Kryekëput mashtrim ( Botuar nga: Toena në 2013 )
E njohur si “Mbretëresha e Akullt”, Anelieza Zander de St. Phalle është një prej stilisteve më të shquara në botën e modës. Me një perandori të shtrirë në disa kontinente, ajo është shndërruar në një markë të përbotshme, në të gjitha kuptimet. Por, pavarësisht suksesit, ajo mbetet një mister; një rendëse pas përsosurisë, e mbyllur në vetvete e me disiplinë të hekurt, që rrallë jep intervista.
Është e suksesshme dhe e talentuar dhe kaq mjafton të dinë të tjerët.
Anelieza nuk flet kurrë për të shkuarën – madje as me vajzën e vetme, Kalanin. Është përpjekur me të gjitha forcat për ta hedhur mbas krahëve, duke qenë një kohë e vend ku Anelieza nuk do të kthehet më kurrë. Apo kështu mendon ajo. Deri kur, në një mbrëmje festive të veçantë, me rastin e Vitit të Ri, në strofkën e saj të magjishme në ishull, shfaqet një grua, të cilën Anelieza ka bërë çmos për ta harruar.
Në prag të daljes në pension, në kulmin e famës së Aneliezës, kjo e huaj sjell një histori që lipset të kallëzohet. Anelieza vëren me tmerr se e kaluara nuk mund të hidhet pas krahëve; ajo është pjesë e pandarë e të tashmes, përpos të gjitha përpjekjeve të saj për ta harruar…
Çmimi:
1200 Lekë