së intelektualëve (p.sh. Në tavernë, Keqardhje për të shkuarën), të tjerë janë komente për zakonet dhe institucionet tradicionale etj. Fati i grave fshatare është gjithashtu një temë e pëlqyer nga Lu Xun-i. Portreti i znj. Hsiang-lin në Flijimi i Vitit të Ri është një aktakuzë e fuqishme ndaj kodit etik feudal. Divorci, një nga tregimet e fundit të Lu Xun-it, zbulon, shumë thellësisht, situatën në zonat rurale pas Revolucionit të 1911 duke treguar se fati i grave fshatare nuk kishte ndryshuar fare. Tregimet e Lu Xun-it mishërojnë një frymë të realizmit të matur. Ai u shkëput nga forma ekskluzive e rrëfimit tradicional kinez, që shkruhej vetëm në kapituj, duke krijuar një formë të tregimtarisë. Prandaj, Lu Xun-i konsiderohet si babai i letërsisë moderne kineze.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky libër rrëfen historinë e një divorci, nga pikëvështrimi i një fëmije, Adrianit. Ai është një djalë gjashtëvjeçar i mbetur në kurth, në mes të kryqëzimit të zjarrit të dy prindërve që po ndahen, dhe me fjalët e tij na tregon historinë e vet me një narra-cion spontan e plot ngjyra. Lexuesi do ta kuptojë qartazi, përtej informacionit me xixëllime shkëlqimtare që Adriani jep, luftën plot urrejtje dhe hakmarrje që ka pllakosur mes dy të rriturve. Adriani është një personazh i skalitur mjeshtërisht.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"Dashuri shtrigane;;7 vepra e fundit e shkrimtarit Roberto Arlt, botuar në vitin 1932, është historia tragjikomike e inxhinierit Estanislao Balder, i cili në kundërshtim me moralin e kohës, vendos të divorcojë gruan e tij; nga përjetimi i një historie dashurie me një adoleshente, pak përpara grushtit të shtetit në vitin 1930. Balder tridhjetëvjeçar, bën një jetë monotone dhe të stresuar nga puna dhe lidhja bashkëshortore, prandaj ka vendosur që të gjejë shpëtim duke e braktisur familjen. Por, reagimet atipike dhe mendjengushta të familjarëve për dashurinë, seksin, dhe martesën, nuk e tejkalojnë optikën e lëvizjeve të shoqërisë së kohës. Arlt është një vëzhgues i hollë i frymës metafizike dhe absurdit të kësaj shoqërie. Kjo histori dashurie e mrekullueshme dhe analizë psikologjike, është një shuplakë për kohën, jetën vanitoze, zakonet dhe hipokrizinë e shoqërisë së Argjentinës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
I pushuar befas nga puna në kantier, ish-portieri i futbollit, Jozef Bloh, fillon të endet rrugëve të Vjenës: shkon në treg, kinema, stadium, pastaj kërkon një dhomë hoteli për natën. Shqisat e tij janë në përgjim, gjithçka e shqetëson. Ai kërkon me dëshpërim një njeri me të cilin të flasë, përpiqet t'u telefonojë të njohurve, pa gjetur askënd. Bredhjet e tij vazhdojnë derisa takon një grua të gatshme të kalojë natën me të. Por pastaj e vret, pa asnjë motiv. Ankthi që e mbërthen pas vrasjes është i njëjtë me atë që ndiente kur, si portier, përgatitej të priste një penallti. Përpiqet atëherë të arratiset drejt kufirit, duke u ndier i spiunuar, gjah për të tjerët, dyshues ndaj të gjithëve, në përpjekje për të parashikuar lëvizjet e kundërshtarit... Një nga tekstet më domethënëse të Peter Handkes, një thriller i tensionuar dhe anormal, me një stil narrativ tejet origjinal.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Unë rrëfej histori... jam një pilot shpresëdhënës dhe i përulur i mendjes dhe i shpirtit", Haruki Murakami, 2010, The New York Times Një grua e çuditshme me emrin Aomame, e cila qysh në moshën dhjetëvjeçare, kohë kur e ka provuar dhe e ka humbur njëherësh ndjesinë dashurore, është kthyer në një qenie të ftohtë. Për arsye që mund të duken të përligjura në libër, ajo ka mes të tjerash edhe profesionin e vrasëses së burrave që dhunojnë gratë e tyre. Aomame takon rastësisht një vajzë të re të shkujdesur që punon police dhe do të nisin bashkë ca aventura të thekshme seksi me burra që i ndeshin bareve të Tokios. Diku tjetër, Tengo, një shkrimtar i ri e me një histori familjare të trishtë. do të mbetet peng i rishkrimit të librit të një adoleshenteje, Fuka-Erit, dhe prej penës së tij libri jo vetëm do të marrë formë, por edhe çmimin më të madh për të rinj. Por çfarë ka pas gjithë këtyre ngjarjeve? Loja e Murakamit me elemente të realizmit magjik dhe fantazisë së njohur të tij, i kthen ato në erëza që do t'ia ruajnë shijen leximit deri në fund. Qiej me dy hëna, dhi që nxjerrin nga goja Njerëz të vegjël, vajza që mendojnë bukur e flasin pak, giljakë që e urrejnë rrugën automobilistike, janë të pranishëm kudo si shenja të patjetërsueshme dhe na çojnë në shtresime joshëse dhe në padurimin dhe kureshtjen për ta vazhduar historinë. "1Q84" është një rrëfim që të deh, që luan me elementet dystopike të rimarra nga "1984" i Orwell-it, ku Q, simbolizon pyetjet e së përditshmes sonë së beftë dhe domethenëse. "Elementet e këtij libri kanë të bëjnë më shumë me vendosmërinë e Murakamit për të përshkruar, shpjeguar dhe për ta bëtë të dukshme pothuajse gjithçka që ai zgjedh të përmendë." The New York Times "Librat e tij [Murakamit] janë një ftesë e këndshme për këdo që mendon se është shtyrë të futet, pa lejen e tij, në një labirinth." The Guardian
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Gravura nga Buenos Airesi, i shkruar më 1933, është një mbushulli me imazhe e përjetime nga epoka ku kryeqyteti i Argjentinës po shndërrohej në një metropol modern. Me përpikërinë e artit të gravurës, Arlt-i ka ditur të na japë një prozë të mrekullueshme: gjuha e gjallë e stili i mprehtë i japin jetë një proze të stilizuar e të hollë që pikturon detajet e jetës së përditshme të Buenos Airesit. Kumarxhinj, hajdutë, xhambazë, spekulantë, bjerrakohës, nga njëra anë, e njerëz të rëndomtë, zanatçinj, policë, të dashuruar, ëndërrimtarë, prindër, fëmijë e të rinj, nga ana tjetër, mbushin afreskun me ngjyra të forta përmes së cilit Arlt-i ngre dyshime për nevojën dhe mënyrën se si po merr formë modernizimi: elektrifikimi, telefoni, ngritja e ndërtesave të larta sfidojnë vlerat dhe monumentet e mënyrave të vjetra të jetesës, të cilat bëjnë çmos të mos bien në harresë, po nga ana tjetër nuk duan të marrin pjesë në ndërtimin e të ardhmes. Kemi të bëjmë me një libër plot dhimbje, humor, melankoli, optimizëm, pasuri e mjerim, që përcjell ndryshimet e thella të fillimshekullit, jehona të kulturës evropiane të përtejoqeanit. "Jeta e një populli" që ndien tek i shket dheu nën këmbë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Jeta nuk na përket, na përshkon.” “Ekzistonte një gjenialitet makabër, sipas shumë zërave pjellë e mendjes njerëzore, në mënyrën se si përhapej virusi dhe në atë amullinë e gjatë që e kishte shndërruar në një bombë biologjike. Shpejtësia me të cilën ndryshonte e bënte të pamundur sintetizimin e një vaksine. As kërkuesit që punonin për këtë, pavarësisht procedurave të rrepta anti-infektim, nuk arrinin dot t'i shpëtonin.” Në një Sicili të shndërruar në një rrënojë të pamatë, një trembëdhjetëvjeçare e paepur dhe guximtare niset në kërkim të vëllaçkos së rrëmbyer. Mes fushash të zhuritura dhe pyjesh plot mistere, gërmadhash të qendrave tregtare dhe qytetesh të braktisura. Mes hapësirave të mëdha të shkreta të një ishulli të pushtuar rishtas nga natyra dhe bashkësish egërshane të mbijetuarish. Si udhërrëfyes Ana ka fletoren që i ka lënë e ëma, me udhëzimet për t'ia dalë në krye. Dhe ditë pas dite zbulon se rregullat e së shkuarës nuk vlejnë më, duhet të shpikë të reja. Me Ana Niccolo Ammaniti ka shkruar romanin e tij më drithërues. Një dritë që ndizet në errësirë dhe zgjeron rrezen e saj për të zbuluar pasiguritë, vrundujt e zemrës dhe fuqinë e pakontrollueshme të jetës. Sepse siç zbulon Ana, “jeta nuk na përket, na përshkon".
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Shushaniku është një çupë e mrekullueshme, me flokë të gjatë, që i mbledh në dy gërsheta të hijshme. Kur bie muzgu, ajo i përhap flokët e ndritshëm që të mbulojnë qytetin cep më cep: rrugë, oborre, njerëz. Ata që, në gjumë e sipër, mbështillen prej tyre, përkunden në ëndrra të mrekullueshme dhe, duke thithur dashuri ngado përreth, në vlagën e një dëshire të pandalshme për afërsi, kapen pas atyre që janë pranë. Deri edhe krijesat më të gjora dhe të vetmuara, e ndiejnë përqafimin e dashur të Shushanikut." Ana Kordzaia-Samadashvili, përshkruan me ironi dhe thellësi ndjenjat më thelbësore të qenies njerëzore: dashurinë dhe urrejtjen, zemërimin dhe zhgënjimin, ëmbëlsinë dhe pasionin, gjithçka të shprehur me një sarkazëm inteligjente, që i bën veprat e saj të paharrueshme.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një debutim mahnitës, ku një fëmijë misterioz u mëson dy të panjohurve se si të dashurojnë dhe të kenë përsëri besim tek të tjerët dhe te vetja. Pas humbjes së nënës dhe një beteje të vështirë me tumorin e gjirit, e vendosur të vërtetojë se peripecitë ku e përplasi jeta nuk e thyen dot, Xhoana Tilli i kthehet përditshmërisë derisa rutinën e jetës së saj të veçuar, e trazon shfaqja e beftë e një vajze këmbëzbathur e me trupin të mbuluar me të nxira. Vogëlushja e quan veten Ursa dhe pretendon se ka ardhur nga yjet, për të dëshmuar pesë mrekulli. E shqetësuar dhe me gjysmë zemre, Xhoi e lejon të qëndrojë, derisa... të zbulojë të shkuarën e saj. Si është e mundur që ajo vogëlushe lexon veprat e Shekspirit dhe i kupton ato më së miri? Përse në praninë e saj ndodhin gjëra pozitive? Teksa verës i vjen fundi dhe Ursa është në prag të dëshmisë së mrekullisë së pestë, afrohet edhe rreziku i së kaluarës së saj. Kur më në fund ai rrezik troket në derë, të gjitha sekretet e tyre më të dhimbshme datin në dritë, ndërsa fatet do t'u lihen në dorë yjeve.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Eleonorë Olifenti ka mësuar të mbijetojë, por jo të jetojë. Ajo bën një jetë të thjeshtë në dukje. Ajo vesh të njëjtat rroba, ha të njëjtat ushqime çdo drekë dhe blen dy shishe vodkë çdo fundjavë. Eshtë e kënaqur dhe nuk i mungon asgjë nga ato që ka planifikuar të ketë. Vetëm se, me raste... i mungon gjithçka. Një gjest i thjeshtë mirësjelljeje, shemb muret që Eleonora ka ngritur prej kohësh rreth vetes. Tani duhet të mësojë të mbijetojë në një botë ku gjithçka duket se merret për e mirëqenë. Ndërkohë, i duhet kurajë për t'u përballur me hijet e errëta të së shkuarës, të cilat është munduar t'i shmangë gjithë jetën. Ndryshimi mund të jetë i mirë, por edhe i keq. Apo mos ndoshta çdo ndryshim është shumë më tepër sesa thjesht... i mirë? Një histori që na mëson se ç'është e aftë të bëjë ose të mos bëjë qenia njerëzore.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Një lajmëtar i ri. Një mision sekret. Një mbretëri në rrezik. Natë e shkretë. Tiuri gjashtëmbëdhjetë-vjeçar duhet të kalojë orë të tëra i mbyllur në një kishëz, në heshtje e duke u lutur, sepse, në të aguar, mbreti Dagonat do t'i japë titullin kalorës. Por, ndërsa pret nën dritën fërgëlluese të një qiriu, dëgjon një trokitje në derë dhe një zë që me dëshpërim kërkon ndihmë. Një letër e fshehtë i duhet dorëzuar mbretit Unauen përtej Maleve të Epërme - një letër nga e cila varet fati i një mbretërie të tërë. Tiuri ka një detyrë të rëndësishme për të përmbushur, e cila mund t'i kushtojë titullin kalorës. Udhëtimi drejt mbretërisë së Unauenit, e çon Tiurin nëpër pyje të errëta e kërcënuese, nëpër lumenj të pabesë, në kështjella të mbrapshta dhe qytete të çuditshme. Takon armiq mizorë, të gatshëm t'i marrin jetën për të shtënë në dorë letrën, por edhe miqtë më të mirë, aty ku nuk e pret. Nuk duhet t'i besojë askujt, edhe pse i maskuar nën petkun e një identiteti të rremë, e mbi të gjitha, nuk duhet ta zbulojë kurrsesi atë çka shkruhet në letër... Letra për mbretin është historia drithëruese e betejës së një djaloshi kundër së keqes, që shtillet e pështillet në një botë të magjepsur kalorësie, gnximi dhe miqësie të vërtetë...
Çmimi: 1250 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania