Blije këtë produkt
700 Lekë

Lërmëni të prehem ( Botuar nga: Botimet Ada në 2016 )

Autori:  Oltjona Selamaj

Oltjona, paraqitet me librin e saj të katërt poetitk, me titull: ’’Lërmëni të prehem’’, dedikuar mikes së saj të mirë, Kamelia, nga Bukureshti, e cila nuk jeton më, për shkak të kancerit, që i mori jetën, vetëm në moshën dyzetë e dy vjeçare.Në këtë vëllim poetik, do të gjeni poezi të mrekullueshme, në të cilat spikat dashuria e autores Oltjona Selamaj, për njerëzit, qëniet me frymë, natyrën, dhe poezi kushtuar njerëzve e artistëve,të cilët autorja ka patur shumë për zemër, para ndarjes së tyre nga jeta.Oltjona, tashmë e ka zgjedhur udhën e saj krijuese, e cila sa vjen e bëhet më e bukur, më e larmishme, e më e lexueshme. Vargu i Oltjonës është i drejtpërdrejtë, sikurse edhe karakteri i saj në jetë, dhe ajo nuk nguron kurrë të thotë çfarë mendon, nëse sheh padrejtësi, të çfarëdolloj natyre sociale. Këto poezi janë mishërim i virtyteve më të larta njerëzore, si:miqësia e sinqertë dhe dashuria e respekti për jetën dhe çdo formë të saj. Në këtë vëllim poetik, nuk mungojnë figurat letrare,që rrjedhin si ujë burimi,nëpër vargjet e autores, e cila shkruan pafund,rreth bukurive, që Zoti na ka falur, dhe kërkon një ndërthurje emocionale e shpirtërore, mes njeriut dhe ngjyrave e larmishmërisë në natyrë, e kjo, e frymëzon autoren në çdo sekondë të ditës e të natës, madje, i merr edhe kohën e gjumit.

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botimet Ada (2016)
  • Botuar në: 2016
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-223-36-4
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 144
  • Përmasat e librit: 141 x 200 x 10 mm

Njihu me Autorin

Oltjona Selamaj -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania