Per shkak te situates te covid-19, do te jemi mbyllur deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to covid-19 situation, we will be closed until a second announcement.
Thanks for your understanding.

 

 

Blije këtë produkt
800 Lekë

Kujtimet e një karrigeje ( Botuar nga: Botime Pegi në 2019 )

Autori:  Edmond Tupe

"Kujtimet e një karrigeje" është vëllimi i dytë me tregime erotike, shkruar nga Edmond Tupja. Në to hulumtohen me finesë marrëdhëniet intime dhe dashuria fizike, të cilat shpesh fshehin përmbajtje filozofike dhe shpirtërore. Intimiteti pervers i dikastereve të dikurshme, që nuk kufizohet vetëm në nënshtrimin apo poshtërimin e nëpunësve të vegjël nga eprorët e lartë, rritja dhe zbulimi seksual i vetvetes në moshën e adoleshencës, përballja me trupin, dëshirat, epshet e kontrolluara dhe të pakontrolluara, zbulimet fetishiste thjesht e vetëm për hir të joshjes së seksit, befasia dhe ngasja e një nate të vetme, ngërçi psikologjik i burrave të tradhtuar apo pasojat e një adoleshence të dhunuar trajtohen me një gjuhë të hapur dhe mbështillen me tisin e erotizmit herë brutal e herë të sofistifikuar. “Në një natë me hënë gjysmë të plotë, teksa kundroja sallën e zbrazët, papritmas pata ndjesinë sikur parketi prej druri më përcolli fëshfërimën e disa hapave të matur; prita pak dhe kësaj radhe u binda. Dikush po afrohej duke u kujdesur të shmangte edhe zhurmën më të vogël. Befas, fare pranë meje ndjeva një kërcitje të lehtë të ndjekur nga një "Ah!" me zë femre dhe, menjëherë, nga një "Shët!" me zë mashkulli. Pastaj ra një heshtje e thellë, por, nën dritën kursimtare të hënës, ndjeva një dorë që diçka kërkonte midis këmbëve të mia. Hetimet e saj në errësirë vazhduan disa sekonda, ndoshta një minutë, por jo më shumë, dhe të dy trupat, si dy njolla tëpërhime në mes të errësirës, u shkrinë ethshëm në një të vetme dhe u plandosën sipër meje për të nisur vallen e tyre të zakonshme me lëvizje të harmonishme nga poshtë lart e anasjelltas derisa ndjeva erën e sapunit "Venus".”

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botime Pegi (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 233 60 8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 184
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 15 mm

Njihu me Autorin

Edmond Tupe -

Edmond Tupja është përkthyes dhe shkrimtar shqiptar, ka lindur në Tiranë në vitin 1947. Pasi kreu studimet në vendlindje, u diplomua për gjuhë e letërsi frënge në Universitetin e Sorbonës, Paris. Fillimisht pedagog në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, pastaj mësues në qytetin e Gramshit, më ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania