Faqja e autorit

Leonidha Mërtiri


Ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe.
Pas përfundimit të studimeve ka punuar mësues dhe gazetar. I është bashkuar Shërbimit Diplomatik Shqiptar në vitin 1982. Gjatë karrierës së tij diplomatike, prej rreth tridhjetë vjetësh, ka punuar në pozicione të ndryshme në Ministrinë e Punëve të Jashtme si, specialist, Përgjegjës Sekroti, Drejtor Drejtorie, Këshilltar në Kabinetin e Ministrit për Problemet e Rajonit etj. Ka shërbyer gjithashtu në përfaqësitë diplomarike të Republikës së Shqipërisë në disa vende, si në Beograd, Shkup, Bukuresht, në detyrën e Këshilltarit, Konsullit,Të Ngarkuarit me Punë dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë.
Ai ka qenë pjesëmarrës dhe drejtues i disa delegacioneve zyrtare jashtë vendit për probleme të Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut, të Marrëdhënieve Dypalëshe etj. Është autor i një numri të madh artikujsh, intervistash dhe studimesh në median shqiptare dhe në atë të disa vendeve europiane për çështje ndërkombëtare dhe diplomacinë.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania