Pekola Bridllavi, dymbëdhjetëvjeçare, është heroina
me fatin tragjik të Syrit më Blu. E ndjekur nga dhuna e
vijueshme psikike e fizike, ëndërron të ndërrojë sytë e
saj të zinj me një palë sy të bukur blu. Ëndrra i mbetet
pezull nën peshën e dhunës dhe e kthen në një nga ato
viktima, të cilat mbeten të rralla në krijimtarinë e madhe
botërore. Ka gjëra më të shëmtuara në jetë sesa shëmtia
fizike; dhe Pekola e gjorë bëhet peng i tyre. Ajo
pështyhet, vihet në lojë, me të tallen dhe, më në fund, e
përdhunojnë. Ndaj nuk është e çuditshme që dëshiron të
jetë e kundërta e asaj që është, me fjalë të tjera, të jetë
fëmijë biond dhe sykaltër. Ky damar veturrejtjeje është
pikërisht ajo çka e ruan romanin e Toni Morrisonit të
mos degradojë në një skenar të thatë viktimizimi. Syri
më Blu është një nga ato arritje universale, që nuk mund
të njohin imitim.
Çmimi:
650 Lekë