Blije këtë produkt
800 Lekë

Le të na bashkojë era ( Botuar nga: Dudaj në 2019 )

Autori:  Iva Musaraj

Pjesë nga libri: Për një çast ajo u shkëput prej dashurisë që e kishte mbështjellë dhe mori ndër duart e holla gotën e verës. E nuhati, e trokiti me gotën e tij që ndodhej në tryezë dhe, duke e shijuar, i tregoi se trokitja e gotës është kuptimplote. Ai po e dëgjonte me ëndje. Ajo i shpjegonte se, kur merr ndër duar një gotë verë, ke vënë në punë shqisën e të prekurit. E ndërsa e nuhat, ke përdorur shqisën e nuhatjes. Kur e pi, ke vënë në lëvizje të gjitha shqisat e ndijimit dhe të shijes. Kur e sheh verën brenda gotës, duke e rrotulluar lehtë, ke thirrur shqisën e të parit. E vetmja shqisë e trupit që nuk vihet në përdorim teksa shijon një gotë verë, është ajo e dëgjimit, andaj u vendos që gotat të trokiten me njëra-tjetrën e kështu çlirohet edhe shqisa e dëgjimit. Pra, vera mund të shijohet me të gjitha shqisat e trupit. E ndërkohë e trokiti edhe një herë gotën me të tijën dhe ngadalë e vuri në buzë.

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dudaj (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 99943 0 588 9
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 200
  • Përmasat e librit: 137 x 207 x 16 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania