Kujtimet e tij ( Botuar nga: Botimet Living në 2022 )
Pasi vuan një dënim pesëvjeçar në burg, për një gabim me pasoja tragjike, Kena Roani kthehet në qytetin ku gjithçka mori tatëpjetën, me shpresën për t'u bashkuar me vajzën e saj katërvjeçare, mirëpo urat që ajo shembi dikur duket se nuk mund të ngrihen më. Të gjithë ata qe janë tani pjesë e jetës së saj, e kanë ndarë mendjen të mos e pranojnë Kenën, pavarësisht nga përpjekjet e saj për t'u vërtetuar se është e denjë për të bijën.
Njeriu i vetëm që nuk ia mbyll derën plotësisht është Lexher Uardi, pronari i një lokali dhe një nga lidhjet e pakta që i mbeten Kenës me vajzën. Sikur të merret vesh se Lexheri dhe Kena pak nga pak po afrohen me njëri-tjetrin, të dy rrezikojnë" të humbasin besimin e njerëzve të rendësishëm për ta.
E me gjithë rrethanat e pafavorshme romanca e tyre zhvillohet. Bashkë me të, edhe rreziku. Kena duhet të gjejë një mënyrë për të shlyer gabimet e së" shkuarës, nëse do të ketë një të ardhme të qetë.
Çmimi:
1200 Lekë