Buy this product
900 Lekë

Kremlini prej sheqeri ( Published by: in 2020 )

Author:  Vladimir Sorokin
Translator:  Korab Hoxha

Ngjarjet e romanit "Kremlini prej sheqeri" rrëfehen në Rusinë e vitit 2028. Ky roman përbëhet prej 15 kapitujsh, rrëfimesh, skenash dhe miniaturash, të gjitha të ndryshme për nga forma dhe personazhet, por me një temë e cila rimerret dhe përcillet nëpër tekst që prej titullit: një kopjim i saktë në trajtë i Kremlinit të bardhë si bora, bashkë me kullat dhe portat, i bërë i gjithi prej sheqeri - dhurata e sundimtarit të Rusisë në Pragun e Krishtlindjes. Me mijëra prej këtyre kremlinësh u shpërndahen në Sheshin e Kuq fëmijëve fatlumë, por njëri syresh bie edhe në duart e disidentëve të cilët kënaqen me Kremlinin prej sheqeri në një prej mbledhjeve të tyre të fshehta. E kështu, ky objekt i çmuar i sundimit bie edhe në dorën e një lypësi, të një shërbyesi civil në burgun e Ljubjankës, specialiteti i së cilit janë torturat, në dorën e një xhuxhi nga trupa e gjykatësve në Kremlin e gjer te gratë e një bordelloje. Nëpërmjet kësaj udhe që bën një Kremlin prej sheqeri, Sorokin na rrëfen një Rusi totalitare, me varfërinë dhe absurdin e një sistemi që gjithnjë i qëndron mbi krye qytetërimeve, cilatdo qofshin ato. "Kremlini prej sheqeri" është një enigmë e formuar prej gurësh shumëngjyrësh mozaiku, të cilët, të gjithë bashkë, formojnë portretin e një shoqërie totalitare. Ndërsa Sorokini zhvendoset nga një rrëfim te një tjetër, ai e shpie lexuesin te rrugicat dhe qoshet më të errëta të jetës ruse, duke krijuar kësisoj një lloj enciklopedie metafizike të shpirtit të Rusisë.

Price: 900 Lekë
Buy this product
900 Lekë

Product Details

  • Published in: 2020
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978 9928 4555 5 0
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 208
  • Book dimensions: 136 x 215 x 20 mm

More About the Author

Vladimir Sorokin -

All rights reserved. © 2015 Library Albania