Blije këtë produkt
1000 Lekë

Koncert në fund të stinës ( Botuar nga: Onufri në 2011 )

Autori:  Ismail Kadare

Romani "Koncert në fund të dimrit", është një satirë dhe përqeshje me socializmin, me parimet dhe idetë e tij. Kjo satirë dhe tallje fshihet nën idenë e goditjes së "socializmit" kinez dhe të "majtizmit" të tij. Gjer këtu është disi e fshehtë. Por ajo shfaqet haptazi pastaj në faqet e romanit, përmes ideve dhe frazave të dykuptimta, me të cilat është mbushur gjithë vepra. Bashkë me ironinë përzihet edhe zymtia e gjendjes: shkarkime, arrestime, burgosje, kritika dhe autokritika. Në roman, nga faqja në faqe, ironia, tallja dhe përqeshja ndaj kritikave dhe demaskimeve që u bënte Partia komplotistëve dhe devijatorëve sa vjen e thellohet, aq sa kthehet kundër veprimeve tona. Disa përshkrime e bëjnë socializmin si një zymtësi, ku njerëzit dridhen për fatin e tyre, për fatin e të afërmve dhe në përgjithësi për të ardhmen. Këtu është e qartë ideja e shkatërrimit të njeriut, e frikës, e etheve, e pasigurisë që krijon lufta e klasave në socializëm, sipas autorit. 18 korrik 1983 Shkrimtari e fillon "Koncert në fund të stinës" më 1978 dhe e mbaron atë tre vjet më vonë. Ai do të bëhet shpejt viktimë e historisë shekspiriane të Shqipërisë. Dorëshkrimi ishte dhënë në shtëpinë botuese, kur, në vjeshtë të vitit 1981, kryeministri Mehmet Shehu, numri dy i regjimit, i rënë në fatkeqësi, gjendet i vrarë në dhomën e gjumit. Ndërkaq, në faqet e "Koncertit" Kadareja përmend mënyrën me të cilën Maoja, dhjetë vjet më parë, kishte zhdukur zëvendësin e tij, mareshalin Lin Biao. Duke riinterpretuar "Makbethin", ai shtron pyetjen nëse zëvendësi i rënë nga fuqia, në fund të fundit, nuk i ka duart me gjak po aq sa tirani... Ismail Kadareja krijoi veprën e tij më komplekse, më të guximshme, si nga forma, ashtu edhe nga përmbajtja dhe, ndoshta, më të përafërtën me "romanin total" ideal, të cilin çdo shkrimtar ëndërron një ditë ta bëjë.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Onufri (2011)
  • Botuar në: 2011
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 9789995687427
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 474
  • Përmasat e librit: 160 x 235 x 40 mm

Njihu me Autorin

Ismail Kadare - 28 Janar 1936

smail@gmail.com - www.kommeshkrujt.al

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin "Nobel" në letërsi. Shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës. ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania