Blije këtë produkt
700 Lekë

Krom dhe Luledele ( Botuar nga: Botime Pegi në 2019 )

Autori:  Elsa Skënderi

Pjesë nga libri: Tani gëzhojat duheshin hequr nga rruga. Në një kovë të vogël blu me njolla të bardha gëlqereje të tharë, po fusja gëzhojat që më zinte syri. Kur po afrohesha fare pranë njërës prej godinave të mugëta, ashtu gjysmëpërkulur, u kryqëzova në rrugicë me një grua të re, të bukur, në të tridhjetat. Mbante veshur një pallto bezhë dhe flokët ngjyrë gruri i derdheshin supeve gufueshëm. Po gjëja që më bëri më tepër përshtypje, ishin buzët e tulta, të lyera me një të kuqe të ndezur. Kujtova se ç'thuhej për gratë që shkonin atje në godinat e errëta. Ndoshta dikush e kishte thirrur për takim dhe e kishte lënë aty vetëm ose ajo po kërkonte dikëqë i kishte humbur. Ose... Më pikëlloi aq shumë humbja e saj dhe pata përshtypjen sepo të qëndronte më gjatë, do të zinte të qante. E ndoqa me sy, derisa u tret në rrugicën e ngushtë. Era e barutit të shponte hundët, ndërsa shpirti më ishte telikosur. Edhe ajo gruaja e bukur ashtu duhej të ndihej. Kishim shumë për të gëlltitur. «"Krom dhe luledele" është një prozë plot xixëllima (ashtu si gurët e kromit, që kanë vlerë tjetër e janë më të rëndë midis gurëve të zakonshëm). Gjuha e (auto)rrëfimit në këtë tekst është gjuha plot sharm, ironi, përsiatje paradoksale e tautologji infantile me përshkrime të imëta lirike e poetike, detaje skrupuloze, skena e situata të thukëta, të përcjella me vetëpërmbajtje ironike e koprraci të ndershme. Dominantja e këtij ligjërimi është letrariteti i spikatur, që e lejon autoren të çajë thellë në aventurën e saj të rizbulimit të Kohës dhe Gjuhës, për të ringjallur edhe një herë rrjedhën e viteve, qenien e vet të dikurshme brenda asaj guaske molusku, që tashmë qëndron aty, endur me rrathë të sedeftë. »Agron Tufa

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botime Pegi (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 310 02 6
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 166
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 16 mm

Njihu me Autorin

Elsa Skënderi -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania