Kurora e nuses ( Botuar nga: Fan Noli në 2010 )
Kamila qëndronte para pasqyrës duke u krehur dhe duke vështruar me vëmendje figurën e saj. Dukej si gjithmonë, përveç të kuqit të fortë ngjyrë pjeshke të faqeve. Ajo përpiqej të gënjente veten duke e përligjur këtë të kuq me nxehtësinë e oxhakut dhe jo me emocionin, teksa kujtoi natën e kaluar në shtrat me Zakun.
Epshi për njëri-tjetrin ishte i pashuar. Ajo natë në Jut u zbeh e u venit para lumturisë që kishin provuar vetëm disa orë më parë. Vajza filloi të qante me ngashërim. Ajo ndodhi mbrëmë, ndërsa sot, në dritën e qartë e të pamëshirshme të ditës së re, e kuptoi se s'kishte ndryshuar asgjë. Gjithsesi Zaku nuk e dashuron. Po pse dreqin trupi e kishte tradhtuar aq keq? Kamila donte ta urrente, ta përbuzte Zakun, por kur kujtoi duart dhe buzët e tij, me ç'mjeshtëri luanin ato në trupin e saj, si në një instrument të akorduar mirë, e pushtoi përsëri një dëshirë e zjarrtë për prekjet, përkëdheljet dhe puthjet e ti
Çmimi:
800 Lekë