Blije këtë produkt
800 Lekë

Kur ti këndove këngën tënde ( Botuar nga: Ombra GVG në 2018 )

Autori:  Inci Aral
Përkthyesi:  ESMERALDA CACA

Kjo këngë, është rrëfimi i historisë intime të Denizit dhe Xhihanit. Ata takohen në universitet, në Ankaranë e vitit '70 dhe kanë një pasion të përbashkët-muzikën. Në ditët më të errëta të shtatorit të viteve '70, marrëdhënia mes tyre merr drejtime të ndryshme, për shkak të trazirave politike. Pas tridhjetë vjetësh, romani na rikthen në një dimension tjetër, por me të njëjtin pasion si në rini, që lexohet në sytë dhe zemrën e dy njerëzve-njëri është Xhihani, i cili tani është në moshën e pjekurisë, dhe tjetra, është një e huaj por edhe një e njohur njëkohësisht. Aral i përshkruan ngjarjet në sfondin e një vendi tjetër, njerëz të tjerë, të rinj dhe një politikë krejt e ndryshme nga ajo e tridhjetë viteve më parë. Në romanin Kur këndove këngën tënde, Inci Aral i jep lexuesit një roman melodioz, një histori dashurie dhe nostalgjie të shkruar me ndjenjë, pasion dhe mjeshtri. Temat dhe subjektet e prozës së Inci Aralit përqendrohen kryesisht në emocionet, dukuritë social-kulturore dhe të trashëgimisë, në problemet e identitetit, të dashurisë, të drejtave dhe lirive të grave, dhe rolin që ato luajnë në mbarëvajtjen e familjes dhe të vetë shoqërisë. Edhe pse gratë janë fokusi kryesor në shumicën e romaneve dhe tregimeve të saj, ajo nuk e anashkalon dhe shpërfill pozicionin dhe ndikimin që kanë meshkujt sot në ndërtimin e një shoqërie të emancipuar. Aral i sheh në një marrëdhënie bashkëveprimi të ngushtë të dy gjinitë, sepse beson se harmoni është elementi vendimtar për të krijuar standardin e duhur dhe lë gjurmë të rëndësishme në historinë e shoqërisë. Inci Aral është fituese e shumë çmimeve letrare të rëndësishme.

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Ombra GVG (2018)
  • Botuar në: 2018
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 06 206 2
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 294
  • Përmasat e librit: 147 x 204 x 24 mm

Njihu me Autorin

Inci Aral -

INCI ARAL shkrimtare e njohur turke, ka lindur në vitin 1944 në Denizli. Aktualisht jeton në Stamboll, me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj. Pasi u diplomua për pikturë në Institute of Education (sot Universiteti Gazi), punoi si mësuese në Manisa, Samsun, Izmir dhe Ankara. Edhe pse studioi për ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania