Blije këtë produkt
800 Lekë

Kopshti prej qelqi ( Botuar nga: Dituria në 2021 )

Autori:  Tatiana Tibuleac
Përkthyesi:  Maniela Sota

“Tatiana Tibuleac i kthehet fuqishëm, në një tjetër kontekst dhe në një tjetër nivel, temës së amësisë, së fëmijës së dashur/të padashur, të pasojave tragjike të "të mosdashurit", të pendesës, në një libër turbullues. "Kopshti prej qelqi" konfirmon hyrjen në letërsinë bashkëkohore të një shkrimtareje të talentuar dhe inteligjente siç është Tibuleacu, e cila di të kombinojë mizorinë e vëzhgimit dhe dhembshurinë për vuajtjen, duke zbuluar tragjedinë e fateve dhe bukurinë e jetës.” Gabriela Adamesteanu “Tatiana Tibuleac është një rrëfimtare paradoksale. Ajo e di, sikundër shumë pak shkrimtarë bashkëkohorë rumunë, që "një histori kurrë nuk lë gjëra të pazgjidhura". Në romanin "Kopshti prej qelqi", ajo rrëfen për një botë në kufirin e paqëndrueshëm mes mpiksjes dhe shpërbërjes, mes Rusisë dhe Europës, mes luftës dhe fatalitetit. "Kopshti prej qelqi" është, në shumë mënyra, romani i një brezi të tërë femrash dhe një rrëfimtareje sa autentike, aq edhe befasuese. “ Simona Sora

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2021)
  • Botuar në: 2021
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 336 70 8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 200
  • Përmasat e librit: 140 x 208 x 18 mm

Njihu me Autorin

Tatiana Tibuleac -

Tatiana Tibuleac lindi më 1978 në Kishinjev, në Republikën e Moldavisë. Studioi në Fakultetin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin Shtetëror të Moldavisë. Fillimisht u bë e njohur më 1995, si autore e rubrikës "Histori të vërteta" në gazetën e përditshme Flux. Më 1999, filloi punën si ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania